Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Nga vijnë turistët në Shqipëri?

    Ndonëse turizmi i huaj ka njohur rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit, ka shumë gjasa që statistikat zyrtare regjistrojnë si “të huaj” emigrantë shqiptarë të pajisur me dokumente greke apo italiane.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  20230530_234524_300523_5_025-5_OCXGw52.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  60.1 KB

    Gjatë katërmujorit të parë të këtij viti, gati 1.7 milionë shtetas të huaj hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë për t'u numëruar si “turistë”. Në krahasim me vitin paraardhës, numri i vizitorëve të huaj është rritur me 56%. Shoqëruar kjo me lajme të publikuara në median britanike për “miliona turistë” britanikë që pritet të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe konkurrencës së ashpër të kompanive ajrore me kosto të ulët Wizz Air dhe Ryanair për fluturime nga dhe për në Rinas, duket sikur gjërat po ecin mbarë. Dhe me të vërtetë deri në një farë mase nuk po ecin keq dhe Shqipëria dukshëm ka potencial për zhvillimin e turizmit, pasi është një vend ende me çmime të ulëta në një kontinent të pasur me mbi 500 milionë konsumatorë. Vetëm se të dhënat e detajuara të bazës të së dhënave të INSTAT, të para më me vëmendje, sugjerojnë se këta miliona turistë nuk janë me të vërtetë aq miliona.

    Për shembull, nga 1.68 milionë vizitorët e huaj të regjistruar në Shqipëri, 41% e tyre janë nga Kosova. Natyrisht që Kosova është një treg i rëndësishëm për turizmin shqiptar, por kosovarët vijnë në Shqipëri jo vetëm për pushime. Por është grupi i dytë më i madh ai që të bën më shumë përshtypje. Sipas statistikave zyrtare, grekët janë vizitorët më të numërt të Shqipërisë pas kosovarëve këtë vit. Gjatë periudhës janar-prill, 165 mijë grekë vizituan Shqipërinë dhe u regjistruan si turistë. Gjatë vitit 2022, nga Greqia mësohet të kenë ardhur 484 mijë “grekë”. Kjo është disi e pazakontë nëse marrim parasysh se Greqia është edhe vetë vend turistik me burime shumë të larmishme të turizmit detar, kulturor dhe të natyrës. Dukshëm ka shumë gjasa që një qytetar shqiptar që ka emigruar në Greqi para shumë vitesh dhe tashmë është natyralizuar me dokumente greke, nëse e viziton Shqipërinë për arsye familjare, pra që të takojë familjarët këtu, numërohet statistikisht si turist.

    Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se nga 7,54 milionë vizitorët “e huaj” që vizituan Shqipërinë dhe u klasifikuan si turistë, 3.2 milionë janë nga Kosova, 678 mijë nga Maqedonia, 610 mijë nga Italia, 484 mijë nga Greqia dhe 441 mijë nga Mali i Zi. Në total, këto vende fqinje zënë 72% të të gjithë vizitorëve të huaj. Pas kësaj vijnë Gjermania me 188 mijë vizitorë, Polonia me 173 mijë dhe Mbretëria e Bashkuar me 167 mijë vizitorë.

    Në të gjitha këto raste, dallimi mes shqiptarëve që kthehen për të vizituar familjen por përdorin pasaportën e vendit ku janë natyralizuar nga turisti që vjen për qëllime turistike, është i vështirë të bëhet. I vetmi grup i madh që mund të themi se janë me të vërtetë turistë, duket se janë polakët, një vend ku shqiptarët nuk kanë emigruar në numra të mëdhenj gjatë viteve të shkuara.

    Gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri kanë hyrë edhe 39 mijë ukrainas. Ndonëse ukrainasit kanë qenë edhe më parë një treg jo i vogël për turizmin shqiptar, gjasat janë që një pjesë jo e vogël e vizitorëve të vitit të kaluar erdhën me qëllim që t'i shpëtonin luftës atje dhe jo thjeshtë për të shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë. Megjithatë, mënyra se si mblidhen statistikat e turizmit e bëjnë të pamundur që të dallohet turisti nga refugjati, refugjati nga emigranti apo shqiptari me dokumente greke nga turisti.

    Instituti i Statistikave publikon edhe një informacion tjetër, i cili mblidhet nga një anketë me ndërmarrjet që operojnë në tregun e turizmit dhe që përsëritet çdo muaj. Anketa e strukturave akomoduese [Link] tregon se gjatë vitit 2022 të huajt në Shqipëri kanë kaluar afro 2.5 milionë netë turistike, nga 887 mijë vizitorë jorezidentë. Kjo natyrisht që është gati nëntë herë më pak se sa numri i përgjithshëm i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit të kaluar.

    BIRN

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,939

    Për: Nga vijnë turistët në Shqipëri?

    Edhe nje kosovar qe futet tranzit ne kufirin shqiptar nga pika kufitare e morines dhe kalon ne shqiperi per ne mal te zi quhet turist per sulltan gazepin e surrelit

    eshte gallate e papare ky baleti i shifrave te turisteve te huaj qe gjoja cdo vit e me shume hyjne ne shqiperi

Tema të Ngjashme

  1. Armët e Skënderbeut vijnë në Shqipëri në 20 nëntor
    Nga EuroStar1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 15:36
  2. Turistët e huaj në Shqipëri shijojnë traditën folkloristike
    Nga Gameness në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2011, 09:09
  3. Eshtrat e Mbretit Zog të vijnë në Shqipëri
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:26
  4. Sugjerime per turistet ne Shqiperi
    Nga Leila në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-12-2004, 20:18
  5. Turistet, 5 muaj pa takse ne Shqiperi
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2002, 07:30

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •