Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Alex Soros poston foton e veçantë: Kënaqësi të jesh me Presidentin e SHBA në Shqipëri në 4 korrik

    Emri:  1688537698_billclintonit-750x423-1.jpg

Shikime: 249

Madhësia:  27.8 KB

    Vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ka sjellë në Tiranë shumë personazhe të njohur. Një prej tyre ishte edhe djali i multimiliarderit George Soros, Alexi. Ai është tashmë i gatshëm të drejtojē mbreterinë botërore te Xhorxh Soros. Ashtu i qeshur, fjalëpak, i kujdesshëm dhe kurrë nuk manifeston forcën e parasë që ka pas vetes, Alexi po konturohet si lider botëror.

    Alex Soros e ka bërë vetë të ditur lajmin me Clinton përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

    Në postimin e fundit, Alex Soros ka ndarë një foto me ish presidentin amerikan Bill Clinton, krahas së cilës shkruan se është kënaqësi të takohesh me heroin amerikan dhe miqtë e SHBA-së.

    “Çfarë kënaqësie të jesh me Presidentin Clinton në Shqipëri për 4 korrik. Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i fortë, edhe pak falë kryeministrit të saj @ediramaal, i cili rastësisht ka lindur më 4 korrik. Shumë bukur ta kalosh këtë ditë me një hero amerikan dhe një nga miqtë më të mirë të SHBA-së.”- shkruan Alex Soros.

    Emri:  11111111111.jpg

Shikime: 256

Madhësia:  44.9 KB

    Emri:  1222222222.jpg

Shikime: 236

Madhësia:  46.7 KB


    Koha Jone

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Vajtëm për të parë Klinton, gjetëm maxhordomin e madh

    Nga Agim Nesho

    E vetmja meritë që i takon Edi Ramës është që mundësoi ardhjen e këtij njeriu të madh në tokën Shqiptare. Hallall shpenzimet për të, sesa udhëtimet miliona euroshe me avionin e tij personal për ti mbushur mend botës që është aktor.

    Më e mira do të ishte të kishte ndërtuar një vepër të madhe ose ti kishte vënë emrin ndonjë bulevardi për të përkujtuar madhështinë e tij, sesa të përpiqej ta përdorte kundër liderit të Kosovës dhe përjashtimit të liderëve të tranzicionit demokratik Shqiptar, si Meta dhe Berisha. Që ishte cdo gjë e orkestruar nga Rama, pati guximin ta pranojë edhe Presidenti i Republikës, i cili refuzoi të marrë pjesë në këtë shfaqje.

    Vizita shumë e përgatitur e Ramës, për të impresionuar me ardhjen e Bill Klinton shqiptarët, ishte një show i përmasave groteske. Rama në fjalën e tij kërkonte të shprehte retorikën e tij vetëm me një dallim nga Klintoni: Klintoni e bazon në funksion të idesë, ndërsa Rama në funksion të formës. Sa anglisht, sa shqip nuk u mor vesh se për kë adresohej mesazhi i tij. Mu duk se donte të impresiononte Klinton se edhe ai ishte dikushi në show business.

    Së dyti, Rama për hir të retorikës dhe formës e relativizoi figurën e Klintonit si frymëzues i një rryme politike të rrugës së tretë, që u vazhdua nga Blair, D’Alema, Schroder, etj. Klinton nuk kishte dhe nuk ka të bëjë me socializmin, por strategjia për të fituar zgjedhjet në ’96 e shtyu atë të vinte në një pozicion të qendrës. Analogjia që përdor Rama për të treguar që është një dishepull i Klinton-it është jo vetëm e dështuar, e pa-arrirë por edhe qesharake.

    Por Rama harron dy gjëra se nuk i di.

    Klintoni ishte udhëheqësi i botës së lirë kur ka qenë president, ndërsa Blair, Schreder, D’Alema udhëheqës partie dhe kryeministra të radhës. Doktrina e Klinton nuk ka qenë rruga e tretë e socialistëve europiane, por ka qenë politika konsensuale dhe strategjia e ‘triangularizmit’, dmth do zgjidhë problemet e të djathtës duke i vënë në këndvështrimin e opinionit publik demokrat. Klintoni ishte lider konsensual, por vendosi në pozicione kyce të administratës përfaqësues të së djathtës, duke përfshirë dhe sekretarin e mbrojtjes.

    Ata që kishin porositur vizitën, që më shumë u duk si një përkrahje për Ramën për marrjen e afganëve, harruan ti sqaronin Presidentit Klinton që ky regjim i Tiranës s’ka të bëjë fare me rrugën e tretë apo atë konsensuale, por me zhvatjen e popullit dhe pasurisë kombëtare.

    Situata në konfliktin Kosovë-Serbi nuk është një krizë e thellë si konflikti në Irlandë midis katolikëve dhe protestantëve, por është kthimi i skenarëve të zinj serbo-rusë për të përmbysur historinë, që Klinton ka krijuar dhe mbeti i pavdekshëm për shqiptarët. Vetë Klintoni kur i është drejtuar popullit Amerikan për ndërhyrjen në Kosovë ka thënë: ‘Kjo ndërhyrje nuk vjen nga vlerësimet politike dhe sondazhet, por është një film që unë e kam parë në Ruanda dhe në Bosnjë dhe nuk duhet të përsëritet më!’. Pra ishte një nevojë për të shpëtuar botën nga një tjetër gjenocid, sesa një aksion politik.

    Sa për këshillat e tjera të tij për komunat, zgjedhjet, selitë, Kryeministri Kurti duhet të shikojë mënyrën për ti zbatuar në një mënyrë apo tjetër, se është lider i zgjuar dhe me integritet dhe jo një showman cirku. Pa paragjykuar se i janë imponuar nga Aleksi, Edi & Co., ai duhet të ketë guximin të dëgjojë të mençurit dhe përbuzë hapur liderat e shpallur globalë nga Vuçiçi, që për pushtetin shesin kombin.

    Dje ne pamë spektaklin e radhës të mjeshtrit të madh të ceremonive me pikësynim goditjen e liderit të Kosovës, Albin Kurti. Pjesëtarët e këtij spektakli, si A. Soros, na kujtuan se ‘Ballkani i Hapur’ është mbyllur përkohësisht nga një fakt shumë tronditës që ka lidhje me Vucic apo me Ramën. Por skenaristët kërkojnë fillimisht kokën e Albin Kurtit për ti dhënë hapësirë pushtetit të Edi Ramës si përfaqësues i shqiptarëve.

    Është koha që Kosova dhe Kurti ti kthejnë reston, jo si hakmarrje personale por si detyrë ndaj kombit. Shëtitja e tij ballkanike duhet të ndalet në Kosovë.

    Syri

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Mediat e Uashingtonit: Vizita e Klintonit dhe Sorosit i duhej Ramës për shkak të aferës me McGonigal

    Emri:  auto_sorosklintonrama1688724627.jpg

Shikime: 226

Madhësia:  44.8 KB

    Gazeta e njohur e kryeqytetit amerikan, ‘Washington Free Beacon’ shkruan sot se Edi Ramës i duhej vizita e Bill Klinton dhe Aleksandër Soros për shkak të aferës me Charles McGonigal.

    Gazeta konservatore thekson se Soros dhe Klinton festuan me një lider që është nën hetim për aferën e korrupsionit në FBI.


    PJESË NGA SHKRIMI

    Vizita e Sorosit dhe Klintonit në Tiranë mund t’i sigurojë Ramës një rritje të reputacionit shumë të nevojshëm brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ai përballet me pyetje në lidhje me marrëdhënien e tij me McGonigal.

    Partia opozitare e Shqipërisë i bëri thirrje Ramës të paraqitej para parlamentit për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e tij me zyrtarin e diskredituar të FBI-së, i cili drejtonte divizionin e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork. Rama ka refuzuar të dalë përpara parlamentit dhe tha se akuzat ishin për të shfrytëzuar politikisht ‘një proces ligjor në SHBA që nuk ka fare lidhje me Shqipërinë, qeverinë apo mua personalisht’.

    Klinton u shfaq me Ramën në një event në Tiranë për të pranuar Yllin e Madh të Mirënjohjes, nderimi më i lartë i dhënë nga kryeministri i Shqipërisë për të huajt. Soros e vlerësoi Shqipërinë si një aleat të madh të Shteteve të Bashkuara dhe vlerësoi udhëheqjen e Edi Ramës.

    “Dhe çfarë rastësie që Edi Rama lindi më 4 korrik!!! Kumbimi i festës dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta vlerësoj përgjithmonë”, shkruante Soros në rrjetet sociale krahas fotove të tij me Klintonin dhe Ramën.

    Rama u takua me McGonigal të paktën katër herë përpara se McGonigal të tërhiqej nga FBI në vitin 2018. Sipas prokurorëve, McGonigal loboi te Rama në emër të një biznesmeni shqiptaro-amerikan, Agron Neza, i cili kërkonte kontrata me qeverinë shqiptare. Neza dyshohet se i ka paguar McGonigal 225 mijë dollarë për të organizuar takime me Ramën dhe këshilltarin e tij, Dorian Duçka.

    Pas një takimi me Ramën në nëntor të vitit 2017, McGonigal i kërkoi një prokurori federal të hetonte një lobist amerikan për rivalin kryesor të partisë së Ramës, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, një konservator që mbështeti Donald Trump. Prokurorët pretendojnë se McGonigal mori informacion nga zyra e Ramës për lobistin amerikan, Nikolas Muzin, dhe ua dha atë kolegëve të tij në FBI. Byroja hapi zyrtarisht një hetim për Muzin në shkurt të vitit 2018. Neza dhe Duçka shërbyen si burime të FBI-së për hetimin, sipas prokurorëve.

    Rama pranoi në mars se u atakua me McGonigal dhe Nezën, por mohoi t’i kishte paguar ryshfet zyrtarit të FBI-së.

    Fondacionet e Shoqërisë së hapur nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.


    Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Mbas lu vjen nje tjeter nga adminstrata e Obama Clinton, dhe Bill CLinton
    Nga HFTengineer në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2018, 14:11
  2. Tentojnë ta eliminojnë Albin Kurtin
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 28-02-2010, 05:20
  3. Bill Clinton operohet ne zemer
    Nga Kasumi në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2010, 13:42
  4. Ish-Presidenti Bill Clinton konfirmon viziten e tij ne Shqiperi
    Nga drity në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-07-2007, 12:40
  5. A eshte Turpnimi historik për Albin Kurtin
    Nga Irfan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 04:47

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •