Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Flet Basha: Provuam se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje

    Lulzim Basha ka reaguar për here të pare pas zgjedhjes si kryetar i PD-së në garën e ditës së sotme përballë Gjergji Hanit.


    “Të dashur miq, demokrate e demokratë anëmbanë Shqipërisë. Së pari një falenderim nga zemra për të gjithë ju, për qëndresën në këto kohë të vështira e sfiduese. Të nxehtësisë natyrale dhe artificiale. PD mbetet shpresa e shqiptarëve.

    Falenderim për strukturat organizuese të PD-së që organizuan një proces model për të nesërmen e Shqipërisë. Mirënjohje për përfaqësuesit në KQV dhe një falenderim të veçantë për Gjergji Hanin, që me fuqinë e argumentit të tij, me pastërtinë e shpirtit të tij, me përkushtimin ndaj të djathtës, e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë ideshë dhe vlerash.

    Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, disa të vërtetë, e disa të sponsorizuar nga ata që duan të ruajnë statusquonë, që e duan Shqipërinë kështu, me media dhe drejtësi nën presion, pa barazi para ligjit. E sotme shënon nisjen e punës dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjve të mosbesimit, urën e bashkëpunimit.

    Besimi në një projekt politik do të sjellë ndryshimin njëherë e mirë të shqiptarëve. Demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje, në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme. Le ta nisim këtë rrugë pa cinizëm e dashakeqësi ndaj askujt”, është shprehur Basha./lapsi.al

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Gaz Bardhi tallet me Bashën: Çfarë surprize!

    Gazment Bardhi ka ironizuar fitoren e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.


    “Çfarë surprize. Sapo mbërriti në aeroport kurora e “Mbetit të Mbretërisë së Bashkuar”

    P.s: Statusi ska lidhje me asnjë ngjarje joekzistente! Pushime të mbara!”-shkruan Bardhi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Flet Basha: Provuam se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje

    Simbas meje kete teme mund ta bashkanjitesh me temat e alieneve qe hap Albo,qe i ka pasion te dy argumentat,si betejat e Bashes edhe betejat e alieneve-nen komanden e Lulzim Bashes.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Flet Basha: Provuam se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje

    Si e rimori kurajon mbas gjithë atyre dështimeve të rikandidonte prap ku shumica e deputetëve janë larguar..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Flet Basha: Provuam se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje

    Eshte klloun cirku

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Flet Basha: Provuam se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje

    “Zëri i Amerikës” për rizgjedhjen e “zelenskit shqiptar”, Lulzim Bashës në krye të PD

    Emri:  Capture-217.jpg

Shikime: 133

Madhësia:  25.2 KB

    I veshur si presidenti ukranias, Zelensky, mbrëmë Lulzim Basha rimori PD. Në lidhje me këtë ngjarje politike “Zëri i Amerikës”, shkruan:

    Lulzim Basha fitoi zgjedhjet për postin e kryetarit të Partisë Demokratike përballë kandidatit Gjergj Hani.

    Komisioni zgjedhor i partisë deklaroi fitues kandidatin Basha, i cili mori 16 mijë nga mbi 18 mijë vota, që u hodhën nga anëtarësia prej 25 mijë vetësh të regjistruar për procesin e sotëm.

    Kryetari i saporizgjedhur në drejtimin e Partisë Demokratike deklaroi para mediave se demokratët do t’i kthehen shpejt detyrës për të mbrojtur interesin publik, ndërsa qytetarët janë në depresion ekonomik e psikologjik dhe presin ndryshim.

    “Partia Demokratike ka shumë sfida përpara, si dhe lumenj mosbesimi, disa prej të cilëve të sponsorizuar nga ata që e duan Shqipërinë pa liri dhe pa pabarazi përpara ligjit”, tha zoti Basha.

    Këto zgjedhje për kryetar u mbajtën në një klimë paqartësish, tensionesh dhe përçarje brenda Partisë Demokratike, ku kryesia e partisë po replikon me sekretarin e përgjithshëm të saj, ndërsa grupi parlamentar është i ndarë në qëndrime.

    Kandidati Hani, një ish i përndjekur politik, u bëri thirrje anëtarëve të partisë për pjesëmarrje masive në votime, si një e drejtë dhe një mjet demokratik për të kërkuar llogari partisë më pas. Ai shprehu besimin se ky proces zgjedhor do të sjellë një PD ndryshe.

    Kandidati Basha tha se pjesëmarrja masive e demokratëve në këto zgjedhje tregon vendosmërinë e tyre për ringritjen e Partisë Demokratike në shërbim të shqiptarëve, pasi ata kanë përjetar sulme dhe padrejtësi të mëdha,

    Për zotin Hani ky ishte kandidimi i parë për një post të lartë në parti, ndërsa zoti Basha kishte dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, por së fundi rikandidoi për t’u rizgjedhur kryetar i partisë.

    Për zotin Basha ky është mandati i katërt në 10 vjet për të drejtuar Partinë Demokratike.

    Lulzim Basha u zgjodh kryetar i partisë në verën 2013 pas një gare me kandidatin Sokol Olldashi, sapo Partia Demokratike humbi zgjedhjet e përgjithshme dhe kaloi në opozitë.

    Zoti Basha u rizgjodh kryetar i partisë për një mandat të dytë në verën 2017 përballë ish kryetarit Eduard Selami, sapo Partia Demokratike humbi zgjedhjet sërish.

    Ai u rizgjodh kryetar i partisë për një mandat të tretë në verën 2021, përballë disa kandidatëve, Harxhi, Kadilli, Shehaj, sapo Partia Demokratike humbi sërish zgjedhjet në pranverën e atij viti.

    Ndërsa Partia Socialiste është në mesin e mandatit të saj tretë në pushtet, demokratët e opozitës ende janë të përfshirë në debate pro dhe kundër ish kryeministrit Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA-të për korrupsion dhe cënim të demokracisë.

    Mbetet për t’u parë se çfarë rrjedhash do të marrin zhvillimet brenda Partisë Demokratike pas rizgjedhjes në krye të Partisë Demokratike të zotit Basha, i cili përjashtoi zotin Berisha nga grupi parlamentar pas shpalljes non grata nga SHBA-të, duke deklaruar se në strukturat e kësaj partie nuk ka vend për asnjë non grata të shpallur nga aleati strategjik i Shqipërisë.

    VOA

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Flet Basha: Provuam se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje

    Me këtë që bëri, vulosi fatin e tij. I njëjti fat që pret njerëzit e Klubit të Davos në Tiranë, Edi Ramën dhe Erion Veliaj, pret edhe Lulzim Bashën.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2021, 11:17
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-03-2021, 17:55
  3. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 26-02-2019, 06:22
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-04-2015, 05:12
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-10-2013, 12:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •