Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Bill Klinton thirret në Tiranë kundër Albin Kurtit: Ndal marrëzinë në veri të Kosovës!

    Emri:  bill-klinton-edi-rama-1.jpg

Shikime: 408

Madhësia:  35.7 KB

    Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton duket se u thirr në Tiranë për të kritikuar Albin Kurtin dhe qëndrimet e tij në veri të Kosovës. Presioni që deri dje Kurtit i bëhej nga zyrtarët e administratës amerikane, sot iu artikulua nga njeriu që mori vendimin për të bombarduar serbët në Mars të vitit 1999 dhe për t’i dhuruar lirinë popullit të Kosovës.

    Klinton e quajti një “marrëzi” atë që po ndodh në veri të Kosovës. Ai tha se Kurti gaboi me votimet dhe tani duhet t’i lërë serbëve drejtimin e katër qytezave në veri.

    “Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë. Do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që u votua. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të përparojë duke pasur këtë tension, ka njerëz që jetojnë aty. Kanë të drejtë për një jetë të denjë. Qytetarëve duhet t’u thuhet të votojnë” ishin fjalët e Bill Klinton në Tiranë.

    Klinton solli edhe rastin e mosmarrëveshjeve në Irlandë, si një histori kur palët gjetën zgjidhje për mosmarrëveshjet etnike duke sugjeruar të njëjtën gjë për shqiptarët dhe serbët.

    “Shpresoj që shqiptarët në mënyra të mëdha e të vogla do jenë të aftë ti tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse” tha Klinton



    Në ceremoni nuk ishte asnjë zyrtar i shtetit të Kosovës, pavarësisht se mesazhet për Kosovën ishin të zëshe dhe qëllimi real i organizimit të saj. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, kujtoi pjesë nga fjalimi i Bill Klinton në 24 Mars të vitit 1999.

    “Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga i vendim historik mund të kishte qenë shumë e më e zymtë. Jo vetëm për Kosovën por për pasojë edhe për të gjithë serbët, për dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit, janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku, që ta kthejnë në një vend duke jetuar në paqe ose ta lënë peng dhe të jetojnë në kurriz me njëri tjetrin.

    Mund të thuhet se refugjatët shqiptar mund të mos ishin kthyer më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund ti kishte grabitur kush e di sa kohë akoma të ardhmen Ballkanit” tha Rama.

    Emri:  aleks-soros.jpg

Shikime: 331

Madhësia:  26.4 KB
    Aleks Soros ne Tirane gjate ceremonise se pritjes se Bill Clinton

    Në ceremoni ish presidenti i SHBA mori “Yllin e mirënjohjes” në shenjë falenderimi. Në fakt, në ceremoni ra në sy prania e Aleks Sorosit, fondacioni i të cilit mendohet se ka sponsorizuar vizitën e ish presidentit amerikan në Tiranë. Dihet tashmë investimi që ka bërë në Ballkanin Perëndimor fondacioni Soros duke mbështetur herë idenë e ndarjes së Kosovës, herë atë të heqjes së kufijve përmes Ballkanit të Hapur.

    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Edi Rama: Presidenti Bill Clinton çeli epokë të re për Ballkanin

    Emri:  1688411124_113.jpg

Shikime: 287

Madhësia:  34.2 KB

    Nga: Edi Rama

    Fort i nderuari dhe shumë i dashuri Presidenti Klinton, Të dashur miq dhe të nderuar të ftuar. Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua sesa të përgatitem të flas dhe pastaj edhe të flas tani këtu, duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara sesa të hyja në jetën e përditshme politike, ia kam parë, dëgjuar, lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Në krahët e pasionit të tij prej Uliksi, në kërkimin e një Itake paqeje, prosperiteti e dashurie mes njerëzve ku rruga është vetë qëllimi i të gjitha përpjekjeve.

    E më pas, jo vetëm ia kam riparë, ri dëgjuar, rilexuar ato që ka thënë, por edhe studiuar se si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes, por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit duke i analizuar ritmin, nënvizuar hapjet, kulminacionet, mbylljet, ndjekur intonacionin dhe përdorimin e duarve e mbi të gjitha duke i admiruar atë që as nuk mësohet dot, as nuk tregohet dot, empatinë magjepsëse qe e bën Presidentin Klinton një ndër oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.

    Me vetëdijen se qasja ime ndaj kësaj fjale këtu është si ajo e një artisti të sotëm i cili përpiqet të rievokojë afreskun e një mjeshtri të madh të rilindjes, duke e ditur se në artin e madhit ishte Zoti ndërsa në atë të të sotmit, më e shumta besimi, më lejoni t’ia nis si çdo nxënës duke evokuar bazat, që nga adresimi i Presidentit Klinton në inaugurimin e tij të parë si President në janarin e vitit 1993: “There is nothing wrong with America that can not be cured by what is right with America’’.

    Do të ishte blasfemi ta citoja të përkthyer në shqip kwtu përpara autorit, ku ai predikon fuqinë e drejtësisë tek fjala e lamtumirës në janarin e vitit 2001: “keep building bridges, not walls and remember, our best days are still ahead”, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund. Nga fjala përpara memorialit të shpërthimit terrorist në Oklahoma City: “ We are here to riafirm the simple but profound truth that the strongest force on earth is love. We must teach our children to resolve their conflicts with words, not weapons. We must teach them that before they lash out, they musty look inward”. Ku na tregon se rruga e pajtimit është e vetmja përtej dhembjes së shkatërrimit.

    Tek fjala në memorialin e presidentit Franklin Delano Roosevelt: “F.D.R. liftes himself and others from the depths of their despair, because he refused to be a prisoner of fear”, ku na ushqen kurajën përballë çdo pengese.

    Nga eulogjia në funeralin e kryeministrit të vrarë të Izaelit Yitzhak Rabin, “let us teach our children that the God of life is paint by violence and murder, and that the God of love rejoices in peace and reconciliation”, ku ngre lart tolerancën mbi çdo tundim hakmarrjeje.

    Tek mbështetja për kandidatin e tij kundërshtar për shoqes së tij të armëve, në primaret e vitit 2008: “I want all of you who supported me, to support Barack Obama”, ku na mëson zotnillëkun dhe solidaritetin në frontin e përbashkët të ideve dhe kështu vazhdimisht përmes qindra fjalimesh, njëri më i bukur se tjetri, por pa diskutim dhe falë faktit se ai thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte, Presidenti Klinton ia rrëmbeu zemrën Amerikës dhe frymëzoi Europën dhe botën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij.

    Ai pararendi sivëllain e tij politik Toni Blair dhe hapi shtegun e rrugës së tretë në politikën europiane duke dhënë një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpirtin reformist të Europës të dalë nga pasperdja e hekurt, ku shembja e perandorisë sovjetike nxori në pah dhe ndryshkun ideologjik të së majtës europiane të cilës laburizmi i ri i Toni Blairit, e më tej qendra e re e Gerhard Schröder, i hapën rrugën e mbyllur në shumë vite duke i dhënë seriozitetin e alternativës qeverisëse dhe fuqinë për të shembur monopolin e konservatorëve europianë.

    Një kritikë e përhapur e bazuar në një keqkuptim të madh mbi të majtën në pushtet të atyre viteve, është se ajo ishte shumë e adaptueeshme ndaj politikave liberale, por e vërteta është se ato ishin vitet e një revolucioni ripërtëritës brenda të majtës europiane e cila ia doli të rikthehej në qendër të skenës politike me një fuqi rrezatuese si një e majtë kritike, por konstruktive; me autoritet, por jo autoriatare; vizionare por jo fluturake.

    Ajo luajti një rol themelor në lëvizjen e ‘’Europës Përpara’’ përtej hendeqeve ideologjike në një botë besim-humbur tek ideologjia dhe rrezatoi aq shumë anë e mbanë, përfshirë dhe mbi vetë të djathtën në Europë por edhe mbi ne këtu në Shqipërinë e vogël sepse ishte një rrugë e tretë gjenuine, jo një zgjatje e përsëritur e të parës dhe e të dytës, po një e mesme vërtetësish dialektike për atë botë të traumatizuar nga lufta e ftohtë.

    Rruga e tretë, metoda Klinton, e vendos fokusin tek përgjegjësia qytetare dhe recetat funksionale më shumë se sa tek vijat ndarëse në shoqëri dhe tek partizanllëku politik.

    Edhe për të majtën shqiptare, të dalë nga një bunker ideologjik ku ajo ishte mishërimi i më të keqes së komunizmit lindor, rruga e tretë ishte si uji në shkretëtirë dhe sedra nuk më lë të mos ua them, Zoti President, se sot e gjithë ditën Shqipëria është një nga të paktat vende rreth e rrotull, ku një parti e rrugës së tretë, vazhdon të qeverisë prej vitesh përmes reformash të paguxuara prej të tjerëve më parë dhe përmes fitoresh spektakolare.

    E vërteta si drita e diellit është se pa atë revolucion politik, brenda së majtës europiane, ku e majta ideologjike në perëndim të Europës shihte tek Slobodan Miloseviçi, një viktimë potenciale të imperializmit amerikan dhe jo një xhelat të pashpirtë të popullit të dhunuar të Kosovës, Presidenti Klinton nuk do t’i kishte gjetur dot kurrë aleatët për shkrimin e historisë së çlirimit të Ballkanit Perëndimor nga diktatori i fundit. Jo vetëm kryeministrin Blair dhe kancelarin Schroeder por edhe kryeministrin e majtë të Italisë Massimo D’Alema dhe atë socialist të Francës Lionel Jospin, të cilët bashkë me kryeministrin konservator të Spanjës José María Aznar, ishin pesëshja kyçe që ia mundësoi mikut tonë të sotëm të nderit, vendim-marrjen historike të NATO-s për realizmin e njërit prej sukseseve më domethënëse të politikës së jashtme amerikane, çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re për këtë lagje të njohur botërisht si fuçia e barutit në zemër të Europës me emrin Ballkan.

    Në shqiptarët kemi patur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë në lëkurën e kombit tonë forcën rrëqethëse të fjalës së Presidentit Klinton në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, kur ai iu drejtua Amerikës dhe mbarë botës për të lajmëruar: “Today I authorize the armed forces of United States to begin a series of air strikes against Serbian forces, responsible for the brutality in Kosovo”.

    Ai fjalim përveçse një tjetër perlë e thesarit të oratorisë klintoniane është për historinë e Kosovës, por edhe të vetë rajonit tonë një gur përcaktues i rrugës së të ardhmes, siç është për Amerikën fjalimi i presidentit Abraham Lincoln në një 1863 në Gettysburg, “për një qeveri të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”. Apo siç është për Britaninë e madhe fjalimi i kryeministrit Churchill në 4 qershor të vitit 1940 ‘Ne do të luftojmë”.

    “Across the Atlantic, we and our allies will do what is necessary. The Kosovo conflict is a defining moment for NATO. The credibility of this alliance is at stake. We either stop the violence, or watch the vaulters descend to feast on the corps of yet another small country”. Adresimet e tij të drejtpërdrejta për të dy popujt e përfshirë pa dëshirën e tyre në një konflikt mizor të shkaktuar prej logjikes perverse të një regjimi diktatorial kanë lënë pa frymë atë natë çdo shqiptar dhe çdo serb.

    “I want to speak directly to the people of Kosovo. This war was not of your making, it was waged by others who sought to divide and conquer you. Your cause is right your cause is just and your cause will prevail. I want to speak directly to the people of Serbia. This is not your war. Your soldiers and civilians are not the targets. Make no mistake. We do not hate you. We fight only when we must and when we fight, we fight to prevail. We will not waver, we will not tire, we will not falter and we will not fail. Peace and freedom will prevail”.

    Filozofët kanë debatuar rreth forcës të përcaktuar të klimës së një vendi mbi karakterin e njerëzve. Duke qenë shqiptar unë kam dëshirë të besoj se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për emrat e vendeve, fundja ne jemi vendi i shqiponjave dhe na vjen shumë mirë që kjo të jetë e vërtetë. Vendlindja e presidentit Klinton quhet Hope, shpresë dhe mbase nuk është krejt rastësi që shpresën, shtëpinë e tij, ai ua ridha shqiponjave të përzënë nga shtëpia në Kosovë.

    Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara na mësoi me shembullin e oratorisë së tij dhe me forcën e shembullit të tij se të kesh shpresë do të thotë të besosh, se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija, nuk ka kurrë popuj të këqij. Askush nuk e di sesi të kishte qenë e sotmja e rajonit tonë pa zotërinë që do të flas pas pak, por mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga ai vendim historik dhe deri më sot mund të kishte qenë shumë më e zymtë sesa edhe mund të guxojmë ta marrim me mend. Jo vetëm për Kosovën dhe për pasojë për të gjithë shqiptarët, por dhe për Serbinë dhe për pasojë për të gjithë serbët, dy kombet më të mëdhenj të Ballkanit popujt e të cilëve janë të shtirë në më shumë sesa brenda shtetit tyre amë dhe janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku duke zgjedhur që ose ta kthejnë Ballkanin në hapësirën e një jete të re të triumfit, të paqes mes veti ose ta lënë peng mes mureve të vjetra të frikës dhe të jetuarit me kurriz ndaj njeri tjetrit, por mund të thuhet besoj pa frikë se gjysmë milionë refugjatët kosovarë të cilët nën furinë e makinerisë gjakatare të Beogradit erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri, mund të mos ishin kthyer dot më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mbase mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe jo prapa hekurave dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund të kishte grabitur kushedi sesa kohë akoma të ardhmes së popujve të Ballkanit.

    Pa diskutim kontributi i drejtpërdrejtë personal i presidentit Klinton për shqiponjën tonë binjake matanë bjeshkëve është i të tilla përmasave saqë eklipson natyrshëm kontributin e administratës Klinton për Shqipërinë, i cili në vetvete ishte mjaftueshëm i çmuar në atë kohë kur vendi ynë dilte nga një izolim i paparë askund në lindjen komuniste si një Kore Veriore në mes të Europës, ku liria erdhi bashkë me një kaos dhe një çoroditje te pashoqe.

    Në mbështetje të Shqipërisë presidenti Klinton firmosi krijimin e Fondit Shqiptaro-amerikan dhe qeveria e tij e mbështeti Shqipërinë jo thjeshtë përmes programeve të ndryshme të ndihmës, por në radhë të parë duke çelur epokën e re të partneritetit strategjik me SHBA i cili u formalizua me marrëveshjen historike të partneritetit pak kohë më parë. Ai gjithashtu dërgoi në vendin tonë ambasadorët e tij, pasionantin William Ryerson, shumë të respektuarën Marisa Lino, të kujtuarin gjithnjë me dashamirësi Joseph Limprecht, të cilët na shoqëruan me përkushtim në të përpjetën plot gropa të tranzicionit nga ferri në demokraci, por përsëri e përsëri ashtu siç ishte për Amerikën, Europën dhe mbarë botën e progresistëve të këtij planeti presidenti Klinton ishte pikë referimi dhe frymëzimi për ne shqiptarët, që ta ushqejmë pa pushim shpresën dhe ta bëjmë atë shtëpinë tonë.

    I dashur zoti President, ne në Shqipëri nuk merremi vesh lehtë me njeri tjetrin. Së fundi, as ju në Amerikë por unë po flas për ne, e kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Madje është e sigurt se ne mund të mos biem dakord edhe për këtë që sapo unë thashë, por unë nuk besoj se ndonjë vend tjetër i botës përfshirë në Arkansas ju do të gjeni dot një konsensus më të madh sesa në Shqipëri, dje, sot dhe gjithmonë.

    Unë e them këtë jo vetëm me bindje subjektive, por edhe me një provë objektive, se Arkansasi u kthye dhe mbeti një shtet i kuq që kur ju dolët nga Shtëpia e Bardhë ndërkohë që Shqipëria jam i lumtur tua u them, i është sot e gjithë ditën besnike frymës se metodës Klinton.

    Natyrisht zoti president, Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë edhe krahasuar me Teksasin, por ju jeni presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë dhe me respektin më të madh për të gjithë presidentët e vendit tuaj të bekuar, vendi juaj ne zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit.

    Tani, përpara sesa unë të tërhiqem si çiraku që i hap rrugën mjeshtrit, dua t’ia kaloj mikrofonin disa prej këtyre djemve që shihni të ulur nëpër shkallë, të cilët nuk janë këtu për të zbukuruar sfondin e kësaj ceremonie mikpritjeje, por janë ftuar këtu personalisht për një arsye që sapo ata t’iu prezantohen, ju do ta merrni vesh!

    *Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nderimit me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” për Presidentin Klinton

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Bill Clinton vizitë historike në Tiranë, dekorohet me ”Yllin e Mirënjohjes”. Flet dhe për situatën në Kosovë

    Emri:  1688411124_115.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  29.0 KB

    Bill Clinton foli edhe për Kosovën.

    Një surprizë e këndshme ka qenë prezantimi i disa fëmijëve nga Kosova, të cilët mbanin mbiemrin e ish-presidentit apo emrin e bashkëshortes së tij, në nder të ndihmës së madhe që ai i ka dhënë Kosovës.

    Clinton nga ana tjetër ka falenderuar të gjithë shqiptarët për këtë pritje dhe është shprehur se do ta ruajë si thesar këtë vizitë. Ai komentoi situatën në Kosovë, për të cilën tha se duhet të shtensionohet sa më parë dhe se primare duhet të jetë humanizmi dhe vlerat njerëzore.

    “Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi”,-tha Clinton.

    Në fund ish-presidenti i SHBA-së, është dekoruar nga kryeministri Rama me “Yllin i Mirënjohjes për Arritjet Publike” si dhe ka takuar disa nga personalitetet kryesore politike në vend.

    Emri:  1688411124_12.jpg

Shikime: 299

Madhësia:  44.8 KB

    Emri:  1688411124_113.jpg

Shikime: 294

Madhësia:  34.2 KB

    Emri:  1688411124_115.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  29.0 KB

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Bill Clinton në Tiranë: E di që keni ende probleme ekonomike, por të gjithë miqtë dhe aleatët duhet të bëhen bashkë

    Emri:  1688406199_clinton.jpg

Shikime: 297

Madhësia:  16.9 KB

    Presidenti i 42 i SHBA-së, Bill Cilnton tha se është e rëndësishme që vendi ynë të jetë në anën e duhur të historisë. Në fjalimin që mbajti para shqiptarëve nga Kryeministria, Bill Clinton tha se Shqipëria ka përparuar edhe pse ka ende problematike, por të gjithë miqtë dhe aleatët duhet të bëhen bashkë për ta mbështetur.

    ”E di që keni ende probleme ekonomike, jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për t’iu ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë. Për mua kjo nuk është thjeshtë një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë një njeriu që nuk është më i ri dhe nuk ka më pushtet politik, një lëvdatë për atë që shumë kohë më parë bëri në mënyrë të drejtë për ju.

    I dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë, mos harroni nuk është përherë e lehtë, do bëni gabime, do thonë diçka të rreme për ju, duhet të gjeni mënyrën se si ti përgjigjeni asaj, miku im Mandela ishte një gjeni për mënyrën sesi përballonte sulmet kundër tij. Çfarëdo dikush bënte thoshte, ai mendonte për mënyrën sesi ngrihej mbi të. Dua t’iu kërkoj të vazhdoni kështu, na duhen modele”, tha Clinton.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Bill Clinton nderohet me medaljen ”Ylli i Mirënjohjes Publike”, Rama: Keni qenë me ne gjatë kohës

    Emri:  rama-i-ve-ylin.jpg

Shikime: 289

Madhësia:  38.4 KB

    Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton është nderuar nga kryeministri Edi Rama me medaljen e ”Yllit të Mirënjohjes Publike”, çmimi më i lartë që jepet nga Kryeministria.

    “Njeriu nga shpresa, keni qenë me ne gjatë kohës, sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët për të konfirmuar riangazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë dhe njëherë të na thërras në shpresë. S’ka fjalë që mund të shpreson mjaft për e thellë që ndje tashmë duke iu kërkuar me përulje të pranon yllin e mirënjohjes për arritjen publike, që është çmimi më i lartë që jepet nga zyra e kryeministrit dikujt që e meriton këtë mirënjohje”, tha Rama.

    Në motivacionin që shoqëron medaljen për mirënjohje publike thuhet: “Për kontributin e paçmuar për Shqipërinë, Kosovën, dhe krejt Ballkanin Perëndimor, në rrugëtimin e tyre të lirisë, demokracisë e prosperitetit, si edhe në krijimin e lidhjes së pandashme të aleancës strategjike mes dy vendeve tona”.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Fjalimi për popullin shqiptar, Bill Clinton: Këtë moment do ta ruaj si thesar në jetën time

    Presidenti i 42-i SHBA-së, Bill Clinton gjatë fjalimit të tij në Tiranë para popullit shqiptar, vlerësoi miqësinë me kombin shqiptar. Ai tha se është pa fjalë nga një suprizë që iu bë para Kryeministrisë, me disa fëmijë të cilët mbanin mbiemrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi. Clinton tha se jeton në Nju Jork dhe se atje takon shumë shqiptarë, madje shtoi se ato e dinin më mirë axhendën e vizitës së tij në Tiranë se ai vetë.

    ”Jam pa fjalë. Mendoj se po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do të thosha asgjë. Jam me të vërtetë pa fjalë. Kryeministër, ministra, të ftuar dhe i gjithë populli shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’u falënderoj për këtë moment që do ta ruaj si një thesar për jetën time.

    Ka më shumë se 10 vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po shkon, pasi gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan.

    Lidhur me këtë, për partitë tona politike dallimet tona flozofike ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë forcë integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Ai e di e shumë prej jush e dinë se unë dhe Hilary jetojmë në New Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë. I shoh gjithmonë në rrugë.

    Dua të tregoj diçka që kalova afër tre restorante shqiptare dhe njerëzit dolën dhe më treguan axhendën e vizitës sime këtu në Tiranë. Dua t’i them faleminderit kryeministrit, për mua është rrënjosur për atë që është qëllimi i politikës. Jam e nderuar që është edhe bashkëshorti i vajzës sime këtu sot”,-tha Clinton.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    FOTO/ Rama ndjek fjalën e Bill Clinton i ulur në shkallët e Kryeministrisë, në krah të rinisë nga Kosova

    Emri:  rama-te-shkallet.jpg

Shikime: 295

Madhësia:  46.3 KB

    Teksa Bill Clinton mban fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta ndjekë në një mënyrë të pazakontë. Kreu i qeverisë nuk u ul si zakonisht në karrige përballë foltores. Ai vendosi ta ndiqte fjalën e Clinton i ulur në shkallët e Kryeministrisë, në mesin e të rinjëve nga Kosova që mbajnë emriat Klinton dhe Hillary. Kjo është hera e parë që ish-Presidenti Bill Clinton viziton Shqipërinë.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Djemtë Klintonë dhe vajzat Hillary nga Kosova në Tiranë, surpriza e bukur për Presidentin amerikan

    Emri:  1688405875_klintonat.jpg

Shikime: 277

Madhësia:  40.8 KB

    Të rinj, djem e vajza të reja, nga Mitrovica, Rahoveci, Podujeva dhe çdo krahinë tjetër e Kosovës udhëtuan me autobus nga Kosova drejt Tiranës për të suprizuar ish-presidentin Bill Clinton, por dhe për ta falënderuar për atë që bëri për Kosovën. E përbashkëta e tyre është se mbajnë emrat Klinton dhe Hillary.


    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Klinton iku, lobimi kundër Albinit vazhdon

    Nga Andi Bushati

    Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do të mbahet mend në histori kryesisht për dy gjëra, aferën me Monika Levinskin dhe luftën humanitare që çliroi Kosovën, u largua nga Tirana mes entuziazmit të përgjithshëm. Zyrtarët e që ishin në radhët e para të ceremonisë po kurojnë duart e enjtura nga duartrokitjet, kureshtarët që shkuan ta shohin nga afër, ashtu siç veprohet me yjet e futbollit apo me pop starët, po rrëfejnë mbresat e tyre, ndërsa ata që ishin në darkën e ngushtë, përkrah Klintonit, po i gëzohen statusit të tyre të ri social.

    Por, përtej këtyre elementëve që kanë të bëjnë me spektaklin e politikës e rëndësishme është të kuptohet qëllimi dhe mesazhi i kësaj vizite private. Duke qenë se ajo përbënte një eventiment të sponsorizuar dhe të organizuar nga Aleks Soros, ajo nuk mund të ketë qenë një rastësi rutinore. Pak gjasa ka gjithashtu që Fondacioni shoqëria e hapur, të ketë dashur ti bëjë një dhuratë simbolike, në ditën e 59 vjetorit të lindjes, njërit prej klientëve të tij më të mirë dhe më të zellshëm. Duke ditur se fjalimet e Bill Klinton nuk kushtojnë më pak se gjysëm milioni dollarë, kjo do të qe një përkujdesje e shproporcionuar, për një datë që nuk qe as përvjetor.

    I vetmi kumt politik dhe i vetmi qëndrim që i’a vlen të debatohet nga ajo që tha ish presidenti i 42 amerikan në Tiranë, ishte paragrafi që ai artikuloi për Kosovën. Po të analizohet dhe po të dekriptohet fjalë për fjalë, ai përbënte pa dyshim një goditje për politikën që po ndjek kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti. Në fjalimin e Klintonit përmendjej fjala “gabim” për zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe, bëhej thirrje se duhej ndalur kjo “marrëzi” dhe theksohej se minoriteti slloavo-ortodoks në Kosovë ka nevojë për një qeverisje të denjë.

    Në pamje të parë, hiq dy tri epitete që bombarduan titujt e shtypit lokal, ish presidenti nuk bëri ndonjë vërejtje thelbësore. Edhe autoritetet e Kosovës e pranojnë që zgjedhjet në veri, të pranuara paraprakisht nga SHBA e BE janë një zgjidhje e përkohshme. Edhe ato s’kanë dyshim se serbët lokalë duhet të kenë të drejtat maksimale që u’a garanton një prej kushtetutave më të hapura në këtë drejtim. Edhe ato e dinë se krijimi i tensioneve (ka rëndësi kush i nxit) nuk i shërben kompromiseve të mëdha.

    Pra, po të shqyrtohet në thelb, Bill Klinton nuk është se bëri ndonjë kritikë thelbësore për politikën e ndjekur, ai thjeshtë, u rekrutua të lobojë për të ushtruar dozën e presionit, në atmosferën e përgjithshme të trysnisë që po bëhet ndaj Albin Kurtit.

    Në këtë prizëm, duhet pranuar se lëvizja e Fondacioni Soros ishte sa efikase po aq dhe brilante. Të arish të shtosh në korin e lobistëve edhe zërin e presidentit që ka urdhëruar bombardimin e Serbisë për të çliruar popullin e Kosovës është një “coup de maitre”.

    Por, pyetja që duhet të shtrojmë sot, pas largimit të Klintonit nga Tirana, nuk është se sa personalitete apo sa institucione i janë bashkëngjitur këtij ansambli, por se çfarë po i kërkohet të lëshojë Albin Kurtit.

    Në diskutim nuk janë as katër kryetarët e komunave, as zgjedhjet e reja në veri. Loja është më e madhe. Në perëndim duket se ka një konsensus të përgjithshëm, për të përkëdhelur regjimin e Vuçiçit duke dashur t’a ndajnë nga aleanca me Kremlinin. E në këtë kontekst e sakrifikuara riskon të jetë Kosova. Kështu marëveshja e fund marsit, e arritur në Bruksel dhe harta e saj e rrugës e përcaktuar në Ohër, po reduktohen vetëm në një ultimatum drejtuar Albin Kurtit: prano Asocacionin e komunave me shumicë serbe. Premtimet e një dakordësie, ku njëra pikë nuk mund të kondicjonojë tjetrën dhe deklarata se asnjë nen i marëveshjes nuk ka prioritet përballë tjetrit janë harruar. Deklaratat e Vuçiçit se do realizojë vetëm ato pika që i interesojnë Serbisë janë injoruar. Filozofia e negociatave po ravijëzohet në një drejtim: gjërat regullohen po u tërhoq Prishtina dhe po u thye Albini.

    Në këtë lojë, për të cilën sot ka një konsensus më të gjërë ndërkombëtar se kurrë më parë, kanë qenë të angazhuar prej kohësh Fondacioni Soros dhe Edi Rama. Përtej klisheve konspirative me interesa sekrete, tradhëtarë apo të shitur, në optikën e tyre realpolitike ka qenë gjithmonë ideja se ky rajon paqtohet, duke i bërë koncesione Serbisë. Pikërisht për këtë edhe Rama edhe Soros kanë mbështetur pa rezerva projekte të nisura në Beograd. Ata fillimisht i’u bashkuan idesë të ndryshimit të kufijve dhe ndarjes të Kosovës, pastaj mini Shengenit apo Open Balkan-it, ashtu sikurse janë bërë sot partizanë të asocacionit, duke gjetur edhe draft zgjidhje për të.

    Albin Kurti i përket një shkolle dhe filozovie tjetër politike, që është shumë e fortë edhe në Zagreb, Sarajevë apo Podgoricë. Ai mendon se sa më shumë ti hapet oreksi Serbisë, aq më të rezikuar janë fqinjët e saj.

    Këto dy mendësi po mbizotërojnë sot duke determinuar edhe debatet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Fatkeqësisht për momentin, duhet pranuar se, obsioni që mbron Tirana dhe jo ai që kërkon Prishtina, po fiton më shumë popullaritet në perëndim.

    E në këtë kuadër duhet parë edhe zbarkimi i ish presidentit amerikan në Tiranë. Vizita e tij u sponsorizua dhe u organizua nga ata që besojnë se qëllimet e mira të harmonisë dhe bashkëjetesës arrihen përmes koncesioneve që i duhen bërë Beogradit. Kjo është e drejta e tyre. Por ama, pavarësisht se në veshët tonë ende ushton pesha e epiteteve që përdori në derën e kryeministrisë, njeriu që dikur urdhëroi çlirimin e Kosovës, mendjet e kthjellëta dhe jo përtace duhet të ngrejnë edhe dyshimin: cili qe qëllimi i tyre. Dhe për të arritur në konkluzione të drejta, ne nuk mund ta mjaftohemi duke shtruar pyetjen se kush personalitet po i ushtron presion Albin Kurtit, por se me ç’qëllim po e bën këtë gjë.

    Dhe duke ditur se mikpritësi dhe financuesi i vizitës të Klintonit e kanë tashmë të afishuar obsionin e tyre, qëllimi i vërtetë i vizitës së Klintonit është më lehtësisht i kuptueshëm.

    ©Lapsi.al

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sorosi sjell Bill Clinton në Tiranë që të sulmojë Albin Kurtin, po u prish pazaret me Beogradin

    Vizita e Klinton në Tiranë/ Lubonja: Pse u ndjeva i turpëruar nga ceremonia!

    Emri:  Fatos-Lubonja.jpg

Shikime: 281

Madhësia:  20.4 KB

    Analisti Fatos Lubonja tha se është ndjerë i turpëruar kur ka parë ceremoninë me të cilën u prit ish presidenti Bill Klinton në Tiranë. Lubonja tha se ata që ishin në ceremoni u dukën si përfaqësues të një populli trushpëlarë, nëpërmjet një shfaqjeje që të kujtonte vizitat e Hrushovit në komunizëm.

    “U ndjeva keq për popullin shqiptar, sepse mu kujtua ajo koha kur vinte Hrushovi. Kur mblidhej gjithë populli dhe priteshin sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë. Kjo ishte fryma, një popull që i shplahen trutë, një provincë e mjerë që nuk ka zhvilluar dot një mendim kritik. Mban një fjalim të turpshëm për mendimin tim për shkak të përmbajtjes, por më turp më erdhi kur rreshtuan ata fëmijët e shkretë me emrat Hillari dhe Klinton. Fatkeqësia është që ka njerëz që u duket shumë e bukur kjo, por mua më kujtoi ata fëmijët që merrnin emrin e Stalinit, Hilterit, dhe nuk kanë emrat e gjyshërve të tyre. Duhet të jesh shumë vend i papjekur për të bërë këto akte”, u shpreh ai.

    Lubonja preku edhe mesazhin kryesor të ceremonisë që ishte kritika që Klinton kishte për Albin Kurtin. Sipas analistit, Rama e shfrytëzoi vizitën e ish presidentit amerikan për të sulmuar Kurtin që sot ofron një model qeverisjeje krejt të ndryshëm nga Rama.

    “Kjo vizitë i shërbeu kryeministrit Rama, dhe politikave të tij që në momentin aktual janë të përqëndruara për të kundërshtuar dhe luftuar Albin Kurtin, i cili përfaqëson një pushtet që është në kundërshtim me pushtetin që mban në këmbë Edi Ramën, që janë oligarkia, krimi i organizuar, mediat ku investojnë dhe partnerët ndërkombëtar”, tha Lubonja, sipas të cilit Klinton ishte i keqinformuar.

    “E pash të keqinformuar Clinton, për të mos thënë të keqpërdorur me atë që po ndodh në Kosovë, dhe se kush janë shakatarët e asaj krize. Në këtë konflikt duhej trajtuar dy palët, por kur ke një kryeministër që në vend të mbajë një qëndrim afër Kosovës, ky ka hall ta përdorë duke shfrytëzuar këtë krizë në Kosovë, kur Kurti në thelbin e vet ka një qëndrim të drejtë që duhet mbështetur. U bë sikur erdhi Zoti dhe solli lirinë”, deklaroi ai.

    “Nuhata nëpër të, duke parë dhe prezencën e Sorosit, të birit të tij. Këta ndërruan rol dhe në vend t’i thonë vetes që kemi gabuar dhe më herët që kemi mbështetur dy lidera autokrat këtej dhe andej, në Shqipëri dhe Serbi, këta ia veshin tani Kurtit dhe e sulmojnë në mënyrë të padrejtë. Gjykoj se Kurti kërkon mbështetje nga shqiptarët tani”, tha më tej Lubonja.

    Por, duke marrë parasysh situatën dhe konfliktin aktual në Kosovë, ku ka gabuar Kurti?

    “Nëse ka një gabim, është ndoshta një lloj ndërgjegjësimi jo aq i madh se në Kosovë duhet ndërtuar një Kosovë me dinjitet dhe jo që i var shpresat te ndërkombëtarët. Problemin e krijuan serbët që sulmuan në atë mënyrë sa trembën ndërkombëtarët, dhe këta ndryshuan kartë’, tha ai.

    Ndërkohë mungesën e liderëve të Kosovës në këtë ceremoni, Lubonja e konsideron si fyerje që iu bë këtij shteti.

    “Po ja ishin ata Clinton-ët e vegjël përfaqësues? Ishte një fyerje për Kosovën në të gjitha drejtimet. Nuk e di nëse janë ftuar apo liderë të Kosovës, por duhej thënë. Dyshoj se nuk janë ftuar, sepse ka vendosur Rama se ky është që përcakton gjithçka”, tha Lubonja.

    Lapsi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mbas lu vjen nje tjeter nga adminstrata e Obama Clinton, dhe Bill CLinton
    Nga HFTengineer në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2018, 14:11
  2. Tentojnë ta eliminojnë Albin Kurtin
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 28-02-2010, 05:20
  3. Bill Clinton operohet ne zemer
    Nga Kasumi në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2010, 13:42
  4. Ish-Presidenti Bill Clinton konfirmon viziten e tij ne Shqiperi
    Nga drity në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-07-2007, 12:40
  5. A eshte Turpnimi historik për Albin Kurtin
    Nga Irfan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 04:47

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •