Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Edi Rama në mision nga Sorosi në Prishtinë e Beograd. Albin Kurti i mbyll derën në fytyrë.

    Kronologjia/ Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë

    Emri:  Kurti-Rama-1.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  24.5 KB

    Për të justifikuar muajt e mjaltit me Vuçiçin dhe përkrahjen e një vizioni serb në Ballkanin Perëndimor, Edi Rama e ka veçuar gjithnjë marrëdhënien që ka me Albin Kurtin, nga ajo që ka me Kryeministrin e Kosovës. Për Albinin thotë se e ka mik, bisedat me të i përshkruan plot humor dhe batuta, ndërsa tregon se ndan me tëm të njëjtin pasion për veprat e rilindasve. Kurse kur flet për Kryeministrin e Kosovës Rama thotë se ka kritika, nuk ia mirëkupton vendimet, madje edhe e sulmon ashpër.

    Por ajo që pritet të ndodhë të enjten i ka rrëzuar të gjitha alibitë për marrëdhënien mes dy kryeministrave shqiptarë.

    Rama do të udhëtojë drejt Prishtinës për të folur për takimin e Procesit të Berlinit në Tetor në Tirarë, por atje do ta gjejë derën mbyllur. Albin Kurti tha se nuk do ta presë në takim, vetëm me kusht që të vijë për një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

    “Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj, nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti.

    Se çfarë do të bëjë Rama në Prishtinë për dy netë, kur kryeministri atje nuk do që ta takojë, kjo mbetet për t’u parë. Por ai nuk e anuloi vizitën.

    “Do të flas kur është koha për të folur që është; nesër në Prishtinë!”, tha Rama, kur gazetarët i kujtuan se në Prishtinë ia kanë mbyllur derën.

    Lënia e kryeministrit të Shqipërisë rrugëve të Prishtinës apo refuzimi i kryeministrit të Kosovës për ta pritur qoftë edhe formalisht lë një shije të hidhur. Por kjo nuk është një ngjarje e shkëputur në kohë.

    Prej vitesh, Rama u përpoq ta përfshijë Kosovën në Ballkanin e Hapur, në projektin që ideoi bashkë me Vuçiçin për një Ballkan pa kufij. Kur e refuzuan, Rama u konfrontua ashpër me drejtuesit e shtetit të Kosovës.

    Nuk e ka kursyer në sulmet e tij as Hashim Thaçin, as Isa Mustafën, as Ramush Haradinajn dhe së fundmi, edhe Albin Kurtin.

    Në veçanti pozicioni i Ramës për situatën në veri e përkeqësoi ndjeshëm marrëdhënien e tij me Albin Kurtin.

    Kur dhuna shpërtheu në veri, Rama nuk e përkrahu Kurtin. Ai u shfaq duke folur si ndërkombëtar që i quan “të rrezikshme” politikat e Kurtit në veri. Pastaj i fuste në një thes Kurtin me Vuçiçin, duke i quajtur “koka që nxehen” në verë sepse nuk kanë det. Pastaj e kritikooi kryeministrin e Kosovës në mediat ndërkombëtare për futjen e krerëve të komunave në institucione, të cilët i krahasonte me Oso Kukën.

    Pak javë më parë, pa u konsultuar me Albin Kurtin, Rama dërgoi në Bruksel propozimin e tij për zgjidhjen e ngërçit mes Serbisë dhe Kosovës. Kur Kurti e ironizoi me ftesën për t’ia dërguar Vuçiçit në Serbi, Rama anuloi në momentet e fundit mbledhjen e përbashkët të qeverive në Gjakovë.

    Gjithsesi pak ditë më parë u duk se Rama bëri një ndryshim rrënjësoj në profilin e tij politik. Ai firmosi divorcin nga martesa me Vuçiçin duke i dhënë fund njëanshmërisht Ballkanit të Hapur, projektit që ishte bërë shkak për distancimin mes Tiranës dhe Prishtinës. Si për ta ilustruar më mirë këtë qasje të re, Rama nuk ngurroi të kalojë një të premte familjare me Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës me të cilën kishte qenë njësoj konfliktual.

    Por divorci me Vuçiçin nuk i dha fund klimës së tensionit Rama-Kurti. Nuk kaloi shumë dhe nga Tirana erdhi një tjetër thikë pas shpine për Albin Kurtin. Ceremonia e pritjes së Bill Klinton, ish presidentit të SHBA që urdhëroi bombardimet e Serbisë në Mars të 1999 u shndërrua në goditjen e radhës për Albin Kurtin.

    Klinton i kritikoi politikat e Kurtit. I quajti të gabuara zgjedhjet në Veri pa serbët e Kosovës dhe një marrëzi qëndrimin e tij përkundrejt tyre.

    Pikërisht në këtë atmosferë, vjen edhe refuzimi për t’i hapur dyert Ramës në Prishtinë. Me Vuçiç, pa Vuçiç duket se Kurti është i bindur se asgjë e mirë nuk i vjen nga Rama. Prandaj dhe nesër, dy kryeministrat e shqiptarëve do jenë në të njëjtin qytet, por të ndarë.

    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama në mision nga Sorosi në Prishtinë e Beograd. Albin Kurti i mbyll derën në fytyrë.

    Pse s’ka pasur qëndrim Shqipëria për bandat në veri? Rama: Nuk kam hapur parti politike në Kosovë! As në rininë time s’i kam shkuar pas një ‘Xhuljete indiferente’ si Albini

    Emri:  rama1.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  17.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat në Kosovë, ku ka komentuar edhe marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

    Rama ka thënë se nuk ka asnjë problem të takohet me Kurtin, por shtoi se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ana e tij.

    “S’kemi pasur asnjë përgjigje zyrtare. Qeveri të tjera janë përgjigjur përmes kabineteve qeveritare. Edhe tani që flasim s’është arritur të kontaktohet kabineti. Është dicka që unë s’mund ta komentojë”, ka deklaruar Rama.

    Rama gjithashtu theksoi se e çmon si njeri pavarësisht bindjeve politike të tij të majta, sidoqoftë me Kurtin si kryeministër ka një ndarje shumë të madhe.

    “Se flitet sikur ka ndonjë gjë personale mes meje dhe Albinin, kjo s’ka lidhje fare. Unë jo vetëm që nuk kam problem, e konsideroj një njeri atraktiv që mund të flas shumë, mund të mos biem dakord për shumë gjëra po biseda është e këndshme. Për mua është shumë marksist, por biseda bëhet. E kam shumë marrëdhënie pozitive me atë person. Me kryeministrin e Kosovës në këtë moment kam një divergjencë të madhe, një vetë izolim i çuditshëm që po ja imponon vetë Kosova zyrtarëve partnerëve dhe miqve tanë. Masat janë të përkohshme, janë lënduese”, tha Rama, duke shtuar: “As në rininë time nuk i kam shku mbrapa një xhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”.

    Pse nuk ka mbajtur Shqipëria qëndrim për bandat në veri?

    “Shqipëria nuk është një parti politike në Kosovë. Unë s’kam parti politike të regjistruar në Kosovë, madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të garuar me një parti në siglën e tij kundër partisë sime, e kam pritur për drekë. Tani ç’lidhje ka kjo Shqipëria nuk ka mbështetur qëndrimin e Kosovës për bandat, ne jemi një shtet, shtet tjetër. Ky është interpretim i shtrembër i një realiteti që nuk ka të bëjë fare me të vërtetën.”- thotë Rama.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama në mision nga Sorosi në Prishtinë e Beograd. Albin Kurti i mbyll derën në fytyrë.

    Turi Ballkanik filloi si komedi...

    Nga Andi Bejtja

    Rama ndoshta as vetë nuk e ka pritur që i ashtëquajtur tur Ballkanik të niste si komedi. Skenarist i kësaj komedie, u be Ballkani i Hapur.

    Brenda një konference shtypi, dy nga tre liderat të cilët mbetën të vetëm nga 6 liderat e Ballkanit, dhe Kryeministri Maqedonas dhe ai Shqiptar, lëshuan nga goja dy pohime diametrialisht të kundërta: Kovacevski thotë " Ballkani i hapur nuk e ka kryer misionin e vet", Rama që thotë " Ballkani i Hapur e ka mbaruar misionin e vet".

    Tani çfarë duhet të kuptoj nga kjo e sotmja, jo më një gazetar, po një qytetar i thjeshtë Ballkanas? A mund të ma thotë dikush? I vetmi konkluzion që të vjen vetvetiu në mendje është se Ballkani i Hapur rezultoi nisma më komike nga 72 nismat e ngjashme në rajon, duke vërtetuar atë që si Uashingtoni dhe Brukseli e ka thënë me kohë: këto lloj nismash marin kuptim vetëm nëqoftëse marin pjesë të gjashtë njëherësh.

    Fillimi i turit ballkanik qe komik, pavarësisht nga serioziteti me të cilin Shkupi e priti Ramën. Të shohim më tej...

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama në mision nga Sorosi në Prishtinë e Beograd. Albin Kurti i mbyll derën në fytyrë.

    Edi Rama në Beograd: Kosova gabon që nuk krijon Asociacionin e komunave serbe

    Emri:  Capture-52.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  43.0 KB

    Kryeministri Rama në një konferencë shtypi me presidentin serb, Vuçiç nga Beogradi tha ndër të tjera se drafti që kam ofruar për konfliktin në katër komunat në Veri të Kosovës është një kontribut i imi i pa kërkuar nga Kosova dhe Serbia, por ai draft i është drejtuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman. Nëse iu shërben, lexojeni!

    Ndërsa Presidenti serb Vuçiç shtoi se ne presim nga pala kosovare të zbatojë këshillat ndërkombëtare dhe ne si Serbi jemi dakort për çdo gjë.

    Kryeministri Rama sqaroi se duhet që Asociacioni i komunave serbe duhet lejuar nga qeveria në Kosovë, sikurse edhe prezenca e kryetarëve në katër komunat e Veriut të Kosovës me godina boshe dhe pa asnjeri nuk ka pse vazhdon.

    Ndërkohë “Zëri i Amerikë” e komenton kështu vizitën e Edi Ramës në Beograd:

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të premten në Beograd se askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun e përshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës, ndërsa nënvizoi se rruga e vetme përpara është ajo e bisedimeve dhe marrëveshjes së mbështetur në planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

    Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në përfundim të vizitave të tij në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës të Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

    Vizitat e tij në rajon përkojnë me një periudhë tensionesh Kosovë – Serbi që u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill, të cilat u bojkotuan nga serbët.

    Diplomacia perëndimore kërkon uljen e tensioneve përmes një plani evropian që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

    Kryeministri Rama tha se palët duhet të përmbushin kërkesat perëndimor për të shmangur përkeqësimin e situatës që mund të çojë në krijimin e një situate të krahasueshme me “Donbasin’, duke ju referuar territorit të pushtuar nga Rusia në Ukrainë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe uljes së pranisë së njësive të posaçme të policisë në veri, krahas vendosjes së sundimit të ligjit.

    Ndërsa presidenti serb tha të premten se “askush që është normal nuk u gëzohet istikameve kombëtare apo mundësisë së konflikteve”, ndërsa nënvizoi se e di përmendësh planin evropian për uljen e tensioneve, por Serbia nuk mund t’i përmbushë e vetme. Ai theksoi se çështja e papërmbushur është “tërheqja e njëkohshme e kryetarëve të komunave dhe njerëzve që ndodhen përreth ndërtesave të komunave”, duke ju referuar protestuesve serbë.

    Kryeministri Rama tha se është gabim të ngulet këmbë që kryetarët shqiptarë në veri të qëndrojnë në ndërtesa komunale, sikurse që është “gabim strategjik” zvarritja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe pika më e vështirë e bisedimeve.

    Kryeministri Rama paraqiti në fillim të muajit qershor një projekt statut të Asociacionit të cilin tha se ua dorëzoi presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, të cilat i quajti “kumbarë të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar planit për të cilin të dyja palët u pajtuan në Bruksel dhe më pas në Ohër.

    Por, presidenti serb tha se përgjegjës për projekt statutin “nuk janë kurrfarë kumbarësh, kurrfarë France e Gjermanie, e as kushdo tjetër, por ekipi menaxhues serb, në përputhje me marrëveshjen e parë të Brukselit dhe gjithë ato që janë arritur deri në gusht të viti 2015”.

    Themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi që nuk arriti të ulë tensionet ndërmjet palëve.

    Vizita e kryeministrit Rama në Beograd pasoi vizitat në Podgoricë e Sarajevë, ndërsa një ditë më parë, vizitoi Shkupin dhe Prishtinën.

    Në Prishtinë, ai nuk u prit nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cilu tha se takimin me të do ta zhvillojë vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, duke shprehur kësisoj zemërimin e tij me vendimin e zotit Rama për të anuluar një mbledhje të përbashkët të qeverive me 14 qershor në Gjakovë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

    Koha Jone

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Edi Rama në mision nga Sorosi në Prishtinë e Beograd. Albin Kurti i mbyll derën në fytyrë.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ne respekt te temes, po them 2 llafe, duke qene kunder ketyre ideve, te cilat postime jane nje permbledhje e ngjarjeve te fundit, ku gje e re eshte perfshirja e Sorosit ne kete proces. Flitet se kjo zone eshte lene nen ndikimin e Sorosit, por te dhena nuk ka per kete dhe pra mbetet "konspiracion". Nje gje eshte e vertete dhe e dukshme qe diplomacia BE-USA flet me nje gjuhe te perbashket, qe aktualisht eshte kunder qendrimit aktual te kurtit, qe perfaqeson shumicen e elektoratit kosovar. Rama, jam i sigurt se asgje nuk e ben nga vetja. Kjo mund te quhet konspiracion, por edhe e ka shprehur disa here indirekt kete, qofte per ballkanin e hapur, qofte per qendrimin ndaj qeverise se kosoves sot. Ne cdo presje Rama ka mbeshtetur qendrimin BE-USA, pa asnje lekundje. Edhe ne levizjen e fundit qe nuk kishte si qellim situaten ne kosove, ai pati mbeshtetjen e diplomacise nderkombetare, pertej se ciles nuk mund te dilet. Nese kurti, pjese te popullit qofte ne kosove a ne shqiperi, i ka bindur ne rrugen e tij kunder botes ne teresi kane te gjithe te drejten ta ndjekin ate rruge. Ne Shqiperi kjo rruge ndiqet nga opozita, e cila perfaqesohet me nja 8 bashki te vogla, Shumica jane me Ramen, PS dhe me qendrimin e tij ne favor te paqes sic e do bashkesia BE-USA. Duket po kristalizohen 2 rruge, ajo e kurtit qe te con drejt azise, korese se veriut apo klikave antiperendimore dhe e Rames drejt perendimit. Kjo duket qarte, sado qe kurti mundohet ta fshehe, ku sanksione u vendosen dhe do shtohen edhe me shume nese nuk pranohet plani franko-gjerman. Po te ishte me perendimin kurti duhej te largonte policine dhe ushtrine nga komunat dhe te terhiqte komunaret prej tyre urgjentisht, pastaj te organizonte zgjedhje dhe pastaj te diskutohej statusi i tyre. Kjo nuk po ndodh, c`ka dyshoj eshte se do terhiqen nderkombetaret na kosova, e cila eshte aktulisht krejtesisht vetem, ndoshta vetem rusia, e eshte me keto qendrime, se eshte tamam plani i saj qe te zbatohet dhe te nise konlikti.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama në mision nga Sorosi në Prishtinë e Beograd. Albin Kurti i mbyll derën në fytyrë.

    Kur Sali Berisha u tha shqiptareve se "Ballkani i Hapur" ishte nje inisiative e Sorosit dhe Edi Rama ishte argati i tij, shtypi ne Tirane nuk e besoi dhe u tall me te.

    Kur forumi shqiptar dokumentoi se diplomacia amerikane eshte marre peng nga Sorosi dhe solli edhe shpalljen e Sali Berishes, "person i padeshiruar ne Amerike", njerezit perseri nuk e besuan.

    Sot, shqiptaret kane pare syve te tyre nje te vertete qe nuk e shmangin apo injorojne dot me.

    - Alex Soros e ka bere Shqiperine si "shtepine e vet" dhe dy argatet e tij, Edi Rama dhe Erion Veliaj, punojne dite e nate per te zbatuar detyrat qe Sorosi u ka caktuar.

    - Alex Soros solli edhe Bill Clinton ne Tirane, per ti bere presion kryeministrit te Kosoves Albin Kurti, i cili ashtu si Sali Berisha, nuk ka se si te pranoje interesat pan-sllave ne Ballkan ne kurriz te interesave shqiptare.

    - Nga "sherri" mes Edi Rames dhe Albin Kurtit, doli hapur e qarte per te gjithe shqiptaret qe ta shohin, se vetem Albin Kurti eshte gati te mbroje interesat shqiptare. Edi Rama nuk perfaqeson interesat e shqiptareve, perfaqeson me se miri interesat e Sorosit dhe sorrollopit te tij ne Londer dhe Davos, Zvicer.

    Disa pyetje duhet t'i bejne shqiptaret vetes:

    - Cfare e lidh valle Edi Ramen dhe Erion Veliaj kaq shume me Sorosin? Cfare ka Sorosi mbi keta te dy, qe i ben ushtare te bindur te tij ne Ballkan?

    - Nga dallon qendrimi i diplomacise amerikane nga qendrimi i Sorosit?

    - Po interesat kombetare te shqiptareve ne Shqiperi kush i perfaqeson?

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Pse humbi Albin Kurti?
    Nga Neteorm në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-10-2021, 09:47
  2. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-06-2017, 11:20
  3. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  4. Albin Kurti në Zvicër
    Nga Old_Man në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2011, 15:31
  5. Albin Kurti
    Nga Disa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1864
    Postimi i Fundit: 26-03-2011, 00:09

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •