Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Prishtinë: Politika degjeneron në dhunë, sulmohet me grushta në parlament kryeministri Albin Kurti

    Kërcet grushti në Parlamentin e Kosovës! Sulmohet Albin Kurti, deputetët rrihen me njëri-tjetrin (VIDEO)

    Emri:  kosov-1536x1021.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  53.1 KB

    Kërcet grushti në Parlamentin e Kosovës!

    Ka degraduar në përleshje fizike seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.

    Disa deputetë janë dhunuar me grushte me njëri-tjetrin, ndërsa është sulmuar edhe kryeministri Albin Kurti.

    Kjo përleshje filloi kur ndaj Kurtit nisi të gjuhej me shishe me ujë gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës. Të shumtë ishin deputetët dhe ministrat që mësynë drejt kryeministrit Albin Kurtit duke kaluar në sulm fizik.

    Kurti ruajti qetësinë duke mos reaguar, ndërsa kryetari i Kuvendit i kërkoi policinë të ndërhyjë.




    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prishtinë: Politika degjeneron në dhunë, sulmohet me grushta në parlament kryeministri Albin Ku

    Si filloi grushti në parlamentin e Kosovës?

    Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë eskaluar në dhunë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Gjithçka ka filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

    Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore.

    Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi shihet duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku afrohen Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

    Lushtaku shihet duke i shtyrë të dy dhe pastaj afrohet edhe deputeti tjetër i PDK’së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV’së, Armend Muja, ku eskalon situata.

    Aty ndërhyjnë edhe sigurimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca më pas e thirri Policinë e Kosovës. /express/


    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2023, 12:43
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2022, 14:55
  3. Pse humbi Albin Kurti?
    Nga Neteorm në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-10-2021, 09:47
  4. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  5. Albin Kurti
    Nga Disa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1864
    Postimi i Fundit: 26-03-2011, 00:09

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •