Pėrfundon zyrtarisht Ballkani i Hapur/ Rama: E kreu misionin pėr tė cilin lindi, para kemi Procesin e Berlinit
Kryeministri Edi Rama nė njė intervistė nga Ulqini aty ku ishte pėr tė ndjekur koncertin e tenorit me famė botėrore, Rame Lahaj, foli pėr Open Balkan.
Nė njė intervistė pėr Euronews Albania, Rama tha se kjo nismė e ka pėrfunduar misionin pėr tė cilin lindi.
Nė tetor Shqipėria pret pėr herė tė parė qė kur nė 2014-tėn Angela Merkel hapi procesin, Samitin e Berlinit nė Ballkan, nė Tiranė dhe ėshtė njė samit jashtėzakonisht i rėndėsishėm sepse ne jemi pėrgatitur pėr njė hap tė madh pėrpara, po punojmė me Bashkimin Europian pėr njė plan tė ri financimi dhe mbėshtetje ekonomike tė gjithė vendeve tė rajonit qė duam shumė ta konkretizojmė nė Samitin e Berlinit nė tetor dhe ėshtė njė plan real. Ursula Von der Leyen nė Bratislavė e dha njė mesazh tė parė lidhur me planin pėr tė rritur financimin, pėr tė rritur aksesin e Ballkanit Perėndimor nė tregun e pėrbashkėt europian.
Ndėrkohė qė duhet tė merremi me kėtė, natyrisht qė Procesi i Berlinit ėshtė aksi ynė kryesor. Ballkani i Hapur ishte njė iniciativė qė lindi nga nevoja pėr ta shtyrė pėrpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atė mision pėr tė cilin lindi. Ne duhet tė futemi me kokė tani nė Procesin e Berlinit sepse e kemi kėtė mundėsi, e kemi Procesin e Berlinit nė Tiranė. Kemi mundėsi ta zotėrojmė si proces me mbėshtetjen e madhe qė kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithė tė tjerėt dhe nė ndėrkohė e kuptoni se ēfarė do tė thotė? Tetori erdhi, korriku hyri, si mundet ne ta mbajmė tė bashkuar Bashkimin Europian? Se jo tė gjithė aty janė tė vėmendshėm, jo tė gjithė aty e kanė interesin qė kanė kėta kryesorėt pėr tė na mbėshtetur ne, pėr tė mbėshtetur Ballkanin Perėndimor, nėse ne merremi me Oso Kukėn, u shpreh Rama duke iu referuar kėshtu kryetarėve tė komunave nė Veri qė janė tė ngujuar prej tensioneve tė krijuara atje me Serbinė.
Ai shtoi se planifikon tė bėjė takime me gjithė kryeministrat dhe presidentėt nė rajon pėr tė folur mbi kėtė proces dhe pėr tiu kėrkuar kohezion e bashkėpunim.
(BalkanWeb)
Krijoni Kontakt