Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Berat: Reportazh nga "Muzeu i Onufrit", kisha orthodhokse që është ende zaptuar nga shteti shqiptar

    Emri:  berat-onufri-museum-5.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  88.0 KB

    Nje reportazh i RTSH nga muzeu Onufri ne Berat, brenda nje Kishe orthodhokse qe u zaptua nga shteti komunist i Enver Hoxhes dhe vazhdon te jete ne pronesi te paligjshme te shtetit shqiptar.

    KTHEJINI ZOTIT ATE QE I TAKON ZOTIT!


  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berat: Reportazh nga "Muzeu i Onufrit", kisha orthodhokse që është ende zaptuar nga shteti shqi

    MUZEU I IKONOGRAFISË ONUFRI

    Emri:  1.Muzeu-Ikonografik-Onufri-15.jpg

Shikime: 217

Madhësia:  45.2 KB

    Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Kurse objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrit Stefan Barka nga Misrasi i Oparit dhe mjeshtër Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit në fillimin e shekullit të XIX.

    Emri:  2.-Ikonostas-scaled.jpg

Shikime: 255

Madhësia:  70.7 KB

    Ikonostasi i katedrales Fjetja e Shën Mërisë mban si datë vitin1807. Ajo konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes. Zbukurimet e ikonostasit paraqesin disa karakteristika dhe parime të stilit barok, një prirje mbizotëruese dhe dalluese e kishave të ndërtuara në Ballkan gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Të gjitha këto motive janë të gërshetuara me elementë të tjera të traditës bizantine.

    Emri:  MO-186-3.jpg

Shikime: 247

Madhësia:  42.0 KB

    Në një arke të drunjtë pranë ikonostasit konservohen eshtrat ose lipsanet e dy Shenjtorëve Gorazdi dhe Angjellari (dishepuj të shenjtorëve Metodi dhe Kirilli) të cilët mendohet të kenë kryer misionin e tyre në shek IX – X pas Krishtit.

    Emri:  4.-kodiket-e-beratit.jpg

Shikime: 253

Madhësia:  41.1 KB

    Nën dyshemenë e absidës me 12 Gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit, “Codex Purpureus Beratinus” i shek. VI pas Krishtit dhe pas Krishtit “Codex Aureus Anthimi” i shek IX. Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodiket e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e Unesco-s.

    Emri:  ungjillezimi.png

Shikime: 249

Madhësia:  166.0 KB

    Ungjillëzimi
    “Ungjillëzimi” është vepër e shekullit XIV, me autor anonim. Ikona është marre nga kisha e Ungjillëzimit në Kalanë e Beratit

    Emri:  darka-e-fundit.png

Shikime: 250

Madhësia:  179.2 KB

    Darka Mistike
    “Ikona “Darka mistike ose Darka e fundit” është vepër e fundit të shekullit XVIII me autor anonim. Vepra është marrë nga ikonostasi i Kishës “Lindja e Shën Marisë”në fshatin Vokopolë të Beratit.

    Emri:  krishti-ne-tempull.png

Shikime: 252

Madhësia:  223.9 KB

    Paraqitja e Krishtit në Tempull

    “Prezantimi i Krishtit në Tempull” është vepër e shek. XVI me autor Onufrin. Ikona është marrë nga kisha e “Shën Triadhës” në Kalanë e Beratit. Teknika e përdorur është tempera mbi pano druri arre nga kisha e Ungjillëzimit në Kalanë e Beratit.

    Emri:  shen-maria-me-krishtin.png

Shikime: 239

Madhësia:  67.3 KB

    Ikona e Shën Marisë
    Ikona e Shën Marisë me Krishtin i atribohen mjeshtrit Onufri në shekullin e XVI. Është e tipit Hodigitria (udhëheqëse). Ajo është një nga veprat më identifikuese të Muzeut Onagri dhe krijimtarisë së mjeshtrit.

    Emri:  sh-joani.png

Shikime: 247

Madhësia:  60.3 KB

    Ikona e Shën Joan Pagëzori
    “Joan Pagezori” shek.XVI, Onufri. Ikona është marrë nga kisha e Ungjillizimit në Kalanë e Beratit dhe e gjitha është realizuar nën kontrastin e ngjyrave të Onufrit, brenda një sfondi të artë, të stilizuar me motive floreale.

    Emri:  ngjitja-e-profet-ilias.png

Shikime: 241

Madhësia:  58.9 KB

    Ngritja në Qiell e Profet Ilias
    “Ngritja në qiell e Profet Ilias” viti 1929, Agathangjel Mbrica. Ikona është marrë nga koleksioni i argjendarit në lagjen “Perroi” të qytetit të Beratit dhe është realizuar me mjeshtëri në tekniken e rrahjes

    Emri:  burimi-jetedhenes.png

Shikime: 262

Madhësia:  216.0 KB

    Ikona e Burimit Jetëdhënës
    Ikona “Burimi i Jetës” është vepër e shekullit XVIII me autor anonim. Ikona është marrë nga kisha e “Profet Ilias” në Berat. Ikona konsiderohet simbol i bashkëjetesës fetare në territorin shqiptar sepse ndërthur brenda një skene të vetme elementë të dy besimeve të ndryshme.

    Emri:  sh-dhimitri2.png

Shikime: 259

Madhësia:  55.3 KB

    Ikona e Shën Dhimitrit
    “Shën Dhimitri” shek. XVIII, Kostandin Shpataraku. Ikona është marre nga kisha e “Profet Elias” të Beratit dhe në planin stilistik paraqet elementë modern si dinamika shprehëse e siluetit, kontrastet e forta dhe loja e ngjyrave.


    Burimi: Qendra Muzeore Berat

Tema të Ngjashme

  1. Kisha Orthodhokse "Apostull Pavli dhe Shën Asti", Durrës Njoftim!
    Nga Irenna në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2015, 12:28
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2015, 10:55
  3. Kisha Orthodhokse "Apostull Pavli dhe Shën Asti", Durrës
    Nga Irenna në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-04-2015, 04:51
  4. Kisha Orthodhokse "Apostull Pavli dhe Shën Asti", Durrës
    Nga Irenna në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-12-2014, 09:22
  5. Kisha Orthodhokse "Apostull Pavli dhe Shën Asti", Durrës
    Nga Irenna në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-11-2014, 15:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •