E kupton se cfare njeri pa kellqe kemi si kryeminister, kur ben skandale te tilla qe bejne xhiron e lajmeve ne bote. Nese amerikanet i kerkojne te beje dicka, ai nuk di te thote jo, apo te peshoje interesat e shqiptareve ne ate kerkese. Jo. Po ia kerkuan amerikanet, ai ka per borxh te dali edhe pa breke rrugeve te Tiranes. Kesaj rradhe, ai leshoi zagaret e tij, policet dhe spiunet qe te terrorizojne kete komunitet iranian ne Shqiperi.
Nuk isha pro sjelljes se tyre ne Shqiperi, gabim i qeverise Berisha. Nje vend i vogel si Shqiperia me nje harmoni te admirueshme fetare, nuk ka nevoje te importoje problemet e radikalizimit fetar te botes islame. Kemi problemet tona, nuk na duhen edhe problemet e Iranit. Por jam edhe kunder terrorizimit pa shkak te ketij komuniteti. E ca me keq akoma, kur luhet me jeten e njerezve per hir te pazareve diplomatike Uashington - Teheran.
Nese shteti shqiptar nuk do qe ti mbaje me keta muxhahedine, le t'ua beje kete te qarte ne menyre zyrtare, dhe le te punoje me ta qe te gjejne nje destinacion tjeter ku mund te shkojne. Nuk eshte ne traditen e moralin e shqiptarit qe te terrorizoje mikun ne shtepine tij. Nuk eshte me i mikpritur, tregoi mikut deren. Por nuk ke perse ta terrorizosh per llogari te te tjereve.
Albo
Krijoni Kontakt