Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    Dhjetra agjentë të SHISH dhe të policisë kriminale survejojnë lëvizjet e muxhahedinëve në Durrës

    Emri:  Capture-123.jpg

Shikime: 266

Madhësia:  36.3 KB

    Situata për afro 3500 muxhahedinë iranianë në Manzë të Durrësit nuk duket aspak optimiste. SHBA i lëshoi dhe nuk jep më donacion për ti mbajtur. Ndërkohë qeveria shqiptare ka një marrëveshje me qeverinë e SHBA për ti strehuar në Shqipëri.

    Marrëveshja mes SHBA dhe Shqipërisë për pranimin e muxhahedinëve u nënshkrua në vitin 2012 kur qeveria amerikane e hoqi organizatën e muxhahedinëve nga lista e organizatave terroriste. Muxhahedinët u morën nën mbrojtjen e SHBA pas ndërhyrjes së tyre të armatosur në Irak në vitin 2003 dhe mbështetjes që muxhahedinët u dhanë operacioneve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe luftës kundër terrorizmit. Strehimi i tyre në Shqipëri filloi në vitin 2013 dhe u konsiderua nga autoritetet si „një shërbim ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon, angazhim i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.”

    Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por duket hapur se nuk kanë më besimin dhe përkrahjen amerikane, ndaj edhe futja e policisë në mjediset e kampit të tyre të ruajtur me siguri të lartë, duket se ka patur një leje të pashkruar amerikane.

    Zëdhënësi i DASH-it thekson që “SHBA-ja nuk e cilëson organizatën e muxhahedinëve, MEK, lëvizje opozitare të qëndrueshme dhe demokratike që përfaqëson popullin iranian”.

    Pra muxhahedinët në Shqipëri nuk do të kenë më përkrahje nga qeveria shqiptare. Ndaj dhjetra agjentë të SHISH dhe policisë kriminale mbikqyrin çdo lëvizje të tyre, pasi i druhen ndonjë hakmarrje të tyre ndaj popullsisë shqiptare në Durrës dhe sidomos në Tiranë. Edhe Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani, citohet nga mediat e Tiranës të ketë deklaruar që “muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë pasi janë terroristë”. Ai citohet gjithashtu t’u ketë bërë thirrje autoriteteve të Tiranës “ta marrin në konsideratë këtë kërcënim”.

    Ndërkohë Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)-PARIS ka nxjerrë një deklaratë të fortë kundër qeverisë shqiptare e cila po i strehon në shtëpinë e saj.

    Ja se çfarë thotë deklarata e tyre: “Me urdhër të fashizmit fetar që sundon Iranin, mëngjesin e sotëm, rreth 1000 policë shqiptarë sulmuan Ashrafin në një sulm kriminal dhe shtypës. Ata thyen shumë dyer, dollapë dhe pajisje, dhe sulmuan banorët me gaz lotsjellës dhe sprej piper. Shumë kompjuterë u prishën ose u morën.

    Si rezultat i këtij sulmi kriminal, një anëtar i Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), z. Ali Mostashari, u vra dhe më shumë se 100 njerëz u plagosën për shkak të gjuajtjes së policisë me sprej piper. Shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa disa janë transferuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

    Veprimet e policisë shqiptare kujtojnë sulmet kriminale të forcave të Nouri al-Maliki në kampin Ashraf në Irak midis viteve 2009 dhe 2015”.

    Ndaj autoritetet shqiptare janë në alarm dhe në gadishmeri nga ndonjë hakmarrje e segmentëve brenda muxhahedinëve në Shqipëri.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    Reagon Yuri Kim për operacionin e policisë në MEK: Është në dorë të Shqipërisë nëse do t’i largojë

    Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në një konferencë për gazetarët ka folur lidhur me operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Ambasadorja amerikane, tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo.

    “Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë se ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe kështu duhet bëhet edhe ata”,- tha Kim.


    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    DASH: SHBA-ja nuk ofron mbështetje apo trajnime për MEK-un (muxhahedinët) dhe nuk kontribuon më në financimin e kësaj organizate

    Emri:  Capture-141.jpg

Shikime: 195

Madhësia:  46.4 KB

    Nga radio “Europa e Lirë”-

    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka përkrahur aksionin policor të Shqipërisë më 20 qershor, kur Policia e Shtetit kreu kontrolle në kampin e Manzës së Durrësit, ku janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të opozitës iraniane.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni ishin lënduar 15 zyrtarë policorë dhe 21 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

    “Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

    Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu shtoi se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian”, por ka “shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”.

    Përfaqësuesit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), thanë se një person ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia.

    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, tha se vdekja e një personi brenda MEK-ut, të martën, nuk ka asnjë lidhje me veprimet e policisë.

    I pyetur nëse fshihen iranianët e MEK-ut pas sulmeve kibernetike që u kryen në korrik të vitit të kaluar, që çuan në prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin, ministri Çuçi refuzoi të përgjigjej.

    Më 2013, autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

    Por, zëdhënësi i DASH-it ka theksuar se SHBA-ja nuk ofron mbështetje apo trajnime për MEK-un dhe nuk kontribuon në financimin e kësaj organizate.

    Irani i konsideron pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë. Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi e fajësoi Iranin se qëndron prapa një sulmi kibernetik që ndodhi në korrik të vitit 2022.

    Ndërkaq një vit më parë u anulua, për arsye sigurie nga kërcënime terroriste, Samiti Botëror i Iranit të Lirë, që do të mbahej më 23 dhe 24 korrik në “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    “Zëri i Amerikës” për kontrollin në kampin e muxhahedinëve dhe përplasjen me policinë

    Emri:  Capture-141.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  46.4 KB

    Në Shqipëri forca të shumta të policisë u përlasën sot me anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, (MEK) të cilët konsiderohen si opozita e rregjimit politik në Iran. Prej shumë vitesh, falë një marrëveshjeje me Qeverinë shqiptare, ata jetojnë në Kampin Ashraf 3, të ndërtuar prej tyre në një sipërfaqe të madhe në zonën e Manzës pranë Durrësit. Tensionet pasuan ndërhyrjen e policisë në brendësi të kampit Ashraf 3, për të ushtruar kontrolle në zbatim të një urdhëri të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

    Anëtarët e organizatës akuzuan policinë për ushtrim dhune duke njoftuar për të paktën një të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Policia mohoi që gjatë operacionit të saj të ketë patur të lënduar, duke saktësuar se kanë nisur verifikimet për rastin e personit të vdekur.

    Momente të gjata tensioni pati sot pak para mesditës në kampin Ashraf 3 ku strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, pasi qindra forca të policisë, kishin hyrë më herët brenda kampit për të ushtruar kontroll, mbi bazën e një urdhëri të Prokurorisë së Posaçme. Kontrolli, sipas një njoftimi të policisë synonte verifikime të të gjitha mjediseve dhe zyrave.

    Nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi qëllimin e këtij kontrolli, por mësohet se ai është urdhëruar pas dyshimeve për përgatitjen e sulmeve kibernetike ndaj vendeve të treta. Ministria e Brendshme shpjegoi më pas se “vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi i muxhahedinëve, prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen”.

    Sipas minisrisë së Brendshme “brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit”. Vetë anëtarët e organizatës MEK, dhe avokati i tyre Genc Gjokutaj, kanë folur për ushtrim dhune nga policia, përdorim të gazit lotsjellës dhe shkopinjve të gomës. Në mjediset e spitalit të kampit kishte disa të lënduar që po merrnin ndihmën e shpejtë, ndërkohë që një person rezulton të ketë vdekur, për shkak të dhunës, siç u shpreh avokatit Gjokutaj.

    Në deklaratën e ministrisë së Brendshme mohohen këto deklarata duke theksuar se “gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”.

    Ndërkohë mbi 15 të lënduar kanë marrë mjekim në spitalet publike në Tiranë.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    Reagon Ministria e Brendshme për tensionet në kampin e muxhahedinëve: S’ka viktima!

    Emri:  mek-2.jpg

Shikime: 185

Madhësia:  27.5 KB

    Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me tensionet dhe konfliktet e ndodhura sot në kampin e MEK në Manzë.

    Reagimi i Ministrisë së Brendshme

    Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.

    Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    Policia kontroll në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, rrethon zonën

    Emri:  mek.jpg

Shikime: 192

Madhësia:  38.2 KB

    Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

    Burime nga policia bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalinin e sulmeve kibernetike.

    Në zbatim të këtij urdhri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe mëngjesin e sotëm janë futur brenda kampit.

    Shumë nga banorët e kampit janë shoqëruar, janë marrë në pyetje dhe po kthehen sërish në kamp. I përfshirë në operacion dhe antiterrori.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    Shtypi gjerman për largimin e pritshëm të 3500 muxhahedinëve iranianë nga Shqipëria

    Emri:  m3.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  47.5 KB

    -Media shtetrore gjermane DW shkruan:

    Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, tha se “prishja ose jo e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Shqipërisë për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri është një vendim që i takon qeverisë së Tiranës.”

    Deklarata e ambasadores amerikane vjen një ditë pas përplasjes së policisë së shtetit me muxhahedinët iranianë, anëtarë të organizatës së njohur me inicialet MEK. Ata kundërshtuan policinë që u fut në kampin e tyre “Ashraf 3″ të ngritur prej 10 vitesh në Manzë, në rrethin e Durrësit, në një sipërfaqjë prej 40 hektarësh, ku strehohen rreth tre mijë muxhahedinë.

    Kontrolli i policisë në mjediset dhe zyrat e kampit u bazua në zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Posaҫme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni.

    Burime zyrtare pohuan të mërkurën, (21.06) se vendimi për të kontrolluar kampin e muxhahedinëve u mbështet në dyshime se anëtarët e organizatës MEK, të strehuar në këtë kamp, kanë kryer nga territori i Republikës së Shqipërisë sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe disa institucioneve në shtetin iranian. Për pasojë Republika Islamike e Iranit kërcënon se do të ndërmarrë sulme kibernetike ndaj Shqipërisë dhe muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri” citojnë burimet vendimin e Gjykatës.

    Në shtator të vitit të kaluar qeveria e Tiranës mori vendimin për ndërprerje me efekt të menjëhershëm të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, bazuar në “prova të pakundërshtueshme për sulme kibernetike pas të cilave fshihej Irani”, theksonte vendim i qeverisë.

    Vitin e kaluar, për arsye sigurie nga kërcënime terroriste nuk u zhvillua në kampin e muxhahedinëve „Ashraf 3″ në Manëz, Samiti Botëror i Iranit të Lirë.

    Emri:  m2.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  42.2 KB

    Marrëveshja SHBA – Shqipëri në shërbim të paqes

    Marrëveshja mes SHBA dhe Shqipërisë për pranimin e muxhahedinëve u nënshkrua në vitin 2012 kur qeveria amerikane e hoqi organizatën e muxhahedinëve nga lista e organizatave terroriste. Muxhahedinët u morën nën mbrojtjen e SHBA pas ndërhyrjes së tyre të armatosur në Irak në vitin 2003 dhe mbështetjes që muxhahedinët u dhanë operacioneve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe luftës kundër terrorizmit. Strehimi i tyre në Shqipëri filloi në vitin 2013 dhe u konsiderua nga autoritetet si „një shërbim ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon, angazhim i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.”

    Lidhur me mundësinë e prishjes së marrveshjes dhe dëbimin e muxhahedinëve nga Shqipëria, ambasadorja amerikane Yuri Kim, tha në konferencëm për shtyp që vendimi për këtë i takon qeverisë së Shqipërisë.

    “SHBA mbështesin Shqipërinë në të drejtën e saj për të zbatuar ligjet e saj, në vendin e saj” – tha ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila e ka përfunduar mandatin e saj në Shqipëri dhe nis detyrën e zëvendësndihmëse, sekretare kryesore për Çështjet Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    MPJ e Iranit: Muxhahedinët kërcënim për sigurinë e Shqipërisë

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani, citohet nga mediat e Tiranës të ketë deklaruar që “muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë pasi janë terroristë”. Ai citohet gjithashtu t’u ketë bërë thirrje autoriteteve të Tiranës “ta marrin në konsideratë këtë kërcënim”.

    Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka përkrahur aksionin policor të Shqipërisë më 20 qershor, kur Policia e Shtetit kreu kontrolle në kampin e Manzës, ku janë strehuar pjesëtarë të opozitës iraniane.

    DASH-mbështet Policinë e Shtetit

    Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) përmes një zëdhënësi të tij citohet të ketë thënë se “SHBA mbështesin të drejtën e qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”.

    Zëdhënësi i DASH-it thekson që “SHBA-ja nuk e cilëson organizatën e muxhahedinëve, MEK, lëvizje opozitare të qëndrueshme dhe demokratike që përfaqëson popullin iranian”.


    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    Edi Rama shkon në Izrael, takon liderin botëror të sigurisë kibernetike

    Emri:  ediiii.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  39.8 KB

    Edi Rama shkruan: “Tel Aviv – Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”.

    Dje kryeministri Rama vendosi të largojë muxhahedinët iranianë dhe sot ndodhet në Izrael, te armiku numër një i Iranit.


    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    Organizata MEK po hetohet për sulme kibernetike kundër Iranit

    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme për lejimin e kontrollit, anëtarët e organizatës MEK po hetohen për sulme të përsëritura kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit nga territori shqiptar – duke sjellë tensione të shtuara dhe kërcënim për sigurinë kombëtare.

    Nga Aleksandra Bogdani

    Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, MEK, e strehuar në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, po hetohet nga SPAK për sulme të përsëritura kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit nga territori shqiptar – sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që BIRN e disponon.

    Hetimi është nisur më 18 maj nga Njësia C e Krimit Kompjuterik pranë Policisë së Shtetit dhe është referuar më pas në SPAK për gjashtë vepra penale: “provokim i luftës”, “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat dhe sistemet kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

    Gjykata e Posaçme miratoi më 19 qershor një kërkesë të SPAK për kontrollin e kampit Ashraf 3, por ekzekutimi i vendimit një ditë më vonë shkaktoi përplasje mes anëtarëve të MEK dhe forcave të policisë si dhe të plagosur nga të dyja palët.

    Drejtuesit e kampit akuzuan policinë shqiptare për dhunë dhe për vrasjen e njërit prej anëtarëve, ndërsa kreu i Ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi i mohoi akuzat gjatë një deklarate për shtyp. Çuçi tha se “dhuna dhe deklaratat e MEK ndaj policisë së shtetit ishin të patolerueshme”.

    Organizata e Popullit Muhaxhidin të Iranit është themeluar në vitet '70 si një opozitë e majtë ndaj regjimit të mullahëve. Organizata u zhvendos në Irak gjatë Luftës Irak – Iran dhe u klasifikua si organizatë terroriste. Ajo u çarmatos pas pushtimit amerikan të Irakut, ndërsa një pjesë e anëtarëve u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e amerikanëve.

    Nga rreth 3 mijë muxhahedinë të vendosur në Shqipëri përgjatë viteve 2013-2016, 2500 vlerësohet se qëndrojnë ende në kampin Ashraf 3.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, policia shqiptare i nisi hetimet ndaj MEK duke u bazuar në raportimet e Anadolu Ajansi – agjencisë shtetërore turke të lajmeve si dhe Iran International – një stacion televiziv në gjuhën perse me bazë në Uashington, ku zyrtarë të Iranit pretendonin për sulme të reja kibernetike të ndodhura më 7 dhe 8 maj, të lidhura me grupin opozitar iranian të strehuar në Shqipëri.

    Sipas këtyre raportimeve, një grup hakerash të vetëquajtur “Kryengritja deri në përmbysje” kishin publikuar në Telegram një numër të madh dokumentesh, kartash identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefoni të zyrtarëve iranianë.

    Mes dokumenteve të rrjedhura gjendej edhe korrespondenca e Republikës Islamike me zyrtarë europianë për finalizimin e një marrëveshjeje me Belgjikën, e cila synonte lirimin nga burgu të diplomatit Iranian, Assadollah Assadi në këmbim të punonjësit humanitar belg, Oliver Vandecasteele.

    Gjykata Kushtetuese belge e mbështeti një traktat shkëmbimi mes dy të burgosurve, ndërsa MEK ndërmori një fushatë kundër kësaj marrëveshjeje. Shkëmbimi mes dy të burgosurve u realizua më 26 maj sipas një raportimi të BBC.

    Sipas hetuesve shqiptarë, kjo nuk është hera e parë kur hakera që dyshohet se lidhen me MEK-un në Shqipëri kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit.

    “Në qershor 2022, ajo pretendoi se kishe hakuar mijëra kamera sigurie si dhe faqe interneti që i përkisnin bashkisë së Teheranit,” thuhet në vendimin për lejimin e kontrollit.

    Hetimi i prokurorisë shqiptare analizon gjithashtu rrezikun që i kanoset sigurisë së vendit nga aktiviteti i dyshuar i anëtarëve të MEK, duke filluar nga vëmendja e shtuar e inteligjencës iraniane në Shqipëri dhe deri te sulmet kibernetike ndaj sistemeve online të qeverisë, përfshirë edhe portalin e-Albania.

    “Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës MEK në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK,” ka pretenduar përfaqësuesi i SPAK në gjykatë.

    Prokurori i SPAK, Vladimir Mara e ka konsideruar të domosdoshëm kontrollin e kampit të MEK në Manzë, me qëllim gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i Republikës së Shqipërisë.

    Gjykata e çmoi të drejtë dhe të bazuar në ligj këtë kërkesë, duke lejuar kontrollin e kampit dhe urdhëruar sekuestrimin e pajisjeve, në rast se ato do të ishin të pranishme në ambientet e kampit.

    BIRN

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Shteti policor i Ramës terrorizon 3500 muxhahedinët iranianë në Manzë

    Fox News: Sulmi mbi muxhahedinët në Shqipëri lidhet me bisedimet e Biden me Iranin, revoltohen republikanët amerikanë

    Benjamin Weinthal/ Fox News

    Mësymja e qeverisë shqiptare në kampin e grupit të opozitës iraniane Mujahedin-e-Khalq (MEK) ka sjellë kritika kundër Shtëpisë së Bardhë dhe Shqipërisë se po i bëjnë qejfin Republikës Islamike të Iranit, shteti numër një në botë që përkrah terrorizmin.

    I pyetur për mësymjen e shtetit shqiptar, ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha për Fox News Digital se "duke lehtësuar sanksionet ndaj regjimit iranian, Presidenti Biden dhe Rob Malley po braktisin popullin iranian dhe po pasurojnë shtypësit e tij. Regjimi është angazhuar në dërrmimin e popullit të tij ndërkohë që përhap terror e kaos jashtë vendit, dhe dëshira e verbër e administratës Biden për ta marrë me të mirë dhe negociuar me të e ka bërë botën një vend më të rrezikshëm”. Pompeo e vizitoi kampin MEK vitin e kaluar.

    Emri:  Screen Shot 2023-06-25 at 10.07.00 PM.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  26.2 KB

    Robert Malley, i dërguari special i SHBA në Iran, shihet nga disa komentues iranianë si një diplomat tepër kontradiktor për shkak të përpjekjeve të tij për t’i bërë lëshime domethënëse financiare regjimit të Iranit me qëllim arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Teheranin. Kritikët e kanë quajtur qëndrimin e Malleyt karshi Iranit “appeasement politics”, politikë e marrjes me të mirë.

    Përfaqësues të Kongresit në Senat dhe Dhomën e Ulët kanë shprehur shqetësimin për sulmin e dhunshëm të policisë shqiptar në kampin MEK.

    Senatori Ted Cruz (PR-Texas), postoi në Twitter: “Thellësisht i shqetësuar që nëpër Evropë – e pikërisht tani Franca dhe Shqipëria – aleatët tani po marrin me të mirë regjimin iranian dhe po godasin disidentët anti-regjim”.

    Edhe Përfaqësuesja Sheila Jackson Lee (PD-Texas) e dënoi sulmin në një seri postimesh në Twitter.

    I pyetur për bastisjen në kamp dhe nëse administrata Biden ka zbutur qëndrimin karshi Iranit për të siguruar një marrëveshje mini-bërthamore me Teheranin, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Fox News Digital: “Dimë që më 20 qershor, policia shqiptare hyri në kampin MEK në Durrës, Shqipëri, për të ekzekutuar një urdhër gjykate”.

    “Policia e Shtetit e Shqipërisë na ka siguruar se të gjitha veprimet u kryen në përputhje me ligjet përkatëse, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë njerëzve në Shqipëri. Ne e përkrahim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo aktivitet të mundshëm të paligjshëm brenda territorit të saj”.

    Përfaqësuesi Cory Mills (PR-Florida), i cili është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Ulët të Kongresit, tha për Fox News Digital se "është tepër shqetësuese që zyrtarët shqiptarë po errësojnë të vërtetën në këtë situatë duke mohuar përdorimin e dhunës. Këto deklarime vetëm sa e thellojnë përshtypjen se ka pasur akte të gabuara nga ana e zbatuesve të ligjit të përfshirë në bastisje. I bëj thirrje administratës Biden të vlerësojë situatën e të mos sakrifikojë drejtësinë për hir të çfarëdo bisedimesh në prapaskenë që mund të jenë duke u zhvilluar me Iranin”.

    Emri:  Screen Shot 2023-06-25 at 10.07.40 PM.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  56.4 KB

    Ambasada e Shqipërisë në Washington i shkroi Fox News Digital se "Ne nuk mund të tolerojmë që territori ynë të përfshihet në aktivitet politik, subversiv e të paligjshëm kundër vendeve të tjera, siç dyshohet se ka qenë rasti me MEK”.

    Ambasada shqiptare tha se “spruco djegës u përdor vetëm në një numër të kufizuar rastesh me qëllim kontrollimin e situatës së paqëndrueshme, por në asnjë moment gjatë operacionit të kërkimit nuk u përdor forcë fizike nga Policia e Shtetit”.

    Sipas kritikëve të politikës së Shtëpisë së Bardhë për Iranin, administrata Biden po bën përpjekje të mëdha për të siguruar një marrëveshje afatshkurtër me Iranin që do t'i siguronte të paktën 17 miliard dollarë regjimit të mullahëve në shkëmbim të kufizimeve të përkohshme në programin e dyshuar bërthamor të Teheranit.

    Emri:  Screen Shot 2023-06-25 at 10.08.28 PM.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  48.3 KB

    Kryetari i United Against Nuclear Iran, “Të Bashkuar kundër Iranit Bërthamor”, (UANI), ish-Senatori Joseph I. Lieberman dhe Drejtori Ekzekutiv i tij, Ambasadori Mark D. Wallace, thanë të premten: “Raportimet e shtypit për një ‘mirëkuptim’ midis Republikës Islamike dhe Shteteve të Bashkuara mbi çështjen bërthamore janë shqetësuese sepse rrezikojnë të legjitimojnë pasurimin e tij me pastërti 60%, edhe nëse produkti është i përpunuar, gjë që nuk ka asnjë justifikim të besueshëm civil”.

    Lieberman dhe Wallace shtojnë se “Kjo përfaqëson një kolaps të pozicionit ndërkombëtar negociues mbi programin bërthamor të Iranit, i cili u shndërrua nga pasurimi zero para 2013 në tolerimin e pasurimit 60% më 2023. Mungesa e pasojave për të penguar përshkallëzimin bërthamor të Iranit është përligjje e strategjisë së Khameneit dhe një akuzë kundër vetes sonë”.

    Ish-Sekretarët e Shtetit, John Kerry dhe Hillary Clinton, luajtën rol kyç në shpërnguljen e iranianëve nga Iraku në Shqipëri.

    Emri:  Screen Shot 2023-06-25 at 10.09.01 PM.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  17.9 KB

    Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Fox News Digital se “I dërguari special presidencial për klimën Kerry është i përqendruar te politika për klimën dhe ne do t’ju drejtonim te komentet që tashmë i kemi bërë për këtë çështje”. Një kërkesë për prononcim dërguar Clinton Foundation nuk mori përgjigje.

    Ali Safavi, një përfaqësues i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, anëtari kryesor i të cilit është MEK, tha për Fox News Digital se “Ky është një film i parë, një spektakël me skenar të dobët dhe të prodhuar me çmim të ulët. Ai paraqet përpjekjet e përsëritura dhe të dështuara të Foggy Bottom (zona ku gjendet Departamenti i Shtetit - Syri) për të marrë me të mirë regjimin mesjetar të mullahëve. Nga skandali Iran-contra më 1985, në një raport të shtrembëruar në 1994, te gjestet e gabuara të vullnetit të mirë më 1997, dhe praktika quid-pro-quo e këshilluar keq që përfshinte MEK para luftës në Irak më 2003, narrativa e Departamentit të Shtetit mbetet në mënyrë të parashikueshme dhe tragjike e njëjta: paraqitje negative e Muxhahedin-e Khalq për të qetësuar tiranët vrasës që sundojnë Iranin”.

    Ai shtoi: “Këto lëshime të kota dhe të pandërgjegjshme nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe nuk do të japin as tani e as në të ardhmen. Legjitimiteti i MEK-ut nuk buron nga shpalljet qesharake të Departamentit të Shtetit, por i ka rrënjët thellë në luftën 60-vjeçare pa kompromis dhe në çmimin e lartë që ka paguar në përpjekjet për liri në Iran”.

    Emri:  Screen Shot 2023-06-25 at 10.09.56 PM.jpg

Shikime: 170

Madhësia:  31.2 KB

    Departamenti i Shtetit tha se “vazhdon të ketë shqetësime serioze për MEK si organizatë, përfshirë edhe akuzat për abuzime karshi anëtarëve të vet”. Departamenti i Shtetit shtoi se Shtëpia e Bardhë nuk e konsideron MEK “një lëvizje të besueshme opozitare demokratike që është përfaqësuese e popullit iranian”.

    Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë (2005-2013) që aktualisht është deputet i Partisë Demokratike, tha për Fox News Digital se nuk kishte “asnjë dyshim” se bastisja ishte një përpjekje për të marrë me të mirë regjimin iranian.

    “Kërkova në parlament dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, sepse u vra një njeri dhe u plagosën 100 persona”, tha Berisha, i cili ka shërbyer edhe si president i vendit në vitet ’90.

    Emri:  Screen Shot 2023-06-25 at 10.10.29 PM.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  19.2 KB

    Sekretari i Shtetit Antony Blinken e sanksionoi Berishën në vitin 2021 me supozimin e “përfshirjes në korrupsion serioz”. Blinken ia ka ndaluar hyrjen në SHBA ish-kryeministrit. Berisha e ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion dhe ka deklaruar se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga George Soros dhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.

    Ish-kongresmeni Lee Zeldin, PR-New York, akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i Republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal.

    Irani e festoi bastisjen e kampit MEK nga policia shqiptare. Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Tasnim, “ajo që ndodhi në Shqipëri ishte në të vërtetë rezultat i fuqisë së diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit dhe një rezultante aksionesh nga institucione të ndryshme”.

    Emri:  Screen Shot 2023-06-25 at 10.11.24 PM.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  38.0 KB

    Tasnim ka lidhje Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, e sanksionuar nga SHBA si organizatë terroriste. Agjencia e lajmeve Kayhan, e cila është zëdhënëse e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, tha: “Ngjarjet e së martës në Francë dhe Shqipëri duhet të shihen qartë si aftësi ekzemplare e Republikës Islamike dhe dëshpërim i Perëndimit në përpjekjet e tij 44-vjeçare për t'u përballur me Iranin”.

    Bastisja në kampin MEK koincidon me anulimin nga qeveria franceze të një tubimi të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në korrik, dhe me lirimin nga ana e qeverisë belge të një diplomati iranian të dënuar për planifikimin e vrasjes masive me një bombë të vendosur në një konferencë MEK, i cili u shkëmbye me një shtetas belg, punonjës humanitar, i cili ishte marrë peng e mbahej në Iran.

    SHBA e vuri MEK në listën e terrorizmit më 1997 për shkak të vrasjeve të raportuara të amerikanëve në Iran në vitet 1970. Por më 2012, Departamenti i Shtetit e hoqi nga lista e terrorizmit, sepse grupi hoqi dorë nga dhuna. Një zëdhënës i NCRI tha për Fox News Digital se grupi hodhi poshtë menjëherë çdo përfshirje në vrasjen e qytetarëve amerikanë.

    Grupi, armik i betuar i regjimit iranian, u largua nga kampi i tij në Irak më 2013 sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB e SHBA, në bazë të cilës mijëra anëtarë të tij u vendosën në Shqipëri.

    Syri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shteti policor: Policia e Rilindjes dhunon qytetarët e gazetarët
    Nga Albo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2021, 10:25
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-08-2016, 04:50
  3. Shteti Policor: Policia të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2014, 16:49
  4. Muxhahedinet iranianë mbërrijnë në Shqipëri, Irani kërcënon Tiranën
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 01-06-2013, 05:54
  5. Hysenbelliu: Shteti policor në armiqësi me shtetin e së drejtës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2004, 11:59

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •