Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,043
    Postimet në Bllog
    18

    Kombëtarja e Futbollit: Ishujt Faroe - Shqipëri 1 - 3

    Shqipëria fiton dhe dhuron spektakël në Ishujt Faroe (VIDEO)

    Emri:  goli3.jpg

Shikime: 111

Madhësia:  30.7 KB

    Shqipëria vijon rrugëtimin fantastik nën drejtimin e Sylvinhos duke marrë fitoren e dytë radhazi, 3-1 në Ishujt Faroe. Transferta e radhës rezultoi e suksesshme për kuqezinjtë tanë që krijuan pafund raste, por dhe nga ana tjetër rrezikuan të pësonin më shumë gola.

    Në minutën e 20-të, Jasir Asani shërben një asist perfekt për Nedim Bajrami, i cili me një goditje perfekte me të djathtën e dërgon në rrjetë. 12 minuta më pas Sokol Cikalleshi fitoi një 11-metërsh, të cilin e mori vetë përsipër. Sulmuesi kavajas do të gabonte nga pika e bardhë.

    Vendasit do të ishin shumë të rrezikshëm, duke gjetur dhe golin e barazimit. Pas një shpërqendrimi të skuadrës sonë, Faero përfitoi për të shënuar me kokë, ndërkohë që Berisha e shoqëroi me sy topin në rrjetë.

    Shqipëria do të reagonte shumë shpejt, duke u rikthyer sërish në avantazh. Në minutën e 51-të, Kristjan Asllani ka shënuar një eurogol të vërtet me një goditje spektakolare nga distanca, që do të shkonte në trekëndëshin e portës. Një “perlë” e vërtetë nga lojtari i Interit, që gjen golin e parë me Kombëtaren tonë.

    Në minutat shtesë, Ernest Muçi vulosi gjithçka duke shënuar golin e tretë pas një kundërsulmi shumë të bukur.

    R.Lika-Koha Jonë


    Video e golave:


  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (25-06-2023)

  3. #2

    Për: Kombëtarja e Futbollit: Ishujt Faroe - Shqipëri 1 - 3

    Me kete kombetare kemi serish shancin e arte per te shkuar ne Europianin e ardhshem qe organizohet ktu ne Gjermani. Kemi ekip solid, trainer modern me mentalitet fituesi.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Tema të Ngjashme

  1. Kombëtarja e Futbollit: Shqipëri - Moldavi 2 - 0
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-06-2023, 21:56
  2. Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 12-10-2015, 14:52
  3. Konflikt Kine - Filipine per ishujt
    Nga Qyfyre në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 24-08-2012, 09:50
  4. AK: Të bashkohen kampionatet e futbollit Shqipëri-Kosovë
    Nga Exxon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-01-2012, 00:38
  5. Kryeministri: Kombëtarja e futbollit shiti flamurin
    Nga PRI-LTN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 29-01-2008, 10:09

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •