Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim dorëzon postin: E lumtur që njoha Shqipërinë!

    Ambasadorja Yuri Kim mban fjalimin e lamtumirës: Jam e lumtur që e njoha Shqipërinë!

    Emri:  kim.jpg

Shikime: 334

Madhësia:  26.4 KB

    Ambasadorja Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e largimit nga vendi ynë, si kryediplomate e SHBA-ve në Shqipëri.

    “SHBA do të vijojë të jetë me Shqipërinë. Ndërsa unë përfundoj këtë mision, jam e lumtur që e njoha Shqipërinë. Aktivitetet amerikane shqiptare janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Lidhjet e biznesit vijojnë ende të rriten. Ka ende vend për përparim, por po ndodh përparim. Mund t’ju kujtohet që në tetor të 2020 shkruam memorandumin e bashkëpunimit. Në vitin 2022 nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të mbrojtur infrastrukturën e telekomunikacionit. Investimet amerikane arritën në 235 milionë dollarë në vitin 2022, më shumë se dyfishi para pandemisë. Tregtia është rritur në 2022, eksportet rreth 3 herë më të larta se më parë. Jam besimplotë se investimet do të vijojnë të rriten ndërsa Shqipëria çrrënjos korrupsionin nga gjykatat e Shqipërisë. Reforma në drejtësi është çrrënjosja e korrupsionit, Shqipëria do të jetë një aleat më i fortë“, është shprehur ndër të tjera, Yuri Kim.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadorja amerikane Yuri Kim dorëzon postin: E lumtur që njoha Shqipërinë!

    Berisha: Ftoj DASH dhe Kongresin e SHBA-ve të hetojë për pronat e Yuri Kim në Shqipëri

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë edhe njëherë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Kongresit të ShBA-ve që të hetojnë pronat e Yuri Kim në Shqipëri.

    Berisha e quajti një zhvillim pozitiv largimin e saj, duke theksuar se qëndrimi i Yuri Kim në Shqipëri ishte një hile e neveritshme që ajo me Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, i bëri vendit të vet, haptas.

    Berisha: Së pari unë nga largimi i saj është një zhvillim shumë pozitiv. Zgjatja e qëndrimit të saj ishte një akt, një hile e neveritshme që ajo me Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, i bëri vendit të vet, haptas. Ajo për të zgjatur qëndrimin, për ti bërë shërbimet e fundit në këto zgjedhje dhe kundër opozitës, i kërkoi Ramës dhe Xhaçkës, që të thonë se po ikën. Shefat e saj pastaj thanë se nuk mund të na diktojnë se kur ikën, e kur rrin, etj. Së dyti, meqenëse ajo po ikën, i thashë në parlament mesazhin që kisha. Por një gjë që nuk mu kujtua në atë moment, po ja them tani. Ftoj përsëri Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, Kongresin e SHBA dhe FBI-në, të hetojnë për pronat e saj në Shqipëri. Sikundër theksoj se, zëdhënësi i saj Edi Rama, aludoi se unë e kisha fjalën për Yuri Kim polakun. Unë nuk ngatërroj një polak me një amerikane kurrë. Nuk e kam patur kurrë fjalën për Yuri Kim polak. Por me të u dekonspirua një gjë, u tregua komunikimi që kanë ata të dy kundër meje. Tani nuk doli kush tjetër me më përgënjeshtruar mua veç Edi Ramës. Tani vetëkuptohet kjo, por unë nuk e kisha fjalën për një Yuri Kim polak. E them me përgjegjësi të plotë.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadorja amerikane Yuri Kim dorëzon postin: E lumtur që njoha Shqipërinë!

    Edi Rama mesazh mirënjohes për ambasadoren Yuri Kim: Më shqiptarja mes amerikanëve

    Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në Facebook një mesazh mirënjohjeje për ambasadoren Yuri Kim, pas përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri.

    Yuri Kim mori votëbesimin si ambasadore e SHBA në Tiranë nga senati amerikan në 29 nëntor 2019. Ajo zbriti në Tiranë në 22 janar të 2020. Tashmë ajo ka përfunduar mandatin e saj diplomatik.

    Postimi i plotë i Edi Ramës:

    Yuri Kim e mbylli misionin e saj në Shqipëri.

    Ajo qëndroi njësoj sa të gjithë ambasadorët e tjerë, po qëndrimi i saj zgjati më shumë se sa i të tërë të tjerëve bashkë. Sepse ndryshe nga gjithë të tjerët, ajo nuk ndenji një ditë pa u shfaqur, sa ekran më ekran, e vrenjtur edhe kur buzëqeshte, sa në instagram, e qeshur edhe kur pejzazhet nga Shqipëria ishin të vranëta, e sa përmes cicërrimave, ku ëmbëlsisht serioze e ku seriozisht të hidhura, nga frëngjia e Twietter; sa në rrugët e jetës politike në Tiranë, ku me dylbi e me pushkë në stërvitjet ushtarake, ku me shpatë në brez në mbledhjet e organeve të drejtësisë, ku me lot në sy për viktimat e Armikut të Padukshëm, ku me helm në gjuhë për armiqtë e Reformës në Drejtësi, e ku me llokume e raki për komisionin multipartizan të reformës zgjedhore; herë si kalorëse e të gjithëpushtetshmit, herë si hije e pushtetit dhe herë si bebisiter e kundërshtarëve të pushtetit, edhe falenderuese për miqësinë mes popujve, edhe inkurajuese për arritjet e popullit, edhe kërcënuese për të zgjedhurit nga populli, nganjëherë e bezdisur prej akuzave se po mbështet qeverinë, ndonjëherë e nervozuar prej pretendimeve se po mbështet opozitën, shpeshherë e gëzuar për pakënaqësinë e të gjitha palëve, po asnjëherë në një vend; sa në majat e maleve e në brigjet e deteve, për të dhënë mesazhe të mirëkuptuara, sa në mes të burrave me kostum për të nënkuptuar se kostumi s’të bën medoemos burrë, sa në këmbë mes fëmijëve në Tropojë për të nënvizuar se Amerika s’të njeh për burrë, e sa ulur mes plakave në Dhërmi, për të nëntreguar se asnjë burrë nuk është i domosdoshëm.
    Yuri Kim u largua duke lënë pas në pamje të parë, miq e armiq, që e deshën apo e urryen, ndërkohë që më pranë të vërtetës është fakti se askush s’e deshi dot pa e urryer asnjëherë dhe asnjë se urreu dot pa e dashur qoftë edhe njëherë.

    Në radhën e tërë atyre që deri më sot janë ulur në zyrën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, ajo ishte më amerikania mes shqiptarëve dhe më shqiptarja mes amerikanëve. Kush më shumë e kush më pak, ambasadorët e supërfuqisë në vendin tonë kanë rënë në kurthin e ëmbëlsisë admiruese të Shqipërisë, ku Amerika shihet si Arusha e Madhe në qiell dhe një ambasador amerikan trajtohet kudo ku shkon, si mik i rënë nga qielli, e për rrjedhojë fatale bie brenda dhe ndjehet si një Zot në tokë, i cili duhet të jetojë e të veprojë në emër të popullit shqiptar, të bëhet jo vetëm zëdhënësi i halleve të tij, po edhe luftëtari që për llogari të tij përleshet me padrejtësitë, fshikullon të pushtetshmit, godet të paudhët, poshtëron të pandreqshmit, një lloj gjykatësi suprem, i cili merr frymë me detyrimin moral karshi njerëzve të thjeshtë që të kontestojë deri edhe vetë vendimet e gjykatave.
    E tmerrshme në dukje, po jo edhe aq në fakt, sepse për ta vlerësuar si duhet rolin e ambasadorëve amerikanë, e posaçërisht të ambasadores që me protagonizmin e saj të veçantë na doli edhe në ëndërr, e më shtyu t’i shkruaj edhe këto radhë, duhet bërë pyetja, “A do të ishte më mirë sikur të mos ishin fare a sikur në vend se të zhytej me kokë, në vorbullën e jetës politike e institucionale të vendit, Yuri të qëndronte si sfinks mbi kodrën e butë të Rrugës së Elbasanit?”…. Unë them jo, padiskutim jo. Përkundrazi. Por ky do të ishte një shkrim i gjatë, për të cilin këtu nuk është asfare vendi.

    Kështu që në fund të misionit të saj, nuk më mbeti tjetër veçse t’i dorëzoj ambasadores Yuri Kim, Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, për sa shumë e deshi Shqipërinë, sa shumë u përpoq për të ndihmuar që Shqipëria në ikje të saj, të bëhej një vend më i mirë se sa ai që ishte kur ajo erdhi dhe mbi të gjitha, për bindjen time se kjo lloj Amerike, me duart e futura në organizmin e jetës sonë institucionale, ka qenë tërë këto vite të ngjitjes së mundimshme nga honi i zi i ferrit komunist në të përpjetën drejt dritës së demokracisë, një e keqe aq e domosdoshme, sa vetë forca që i ka dhënë Shqipërisë e kombit shqiptar në çdo drejtim, e padyshim edhe sa fuqia që i ka dhënë drejtësisë në Shqipëri për të luftuar, më në fund, me të këqijat që deri dje ngjanin të përjetshme dhe pa Amerikën në krah do të mbeteshin përjetë të tilla.

    Prandaj njësoj si këta rreshta mbase diplomatikisht skandalozë – po ja që e vërteta s’është gjithnjë dot diplomatike kur duhet thënë patjetër – mirënjohja e falenderimi për ambasadoren Yuri Kim, janë të ndjerë sinqerisht e të menduar krejt lirisht, teksa avioni nga Brukseli po ulet në Tiranë, ku një tjetër ambasador amerikan pritet të bjerë së shpejti në kurthin e ëmbël të Shqipërisë.

    Thank you for everything dear Yuri and may force be with you all the way!
    God Bless you and the United States of America

    Emri:  kim1.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  38.9 KB

    Emri:  kim2.jpg

Shikime: 111

Madhësia:  28.7 KB

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2022, 13:05
  2. Ambasadorja amerikane Ris viziton sinagogën hebraike në Sarandë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 01:26
  3. Enciklopedia amerikane që shkruan për Shqipërinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-11-2005, 14:44
  4. Ambasadoria Amerikane: Si e njoh unë Shqipërinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-10-2005, 10:39
  5. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 03:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •