Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Berlin: Notari Gersi Troka është shpallur kampion në Lojërat Olimpike Speciale

    Notari Gersi Troka është shpallur kampion në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin. Ai është vlerësuar me medalje ari pas një performance të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not.

    Emri:  medalje.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  29.3 KB

    Ky super rezultat vjen vetëm dy ditë pasi Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi disa ndryshime në Ligjin për Sportin, të cilat lidhen veçanërisht me gjithëpërfshirjen dhe sportin paralimpik.

    Përmes një postimi në rrjete sociale Ministrja Kushi e quan këtë medalje të artë të kampionit Gersi Troka një arsye më shumë që vendimi për të përfshirë në Ligjin e Sportit mbështetjen për “Special Olympics” dhe “Paralympics” të bëhet realitet sa më parë.

    “Zemra mal për kampionin tonë special Gersi Troka, i cili fitoi medalje ari në not në Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Berlin! Rezultate si këto janë një arsye më shumë që vendimi që sapo kemi marrë për të përfshirë në Ligjin e Sportit mbështetjen për ‘Special Olympics’ dhe ‘Paralympics’ ta bëjmë realitet sa më parë”, shkruan Kushi në postimin e saj.

    Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në Lojërat paraardhëse. Ata garojnë në disiplina të ndryshme si not, peshëngritje, basketboll e atletikë.

    Euronews
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (25-06-2023)

Tema të Ngjashme

  1. Shefat Isufi është shpallur kampion bote në peshat e lehta WBF.
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-04-2022, 15:55
  2. Daniel Godelli është shpallur kampion bote në peshëngritje
    Nga Qyfyre në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-12-2014, 15:57
  3. Lojërat e 21 Olimpike Dimërore - Vancouver 2010
    Nga Mexhi në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 03:30
  4. Lojërat Olimpike Dimërore - 2014 [Rusi]
    Nga RaPSouL në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-07-2007, 10:45
  5. Lojërat Olimpike Dimërore - Torino 2006
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 06:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •