Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    pyjet dhe lumejte

    U nisa nga ferri i vetmisė
    me njė ėndėrr nė zemėr.
    Kalova malet e perėndisė,
    i vetėm, pa njeri.
    Kalova lumejtė e dritės
    i vetėm, pa njeri.
    Mbėrrita pyjet e dashurisė
    i vetėm mes shumė njerėzve.
    Por askush nuk mė dha
    njė shkrepse tė vetme
    t’u vija flakėn.
    Njė shkrepse e vetme
    mė shkatėrroi ėndrrėn.

    U ktheva sėrish nė lumejtė e dritės
    dhe humba vetminė nė thellėsinė e tyre.

  2. #2
    Nje i cmendur


    Kam vrare dike!
    Te gjithe e shane,
    te gjithe e qelluan,
    te gjithe mllefin tek ajo nxorren.
    E ndoten!
    Une e vrava.
    Tani pres te me shpetoje dhe mua dikush,
    te shkoj prane saj
    e te marr falenderimin e pare te jetes time.

    Tek jepte shpirt nuk foli.
    Syte e stermadhuar nuk i leviznin.
    Goja gjysem e hapur,
    nga shtellungat e ajrit
    qe mundoheshi te hynin me terbim,
    nuk nxirrte asnje fjale,
    vec kaperdinte te miat.
    Fytyra nuk i shprehte mirenjohjen me te vogel.
    Ne fillim u inatosa
    por me vone kuptova se
    ajo po shijonte momentin.

  3. #3
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    dhe une e dashkam marien tende,
    edhe borxh mbase mund te t'a kerkoj nje dite,
    por te vrasesh marien tende
    nuk meriton titullin e larte i cmendur,
    me beso. i pafuqishem t'a lesh te jetoje, mbase,
    e po ia fale jeten, mbase, mbase, tre here, mbase, budalla.


    shkruan bukur. me pelqen.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #4
    Shum e fuqishme kjo e dyta.
    Ai vargu i fundit eshte kriminel fare, po ashtu dhe i katerti nga fundi.

    Jam kurioz te di ne c'gjendje i ke konceptuar keto.

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Shumė tė "fuqishme" poezitė Pluhur. Ēdo varg ka kuptimin e tij dhe tė gjitha janė tė domosdoshme.

    Edhe unė jam kurioz siē ėshtė Sokoli por kam frikė tė lexoj pėrgjigjen tėnde.
    Edi

  6. #6
    Djema, Sokola, Kulla, Hapesira Ed, ju falenderoj!

    ...dhe nuk di nese mund te pergjigjem per gjendjen kur shkrova ato vargje Sokol. Vertet qe nuk mundem.

  7. #7
    Djallit I kerkova nje dite lirie. Ne bote doja te shkoja te vdisja perseri.
    Ai me la.
    Me percolli deri ne Purgator e me dha nje plumb e nje keshille: te perdorja ate kesaj here.

    Eca ate dite dhe kujtova. Kujtimet me dhane forcen te shkrep pushken. Atehere cudia ndodhi. Nuk doli plumb nga gryka e asaj pushke por nje ze I qete djalli qe me thoshte te vrisja mendimet, jo veten. Ndodhia ime e kish lenduar, e kish zbutur. Ndaj largimin tim e kish pare si te vetmen rrugezgjidhje per t’iu kthyer detyrimeve me zell.

    Tashme jane tre botet pas vdekjes. Bota e zotit, ne te cilen s’pranova te shkoj. Ajo e djallit nga ku me debuan. Dhe bota ime, ajo e njeriut qe i ktheu shpinen Perendise.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ti edhe shpinen e ke te bukur, keshtu qe perendia nuk te merr inat. Un e marr inat perendine ... pastaj shumoj te bijte e djallit , duke dashur te te zhbiriloj mendimin pasardhes tendin.
    Ne cilen prej boteve pret vizitore???/
    macia duke u pluhurosur mrekullisht!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •