Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    SPAK merr në pyetje vajzën e video-skandalit. Është nga Berati, ka biznes në Tiranë. Pritet shoqërimi i Gjicit

    Emri:  Capture-93.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  23.2 KB

    SPAK ka identifikuar gruan që shfaqet në video skandalin me tashmë ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

    Ajo është 40-vjeçaria A.K, e cila rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës.

    A.K po merret në pyetje nga SPAK. Sipas “Ora News”, gruaja zotëron dhe një biznes këshillimi ndaj kompanive të treta në Tiranë.

    Ndërkohë prokurorët e SPAK pritet të firmosin fletë arrestet për të dy, vajzën dhe Gjicin.

    Çështja ndaj kryebashkiakut të Kukësit, aktualisht ka nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.

    Pritet që SPAK, të shoqërojë kryebashkiakun Safet Gjici, tashmë të shkarkuar me qëllim marrjen e tij në pyetje. Ndërsa SPAK, po analizon situatën dhe ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg’.

    Kryeministri Rama sot e shkarkoi menjëherë Safet Gjicin sapo video skandali pushtoi mediat dhe rrjetet sociale.


    Safet Gjici jep dorëheqjen pas publikimit të videos intime, kryeministri e shkarkon. SPAK-u e heton

    Safet Gjici ka reaguar pas video-s në zyrën e tij. Teksa thotë se ka rënë pre e një kurthi, Gjici jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Kukësit.

    Ndërkohë kryeministri Rama e ka shkarkuar menjëherë, ndërsa SPAK-u ka filluar urgjent hetimin penal ndaj Safet Gjicit.

    Reagimi i plotë i Safet Gjicit:

    Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

    Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

    Nuk mund të jem më, unë, njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.

    Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!


    Kryeministri shkarkon Safet Gjicin

    U filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e shtetit, ndaj qeveria ”Rama” shkarkon Safet Gjicin si kryetar të Bashkisë së Kukësit. ”Morëm vendimin për shkarkim të menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit”,-tha ministrja Ibrahimaj.


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Kot e beni me faj Safetin. Fajin e ka Edi Rama. Sic thone kuksianet: "Edi Rama e ka bere Qeverine e tij Harem me femra!"

    Safeti po ndjek shembullin e kryeministrit tone Rilindas.

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,466
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kot e beni me faj Safetin. Fajin e ka Edi Rama. Sic thone kuksianet: "Edi Rama e ka bere Qeverine e tij Harem me femra!"

    Safeti po ndjek shembullin e kryeministrit tone Rilindas.
    Albo, nuk te ka hije si orthodhoks te mbash kete qendrim ndaj femres, se e ke pergjithesuar, ti rron dhe ne vendin me demokratik te botes, e njeh barazine gjinore apo jo??
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,328
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Kjo ka qenë modë që kur është formuar kjo parti 1941. Kështu kanë bërë.Kuplara gjithë kohës.Imagjinoni të kishte celularë që në atë kohë!! Dhe pa pikë turpi thotë është kurth i kundërshtarëve të mi që sfituan!!!Jo or plehrë dhe sikur të jenë kundërshtarët e tu politikë gjë që se besoj ky është një fakt se çfarë mostrash jeni në atë parti që që gjithë jeni përveç hajduta por dhe imoral dhe mbi të gjitha shkatërrues të Shqipërisë.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    SPAK sekuestron në shtëpinë e Alma K. pajisjet e regjistrimit. Pritet të dalin video të tjera!

    Emri:  Capture-151.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  39.1 KB

    Sot SPAK-u arrestoi Safet Gjicin. Po kështu edhe Alma K. u la në arrest shtëpiak.

    Mësohet se një javë më parë SPAK bëri kontroll në shtëpinë e vajzës A.K. e cila shfaqet në videoskandalin të zotit Gjici.

    SPAK ka sekuestruar pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjim, ndërsa pajisjet janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.

    Alma K. dihet publikisht se ka takuar shumë persona VIP dhe pritet nëse ka video të tjera që mund të trondisin publikun.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    VOA për arrestimin e Gjicit: SPAK vijon hetimet nëse videoja u përdor për shantazh

    Emri:  IMG_4187.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  37.3 KB

    Artikulli i Zërit të Amerikës:

    Në Shqipëri, kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, u arrestua pasditen e së shtunës, nën akuzën për korrupsion, me urdhër të Prokurorisë speciale për Krimin e organizuar dhe Korrupsionin. Hetimi ndaj tij nisi javën e shkuar menjëherë pasi në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij. Kjo e fundit po ashtu ka përfunduar ne arrest shtëpie, edhe ajo e dyshuar për korrupsion.

    Zoti Gjici, i cili mori një mandat të ri në krye të Bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e 14 majit, rezulton të jetë filmuar në zyrën e tij në datën 6 qershor, rreth orës 16.00. Pak pas publikimit të videos, ai njoftoi dorëheqjen përmes një postimi në Facebook si “një detyrim minimal” e duke kërkuar ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Qeveria po ashtu njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

    Zoti Gjici e konsideroi ngjarjen një kurth të ngritur nga kundërshtarët politik, ndërsa shkruajti se “fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”.

    Ai po ashtu, deklaroi se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”. Por kjo duket të ketë qenë një përpjekje për të shmangur pikërisht akuzën për të cilën ai u arrestua sot. Në fakt publikimi i plotë i videos, dëshmoi se pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai bisedon me gruan, për financimin nga ana e Bashkisë të një projekti të saj për sterilizimin e qenve të rrugës. Madje ai thërret në zyrë nënkryetarin e Bashkisë, duke i kërkuar të ndjekë praktikën për miratimin e projektit.

    Prokuroria e Posaçme ndërkohë po vijon hetimin për të zbardhur të gjithë situatën, që nga arsyet e filmimit në zyrën e tij nga ana e gruas, publikimit, apo dhe nëse përmes videos, ka patur përpjekje për ta shantazhuar kryetarin e Bashkisë.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Arrestohet Safet Gjici, pritet dhe një tjetër nën pranga

    Emri:  IMG_4183.png

Shikime: 33

Madhësia:  211.5 KB

    Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është arrestuar.

    Burimet pranë SPAK thonë se pritet dhe një emër tjetër të vihet nën pranga.

    Mësohet se Gjici, i cili kishte masë sigurie nga gjykata e Posaçme për korrupsion, është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij.

    Kujtojmë se Gjici dha dorëheqjen të premten që kaloi pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e kryetarit të bashkisë.

    Video që është filmuar në zyrë dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale mban datën 6 qershor 2023. Pas publikimit të saj SPAK njoftoi nisje të një procedimi penal, por pa bërë të qartë se për çfarë akuze kishin filluar hetimet.

    Në një mesazh në faqen e tij në Facebook ai kërkoi ndjesë dhe pretendoi se kishte rënë pre e një kurthi.

    “Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”, shkroi ai duke fajësuar rivalët politikë.

    Gjici më tej pranoi që ishte në një marrëdhënie me gruan që shfaqet në video, por tha se në këtë situatë nuk kishte vlerë asnjë lloj justifikimi.

    Më tej ai shkroi se jepte dorëheqjen.

    “Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë”, shkroi ai dhe e cilësoi ngjarjen një “mendjelehtësi të pafalshme”.

    Ndërkohë pasi Gjici pati njoftuar dorëheqjen, ministrija e Financave Delina Ibrahimi njoftoi se Këshilli i Ministrave kishte vendosur shkarkimin e menjëhershëm të Gjicit nga detyra.

    Gjici i fitoi zgjedhjet lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.


    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Alma në video-skandalin e Gjicit: Herën e parë më ngacmoi, të dytën shkova me dëshirë

    Emri:  gjiciii.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  20.7 KB

    Del dëshmia e Alma. K, vajza në videon me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Ajo tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte. “Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”,-ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma. K.

    Me Gjicin është takuar vetëm dy here në zyrë. Herën e parë, sipas saj i prezantoi projektin për qentë dhe u ndje e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.

    Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit. “Fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lash takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit’, thotë Alma. K. Ditën tjetër, kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

    “Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij. U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentet dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat një dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha ‘Lëri se flasim pastaj’. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale”, thotë Alma. K në dëshmi.

    Ajo tregon se pasi ka përfunduar aktin me pëlqimin e saj, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin që quhej Granit, dhe ”unë kam biseduar me të për projektin e qenëve. Shkëmbyem e-mailet dhe unë do t’ia nisja në format elektronik projektin”,-përfundon Alma. K.

    Report Tv

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    U shkarkua apo jo? Mungon vendimi për Gjicin, Presidenti nuk cakton dot datë për Kukësin

    Emri:  auto_850x600_qwsaxvdz16869172681687707708.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  27.3 KB

    Ndonëse zgjedhjet vendore të 14 majit nuk janë certikikuar ende plotësisht pasi vijon procesi i ankimimeve, të paktën në dy njësi vendore do të kemi përsëritje të procesit. Në Rrogozhinë për shkak se zgjedhjet nuk u certifikuan nga Kolegji dhe në Kukës për shkak se kryebashkiaku Safet Gjici u njoftua se është shkarkuar, njoftim i cili ka mbetur vetëm deklarativ pasi akti zyrtar nuk është publikuar.

    Vendimi për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, vijon të jetë vetëm deklarataiv. As në faqen e Këshillit të Ministrave e as në Fletoren Zyrtare nuk është zbardhur një akt i tillë nga ana e ekzekutivit shqiptar, ndonëse publikisht u njoftua se ishte ndërmarrë një veprim i tillë.

    Ky akt zyrtar është i domosdoshëm në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Kukësit. Procedura ligjore parashikon se Këshilli i Ministrave duhet të njoftojë zyrtarisht zyrën e Presidentit të Republikës dhe më pas ky i fundit duhet të dekretojë një datë për zgjedhje të parakohshme vendore: “Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit”.

    Krahas Kukësit, zgjedhje do të ketë përsëri në Bashkinë e Rrogozhinës ku ndryshe nga rasti i Safet Gjicit, për këtë bashki nuk pati certifikim të rezultatit përfundimtar sepse Kolegji Zgjedhor konstatoi pavlefshmëri në një qendër votimi që ndikonte në rezultatin final, çka do të thotë që zgjedhjet për këtë njësi nuk përfunduan asnjëherë dhe të drejtën e caktimit të datës e ka KQZ, ku sipas projektvendimit, pritet të jetë data 23 korrik.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    VIDEO/ ‘Eh moj bijë, sa hynë e dalin këtu’: Si e thumbuan Alma Kaçin kur u largua nga zyra e Safet Gjicit

    Në dëshmi evidentohet se Gjana pas urdhrit të shefit të tij Safet Gjicit, kishte insistuar që Kaçi të paraqiste kërkesat e saj, por nuk i ishte përgjigjur, teksa pretendon se edhe ka nisur të dyshojë. Madje shton se ka vënë në dijeni Gjicin se Kaçi mund të ketë bërë video.

    Kjo dëshmi ngre pikëpyetje se pse funksionari vendor, numri dy i bashkis që më vonë do bëhej prefekt, do duhej të dyshonte për diçka të tillë, apo nëse kishte ose jo dyshime apo informacione që në Bashkinë që drejtohej nga Safet Gjici, eprori i tij mund të bënte veprime të tilla komprometuese përderisa ekziston shqetësimi që mund të kishte filmime.

    Në dosjen e SPAK thuhet:

    “Me date 09.06.2023, diten e betimit te Kryetarit te Bashkise Kukes ndodheshin ne Pallatin e Kultures ne Kukes ku eshte mbajtur mbledhja e pare e Keshillit Bashkiak. Ne perfundim te votimeve per anetaret e keshillit te qarkut, mori fjalen shtetasi Astrit Cengu dhe me tone te ashpra duke iu drejtuar kryetarit Gjici dhe duke tundur telefonin qe kishte ne dare deklaronte se ky i fundit edhe pak kohe do të qendronte ne detyre per shkak te nje video qe do behej publike dhe qe do te trondiste te gjithe vendin. Nder te tjera deklaruesi shton se eshte vene ne dijeni per permbajtjen e videos vetem diten e publikimit neper media pra me date 16.06.2023. Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma Kaci te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha. Gjithashtu Gjana deklaron se ne ditet ne vijim pas takimit me Alma Kacin ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik me te dhe ka insistuar qe kjo e fundit t'i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha. Vetem pas ketyre tentativave qe nuk gjenin pergjigje tek Alma Kaci ai ka krijuar bindjen se ideja e projektit mund te ishte nje tentative mashtrimi dhe se kjo shtetase nuk ishte serioze dhe per kete ka biseduar edhe me kryetarin Gjici i cili i ka sugjeruar qe te vihet ne kontakt edhe fizikisht me shtetasen Alma Kaci per te kuptuar nese kishte realizuar ndonje video ne zyren e Bashkise diten e takimit. Ai gjithashtu shton se eshte vene ne dijeni se Safet Gjici dhe Alma Kaci jane takuar edhe nje here tjeter ne zyre perpara dates 06.06.2023.”

    Edhe Alma Kaçi në dëshminë e saj thotë se në dalje nga bashkia pas marrëdhënies seksuale me Gjicin në zyrën e këtij të fundit, kishte takuar një të moshuar që i kishte thënë fjalë thumbuese: “Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu”, që sipas Kaçit i lanë të kuptonte se nuk ishte e para që dilte nga bashkia në atë gjendje.

    Syri

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Skandali seksual me Gjicin, Alma Kaçi: Filmimin e bëra për llogari të Filip Çakulit si gazetare investigative

    Zbardhet dosja hetimore e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit. Kjo e fundit ka deklaruar para prokurorëve se videon e kishte xhiruar për llogari të Fiks Fare, ku punonte si gazetare e padeklaruar. Edhe mamaja e Alma Kaçit ka konfirmuar punësimin e të bijës për llogari të Fiks Fare, duke pohuar se me pagesat që merrte i siguronte asaj mbijetesën.

    Nga SYRI TV

    SYRI TV ka siguruar dosjen në ngarkim të Alma Kaçit dhe ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici që akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë apo të të zgjedhurve vendor.

    Konfirmohet zyrtarisht nga thëniet e saj dhe të të ëmës së moshuar, se Alma Kaçi punonte për emisionin investigative ‘Fiks Fare’ që transmetohet në ‘Top Channel’, dhe se videoregjistrimin ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Gjicin e kishte bërë për llogari të këtij emisioni.

    Faktin se Alma Kaçi punonte për ‘Fiks Fare’ e përforcon edhe e ëma e saj e moshuar.

    ‘Ndër të tjera ajo tregon mbi punët e shumta që ka kryer gjatë këtyre viteve si shitëse ambulante, pensionin e pleqërisë që përfiton, të ardhurat nga bamirësia e shumë personave dhe xhamive në Durrës si dhe të ardhurat që i ka sjellë Alma Kaçi ç’do herë që është paguar nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ për shërbimet që ka kryer’, thotë ajo në dëshminë e saj në polici.

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi dolën para Gjykatës të premten e 22 dhjetorit ku dhanë pretendimet e tyre dhe dëgjuan ato të akuzës. SPAK thotë se nga hetimet, rezultoi se në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

    Në telefonin e saj, u gjetën biseda mes Kaçit dhe gazetarëve të emisionit ‘Fiks Fare’ ku flisnin për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Alma Kaçit, për ta dokumentuar.

    Syri

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Prapaskena/ Alma Kaçi bashkëpunoi me “Fiks fare”, USB ia mori Abedin Oruçi

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-06-19-at-17.30.53-1024x576-1.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  35.3 KB

    Pas publikimit të pamjeve nga zyra e Safet Gjicit shpërthyen në masë teoritë konspirative mbi motivet e filmimit që kompromentonte dy protagonistët e seksit oral. Deklaratat e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit ishin kontradiktore. Kryebashkiaku denonconte një kurth të organizuar nga kundërshtarët politikë. Por ai edhe gënjeu kur tha se ishte në një lidhje me Alma Kaçin prej shumë kohësh.

    Në anën tjetër Alma Kaçi i përmbahej misionit parimor të gazetarisë. Sipas saj në thelb të skandalit ishte denoncimi i ngacmimeve seksuale që ndodhnin rregullisht në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit. Pavarësisht se pamjet tregonin se Alma Kaçi kishte shkuar përtej limiteve të profesionit, ajo i mbeti deri në fund alibisë se u nis për të denoncuar Gjicin, por ngjarjet rrodhën ndryshe.

    E vërteta që ka zbuluar prokuroria duket se nuk është as me njërin dhe as me tjetrin. Të paktën nga sa u kuptua në seancën e parë të procesit që u zhvillua në Gjykatën e Posaçme në Tiranë, kur prokurori tregoi se çfarë kishte zbuluar.

    Së pari duhet thënë se motivi fillestar për të cilin Alma Kaçi kishte kontaktuar kryebashkiakun e Kukësit ishte një shërbim i mundshëm për Fiks Fare. Ajo ka pranuar bashkëpunimin me emisionin investigativ në Top Channel duke u vetëquajtur një gazetare e padeklaruar e emisionit, që kishte marrë pjesë edhe në investigime të tjera.

    Në telefonin e Kaçit, prokurorët gjetën mes të tjerash edhe bisedat e saj me gazetarë të “Fiks Fare”, ku flitej për filmimin me Gjicin. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e gruas për ta dokumentuar atë.

    Por përgatitja e materialit denoncues duket të ketë qenë synimi i takimit të parë. Kur nuhati se mund të kishte përfitime nga marrëdhënia me kryebashkiakun, ajo devijoi nga misioni fillestar dhe vendosi të shkojë më tej. Në takimin e dytë në zyrën e kryebashkiakut, Alma Kaçi i shkoi deri në fund rolit që mori si gjahtare e tenderave. Jo vetëm se bëri seks oral me Gjicin, por vazhdoi bisedën me të për të ngritur një strehë për qentë e rrugës me qëllim përfitimin nga kryebashkiaku, duke vazhduar takimet me nënkryetarin e bashkisë.

    Gabimi i vetëm që bëri ishte se e filmoi edhe vetën në takimin e dytë.

    Së dyti, prokurorët kanë përgjigjen e Alma Kaçit edhe për një pikëpyetje të madhe të kësaj historie: Si u shpërnda filmimi që kompromentonte jo vetëm Safet Gjicin, por edhe Alma Kaçin?

    Gruaja ka treguar se filmimet u shpërndanë pasi USB ku ishin pamjet ia ka marrë me forcë Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut të Kukësit. Mbetet pa përgjigje se përse e kontaktoi Alma Kaçi personin që njihej për një konflikt të vjetër me Safet Gjicin? A tentoi ajo të përfitonte para në këmbim të materialit filmik?

    Mes Safet Gjicit dhe Abedin Oruçit ka një përplasje të vjetër. Rreth 4 vite më parë dy burrat ishin përfshirë në një sherr, pasi Oruçi pretendoi se i kishte shlyer detyrimet ndaj bashkisë për një hotel që kishte në pronësi, ndërsa bashkia kishte konstatur një pjesë të ndërtimit të paligjshëm.

    Kur policët shkuan ta arrestojnë në hotelin e tij në Kukës në vitin 2021, Abedin Oruçi u drejtoi armën efektivëve, por pa i qëlluar. Ai mundi t’u shpëtojë duke u arratisur. Dosja u mbyll disa vite më pas.

    Nga 2015 deri në 2019, Abedin Oruçi ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit, përfaqësues i PDIU-së. Në zgjedhjet vendore të 2019, Oruçi ka qene rival me Gjicin për bashkinë e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike, ndërsa në 14 Maj ishte kandidat për bashkinë e Kukësit nën siglën e Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë./Lapsi.al


    Lapsi

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Jepet dënimi nga GJKKO. Dy vite burg për Safet Gjicin, 1 vit për Alma K.

    Emri:  1687796936_safetgjicidhealmak.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  32.8 KB

    GjKKO dënon me 2 vite burg ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici pas video-skandalit në zyrën e tij, ku ai kryen marrëdhënie intime me Alma K.

    40-vjecarja u dënua me 1 vit. Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre ndërsa për Alma u shpall fajtore për prostitucion.

    Gjiici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.

    “Unë kam marrë dënimin më të madh, dënimin moral. U kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici.

    Koha Jonë

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Akti seksual në zyrë, Safet Gjici rrëfehet për herë të parë: Videon kundër meje e pagoi…

    Emri:  gjiciii.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  20.7 KB

    Ka përfunduar mbrojtja në gjykatë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin, i cili ka folur hapur për herë të parë për skandalin seksual në zyrën e tij dhe ka akuzuar Abedin Orucin për këtë video. Po ashtu ka thënë se Alma K i ka dha substancë narkotike.

    Dëshmia e Gjicit

    Kurthi ma ngriti kundershtari Abedin Oruci. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë I hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.

    Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësi. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja hollandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin. Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kane arritur që ti pushojnë. Konflikti mes nesh ka qene i hapur dhe ai e paguajti Alma Kaçin ne shenje hakmarrje pse une nuk e lashe te zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve paleje.

    Abedin Oruci me ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyren. Kush me ka dhene substance narkotike Alma Kaci me bashkëpuntorin e saj pse kete fakt nuk e heton prokuroria.

    Pse Alma pasi beri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk eshte hetuar ky fakt, nderkohe qe une hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste. Ku eshte premtimi qe i kam bere une Alma Kacit per projektin se nga telefoni im nuk doli asgje nderkohe qe ajo kishte komuniku me Orucin. Une i thashe shko tek zevensi Almes por ajo as aty nuk e dorezoi. Ne buxhetin e 2023 ne nuk kishim te parashikur nje gje te tille fond për qent. Ata me sulmuan pse nuk i lejova te ndertojne paleje dhe te pervetesojne token.

    Une kam marrë dënimin me te madh denimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mijë dhe qytetarëve të Kukësit. (u perlot) Oruci donte qe te iki une dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zbaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndervite ka pas 25 çështje penale. Une kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.

    Koha Jonë

  15. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,466
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    ............................
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 08-02-2024 më 03:32
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Safet Gjici dhe Alma Kaçi në burg, zbardhet vendimi i arsyetuar i GJKKO. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimeve

    Emri:  1687796936_safetgjicidhealmak.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  32.8 KB

    Zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Posaçme, e cila vendosi dënimin me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin, e po ashtu edhe me 1 vit burg Alma Kaçin, e cila kreu aktin seksual në zyrën e tij dhe e filmoi atë. Sipas Gjykatës, Alma Kaçi është paguar nga një person me emrin Abedin Oruçi, i cili në këmbim i ka kërkuar që të kryej aktin seksual dhe ta filmojë atë. Gjici është dënuar nën akuzën për shpërdorim detyre, ndërsa Kaçi nën akuzën e prostitucionit.

    Sa më poshtë, Gjykata ka vlerësuar:

    Gjykata pasi shqyrtoi provat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak të cilat u vlerësuan sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar si dhe çmoi vërtetësinë e fuqinë provuese të secilës prej tyre, krijoj bindjen tej çdo dyshimi të arsyeshëm në lidhje me fajësinë e të pandehurve Safet Gjici dhe Alma Kaçi.

    Gjatë gjykimit rezultoi e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se më datë 06.06.2023 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës (Safet Gjici i pandehur në këtë gjykim) ka ndodhur një akt seksual midis tij dhe të pandehurës Alma Kaçi. Video e cila pasqyronte aktin seksual të ndodhur në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës është publikuar online në media/portale të ndryshme, dhe mbi këtë bazë Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal nr.145/2023 në ngarkim të shtetasit Safet Gjicit (ish-Kryetar i Bashkisë Kukës) lidhur me veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Më datë 22.06.2023 Prokuroria e Posaçme me urdhrin “Për pasqyrimin e të dhënave në regjistër/ndryshimin e cilësimit juridik dhe regjistrimin e emrit të personit nën hetim” ka urdhëruar: 1. Saktësimin e veprës penale në kuadër të procedimit penal nr.145/2023 nga vepra penale e “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ato të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal në ngarkim të personit nën hetim Safet Gjici dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në ngarkim të personit nën hetim Alma Kaçi…

    Në përfundim të hetimeve, i pandehuri Safet Gjici është sjellë për gjykim dhe u kërkua deklarimi fajtor i tij lidhur me veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Ndërsa e pandehura Alma Kaçi është sjellë për gjykim dhe u kërkua deklarimi fajtor i saj lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

    Neni 245 i Kodit Penal parashikon “Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet”.

    Neni 260 i Kodit Penal parashikon “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”.

    Në kuptim të dispozitave ligjore të sipërcituara (neni 245 dhe 260 i Kodit Penal) që veprimet e të pandehurve Safet Gjici/Alma Kaçi, të cilësohen si korrupsion aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë duhet të provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se subjekti aktiv (e pandehura Alma Kaçi) ka premtuar, propozuar ose dhënë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë dhe ky i fundit subjekti pasiv (i pandehuri Safet Gjici) ka kërkuar ose marrë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të çdo lloj përfitimi të parregullt apo të një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose ka pranuar një ofertë a premtim që vjen nga përfitimi i parregullt, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij.

    Organi i akuzës në konkluzione parashtron ndër të tjera: “… Organi i akuzës krijon bindjen se e pandehura Alma Kaçi është e përfshirë në një aferë korruptive edhe referuar këqyrjes së telefonit “Samsung Galaxy J4+”, në përdorim të saj, dokumentuar fakti në procesverbalin e datës 17.06.2023, nëpërmjet të cilit njoftohet fakti se, më datë 06.06.2023, i ka mbërritur një sms nga një numër …. të regjistruar në telefonin e të hetuarës në emër “kabineti Kukës”, me tekst … Sipas deklarimeve të Granit Gjana, të marra më datë 21.06.2023, njoftohet fakti se ky numër i përket atij dhe kjo sms i është dërguar prej tij Alma Kaçit, pas takimit më datë 06.06.2023 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës. Shtetasi Granit Gjana me detyrën e zv/kryetarit të bashkisë, thërritet nga i pandehuri Gjici, i cili është shprehimisht sekretares i thotë: “Granitin që ti japi nji detyrë aty që të merret me ktë që ka projektin e qenve”.

    Njësoj siç edhe në bisedat e zhvilluara ndërmjet Safet Gjicit, Alma Kaçit dhe Granit Gjanës, ky i fundit, në deklarimet e tij njofton faktet se, ishte kryetari i bashkisë Safet Gjici që i kishte kërkuar atij (Granit Gjanës) të dëgjonte projektin e Alma Kaçit dhe t’a orientonte mbi hapat e mëtejshme për realizimin e projektit, për çka dhe më pas ai është larguar së bashku me Alma Kaçin për në zyrën publike të tij, ku ka vijuar diskutimin mbi çështjet e projektit dhe për hapat e mëtejshme që do ndiqeshin nga të dyja palët. Granit Gjana pohon se, i ka sugjeruar Alma Kaçit që t’ia dërgonte me email projektin e detajuar, duke i dërguar për këtë qëllim edhe adresën e tij të email-it. Po ashtu ai pohon se, Alma Kaçit i ka shkruar edhe herë të tjera, për t’i kujtuar që ishte në pritje të projektit sipas porosisë së kryetarit të Bashkisë.

    Përputhen provat e sipërvlerësuara edhe me këqyrjen e pajisjes telefonike smartphone, në përdorim të Granit Gjana. I dokumentuar veprimi hetimor i këqyrjes në procesverbalin e datës 22.06.2023, njofton faktet se, në rubrikën e telefonit ka të regjistruar nën emrin Alma Tafa, një numër telefoni që i përket të hetuarës Alma Kaçi. Ndërkohë që në menunë e mesazheve nga Granit Gjana i janë dërguar disa mesazhe numrit telefonik në përdorim nga e hetuara Alma Kaçi, por i paregjistruar me emër ky numër në telefon. I pyetur në lidhje me numrin, Granit Gjana pohon se “Këtë numer ma ka dhënë Safet Gjici që të kontaktoja me të”.

    Nga përmbajtja e sms të dërguar nga Granit Gjana më datë 13.06.2023, në orën 08:39, “Me shkruaj ne ….”, dhe përgjigja po me datë 13.06.2023, e përdorueses së numrit telefonik …., se: “te henen do vij ne Kukës”, duket se për të realizuar qëllimin e saj të përfitimit të parregullt, për të cilin i dha favore seksuale kryetarit të bashkisë, e pandehura Alma Kaçi vijon komunikimin me personin e ngarkuar nga i pandehuri Safet Gjici, – pasi ky i fundit pranoi përfitimin e parregullt të llojit favor seksual të ofruar nga e hetuara Kaçi, edhe pas datës 06.06.2023.

    Dhe për të plotësuar faktet, Granit Gjana i përgjigjet “Ok”, “Me nis email”, “Po pres email”.

    I dokumentuar në procesverbalin e datës 20.06.2023, këqyrja e dokumentacionit të dorëzuar nga e pandehura Alma Kaçi, referuar projektit të paraqitur në zyrën e nënkryetarit të bashkisë Kukës, Granit Gjana, njofton faktet se i tillë projekt ka lidhje me kafshët e pastreha dhe ndihma humane që duhet t’i jepet, e cila shoqërohet nga një kërkesë e shoqatës “Help for Animals”, të firmosur nga drejtuesi i projektit Vangjel Gjiknuri dhe bashkëpunuesja Alma Kaçi. Kërkesa shoqërohet gjithashtu edhe me disa foto të një shelter të rrethuar me disa qen të pranishëm, një ekstrakt historik të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “person fizik” me fushë veprimtarie “ndihmë, ushqim dhe strehim për kafshët e braktisura”, konfirmimi i një llogarie bankare në emër të subjektit tregtar, si dhe një projekt i detajuar me kostot e përafërta që nevojiten për realizimin e tij.

    Sa më lart, vlerësojmë se në tërësinë e tyre provat e ofruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes penale me gjykim të shkurtuar, janë të afta të provojnë tej çdo dyshimi të arsyeshëm se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj favorin seksual ka premtuar/pranuar ta ndihmojë duke thërritur nënkryetarin e bashkisë Granit Gjanën të cilin e ka urdhëruar që të shqyrtojë projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të këshillit bashkiak…”.

    Gjykata në pjesën e rrethanave të faktit pasqyroj ato si dhe secilën prej provave të administruara gjatë gjykimit duke përshkruar edhe të dhënat që merren nga çdo provë. Në vijim për të konkluduar drejtë në lidhje me cilësimin juridik të veprimeve të pandehurve Safet Gjici dhe Alma Kaçi, duhet të analizohen provat si dhe të dhënat që merren prej tyre në raport me ligjin. Neni 152 i K.Pr.Penale i titulluar “Çmuarja e provave” parashikon “1. Asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar nga ligji. Gjykata, pas shqyrtimit të provave në tërësi, çmon vërtetësinë dhe fuqinë provuese të tyre, duke argumentuar arsyet ku është mbështetur për të krijuar bindjen e saj. 2. Ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveçse kur këto janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën. 3. Deklarimet e bëra nga i bashkëpandehuri në të njëjtën vepër penale ose nga personi i marrë si i pandehur në një procedim që lidhet me të, vlerësohen në unitet me provat e tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre”.

    Referuar akuzës në ngarkim të të pandehurve dhe qëndrimit të organit procedues në kërkimet përfundimtare, deduktohet se është konkluduar që akti seksual (përfitimi i të pandehurit Safet Gjici-Kryetar i Bashkisë Kukës) është kryer kundrejt dhënies së projektit të qeneve që kërkonte të merrte nga Bashkia Kukës e pandehura Alma Kaçi (përfituese eventuale e projektit), duke u konsumuar kështu elementët e veprës penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë (neni 260 dhe 245 i Kodit Penal).

    Gjykata pasi bëri një analizë të vlerës provuese të secilës prej provave të administruara si dhe të indicive të cilat janë të sakta e përputhen me njëra tjetrën, vlerëson se qëllimi i vërtetë i të pandehurës Alma Kaçi nuk ka qenë të korruptonte Kryetarin e Bashkisë Kukës, të pandehurin Safet Gjici dhe konkretisht që nëpërmjet aktit seksual me këtë të fundit të merrte projektin e mbrojtjes së qenve nga Bashkia Kukës. Gjykata vlerëson se për të konkluduar drejtë mbi qëllimin e kryerjes së aktit seksual si edhe identifikimin e personave të përfshirë duhet një analizë e plotë e provave dhe indicieve. Nga analiza e provave rezulton qartazi se që në momentet e para të shkuarjes së të pandehurës Alma Kaçi në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe gjatë gjithë kohës në komunikimet e saj është drejtëpërdrejtë i interesuar shtetasi Abedin Oruçi. Gjykata nga një analizë e kujdesshme dhe e plotë e provave e indicive, krijon bindjen se e pandehura Alma Kaçi ka kryer një shërbim seksual kundrejt pagesës së kryer nga shtetasi Abedin Oruçi.

    Rezulton se ky akt seksual është regjistruar nga ana e të pandehurës Alma Kaçi.

    Konkretisht, nga këqyrja e dokumentuar me procesverbalin e sipërcituar është përshkruar ndër të tjera pjesa e parë kur e pandehura Alma Kaçi hyn në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe përshëndeten dhe në vijim pasqyrohet:

    Në sfond dëgjohet një audio me volum të lartë dhe disa pëshpërima por nuk kuptohet se çfarë thuhet nga minuta 5 e 55 sekonda deri në minutën e 10 e 01 sekonda.

    “RECO0003”, u hap me programin Media Player, video zgjat 10 minuta. Në video shfaqet mbishkrimi i datës 2023/06/06 15:59:27. Ky regjistrim është vazhdimi i videos “RECO0002” në sekondën e 42 të videos shtetësja e identifikuar nga ana jonë si Alma Kaçi merr pajisjen përgjuese e cila e ngre me dorë dhe në këtë moment na shfaqet tavani i zyrës më pas e drejton për nga tavolina ku vihet re shtetasi Safet Gjici në momente intime arrihet të evidentohet një tavolinë e madhe punë një një bufe me kanate xhami ku vihen re disa libra të vendosura në këtë bufe, në këtë moment afrohet dhe shtetësja Alma Kaçi dhe vijon akti seksual.

    Në minutën 4 e 16 sekonda pasi ka përfunduar akti seksual vihet re shtetasja Alma Kaçi e cila qëndron në krah të shtetasit Safet Gjici dhe ky i fundit me një kartopecetë po e fshin në pjesët e fytyrës.

    A: Kafshë. S’ke gjë, më fshi mirë se herën e parë isha shumë keq.

    Alma ulet përballë kryetarit Safet Gjici dhe pajisjen përgjuese e ka në dorë ku vijon biseda si më poshtë.

    S: Ça bohet na i gjo.

    A: Qesh… he ti ça bën? Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo.. Ej na sajo no i punë ktu re të vij të mar i shpi me qera ktu, kam dy shkolla, Shteti do më paguajë sdo më paguash ti.

    S: Për qent A: Hë

    S: Tani Do shkosh ee, do ta thrras un kte që merrët me kta punën e qenve edhe do tja lesh ato let..

    A: letrat po

    S: Se sii i ke si duhet kalu me vendim të këshillit kjo aa

    A: Se kam gjet gjith atë tokë 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurrja me të përdorura

    S: Po mirë më se nuk është problem aty problem është që, ne si do ta krymë procedurën që gjithë qentë ti morim ktu ti sjellim atje dhe sa shkon si shkon situacioni preventive

    A: Po po


    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 11:09
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-04-2021, 12:58
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2017, 08:29
  4. Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-09-2015, 08:34
  5. Ansambleja socialiste: Zbardhet plani i Ramës për ardhjen në pushtet
    Nga POKO në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-10-2012, 15:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •