SPAK merr në pyetje vajzën e video-skandalit. Është nga Berati, ka biznes në Tiranë. Pritet shoqërimi i Gjicit
SPAK ka identifikuar gruan që shfaqet në video skandalin me tashmë ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Ajo është 40-vjeçaria A.K, e cila rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës.
A.K po merret në pyetje nga SPAK. Sipas “Ora News”, gruaja zotëron dhe një biznes këshillimi ndaj kompanive të treta në Tiranë.
Ndërkohë prokurorët e SPAK pritet të firmosin fletë arrestet për të dy, vajzën dhe Gjicin.
Çështja ndaj kryebashkiakut të Kukësit, aktualisht ka nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.
Pritet që SPAK, të shoqërojë kryebashkiakun Safet Gjici, tashmë të shkarkuar me qëllim marrjen e tij në pyetje. Ndërsa SPAK, po analizon situatën dhe ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg’.
Kryeministri Rama sot e shkarkoi menjëherë Safet Gjicin sapo video skandali pushtoi mediat dhe rrjetet sociale.
Safet Gjici jep dorëheqjen pas publikimit të videos intime, kryeministri e shkarkon. SPAK-u e heton
Safet Gjici ka reaguar pas video-s në zyrën e tij. Teksa thotë se ka rënë pre e një kurthi, Gjici jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Kukësit.
Ndërkohë kryeministri Rama e ka shkarkuar menjëherë, ndërsa SPAK-u ka filluar urgjent hetimin penal ndaj Safet Gjicit.
Reagimi i plotë i Safet Gjicit:
Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.
Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.
Nuk mund të jem më, unë, njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.
Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Kryeministri shkarkon Safet Gjicin
U filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e shtetit, ndaj qeveria ”Rama” shkarkon Safet Gjicin si kryetar të Bashkisë së Kukësit. ”Morëm vendimin për shkarkim të menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit”,-tha ministrja Ibrahimaj.
Koha Jone
Krijoni Kontakt