Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Skandali seksual me Gjicin, Alma Kaçi: Filmimin e bëra për llogari të Filip Çakulit si gazetare investigative

    Zbardhet dosja hetimore e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit. Kjo e fundit ka deklaruar para prokurorëve se videon e kishte xhiruar për llogari të Fiks Fare, ku punonte si gazetare e padeklaruar. Edhe mamaja e Alma Kaçit ka konfirmuar punësimin e të bijës për llogari të Fiks Fare, duke pohuar se me pagesat që merrte i siguronte asaj mbijetesën.

    Nga SYRI TV

    SYRI TV ka siguruar dosjen në ngarkim të Alma Kaçit dhe ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici që akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë apo të të zgjedhurve vendor.

    Konfirmohet zyrtarisht nga thëniet e saj dhe të të ëmës së moshuar, se Alma Kaçi punonte për emisionin investigative ‘Fiks Fare’ që transmetohet në ‘Top Channel’, dhe se videoregjistrimin ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Gjicin e kishte bërë për llogari të këtij emisioni.

    Faktin se Alma Kaçi punonte për ‘Fiks Fare’ e përforcon edhe e ëma e saj e moshuar.

    ‘Ndër të tjera ajo tregon mbi punët e shumta që ka kryer gjatë këtyre viteve si shitëse ambulante, pensionin e pleqërisë që përfiton, të ardhurat nga bamirësia e shumë personave dhe xhamive në Durrës si dhe të ardhurat që i ka sjellë Alma Kaçi ç’do herë që është paguar nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ për shërbimet që ka kryer’, thotë ajo në dëshminë e saj në polici.

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi dolën para Gjykatës të premten e 22 dhjetorit ku dhanë pretendimet e tyre dhe dëgjuan ato të akuzës. SPAK thotë se nga hetimet, rezultoi se në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

    Në telefonin e saj, u gjetën biseda mes Kaçit dhe gazetarëve të emisionit ‘Fiks Fare’ ku flisnin për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Alma Kaçit, për ta dokumentuar.

    Syri

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Prapaskena/ Alma Kaçi bashkëpunoi me “Fiks fare”, USB ia mori Abedin Oruçi

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-06-19-at-17.30.53-1024x576-1.jpg

Shikime: 443

Madhësia:  35.3 KB

    Pas publikimit të pamjeve nga zyra e Safet Gjicit shpërthyen në masë teoritë konspirative mbi motivet e filmimit që kompromentonte dy protagonistët e seksit oral. Deklaratat e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit ishin kontradiktore. Kryebashkiaku denonconte një kurth të organizuar nga kundërshtarët politikë. Por ai edhe gënjeu kur tha se ishte në një lidhje me Alma Kaçin prej shumë kohësh.

    Në anën tjetër Alma Kaçi i përmbahej misionit parimor të gazetarisë. Sipas saj në thelb të skandalit ishte denoncimi i ngacmimeve seksuale që ndodhnin rregullisht në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit. Pavarësisht se pamjet tregonin se Alma Kaçi kishte shkuar përtej limiteve të profesionit, ajo i mbeti deri në fund alibisë se u nis për të denoncuar Gjicin, por ngjarjet rrodhën ndryshe.

    E vërteta që ka zbuluar prokuroria duket se nuk është as me njërin dhe as me tjetrin. Të paktën nga sa u kuptua në seancën e parë të procesit që u zhvillua në Gjykatën e Posaçme në Tiranë, kur prokurori tregoi se çfarë kishte zbuluar.

    Së pari duhet thënë se motivi fillestar për të cilin Alma Kaçi kishte kontaktuar kryebashkiakun e Kukësit ishte një shërbim i mundshëm për Fiks Fare. Ajo ka pranuar bashkëpunimin me emisionin investigativ në Top Channel duke u vetëquajtur një gazetare e padeklaruar e emisionit, që kishte marrë pjesë edhe në investigime të tjera.

    Në telefonin e Kaçit, prokurorët gjetën mes të tjerash edhe bisedat e saj me gazetarë të “Fiks Fare”, ku flitej për filmimin me Gjicin. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e gruas për ta dokumentuar atë.

    Por përgatitja e materialit denoncues duket të ketë qenë synimi i takimit të parë. Kur nuhati se mund të kishte përfitime nga marrëdhënia me kryebashkiakun, ajo devijoi nga misioni fillestar dhe vendosi të shkojë më tej. Në takimin e dytë në zyrën e kryebashkiakut, Alma Kaçi i shkoi deri në fund rolit që mori si gjahtare e tenderave. Jo vetëm se bëri seks oral me Gjicin, por vazhdoi bisedën me të për të ngritur një strehë për qentë e rrugës me qëllim përfitimin nga kryebashkiaku, duke vazhduar takimet me nënkryetarin e bashkisë.

    Gabimi i vetëm që bëri ishte se e filmoi edhe vetën në takimin e dytë.

    Së dyti, prokurorët kanë përgjigjen e Alma Kaçit edhe për një pikëpyetje të madhe të kësaj historie: Si u shpërnda filmimi që kompromentonte jo vetëm Safet Gjicin, por edhe Alma Kaçin?

    Gruaja ka treguar se filmimet u shpërndanë pasi USB ku ishin pamjet ia ka marrë me forcë Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut të Kukësit. Mbetet pa përgjigje se përse e kontaktoi Alma Kaçi personin që njihej për një konflikt të vjetër me Safet Gjicin? A tentoi ajo të përfitonte para në këmbim të materialit filmik?

    Mes Safet Gjicit dhe Abedin Oruçit ka një përplasje të vjetër. Rreth 4 vite më parë dy burrat ishin përfshirë në një sherr, pasi Oruçi pretendoi se i kishte shlyer detyrimet ndaj bashkisë për një hotel që kishte në pronësi, ndërsa bashkia kishte konstatur një pjesë të ndërtimit të paligjshëm.

    Kur policët shkuan ta arrestojnë në hotelin e tij në Kukës në vitin 2021, Abedin Oruçi u drejtoi armën efektivëve, por pa i qëlluar. Ai mundi t’u shpëtojë duke u arratisur. Dosja u mbyll disa vite më pas.

    Nga 2015 deri në 2019, Abedin Oruçi ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit, përfaqësues i PDIU-së. Në zgjedhjet vendore të 2019, Oruçi ka qene rival me Gjicin për bashkinë e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike, ndërsa në 14 Maj ishte kandidat për bashkinë e Kukësit nën siglën e Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë./Lapsi.al


    Lapsi

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Jepet dënimi nga GJKKO. Dy vite burg për Safet Gjicin, 1 vit për Alma K.

    Emri:  1687796936_safetgjicidhealmak.jpg

Shikime: 432

Madhësia:  32.8 KB

    GjKKO dënon me 2 vite burg ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici pas video-skandalit në zyrën e tij, ku ai kryen marrëdhënie intime me Alma K.

    40-vjecarja u dënua me 1 vit. Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre ndërsa për Alma u shpall fajtore për prostitucion.

    Gjiici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.

    “Unë kam marrë dënimin më të madh, dënimin moral. U kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici.

    Koha Jonë

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Akti seksual në zyrë, Safet Gjici rrëfehet për herë të parë: Videon kundër meje e pagoi…

    Emri:  gjiciii.jpg

Shikime: 443

Madhësia:  20.7 KB

    Ka përfunduar mbrojtja në gjykatë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin, i cili ka folur hapur për herë të parë për skandalin seksual në zyrën e tij dhe ka akuzuar Abedin Orucin për këtë video. Po ashtu ka thënë se Alma K i ka dha substancë narkotike.

    Dëshmia e Gjicit

    Kurthi ma ngriti kundershtari Abedin Oruci. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë I hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.

    Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësi. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja hollandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin. Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kane arritur që ti pushojnë. Konflikti mes nesh ka qene i hapur dhe ai e paguajti Alma Kaçin ne shenje hakmarrje pse une nuk e lashe te zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve paleje.

    Abedin Oruci me ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyren. Kush me ka dhene substance narkotike Alma Kaci me bashkëpuntorin e saj pse kete fakt nuk e heton prokuroria.

    Pse Alma pasi beri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk eshte hetuar ky fakt, nderkohe qe une hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste. Ku eshte premtimi qe i kam bere une Alma Kacit per projektin se nga telefoni im nuk doli asgje nderkohe qe ajo kishte komuniku me Orucin. Une i thashe shko tek zevensi Almes por ajo as aty nuk e dorezoi. Ne buxhetin e 2023 ne nuk kishim te parashikur nje gje te tille fond për qent. Ata me sulmuan pse nuk i lejova te ndertojne paleje dhe te pervetesojne token.

    Une kam marrë dënimin me te madh denimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mijë dhe qytetarëve të Kukësit. (u perlot) Oruci donte qe te iki une dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zbaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndervite ka pas 25 çështje penale. Une kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.

    Koha Jonë

  5. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    ............................
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 08-02-2024 më 03:32
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Safet Gjici dhe Alma Kaçi në burg, zbardhet vendimi i arsyetuar i GJKKO. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimeve

    Emri:  1687796936_safetgjicidhealmak.jpg

Shikime: 444

Madhësia:  32.8 KB

    Zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Posaçme, e cila vendosi dënimin me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin, e po ashtu edhe me 1 vit burg Alma Kaçin, e cila kreu aktin seksual në zyrën e tij dhe e filmoi atë. Sipas Gjykatës, Alma Kaçi është paguar nga një person me emrin Abedin Oruçi, i cili në këmbim i ka kërkuar që të kryej aktin seksual dhe ta filmojë atë. Gjici është dënuar nën akuzën për shpërdorim detyre, ndërsa Kaçi nën akuzën e prostitucionit.

    Sa më poshtë, Gjykata ka vlerësuar:

    Gjykata pasi shqyrtoi provat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak të cilat u vlerësuan sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar si dhe çmoi vërtetësinë e fuqinë provuese të secilës prej tyre, krijoj bindjen tej çdo dyshimi të arsyeshëm në lidhje me fajësinë e të pandehurve Safet Gjici dhe Alma Kaçi.

    Gjatë gjykimit rezultoi e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se më datë 06.06.2023 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës (Safet Gjici i pandehur në këtë gjykim) ka ndodhur një akt seksual midis tij dhe të pandehurës Alma Kaçi. Video e cila pasqyronte aktin seksual të ndodhur në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës është publikuar online në media/portale të ndryshme, dhe mbi këtë bazë Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal nr.145/2023 në ngarkim të shtetasit Safet Gjicit (ish-Kryetar i Bashkisë Kukës) lidhur me veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Më datë 22.06.2023 Prokuroria e Posaçme me urdhrin “Për pasqyrimin e të dhënave në regjistër/ndryshimin e cilësimit juridik dhe regjistrimin e emrit të personit nën hetim” ka urdhëruar: 1. Saktësimin e veprës penale në kuadër të procedimit penal nr.145/2023 nga vepra penale e “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ato të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal në ngarkim të personit nën hetim Safet Gjici dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në ngarkim të personit nën hetim Alma Kaçi…

    Në përfundim të hetimeve, i pandehuri Safet Gjici është sjellë për gjykim dhe u kërkua deklarimi fajtor i tij lidhur me veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Ndërsa e pandehura Alma Kaçi është sjellë për gjykim dhe u kërkua deklarimi fajtor i saj lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

    Neni 245 i Kodit Penal parashikon “Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet”.

    Neni 260 i Kodit Penal parashikon “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”.

    Në kuptim të dispozitave ligjore të sipërcituara (neni 245 dhe 260 i Kodit Penal) që veprimet e të pandehurve Safet Gjici/Alma Kaçi, të cilësohen si korrupsion aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë duhet të provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se subjekti aktiv (e pandehura Alma Kaçi) ka premtuar, propozuar ose dhënë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë dhe ky i fundit subjekti pasiv (i pandehuri Safet Gjici) ka kërkuar ose marrë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të çdo lloj përfitimi të parregullt apo të një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose ka pranuar një ofertë a premtim që vjen nga përfitimi i parregullt, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij.

    Organi i akuzës në konkluzione parashtron ndër të tjera: “… Organi i akuzës krijon bindjen se e pandehura Alma Kaçi është e përfshirë në një aferë korruptive edhe referuar këqyrjes së telefonit “Samsung Galaxy J4+”, në përdorim të saj, dokumentuar fakti në procesverbalin e datës 17.06.2023, nëpërmjet të cilit njoftohet fakti se, më datë 06.06.2023, i ka mbërritur një sms nga një numër …. të regjistruar në telefonin e të hetuarës në emër “kabineti Kukës”, me tekst … Sipas deklarimeve të Granit Gjana, të marra më datë 21.06.2023, njoftohet fakti se ky numër i përket atij dhe kjo sms i është dërguar prej tij Alma Kaçit, pas takimit më datë 06.06.2023 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës. Shtetasi Granit Gjana me detyrën e zv/kryetarit të bashkisë, thërritet nga i pandehuri Gjici, i cili është shprehimisht sekretares i thotë: “Granitin që ti japi nji detyrë aty që të merret me ktë që ka projektin e qenve”.

    Njësoj siç edhe në bisedat e zhvilluara ndërmjet Safet Gjicit, Alma Kaçit dhe Granit Gjanës, ky i fundit, në deklarimet e tij njofton faktet se, ishte kryetari i bashkisë Safet Gjici që i kishte kërkuar atij (Granit Gjanës) të dëgjonte projektin e Alma Kaçit dhe t’a orientonte mbi hapat e mëtejshme për realizimin e projektit, për çka dhe më pas ai është larguar së bashku me Alma Kaçin për në zyrën publike të tij, ku ka vijuar diskutimin mbi çështjet e projektit dhe për hapat e mëtejshme që do ndiqeshin nga të dyja palët. Granit Gjana pohon se, i ka sugjeruar Alma Kaçit që t’ia dërgonte me email projektin e detajuar, duke i dërguar për këtë qëllim edhe adresën e tij të email-it. Po ashtu ai pohon se, Alma Kaçit i ka shkruar edhe herë të tjera, për t’i kujtuar që ishte në pritje të projektit sipas porosisë së kryetarit të Bashkisë.

    Përputhen provat e sipërvlerësuara edhe me këqyrjen e pajisjes telefonike smartphone, në përdorim të Granit Gjana. I dokumentuar veprimi hetimor i këqyrjes në procesverbalin e datës 22.06.2023, njofton faktet se, në rubrikën e telefonit ka të regjistruar nën emrin Alma Tafa, një numër telefoni që i përket të hetuarës Alma Kaçi. Ndërkohë që në menunë e mesazheve nga Granit Gjana i janë dërguar disa mesazhe numrit telefonik në përdorim nga e hetuara Alma Kaçi, por i paregjistruar me emër ky numër në telefon. I pyetur në lidhje me numrin, Granit Gjana pohon se “Këtë numer ma ka dhënë Safet Gjici që të kontaktoja me të”.

    Nga përmbajtja e sms të dërguar nga Granit Gjana më datë 13.06.2023, në orën 08:39, “Me shkruaj ne ….”, dhe përgjigja po me datë 13.06.2023, e përdorueses së numrit telefonik …., se: “te henen do vij ne Kukës”, duket se për të realizuar qëllimin e saj të përfitimit të parregullt, për të cilin i dha favore seksuale kryetarit të bashkisë, e pandehura Alma Kaçi vijon komunikimin me personin e ngarkuar nga i pandehuri Safet Gjici, – pasi ky i fundit pranoi përfitimin e parregullt të llojit favor seksual të ofruar nga e hetuara Kaçi, edhe pas datës 06.06.2023.

    Dhe për të plotësuar faktet, Granit Gjana i përgjigjet “Ok”, “Me nis email”, “Po pres email”.

    I dokumentuar në procesverbalin e datës 20.06.2023, këqyrja e dokumentacionit të dorëzuar nga e pandehura Alma Kaçi, referuar projektit të paraqitur në zyrën e nënkryetarit të bashkisë Kukës, Granit Gjana, njofton faktet se i tillë projekt ka lidhje me kafshët e pastreha dhe ndihma humane që duhet t’i jepet, e cila shoqërohet nga një kërkesë e shoqatës “Help for Animals”, të firmosur nga drejtuesi i projektit Vangjel Gjiknuri dhe bashkëpunuesja Alma Kaçi. Kërkesa shoqërohet gjithashtu edhe me disa foto të një shelter të rrethuar me disa qen të pranishëm, një ekstrakt historik të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “person fizik” me fushë veprimtarie “ndihmë, ushqim dhe strehim për kafshët e braktisura”, konfirmimi i një llogarie bankare në emër të subjektit tregtar, si dhe një projekt i detajuar me kostot e përafërta që nevojiten për realizimin e tij.

    Sa më lart, vlerësojmë se në tërësinë e tyre provat e ofruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes penale me gjykim të shkurtuar, janë të afta të provojnë tej çdo dyshimi të arsyeshëm se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj favorin seksual ka premtuar/pranuar ta ndihmojë duke thërritur nënkryetarin e bashkisë Granit Gjanën të cilin e ka urdhëruar që të shqyrtojë projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të këshillit bashkiak…”.

    Gjykata në pjesën e rrethanave të faktit pasqyroj ato si dhe secilën prej provave të administruara gjatë gjykimit duke përshkruar edhe të dhënat që merren nga çdo provë. Në vijim për të konkluduar drejtë në lidhje me cilësimin juridik të veprimeve të pandehurve Safet Gjici dhe Alma Kaçi, duhet të analizohen provat si dhe të dhënat që merren prej tyre në raport me ligjin. Neni 152 i K.Pr.Penale i titulluar “Çmuarja e provave” parashikon “1. Asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar nga ligji. Gjykata, pas shqyrtimit të provave në tërësi, çmon vërtetësinë dhe fuqinë provuese të tyre, duke argumentuar arsyet ku është mbështetur për të krijuar bindjen e saj. 2. Ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveçse kur këto janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën. 3. Deklarimet e bëra nga i bashkëpandehuri në të njëjtën vepër penale ose nga personi i marrë si i pandehur në një procedim që lidhet me të, vlerësohen në unitet me provat e tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre”.

    Referuar akuzës në ngarkim të të pandehurve dhe qëndrimit të organit procedues në kërkimet përfundimtare, deduktohet se është konkluduar që akti seksual (përfitimi i të pandehurit Safet Gjici-Kryetar i Bashkisë Kukës) është kryer kundrejt dhënies së projektit të qeneve që kërkonte të merrte nga Bashkia Kukës e pandehura Alma Kaçi (përfituese eventuale e projektit), duke u konsumuar kështu elementët e veprës penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë (neni 260 dhe 245 i Kodit Penal).

    Gjykata pasi bëri një analizë të vlerës provuese të secilës prej provave të administruara si dhe të indicive të cilat janë të sakta e përputhen me njëra tjetrën, vlerëson se qëllimi i vërtetë i të pandehurës Alma Kaçi nuk ka qenë të korruptonte Kryetarin e Bashkisë Kukës, të pandehurin Safet Gjici dhe konkretisht që nëpërmjet aktit seksual me këtë të fundit të merrte projektin e mbrojtjes së qenve nga Bashkia Kukës. Gjykata vlerëson se për të konkluduar drejtë mbi qëllimin e kryerjes së aktit seksual si edhe identifikimin e personave të përfshirë duhet një analizë e plotë e provave dhe indicieve. Nga analiza e provave rezulton qartazi se që në momentet e para të shkuarjes së të pandehurës Alma Kaçi në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe gjatë gjithë kohës në komunikimet e saj është drejtëpërdrejtë i interesuar shtetasi Abedin Oruçi. Gjykata nga një analizë e kujdesshme dhe e plotë e provave e indicive, krijon bindjen se e pandehura Alma Kaçi ka kryer një shërbim seksual kundrejt pagesës së kryer nga shtetasi Abedin Oruçi.

    Rezulton se ky akt seksual është regjistruar nga ana e të pandehurës Alma Kaçi.

    Konkretisht, nga këqyrja e dokumentuar me procesverbalin e sipërcituar është përshkruar ndër të tjera pjesa e parë kur e pandehura Alma Kaçi hyn në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe përshëndeten dhe në vijim pasqyrohet:

    Në sfond dëgjohet një audio me volum të lartë dhe disa pëshpërima por nuk kuptohet se çfarë thuhet nga minuta 5 e 55 sekonda deri në minutën e 10 e 01 sekonda.

    “RECO0003”, u hap me programin Media Player, video zgjat 10 minuta. Në video shfaqet mbishkrimi i datës 2023/06/06 15:59:27. Ky regjistrim është vazhdimi i videos “RECO0002” në sekondën e 42 të videos shtetësja e identifikuar nga ana jonë si Alma Kaçi merr pajisjen përgjuese e cila e ngre me dorë dhe në këtë moment na shfaqet tavani i zyrës më pas e drejton për nga tavolina ku vihet re shtetasi Safet Gjici në momente intime arrihet të evidentohet një tavolinë e madhe punë një një bufe me kanate xhami ku vihen re disa libra të vendosura në këtë bufe, në këtë moment afrohet dhe shtetësja Alma Kaçi dhe vijon akti seksual.

    Në minutën 4 e 16 sekonda pasi ka përfunduar akti seksual vihet re shtetasja Alma Kaçi e cila qëndron në krah të shtetasit Safet Gjici dhe ky i fundit me një kartopecetë po e fshin në pjesët e fytyrës.

    A: Kafshë. S’ke gjë, më fshi mirë se herën e parë isha shumë keq.

    Alma ulet përballë kryetarit Safet Gjici dhe pajisjen përgjuese e ka në dorë ku vijon biseda si më poshtë.

    S: Ça bohet na i gjo.

    A: Qesh… he ti ça bën? Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo.. Ej na sajo no i punë ktu re të vij të mar i shpi me qera ktu, kam dy shkolla, Shteti do më paguajë sdo më paguash ti.

    S: Për qent A: Hë

    S: Tani Do shkosh ee, do ta thrras un kte që merrët me kta punën e qenve edhe do tja lesh ato let..

    A: letrat po

    S: Se sii i ke si duhet kalu me vendim të këshillit kjo aa

    A: Se kam gjet gjith atë tokë 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurrja me të përdorura

    S: Po mirë më se nuk është problem aty problem është që, ne si do ta krymë procedurën që gjithë qentë ti morim ktu ti sjellim atje dhe sa shkon si shkon situacioni preventive

    A: Po po


    Koha Jone

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Socialiste e Edi Ramës: Të gjithë të degjenuarit janë sot socialistë në pushtet!

    Apeli i GJKKO dënon me 4.5 vite burg ish- kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici

    Emri:  safet-gjici.jpg

Shikime: 410

Madhësia:  19.7 KB

    GJKKO ka marrë vendimin për dënimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

    Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

    Gjici është dënuar me 4 vite e gjashtë muaj burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai dënohet me 3 vite.

    Ai ishte dënuar nga GJKKO me 3 vite burg.

    Gjykata kishte ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre, që është ndryshuar sërish nga Apeli.

    Gjici u arrestua pasi u filmua në zyrën e bashkisë duke kryer akt seksual me Alma Kaçin video e cila u shpërnda më tej në media.

    Para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.

    Gjicit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

    (BalkanWeb)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 11:09
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-04-2021, 12:58
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2017, 08:29
  4. Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-09-2015, 08:34
  5. Ansambleja socialiste: Zbardhet plani i Ramës për ardhjen në pushtet
    Nga POKO në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-10-2012, 15:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •