Martin Armstrong eshte nje legjende ne Wall Street prej 40 vjetesh. Ai ka parashikuar me saktesi te cuditshme cdo levizje te tregjeve boterore, tregut te valutes, bonove te thesarit, dhe gjeopolitiken e gjithe botes, me sistemin e tij te inteligjences artificiale, Socrates (Sokrati), ne vitet 1980. Ai ishte edhe menaxheri me i madh i tregjeve te borxheve ne bote, duke menaxhuar qindra miliarde dollare ne portofolin e tij per kliente ne te gjitha kontinentet e botes.
Per gati 40 vjet, ai ka punuar edhe si konsulent privat pa pagese, per shume qeveri te botes, kur e gjejne veten ne kriza te thella financiare. Konsulenca e tij u ofrohet falas qeverive, pasi ai refuzon qe tu thote ketyre pushtetareve e politikaneve ate qe ata duan te degjojne pasi e paguajne. Ai u thote ne sy se ku eshte problemi, dhe si mund ti japin zgjidhje problemit, pavaresisht nese u pelqen apo jo qe degjojne prej tij.
Arsyeja perse ai perfundoi ne burg, per vite te tera, me nje akuze qesharake, "perbuzje e gjykates" qe nuk eshte akuze ne vetvete. E mbajne ne burg per llogari te bankiereve te NY dhe i benin presion qe tu jepte kodin e sistemit te tij Socrates. Ne dokumentar do te shikoni edhe lidhjen e tij personale me luften qe po behet sot ne Ukraine. Bankiere te caktuar ne NYC kishin bere plan qe te rrezonin Jelcinin nga pushteti dhe te instalonin njeriun e tyre ne Rusi, per te shtene ne dore te gjithe burimet e shumta natyrore te Rusise. Ata i kerkuan Armstrong qe te behej pale e ketyre planeve, duke qene se ai kontrollonte nje portofol te madh ne Wall Street. Armstrong jo vetem qe refuzoi, por u tha ne sy qe plani i tyre do te deshtonte, ky ishte parashikim i sistemit te tij Socrates.
Sot mund te ndiqni shkrimet e Martin Armstrong nga bllogu i tij.
Dokumentari eshte 90 minuta ne anglisht e mund ta ndiqni me poshte:
Lini komentet tuaja ne kete teme.
Per me shume dokumentare si ky, klikoni mbi #dokumentari.
Krijoni Kontakt