Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    277

    PD praktikisht e ka mbyllur Ciklin e saj politik pas 32 vitesh

    Pėrplajse t e shumta dhe pėrcarja e thelle qe ka ndodhur nė PD duke filluar qė nga viti 2013 e deri mė sot ku lufta politike pėr tė bashkuar copat e bukės sė kėputur po vazhdon nė dėshtim tė plotė, tregon edhe njė herė se Misioni Historik i Partisė Demokratike tė themeluar nga PPSH me Ramiz Alinė nė krye qė nė dhjetor tė 1990- ka pėrfunduar pa sukses.
    Shumica dėrrmuese e drejtuesve politikė tė PD qė nė fillime deri mė sot tė drejtuar nga Berisha dhe pas 2013 nga pinjolli i tij Basha, kanė qėnė dhe mbeten ose bashkėpuntorė tė sigurimit tė shtetit, ose ish spiunė ose servilė dhe miq tė drejtuesve politikė tė cilėt vazhdojnė tė jenė promotorė tė lėvizjeve politike konfliktuoze e pėrēarėse gjatė gjith kėtyre viteve nė Shqipėri.
    E nisur si lėvizje qė do tė mund tė bėhej si Parti e idealeve tė Dhjetorit, Partia Demokratike qė nė fillesat e sa u mbars me dėshtakėt e Partisė sė Punės qė nė atė kohė njiheshin edhe si besnikė tė saj, ashtu si dhe tre Partitė e tjera plot partiakė tė betuar tė ekstremit tė majtė qė ēuditėrisht me urdhėr tė Ramiz Alisė u pėrfshinė nė dy Parti tė djathta si ajo Republikane ajo e tė drejtave tė njerit tė dyja me dy ish sigurimsa me ish bashkėpuntorė tė sigurimit dhe dy tė majta, ajo social demokrate dhe ajo Socialiste tė cilat u mbushėn mė shumė me ish individė me tesera komuniste por edhe mė pak si bashkėpuntorė tė sigurimit dh eish spiunė.
    Ēuditėrisht tė persekutuarit politike qėndruan momentalisht indiferentė dhe nuk u bashkuan menjėherė me kėto katėr aprti tė cialt u krijuan nga Raiz Alia si pėrgjigje ndaj presionit tė OSBE por edhe nga frika se os ndohte e njėjta gjė siē ndohi nė Rumani.
    Pėrse PD e pėrfundoi ciklin e saj politik e pėr pasojė edhe misionin e sja historik tė realizimit tė njė periudhe tranzicioni nga diktatura e egėr komuniste nė njė shtet me demokraci perėndimore?
    Partia Demokratike e pėrfundoi kėtė cikėl pas 32 vitesh pėr kėto arėsye:
    -Sepse nė fillim u caktua ashtu si dhe partitė e tjera tė reja pluraliste pėr tė realizuar Katovicėn pra pėr tė bėrė njė largim tė butė nga diktatura nė demokraci perėndimore e cila shahej aq shumė nga diktatura si njė demokraci nė kalbėzim e sipėr
    -Sepse nė fillim nga Ramiz Alia u dha direktiva e zbatimit tė ideve tė Katovicės, pra tė trumbetohej nė popull, se sa i mirė ishte socializmi dhe se sa i keq ėshtė kapitalizmi duke shkatėrruar ato qė ishin ndėrtuar nė socializėm dhe pėr tė treguar pabarazinė qė ekzistonte nė kapitalizėm
    Sepse drejtuesit e Partisė Demokratike me tė vėrtetė i muarėn direktivat nga PPSH por u pėrpoqėn tė realizonin disa element kapitalistė mbi strukturėn dhe superstrukturėn ish socialiste duke trumbetuar `ēekun e bardhė`, dhe teorinė e terapisė emergjente ekonomike tė `shockut `, gjė qė e cila rezultoi njė dėshtim i plotė ekonomiko-financiar.
    Sepse ndihma qė i dha SHBA nėpėrmjet Rajersonit dhe Camdesy (BB), duke futur qė nė 1993-1994 para tė pista qė mund tė `shpėlaheshin` nėpėrmjet Firmave Piramidale qė u krijuan mė vonė, me qėllim nxitjen e ekonomis sė vėndit dėshtuan gjithashtu `me sukses`.
    Kjo shkaktoi njė `luftė civile` nė Shqipėri dhe rėnien e shtetit nė vitet 97-98. Ēdo herė qė e merrte pushtetin PD me aleatėte saj shkaktontė probleme social-ekonomike dhe financiare duke e paraqitur Shqipėrinė si njė shtet madje dhe popull primitiv dhe hajdut nė sytė e ndėrkombėtarėve. Duke u paraqitur si njė Parti me drejtues intelektualė fshatėrė pa pėrvojė dhe eksperiencė dhe pa meritokraci, Nė Shqipėri dhe votuesit e saj e refuzuan Partinė Demokratike e cila ka 10 vjet qė jo vetėm nuk ėshtė nė pushtet, por se ka humbur edhe pushtetet lokale pikėrisht pėr shkak se drejtuesit e saj ishin pa asnjė vision pėr tė ardhmen, ishin drejtues ose ish-bashkėpuntorė tė sigurimit , ose ish spiunė, ose bashkėpuntorė dhe servilė tė tyre deri sa ata ishin nė pushtet.
    Partia e majtė, njė Parti e krijuar gjithashtu nga PPSH, qėndroi pa probleme sepse u pėrshtat mė me lehtėsi nė kushtet e njė sistemi liberal demokratik perėndimor, por se pėr herė tė parė kjo Parti u drejtua nga qytetarėt tė cilėt kishin njė vision dhe nuhatje mė tė mirė se ēfarė kėrkohet nga Perėndimi.
    Pėr kėtė shkak edhe pėr arėsye se drejtuesi i PD ish komunisti i vjetėr Berisha u shpall non grata madje edhe si familje nga SHBA dhe Britania e Madhe, i cili ishte dhe mbetet konfliktual dhe me halucinacone tė marrjes sė pushtetit me `revolucion`, pėr shkak edhe se ėshtė njė person qė ka baltosut vėndin e tij dhe ka krijuar me dashje apo pa dashje, pėrēarje tė thella brėnda partisė sė tij por edhe nė popull duke predikuar ēdo ditė nė media dhe rrjete sociale bashkė me ata qė paguhen prej tij gjera tė pavėrteta dhe aspak reale pėr Shqipėrinė duke mashtruar dhe gėnjyer popullin pėr realitetin dhe duke kundėrshtuar ndėrkombatarėt si dhe qeverisjen aktuale, e cila pėrkrahet fuqimisht nga SHBA dhe BE.
    Si pėrfundim pėrēarja e thellė nė PD nuk e ka shkakun vetėm tek non grata Berisha i cili pėr tė mbrojtur e justifikuar shkeljet e ligjit qė ka kryer ai dhe disa nga familja e tij po bėn ēmos tė marrė drejtimin e njė Partie tashmė fantazmė ku tė gjithė ish drejtuesit, madje dhe kėta tė rinjtė janė tė implikuar nė afera me shkelje ligji dhe mė e keqja ėshtė se janė pa asnjė vision.
    Kjo pamundėsi pėr tė bashkuar PD e pėrēarė deri nė rrėzi i ngjan bukės sė thyer qė nuk ngjitet mė dhe ėshtė e kotė qė tė harxhohet energji pėr tė bashkuar dēka qė i ka kaluar koha dhe qė e ka humbur e pėrfunduar si vizionin ashtu dhe misionin e saj.
    Ka ardhur koha ashtu si nė fillimet e viteve `90, kur nė botėn perėndimore pas rėnies sė komunizmit edhe partitė e vjetra perėndimore ndrruan jo vetėm emrat por edhe strukturėn nė dobi tė realiteteve tė reja, ashtu dhe nė Shqipėri pas 32 vitesh ka ardhur koha qė partitė opozitare tė ndryshojnė jo vetė emėr por edhe vizion pėr tė ardhmen nė dakordėsi me ato qė predikon Demokracia Perėndimore.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: PD praktikisht e ka mbyllur Ciklin e saj politik pas 32 vitesh

    Kur Bashkimi Sovjetik u shkaterrua dhe vendi po bente tranzicionin ne nje sistem pluralist demokratik, e pyeten nje zyrtar te larte te rregjimit sovjetik qe kish siguruar nje post edhe ne qeverine e re pluraliste:

    - Cila eshte veshtiresia me e madhe e shtetit te ri rus ne nje kete realitet te ri politik?

    Ai pa hezitimin me te vogel u pergjigj shkurt dhe prere: "Te qeverisesh me opozite!"

    Kjo ishte menyra e tij per te manifestuar mentalitetin komunist me te cilin ai ishte brumosur ne kohen e bolshevizmit komunist sovjetik. Opozita jo vetem qe ishte e jashteligjshme, por edhe cdo forme kundershtie nga njerezit e besuar te idealit komunist shihej nga drejtuesit e Partise si nje akt tradhetie kombetare, e keta njerez duhej patjeter te eleminoheshin, ose duke i vrare, ose duke i surgjynosur neper stepat e Siberise.

    Kemi edhe rastin e Pirros qe perfaqeson me se miri kete mentalitet, si ish-zyrtari sovjetik.

    - Edhe pse kane kaluar 30 vjet, tre dekada, Pirro akoma nuk e beson si te vertete, qe revolucioni demokratik ne Shqiperi ne fillimet e viteve 90 ishte nje ngjarje historike per ate vend! Jo! Ne asnje menyre! Pirroja edhe levizjen demokratike te popullit shqiptar, memoralizuar ne qindra ore filmime e foto, e faqe gazetash, e quan: "nje levizje e kontrolluar nga rregjimi komunist - nje Katovice!" Ne mendjen e Pirros, pushteti komunist me te cilen ai u lind e u rrit, kish kontroll te plote nen komunizem per 50 vjet, ka kontroll te plote edhe ne demokraci e pluralizem. E detyrimisht, opozita e pare shqiptare e ketij rregjimi, Partia Demokratike, nuk ka se si te jete ndryshe vecse nje krijese e Sigurimit te Shtetit, vegles qorre te rregjimit komunist! Pa dashur Pirroja, na shpalos nostalgjine e tij per ate rregjim dhe ate kohe...

    - Ne mendjen utopike te njerezve qe zgjedhin "idealin komunist", opozita eshte fjale e huaj dhe mendimi ndryshe, edhe pa i formuluar ne fjale, eshte herezi! Njerezit duhet te mendojne, sillen njesoj, ashtu sic "i meson Partia e shoku Enver". Dhe ketu Pirro ben tjetren akuze te madhe per njerezit e opozites, "jane te gjithe komuniste si ne", pra edhe pse mbahen si demokrate te flakte, jane si Pirroja! Dallimi i vetem mes ketyre te dyve eshte se Pirroja nuk e ka "tradhetuar idealin e Partise" ne keto 30 vjet, kurse keta mashtruesa e kane tradhetuar idealin e tyre te vjeter. Dhe ne kete pike, Pirroja dhe brezi i tij na mesojne dy shpalosin dy gjera te dukshme: 1) ky brez e keta njerez qe mendojne ne kete menyre jane te pashprese per te ndryshuar ndonjehere deri ne vdekjen e tyre. Buka u poq e u dogj e nuk ribehet dot me! 2) e kupton se sa e veshtire eshte te krijosh nje sistem demokratik mes nje populli te traumatizuar e tjetersuar ne kete shkalle.

    - Dalim edhe tek crregullimi mendor i ish-komunisteve te djeshem e socialisteve te sotem. Une e quaj crregullim mendor, pasi nuk ka asnje fare llogjike justifikuese te kesaj sjelleje. Kane 30 vjet qe pellasin si gomari, me te madhe aqsa oshetin edhe qielli, pasi ne mendjen e tyre "po bejne politike", qe te TE GJITHA FAJET NA I KA OPOZITA! Nuk ka rendesi nese opozita eshte ne pushtet apo jashte pushtetit. Keta kallepe njerezish nuk jane mesuar qe te mendojne e shprehen e lirshem, e ca me keq, t'iu kerkojne llogari pushtetareve te tyre. Dhe kemi arritur sot ne nje realitet shqiptar, ky nje hajdut ordiner si Edi Rama, ka me shume se 20 vjet qe vjedh me nje babezi te cuditshme qindra miliona eurot qe Perendimi jep per Pirron dhe gjithe shqiptaret, dhe Pirroja nuk ben as gek e as mek! E keni pare ndonjehere Pirron te shkruaje ndonje artikull per vjedhjet qindra miliona euro me djegeset e plerave te shqiptareve? Po per vjedhjet e fondeve per rruget apo sistemin social mjekesor qe Rama e shoket e tij ngriten ne kete dekaden e fundit? Jo! Enver Hoxha u hodhi shqiptareve trute e gomarit dhe kete e kupton pikerisht nga kjo mania per te zgjedhur te heshtin kur Rama me hajdutet e tij ne qeveri po i rrjepin shqiptaret! Jo vetem qe po i rrjepin, jo vetem qe po e zbrasin Shqiperine nga shqiptaret, por po u vjedhin edhe te ardhmen femijeve shqiptareve, niperve e mbesave te Pirros. Rama me shoket e tij do ngrejne vilat e mbushin llogarite e tyre bankare me parate e shqiptareve, kurse niperve dhe mbesave te Pirros do t'iu duhet te paguajne ate borxh publik.

    Shteti shqiptar eshte drejt falimentimit nga rritja galopante e borxhit publik dhe shpopullimi i vendit qe sjell rrenimin e bazes taksapaguese, qe ka per te sjelle falimentimin e gjithe "shtetit social" te Rames ne Shqiperi. Pirroja ka per ti kuptuar keto fjale vetem atehere kur te shkoje e te terheqi pensionin, e banka ti thote nuk kemi leke te te japim. Kur te shkoje tek doktori i spitalit publik, dhe doktori ti thote o me paguaj me para ne dore o vdis, se edhe une dua te rroj, shteti nuk me paguan me. Deri atehere Pirro, ti vazhdo te bertasesh sa te mundesh:

    TE GJITHA FAJET NA I KA OPOZITA!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-06-2023 mė 17:13

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-05-2021, 15:18
  2. “Shqipėria e madhe” praktikisht po funksionon
    Nga Antiproanti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-05-2013, 10:39
  3. Populli shqiptar praktikisht -i integruar nė BE,
    Nga pirro10 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2012, 13:11
  4. Shqipėria praktikisht midis`Dum Papėn dhe.. Dum Babėn`. Po Integrimi?
    Nga pirro10 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2012, 15:36
  5. Opozita praktikisht kunder liberalizimit te vizave per shqiptaret
    Nga gjirfabe nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-06-2010, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •