Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    “Zëri i Amerikës”: Rama propozon draft për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë

    Emri:  Capture-45.jpg

Shikime: 243

Madhësia:  21.1 KB

    Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot se i ka dorëzuar presidentit frncez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një draft për krijimin e asociacionit të komunave serbe, i hartuar siç tha, nga ekspertë të nivelit më të lartë europian dhe amerikan. Kryeministri Rama deklaroi se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    “Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane”, deklaroi kryeministri Rama, duke bërë të ditur se dokumenti është hartuar “nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe europian prej kohësh”, pa shpjeguar se kur ka ndodhur, por duke theksuar se: “është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti”.

    Mbetet po ashtu e paqartë nëse ka qenë qeveria shqiptare e cila ka kërkuar hartimin e këtij dokumenti, apo ai i është ofruar asaj. Zoti Rama tha se ekspertët kanë dhënë një kontribut dhe se ai thjesht ka bërë që ky kontribut të kthehet në një mundësi për dialog duke theksuar se nuk ka dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje, “unë thjesht kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut nëpërmjet kumbarëve të procesit, që janë presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë. I takon atyre të bëjnë atë që dëshirojnë me këtë kontribut sepse tani ishte gati për tu bërë dhe tani janë kushtet për tu bërë, duke parë që në vend se të ulen në tryezë njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufij me Kosovën”.

    Javën e shkuar kryeministri Rama pati një takim të veçantë me presidenti francez Macron, gjatë Konferencës së sigurisë në Bratislavë, ku zoti Macron foli me tone të ashpra ndaj autoriteteve të Kosovës duke i konsideruar ato përgjegjëse për situatën e krijuar në veri.

    Një situatë që sipas kryeministri Rama “po merr përmasat e një tragjedie politike për Republikën e Kosovës” e cila shtoi ai, “si kurrë më pare, po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët strategjikë të kombit shqiptar”, të cilët i cilësoi si “zotët e shtëpisë në Kosovë”.

    Ndërsa e cilësoi dokumentin e ofruar prej tij si konfidencial e për të cilin nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti, zoti Rama u mjaftua të shpjegojë se “unë mendoj që një asociacion që është brenda kornizës kushtetuese të Kosovës , që është në sinkron me të gjithë pritshmëritë e komunitetit demokratik, që i jep vetë administrim, vetë menaxhim, quheni si te doni, atyre që e përbëjnë, pa e venë në pikëpyetje asnjëherë autoritetin e insitucioneve të Republikës së Kosovës; që i jep mundësi t’i bëjnë ato që duhet të bëjnë për arsimin dhe për shëndetësinë dhe që patjetër gjen miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është gjëja që i duhet sot Kosovës”, nënvizoi ai.

    VOA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    DW: Reagimet nga Kosova pas propozimit të Edi Ramës

    -Botuar në radion shtetërore gjermane, DW-

    Emri:  Capture-75.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  40.6 KB

    Njoftimi që bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se i ka përcjellë Presidentit të Francës, Macron dhe Kancelarit gjerman, Scholz një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nxiti reagime të ndryshme në Prishtinë. Rama tha se “dokumenti është konfidencial”, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

    “Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asociacionit, për të cilin e kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha kryeministri Rama. Kjo deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, disa politikanë në Kosovë i zuri në befasi që s’kishin njohuri për draftin, e disa jo. Dy krerët e shtetit të Kosovës, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, nuk u deklaruan për draftin e Ramës.

    “Kosova nuk ka nevojë për shpëtimtarë”

    Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, parti në pushtet, Mimoza Kusari-Lila reagoi pas deklaratës së kryeministrit, Rama. “Kosova nuk ka nevojë për shpëtimtar në formën e ofrimit të një draft-statuti”. “Ne kemi nevojë për elaborim dhe pronësi të parimeve të cilat do të jenë në fokus me funksionimin e shtetit, me të drejtat e komuniteteve në Kosovë dhe natyrisht me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë. Nisma e Ramës, ndoshta është me qëllim të mirë, por mund të shkojë keq”, tha Kusari Lila, duke shtuar se ajo personalisht nuk e ka parë dokumentin.

    Qeveria e Kosovës – institucioni i vetëm përgjegjës për të bërë propozim

    Kurse drejtuesi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Arben Gashi, tha se Qeveria e Kosovës është institucioni i vetëm përgjegjës për të bërë propozim për statutin e Asociacionit dhe askush tjetër. “Është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë qeveri e ndonjë vendi tjetër nuk mund të bëjë propozime të tilla”, u shpreh Arben Gashi. Ndërsa kreui i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se nisma e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk duhet të paragjykohet, megjithëse as Zoti Tahiri nuk e ka parë draft-statutin. “E para, në parim diçka që vjen prej kryeministrit shqiptar, ai ka pasur një deklarim për gjendjen në veri, diçka që vjen prej shtetit amë jodomosdo duhet të gjykohet keq. Në anën tjetër, detyrat e Qeverisë janë detyra të vendit të cilat pa asnjë dyshim duhet t’i ushtrojë Qeveria e Kosovës, e Qeveria jonë nuk po i ushtron. Ajo që del në pah prej kësaj situate është se ekziston një moskomunikim dhe raportet e komunikimit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në pikën e fundit”, tha Besnik Tahiri.

    Hoxhaj mbështetje për iniciativën e Ramës

    I vetmi që ka pohuar, se e ka parë propozimin e Ramës për Asociacionin ishte nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, PDK Enver Hoxhaj. Ai tha se megjithatë dokumentin nuk e ka siguruar nga kryeministri shqiptar. “Mendoj që iniciativa e Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë. Mendoj që është hap i duhur, i drejtë dhe i domosdoshëm që Shqipëria ka dalë me një propozim të tillë”, tha Hoxhaj duke shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, veçse e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, me Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia kanë arritur më herët.

    Kosova dhe Serbia me 27 shkurt dhe më pas me 18 mars, nën ndërmjetësim të BE-së, arritënMarrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Neni 10 i kësaj marrëveshje thotë se “palët janë zotuar se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut”, përfshirë atë për Asociacionin.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili vazhdon të jetë nën trysni të madhe nga faktori ndërkombëtar, sidomos SHBA-të për krijimin e Asociacionit, ka thënë se “Kosova po tregohet e vëmendshme dhe e kujdesshme meqë kërkesa ka të bëjë me marrëdhëniet e saj me Serbinë”. “Kur Shtetet e Bashkuara në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe kërkojnë diçka prej nesh, nuk kemi mëdyshje të themi po. Mirëpo, kur i dërguari amerikan kërkon diçka që ka të bëjë me marrëdhënien tonë me Serbinë, ne duhet të mendojmë mirë dhe të jemi të vëmendshëm e të kujdesshëm, por natyrisht gjithnjë bashkëbisedues, konstruktiv e të përkushtuar”, ka thënë kryeministri Kurti duke ju përgjigjur kritikave për raporte jo të mira me SHBA-në dhe emisarët e saj.

    Më i ashpër në vlerësimin e tij për Asociacionin, shprehet zëvendësi i Kurtit dhe kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbisë, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se kërkesat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe “nuk kanë për qëllim integrimin e serbëve lokale”, por sipas tij, synimi është të vendoset një “Kalë i Trojës” në Kosovë. “Kosova ka paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta, pse Serbia insiston në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por të jetë si ‘Kali i Trojës’ i Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

    DW

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    Deputeti i VV-së: Ndërkombëtaret po e shfrytëzojnë Ramën, në fund do ta hedhin në rrugë ose në burg

    Emri:  auto_Artan_Abrashi1686336519.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  24.5 KB

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se ndërkombëtaret po e shfrytëzojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama meqë është i kapur që t’i bëjë favore presidentit serb, Aleksandar Vuçicc.

    Abrashi përmes një postimi në Facebook, të njëjtit do ta hedhin Ramën në rrugë ose në burg si një limon të shtrydhur, që si hynë në punë as piktorit për një tablo me natyrë të vdekur.

    ‘Me shumë gjasa, edhe dikush nga ndërkombëtarët po e shfrytëzon Edi Ramën meqë është i kapur që t’i bëjë favore Aleksandër Vuçiqit. Në fund, të njëjtit, do ta hedhin Ramën në rrugë ose në burg. Porsi një limon të shtrydhur, që s’i hyn në punë as piktorit për një tablo me natyrë të vdekur.’- ka shkruar ai në një postim në Facebook.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    Kryeministri Kurti ironizon kryeministrin shqiptar: Rama t’ia prezantojë Vuçiçit në takimin e Ballkanit të Hapur

    Emri:  kurti-1.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  24.3 KB

    Kryeministri Albin Kurti ka folur sot lidhur me situatën në veri të Kosovës në një konferencë për media.

    Në fjalën e tij, Kurti deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në dialog për të kthyer situatën në normalitet.

    Kurti ka komentuar edhe draft-statutin e propozuar nga Kryeministri Edi Rama për Asociacionin.

    “Jam i përkushtuar dhe besoj se pa e intensifikuar dialogun nuk zbatohet marrëveshja. Unë kam ofruar vetë ta shkruaj draft-statutin, por me atë rast kam kërkuar të ketë një dakordim me parimet bazë.
    Nuk kam dyshim që Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu, krejt çka unë propozoj është që kryeministri Rama që këtë draft-statut t’ia prezantojë Vuçiçit në takimin e Ballkanit të hapur për shqiptarët në Medvegjë e Bujanovc. Neni 8 i Kushtetuës së Shqipërisë thotë që Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare te popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Duhet ta dërgojë në Beograd për Shqiptarët e Luginës. Unë nuk e kam lexuar”,– tha Kurti. Pra Kurti ka shigjetuar kryeministrin Rama me një mënyrë elokuente, duke i kujtuar se merru me shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi në tokat e tyre dhe jo me shtetin e Kosovës.

    Kurti ka paraqitur pesë propozimet e qeverisë së Kosovës për normalizimin e situatës në veri të vendit.

    “Kemi rritur në 25 numrin e vendkalimeve ndërkufitare. Përshkallëzimi erdhi nga urdhrat e Beogradit dhe pranisë së elementeve kriminale po nga ana e Serbisë. Unë i kam ofruar dje Borrel dhe QUIN-in hapa konkretë për normalizimin e situatës në veri.

    Pesë propozimet janë:

    1. Sundimi i ligjit në katër komunat. Të shkojë para drejtësisë ata që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe kujtdo tjetër. EULEX është ftuar të monitoroj procesin.

    2. Prania e forcave të zvogëlohet.

    3. Policia, KFOR dhe EULEX do të përpilojë një raport çdo 15 ditë për sigurinë e vendit.

    4. Zgjedhje të reja me kusht që të jenë të lira.

    5. Kosova dhe Serbia kthehen në diskutimet për marrëveshje, si dhe takimi i dy liderëve.


    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    Reagon Vuçiç për draftin e Ramës për Asociacionin: Respekt për kryeministrin shqiptar, por s’është i autorizuar!

    Emri:  Edi-rama-vucic.jpg

Shikime: 148

Madhësia:  40.3 KB

    Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka reaguar lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

    “Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për televizionin serb “TV Happy”.

    “Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, ka shtuar ai më tej.

    Pritet që Edi Rama ti përgjigjet Presidentit serb.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    Kryeministri Rama: Anullohet mbledhja mes dy qeverive, shqiptare dhe kosovare!

    Kryeministri Edi Rama ka dalë sonte në ora 19.30 në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Nisur nga situata në veri të Kosovës, kryeministri Rama tha se nesër do të zhvillojë një takim me Albin Kurtin dhe ministrat e jashtëm të BE, por jo mbledhje e planifikuar mes dy qeverive.

    “Me keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësinë e kryeministrit Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe më pas veç të diskutohet dhe për këtë por kjo nuk është e mundur. Nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme me realitetin që ndodh sot. Shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet”, tha Rama.

    Rama ka anulluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri për shkak të agravimit të Kosovës me bashkësinë euroatlantike. Ai u shpreh se ka thirrur një takim më të ngushtë vetëm me Albin Kurtin.

    “I kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në një format më të ngushtë, me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë që po çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë.

    Për fat të keq nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë dhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot.

    Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit. Shpresoj shumë të takohemi për të ballafaquar opinionet kur jemi në prag të vënies në zbatim të planeve për masa shtrënguese të një shteti të krijuar nga ata që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.

    Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do vihet në lëvizje”, tha Rama.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    Sali Berisha: Afera McGonigal, shtysë e sulmeve të Ramës kundër qeverisë së Kosovës

    Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetet sociale:

    Afera McGonigal, shtysë e sulmeve të Edi Ramës kundër qeverisë së Kosovës!
    Miq, me sulmet e përditshme, madje paradite dhe pasdite të Edi Ramës, argatit të Vuçiç, kundër qeverisë së Kosovës, ai dëshmon se është në një hall të madh personal.
    Me këto sulme ai zbaton porositë e padronit të tij Vuçiç, për të demonizuar figurën e Albin Kurtit si komunist i pakorrigjueshëm dhe paraqitur presidentin e serbomadhisë Vuçiç si konstruktive.
    Së dyti dhe mbi të gjitha, Rama me këto veprime kërkon të ngjallë mëshirë për veten e tij për aferën e tmerreshme të korruptimit me ryshfet të ish shefit të kundërinteligjencës së FBI për New York-un, McGonigal gjatë kohës që ai ishte në detyrë.
    Në këtë aspekt Rama është njeri i pashpresë mbasi në ligjin e SHBA dënohen njelloj, si ai që merr ryshfet ashtu dhe ai që jep ryshfet.
    Përveç kësaj kjo çështje është bërë edhe më e rëndë sepse së fundi prokurori i SHBA ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare që gjykohej në Ëashington me dosjen ruse që gjykohet në Neë York. Kjo do të thotë se aferat janë të lidhura njëra me tjetrën dhe përveç McGonigal, dy personazhe të tjera të zeza tani janë: Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama dhe përfaqësuesi i Putinit Oleg Deripaska, biznesmen spiun rus me 6 kompani deri në fund të vitit 2022 edhe në Shqipëri.
    Ndaj i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe në lojën e forcave politike aty për një çështje e cila sot është në tryezën e zyrave më të fuqishme në hapësirën euroatlantike. Këto ndërhyrje nuk ndihmojnë aspak në zgjidhjen e krizës përkundrazi, vetëm sa e ndërlikojnë atë më shumë. #sb

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    Analiza e Foreign Policy: Ku po gabon Blinken me Kosovën!

    Nga Edward P. Joseph,

    Nëse është dikush që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, ai është Vladimir Zelenski. Kërkojini presidentit ukrainas t’u japë rusëve etnikë autonomi dhe Zelensky do të bëjë menjëherë tre pyetje: A do të pranojnë rusishtfolësit që të jetojnë në Ukrainë, jo në Rusi? A do ta njohë Rusia sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës? Dhe a do të na lejojë përfundimisht dhënia e autonomisë anëtarësimin në NATO?

    Paaftësia e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, siç aplikohet për Kosovën dhe Serbinë, është në themel të luftës vetëshkatërruese të pushtetit perëndimor me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në vend që ta shikojnë autonominë në mënyrë strategjike – siç do të bënte Zelensky, dhe siç bën presidenti rus Vladimir Putin – zyrtarët e administratës së Biden janë po aq dogmatikë sa kryeministri i Kosovës që ka tërhequr drejt vetes zemërimin e Perëndimit.

    Uashingtoni është fokusuar totalisht mbi detyrimin e kahershëm të Prishtinës, të pranuar së fundmi nga Kurti, për të krijuar një asociacion të komunave me shumicë serbe. E frustruar me kryeministrin e Kosovës që nuk shtron në tryezë kushtet e tij për themelimin e asosacionit, dhe e zemëruar me operacionin e tij të fundit, të pamatur të policisë speciale në veriun e mbizotëruar nga serbët e Kosovës, administrata e Biden tashmë e ka ndëshkuar Kosovën dhe është gati të shkaktojë më shumë dhimbje.

    Duke shmangur presionet, Kurti ka hedhur poshtë deri më tani kërkesat e SHBA-së dhe BE-së për të tërhequr policinë speciale nga veriu, për të larguar kryetarët e bashkive të vendosur së fundmi në ndërtesat komunale dhe për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Kurti këmbëngul që serbët që sulmuan NATO-n dhe policinë e Kosovës më 29 maj, fillimisht të sillen para drejtësisë, si pjesë e planit pesëpikësh të kryeministrit për të ulur tensionet. Për të shmangur një bojkot tjetër serb të zgjedhjeve, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani – e cila kryesisht mbështet linjën e Kurtit – ka propozuar që të paktën 20 përqind e votuesve të nënshkruajnë një peticion për zgjedhje të reja.
    Me këtë sfidë, Kurti ka zemëruar aleatin më të rëndësishëm të Kosovës, Shtetet e Bashkuara, ka vënë kundër popullsinë serbe të Kosovës dhe ka inkurajuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pikërisht në kohën që ky autokrat përballet me protesta të pashembullta brenda vendit. Dëshira e Uashingtonit për të vendosur sanksione shtesë ndaj Kosovës është e kuptueshme.

    Është gjithashtu një gabim i rëndë. Faji për krizën ndahet mes Uashingtonit dhe Brukselit, përfshirë edhe dhunëm e organizuar nga serbët kundër paqeruajtësve të NATO-s. Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë, ndërkohë që përshëndetet një autokrat manipulues, pro-rus si një “partner që bëhet më i mirë dhe më i mirë [i SHBA-së]”, siç tha ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës duhet ta bëjë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të ndalet një moment.

    Në vend që të lejojë që politika e Kosovës të udhëhiqet nga zhgënjimi, apo të lejojë që politika e Serbisë të udhëhiqet nga iluzioni, Blinken duhet të rishqyrtojë urgjentisht qasjen e administratës së tij. I bindur nga vartësit e tij, Blinken me sa duket ka rënë dakort për mirëkuptim me Vuçiçin. Mbështetja e Serbisë për Ukrainën përkthehet në butësi të SHBA-së ndaj Vuçiqit, i cili në anën tjetër ka ringjallur nacionalizmin “serbomadh” që e solli Beogradin në konflikt me fqinjët e tij dhe NATO-n në vitet 1990. Siç shpjegoi Hill në lidhje me ndihmën për Ukrainën, “kur njerëzit hipin në bord, marrëdhëniet përmirësohen”. Kjo frazë shpjegon qëndrimin e administratës së Bidenit ndaj Serbisë.

    Ajo që duhet të shqetësojë Blinken është se Moska vështirë se duket e shqetësuar nga ndonjë prej arritjeve të administratës Biden me regjimin e Vuçiçit. Marrëdhëniet serbo-ruse vazhdojnë pavarësisht votave simbolike të Beogradit, por të lidhura me Kosovën kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Teksa armatimet moderne perëndimore e kthejnë valën e luftës kundër Rusisë, Kremlini ka hedhur poshtë raportet – të konfirmuara nga Vuçiç – se municionet serbe të epokës sovjetike kanë gjetur rrugën e tyre drejt Ukrainës. Narrativat pro-ruse, të rrëfyera nga Beogradi në kundërshtim me BE-në, gjejnë jehonë në të gjithë Ballkanin.

    Ndërsa Serbia diversifikon furnizimin e saj me gaz, Beogradi ka dyfishuar naftën ruse. Nocioni se Vuçiç do të dorëzojë depozitat e litiumit të Serbisë në Perëndim duket fantastik tani që qytetarët serbë – shumë prej të cilëve kundërshtojnë ashpër minierat e litiumit – janë mobilizuar kundër presidentit të tyre dominues. Alter egoja pro-ruse e Vuçiçit, shefi i inteligjencës, Aleksandar Vulin, sapo mori pjesë në një konferencë të madhe të sigurisë në Moskë, “duke sinjalizuar për qendrat e fuqisë perëndimore se Serbia ka një alternativë [ruse]”. Serbia mbetet vendi i vetëm evropian – përveç Bjellorusisë aleate të Kremlinit – që nuk e sanksionon Rusinë.

    Çështja është se Putin beson se ai, jo Perëndimi, po fiton në Ballkan, me kosto shumë të ulët. Nga këndvështrimi i Kremlinit, destabiliteti në një rajon ku Shtetet e Bashkuara, BE dhe NATO kanë avantazhin strategjik është provë se administrata Biden nuk di se si të menaxhojë pushtetin. Nëse Vuçiç – pa armë bërthamore apo rezerva masive të naftës dhe gazit – mund të konfuzojë Perëndimin, atëherë po ashtu edhe Putini. Moska e kupton se Kosova – jo energjia apo vëllazëria sllave ortodokse – është shtysa për marrëdhëniet serbo-ruse dhe për destabilizimin rajonal të promovuar nga Beogradi.

    Me bindje thuajse fetare, zyrtarët amerikanë mbështesin autonominë serbe si Gralin e Shenjtë për mbylljen e çështjes së Kosovës. Në realitet, lejimi i asosacionit për serbët e Kosovës – pa avancuar njohjen e Kosovës nga serbët dhe nga aleanca e plotë e NATO-s – është një propozim i rrezikshëm. Nuk është rastësi që edhe Rusia përkrah skemën e autonomisë serbe, në të njëjtën gjuhë ungjillore si zyrtarët e SHBA dhe BE. “Themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe do të garantonte të drejtat, sigurinë dhe besimin në të ardhmen (për serbët në Kosovë)”, deklaroi ambasadori i vjetër rus në Serbi Alekander Botsan-Kharchenko për agjencinë e lajmeve TASS në fund të muajit të kaluar.

    Kremlini e kupton atë që Uashingtoni dhe Brukseli nuk kuptojnë: Asociacioni i propozuar është një mjet për të projektuar ambicien serbe, jo për të mbrojtur serbët e Kosovës. Vuçiç nuk dëshiron asnjë version të asociacionit në përputhje me sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionalitetin e Kosovës. Pavarësisht garancive me shkrim nga zyrtarë të lartë të SHBA, Uashingtoni nuk ka treguar se mund ta bindë Beogradin që të pranojë një formë stabilizuese të autonomisë – edhe përgjatë linjave të paqarta të propozuara nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

    Përkundrazi, zyrtarët i bëjnë presion Kosovës që të negociojë jashtë propozimit serb për autonomi, edhe pse ata pranojnë se ai është jashtëzakonisht i papranueshëm. Legalizimi i një pozicioni të hapur por shkatërrues është një grackë klasike negociuese. Në këtë rast, ndërmjetësuesit perëndimorë harrojnë se Vuçiç ka përmbysur marrëveshjen Kosovë-Serbi të bërë më 18 mars, ditën kur BE dhe SHBA e shpallën atë si “ligjërisht të detyrueshme”, edhe pse presidenti serb refuzoi ta nënshkruajë atë.

    Shtetet e Bashkuara, apo edhe BE e NATO nuk duket se e kuptojnë as rrezikun e ligjerimit të përsëritur të taktikave fizikisht shkatërruese serbe në veri të Kosovës. Ndërsa një oficer amerikan i KFOR-it në terren ishte i acaruar për sulmet e 29 majit nga serbët, shefat e tij fyenin Kurtin, duke i lejuar Vuçiçit t’ia hidhte paq. Kjo është e pafalshme duke pasur parasysh përdorimin e mjeteve shpërthyese të dizenjuara me kujdes që kërkojnë përgatitje, të cilat nuk mund të kishin kaluar pa u vënë re nga Beogradi.

    Hill e ka bërë zakon të fajësojë Kosovën – një vend në të cilin ai nuk është i akredituar – ndërkohë që injoron lëvizjet provokuese të Beogradit. Në dhjetor, Vuçiç e quajti Kurtin “llum terrorist”. Në prill, Vuçiç promovoi bojkotin e zgjedhjeve nga serbët, duke e etiketuar qeverinë e Kosovës “pushtuese”. Me kërkesa e tij zhvatëse, presidenti serb vazhdon të bllokojë serbët e Kosovës që të zgjedhin liderët e tyre.

    Dimrin e kaluar, zyrtarët e SHBA dhe NATO-s i dhanë kredenciale kërkesës së pacipë të Beogradit për të dërguar trupat e tij në Kosovë dhe justifikuan barrikadat kërcënuese të vendosura shpesh në veri të vendit. Në versionin aktual të sindromës së Stokholmit, zyrtarët perëndimorë, duke përfshirë një gjeneral të Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane, tani e konsiderojnë Vuçiçin si çelësin e stabilitetit, disa ditë pasi udhëheqësi serb vendosi forcat e tij në gatishmëri të lartë dhe nuk arriti të parandalonte sulmet ndaj NATO-s, duke nxitur një shtim të trupave të KFOR-it.

    Nuk ka dyshim se Kurti, duke injoruar thirrjet e qarta dhe të koordinuara të SHBA-së dhe NATO-s, është bërë nxitës i dhunës. Fatkeqësisht, të tillë janë edhe negociatorët e SHBA dhe BE, të udhëhequr nga shefi i punëve të jashtme të BE, Josep Borrell. Në mars, BE dhe Shtetet e Bashkuara lejuan Vuçiç të largohej nga Ohri – vendi i negociatave kryesore midis Beogradit dhe Prishtinës – pa një angazhim që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës dhe të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar komune.

    Kjo mbikqyrje çoroditëse gjymtoi negociatat për autonominë, në të cilat përfaqësuesit e zgjedhur serbë do të luanin një rol kritik. Zgjedhjet e suksesshme do t’i kishin legjitimuar përfaqësuesit në sytë e të gjitha partive, duke përfshirë ato në Prishtinë, dhe do të shënonin një kthesë nga largimi i hidhur dhe i prodhuar serb mbi targat në fund të vitit të kaluar. Pranimi i papritur nga Kurti i asosacionitu dha negociatorëve mundësinë për t’i bërë presion Vuçiçit për këtë shfaqje shpresëdhënëse mirëbesimi. Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe BE panë se si Beogradi po projektonte një bojkot të zgjedhjeve të 23 prillit në veri – të organizuara nga Kosova dhe lëvduar nga SHBA – duke krijuar terrenin për krizë.

    Kërcënimet e fshehura keq të SHBA për të rrëzuar qeverinë Kurti për shkak të asosacionit – një taktikë e ashpër e përdorur edhe në vitin 2020 nga administrata Trump – eklipsojnë dështimin e administratës Biden për të krijuar apo edhe për të kuptuar kushtet për të arritur autonominë. Siç mund ta dëshmojë së fundmi administrata në Ukrainë, autonomia është një çështje e statusit përfundimtar, që përfaqëson levën e fundit të një vendi të përballur me një fqinj armiqësor, irredentist, si Rusia apo Serbia.

    Fatkeqësisht, marrëveshja Bruksel-Ohër që Shtetet e Bashkuara dhe BE ia imponuan kryesisht Serbisë dhe Kosovës është vetëm e përkohshme në natyrë. Kjo do të thotë se qasja perëndimore mbështetet në një kontradiktë: Kosova duhet të bëjë një lëshim të statusit përfundimtar për autonominë, por Perëndimi mund të premtojë vetëm – në rastin më të mirë – përparim në rritje në marrëdhëniet me Serbinë dhe me përpjekjen e Kosovës për të pasur personalitet të plotë ndërkombëtar.

    Edhe nëse Prishtina i përmbush të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë themelimin e asociacionit, Kosova nuk ka asnjë garanci për kërkesat e saj thelbësore strategjike. Serbët e Kosovës mund të ruajnë besnikërinë e tyre ndaj Beogradit dhe të sfidojnë Prishtinën. Serbia ende mund ta refuzojë njohjen de jure të Kosovës. Dhe, mbi të gjitha, Kosova mund të mbetet jashtë NATO-s – garancia unike e sovranitetit dhe integritetit territorial të Prishtinës.

    Rruga e Kosovës drejt aleancës mbetet e bllokuar nga katër anëtarë të NATO-s: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA, përfshirë Blinken, pohojnë se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit do t’i mundësojë Uashingtonit të apelojë ndaj katër vendeve.

    Në fakt, tre palët e vijës së ashpër—Bukureshti, Bratislava dhe Madridi—kapen pas pozicioneve të tyre për arsye që nuk kanë të bëjnë me sjelljen e Kosovës. Ka pak prova që Uashingtoni ka investuar shumë për t’i bërë këta aktorë – të cilët mbajnë çelësin e përparimit në të gjithë rajonin – të ndryshojnë mendje, qoftë edhe përkohësisht. Spanja dhe Sllovakia, për shembull, mund t’i kthejnë lehtësisht trupat e tyre në misionin e KFOR-it, i cili ka status neutral. Madridi mund të imitojë Bratislavën dhe të hapë një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë – një hap që do t’i shtonte dyshimet e Kosovës se autonomia serbe mund të çonte në anëtarësimin në NATO.

    Në vend të kësaj, Spanja, së bashku me Rumaninë, votuan në prill kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu bëri edhe Serbia, duke shkelur hapur detyrimet e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE. Pengimi flagrant karakteristik i Beogradit nuk ka tërhequr asnjë nga kritikat e drejtuara ndaj Prishtinës për zvarritjen e saj me asosacionin.

    Me pak fjalë, do të duhen më shumë se sa disa sanksione që Shtetet e Bashkuara të dalin nga kriza që Uashingtoni dhe Brukseli ndihmuan në krijimin. Pretendimi se Shtetet e Bashkuara kanë një partner në Beograd dhe një armik në Prishtinë, as nuk do ta zbusë ngecjen aktuale në veri dhe as nuk do të çojë në stabilitet.

    Pavarësisht agjendës së tij të furishme globale, Blinken duhet të ushtrojë personalisht kontroll mbi politikën e SHBA për Ballkanin. Si fillim, administrata e Bidenit duhet të disiplinojë ambasadorët e saj në rajon, duke kufizuar ekskursionet e Hill në politikën e një vendi, Kosovës, që nuk i përket më Serbisë. Ndarjet midis ambasadave të SHBA në Beograd dhe Prishtinë kanë tërhequr vëmendjen e partnerëve kryesorë të BE dhe kanë minuar autoritetin e Blinken.

    Në thelb, Blinken duhet të vendosë nëse destabiliteti rajonal dhe dëmtimi i besueshmërisë së SHBA ia vlejnë përqafimin me një autokrat serb të refuzuar nga një pjesë e gjerë e popullsisë së tij. Në fund të fundit, Uashingtoni ka një model alternativ. Në Hungarinë fqinje, ambasadori i SHBA, David Pressman, ka dëshmuar se një qasje e qëndrueshme, e përqendruar te vlerat, mund të arrijë shumë më tepër ndikim – mbi një autokrat shumë më të frikshëm – se çdo gjë e arritur në Serbi.

    Në vend të qortimeve të hartuara me ngut, Blinken duhet të mbajë një fjalim të vlerësuar mirë mbi politikën e SHBA-së ndaj Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit. Blinken duhet të rikthejë vlerat demokratike në thelb të politikës dhe partneritetit të SHBA me BE. Ai duhet t’i drejtojë të dërguarit dhe ambasadorët e tij që t’ua përcjellin këtë mesazh liderëve të Ballkanit, përfshirë Vuçiçin.

    Blinken duhet ta ndjekë këtë fjalim me një vizitë – jo në rajon, por në Athinë, Bratislavë, Bukuresht dhe Madrid – katër kryeqytetet që mbajnë çelësin e avancimit të Kosovës, dhe rrjedhimisht strategjisë perëndimore, në rajon.

    Blinken duhet të mbyllë turneun e tij në Bruksel, me Borrell dhe përfaqësuesin special të BE në rajon, Miroslav Lajçak. Blinken duhet t’u kujtojë këtyre diplomatëve se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mban emrin e BE. Brukseli nuk mund të fshihet më pas gishtit, se është thjesht një ndërmjetës. Në vend të më shumë “paqartësie konstruktive”, Shtetet e Bashkuara dhe BE duhet të fokusohen në qartësi. Prioriteti urgjent është një sekuencë e hekurt hapash që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin për të zbatuar marrëveshjen, shumë përpara fundit të vitit.

    Në këtë mënyrë, Blinken do t’i largojë Shtetet e Bashkuara dhe BE nga konfuzioni dhe kriza, duke i dërguar një sinjal Moskës për vendosmërinë parimore për të konsoliduar Ballkanin në Perëndim, përkrah Ukrainës.

    Foreign Policy / përktheu Lapsi.al

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    Si nuk doli nje politikan shqiptar qe di te beje a te kete nje minimun ideje se si behet politika e jashtme. Kane 30 vjet dhe e mendojne politiken te brendshe e te jashtme vetem per t'ju shmangur shantazhimeve dhe per te mbajur kariken...

    Eshte si eshte Kurti (e kam fjalen per idete e majta),por eshte "per ti hequr kapelen" ne politike.Parimor.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama dërgon planin për komunat serbe në Paris e Berlin, thikë pas shpine për Albin Kurtin

    Kurti flet për gjendjen e 3 policëve: U rrëmbyen brenda kufirit, ishin duke ngrënë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, i ka vizituar të martën tre policët e arrestuar ditë më parë nga autoritetet e Serbisë.

    “Përshkrimi se si ka ndodhur rrëmbimi është i njëjtë. Ata thonë se në momentin e rrëmbimit kanë qenë te tryeza e improvizuar, kanë qenë duke ngrënë drekë. Së bashku, kur 15 persona i kanë rrethuar, i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë, kur pyeten ndaras nga ambasadori ynë Jetish Jashari”, tha Kurti.

    Në një konferencë për media me gazetarë, bashkë me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, Kurti ka insistuar se policët janë rrëmbyer dhe se një veprim i tillë ka qenë hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës, për shkak të, siç ka thënë, luftimit të krimit të organizuar.

    Sipas Kurtit, Serbia “me këto akte agresioni” synon destabilizim në Kosovë.

    Përgjatë konferencës, Gërvalla ka thënë se ambasadori Jashari i ka vizituar të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë.

    Ajo ka thënë se takimet janë mbajtur ndaras, nga 15 minuta me secilin.


    Euronews

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thikë pas shpine, nga Mali i Zi
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 14:13
  2. Tentojnë ta eliminojnë Albin Kurtin
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 28-02-2010, 05:20
  3. thike pas shpine ceshtjes came
    Nga stavri22 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:44
  4. Thikë pas shpine vëllait për një celular
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 16:16
  5. Majko: AKSH një thikë pas shpine
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 02:02

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •