100-vjetori i lindjes sė shkrimtarit dhe studiuesit tė mirėnjohur, Jakov Xoxa

Emri:  Capture-41.jpg

Shikime: 81

Madhėsia:  40.0 KB

Letėrsia dhe gjuha shqipe i ka tė pakėt personalitetet e saj. Njė prej tyre qė ka lenė emėr tė madh me punėn e krijimtarinė e tij ėshtė Jakov Xoxa.

Akademia e Shkencave pėrkujtoi sot, nė 100-vjetorit e lindjes, shkrimtarin dhe studiuesin e njohur tė letrave shqipe, Jakov Xoxa, i shpallur edhe si personaliteti i vitit, pėrmes njė ceremonie tė veēantė, ku morėn pjesė shkrimtarė, akademikė dhe figura tė njohura tė artit dhe tė letėrsisė shqipe.

I pranishėm nė kėtė ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, i cili tha se Jakov Xoxa ėshtė njė nga figurat mė tė rėndėsishme themeluese tė letėrsisė moderne shqiptare. “Shpesh mendojmė si do ishte greqishtja pa Homerin, si do ishte italishtja pa Danten, si do ishte spanjishtja pa Servantesin apo frėngjishtja pa Gi dė Mopasan, rusishtja pa Tolstoin e gjuhė tė tjera pa Kafkėn, pa Kunderėn. Gjuhėt, patjetėr qė janė produkt i disa vendimmarrjeve, rregullsive dhe ligjėsive qė vendosen nėpėr Kongreset e Gjuhės, tė cilave nuk duhet me i heq asnjė meritė, por pyetja ėshtė: kush e lėvron gjuhėn, kush i jep formė asaj? Unė besoj fort se pėr gjuhėn shqipe Kadareja, Agolli, Kongoli, Jakov Xoxa, janė padyshim nga figurat mė tė rėndėsishme themeluese tė letėrsisė moderne shqiptare”, u shpreh Veliaj.

Ai kujtoi po ashtu edhe kontributin e veprės sė tij, sidomos nė lidhjen mes shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe Kosovės. “E kemi sot fatin tė kujtojmė njė nga njerėzit qė shpėtoi disa nga fjalėt e gjuhės shqipe dhe eksploroi, ndoshta pėr herė tė parė, raportin special mes shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės – tė ndarė pa meritė, pa moral, nga historia dhe nga konfliktet e kohės – nė romanin “Lumi i vdekur” apo dhe vepra tė tjera. Shpeshherė ngurrojmė t’i japim meritėn e duhur atyre qė e kanė lėvruar, qė e kanė punuar Gjuhėn Shqipe. Sot jam vėrtet mirėnjohės pėr ata qė e kanė kujtuar Jakov Xoxėn”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ndihet krenar qė sot nė Tiranė ka hapėsira ku ruhen vlerat artistike tė autorėve tė mėdhenj. “Sot jam vėrtet krenar pėr ē’ka kemi bėrė nė Tiranė. Tirana nuk ėshtė perfekte – ka disa gjėra qė janė bėrė shumė mirė, ka ende shumė punė pėr tė bėrė – por njė nga gjėrat qė kemi bėrė shumė mirė ėshtė rikthimi i disa hapėsirave nė qytet, si shtėpia “Kadare” apo shtėpia “Agolli”. Sigurisht, ėshtė kyē, siē kemi pasur bashkėpunim me familjen Agolli dhe me familjen Kadare, edhe bashkėpunimi i familjarėve, pėr tė pasur ato artefakte. Unė besoj se pėr Jakov Xoxėn, edhe si babai i stėrnipit tė tij, mund ta kem edhe mė tė thjeshtė nė sigurimin e artefakteve dhe lėnien e njė kujtese pėr njė gjeneratė tjetėr,” tha mė tej kryebashkiaku.

Kreu i Akademisė sė Shkencave, Skėnder Gjinushi, tha se vepra e Jakov Xoxės ėshtė njė nder pėr letėrsinė shqiptare. “Vepra dhe veprimtaria e Jakov Xoxės janė bazė nė historinė e letėrsisė shqipe tė gjysmės sė dytė tė shek XX. Triptiku i tij me romanet “Lumi i Vdekur”, “Juga e Bardhė” dhe “Lulja e kripės” ėshtė bėrė pjesė e konstitucionit shpirtėror tė dhjetėra brezave nė Shqipėri e Kosovė, madje edhe pėr lexuesit nė gjuhė tė huaj. Gjurma qė ka lėnė kjo vepėr nė formimin artistik dhe botėkuptimor tė shoqėrisė shqiptare ėshtė e pashlyeshme. Proza e Xoxės, romanet e novelat, tregimet dhe shkrimet publicistike tė tij, janė njė trashėgimi origjinale me shumė vlerė, qė i pėrkasin dhe i bėjnė nder jo vetėm emrit tė autorit, por vetė fatit tė letėrsisė shqipe nė dekadat e pas luftės,” u shpreh ai.

Gjinushi tha se Akademia e Shkencave do tė risjellė botimin e njė prej lėndėve bazė tė Jakov Xoxės pėr studentėt e gjuhės dhe letėrsisė, “Hyrjen nė Shkencėn e Letėrsisė”. Shkrimtarit Jakov Xoxa iu dha edhe titulli Nderi i Akademisė sė Shkencave (pas vdekjes).

Emri:  Capture-42.jpg

Shikime: 28

Madhėsia:  40.0 KB

Emri:  Capture-43.png

Shikime: 29

Madhėsia:  293.4 KB

Emri:  j1.png

Shikime: 31

Madhėsia:  570.6 KB

Emri:  j2.jpg

Shikime: 27

Madhėsia:  46.3 KB

Emri:  j3.png

Shikime: 28

Madhėsia:  454.8 KB

Emri:  j4.png

Shikime: 27

Madhėsia:  477.5 KB

Emri:  j5.png

Shikime: 30

Madhėsia:  429.0 KB

Koha Jone