GSH

--------------

Nė moshėn 70-vjeēare

Vdes Lili Tafaj, pianistja e parė e Operės


-----------------------------------------------------------------

Zamir Kėlliēi

TIRANE

Eshte ndarė nga jeta nė moshėn 70-vjeēare pianistja e njohur Lili Tafaj.
Lindur nė njė familje intelektualėsh, Lili Tafaj spikati pėr talentin e saj qė nė moshė tė vogėl.
Pasi pėrfundon shkėlqyer liceun "Jordan Misja", ajo vazhdon Institutin e Lartė tė Arteve.
Mė pas specializohet nėn drejtimin e dy pianistėve tė shquar, Cen Pin Gan dhe Ana Iftinki.
Nė vitin 1950 nis punė nė Estradėn e Shtetit dhe me formimin e Teatrit tė Operės emėrohet pianiste e kėtij institucioni, ku punon deri nė vitin 1990, kur del dhe nė pension.
Ajo ėshtė shquar pėr njė vullnet te jashtėzakonshėm, teknikė tė lartė dhe pasion tė rrallė. Lili Tafaj nuk luajti vetėm nė skenat shqiptare, por dhe nė ato tė botės si: nė Kinė, Rumani, Francė, Finlandė, Norvegji, Turqi etj.
Ajo luajti qė nga miniaturat, albumet pėr fėmijė e deri te veprat e mėdha pianistike, sonatat, koncertet etj.
Ajo ishte e para pinaiste qė mori dorėshkrimet e kompozitorėve tanė e u dha jetė, duke i incizuar nė radio. Pėr meritat e saj, Lili Tafaj ėshtė vlerėsuar me "Medaljen e Punės", "Urdhrin Naim Frashėri", titullin Artiste e merituar. Lili Tafaj ka hyrė nė fondin e historisė sė muzikės sonė si njė ndėr pionieret e pianistikės shqiptare.

------gsh-------