Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    Qeveria shpall mbylljen e Akademisė sė Studimeve Albanologjike

    Qeveria njoftoi tė mėrkurėn se ka vendosur mbylljen e Akademisė sė Studimeve Albanologike, duke e kaluar nėn varėsi tė Akademisė sė Shkencave.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  20221110_212040_101122035-5_nL6UgS3.jpg

Shikime: 633

Madhėsia:  37.3 KB
    Kryetari i Akademisė sė Shkencave, Skėnder Gjinushi dhe Kryeministri Edi Rama duke folur gjatė konferencės jubilare pėr 50 vjetorin e Kongresit tė Drejtshkrimit. | Foto: LSA

    Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi tė mėrkurėn vendimin e qeverisė pėr mbylljen e Akademinė e Studimeve Albanologjike dhe kalimin e saj nėn varėsinė e Akademisė sė Shkencave, duke hedhur njė dyzinė akuzash pėr paligjshmėri.

    “Ne sot me vendim tė qeverisė po e riorganizojmė kėtė Akademi duke i vendosur institutet e saj si institucione autonome pranė Akademisė sė Shkencave”, u shpreh Kushi pas mbledhjes sė qeverisė.

    Ajo e referoi vendimin nė njė kontroll tė ministrisė nė janar tė kėtij viti, qė sipas saj, kishte konstatuar parregullsi dhe shkelje tė rėnda ligjore nė organizimin e strukturės dhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.

    “Edhe pse u mbėshtet nga ministria, ajo nuk arriti asnjėherė tė riorganizohej pėr tė qenė nė respekt tė ligjit”- tha Kushi.

    Sipas ministres shkeljet thelbėsore kanė tė bėjnė me mungesėn e njė fakulteti tė ASA-s. “Nuk ka mėsimdhėnie nė njėsitė pėrbėrėse tė saj, ėshtė e paakredituar nė programet e studimit”- tha ajo duke shtuar se lėshimi i diplomave pa akreditim ėshtė shkelje e rėndė ligjore.

    Por, nga ana tjetėr ajo pretendoi se ASA nuk regjistron asnjė student prej 8 vitesh dhe kjo sipas saj e bėn tė pamundur ekzistencėn si institucion i arsimit tė lartė.

    Kushi pretendoi se me shkrirjen e ASA-s si pjesė tė Akademisė sė Shkencave, e cila drejtohet nga Skėnder Gjinushi, njė ish-politikan komunist, albanologjia do tė ngrihet nė njė nivel mė tė lartė.

    Senati i Akademisė sė Studimeve Albanologjike u shpreh kundėr kėtij vendimi duke e cilėsuar atė njė vendim si ndėrhyrje tė institucioneve politike mbi veprimtarinė kėrkimore.

    Nėpėrmjet njė deklarate publike ASA thotė se “ėshtė plotėsisht kundėr kėtij vendimi tė Kėshillit tė Ministrave”.

    “Ėshtė njė vendim politik qė godet shkencėn e albanologjisė nė Shqipėri; Ėshtė hartuar pa konsultime dhe pa transparencė”- thuhet nė reagim duke lajmėruar njė betejė ligjore pėr tė mbrojtur “lirinė akademike”.

    Akademia e Studimeve Albanologjike ėshtė institucioni ku bėjnė pjesė Instituti i Antropologjisė Kulturore dhe Studimit tė Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Instituti i Historisė dhe Qendra e Enciklopedisė Shqiptare.


    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    “Ka qenė e do jetė vetėm njė anėtar kundėr”, Fuga i pėrgjigjet Gjinushit: Akti ndaj institutit tė Albanologjisė, absurd

    Emri:  artan-fuga-skender-gjinushi-1536x864.jpg

Shikime: 563

Madhėsia:  25.7 KB

    Akademiku Artan Fuga ka reaguar nė rrjetet sociale nė lidhje me njė deklaratė tė Skėnder Gjinushit nė lidhje me shkrirjen e Institutit tė Albanologjisė.

    Fuga e cilėsoi “futjen e Albanologjisė nė njė ēati tė gabuar” si absurditet, ndėrsa shtoi se ka qenė dhe do jetė vetėm njė anėtar kundėr.

    “Skender Gjinushit, ne nje dalje sot ne tv News 24, me rastin e gelltitjes te albanologjise duke prishur Institutet qe merren me identitetin tone shqiptar, nuk iu ndejt pa thene se kunder ketij projektin eshte nje njeri qe ka qene, eshte dhe do te jete kunder!
    Po, ai njeriu eshte absolutisht kunder dhe neser do te tregoje gjithe absurditetin e ketij akti sepse futja e albanologjise ne nje cati te gabuar
    Ka qene,
    Eshte,
    Do te jete
    Nje absurditet.
    Deri sot ishte nje kunder, por qe pardje jane 100 profesore te tjere te albanologjise qe e quajne si ai i pari kete akt te demshem, absurd”, shkroi Fuga.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    Ramizi, Akademia dhe pushteti/ VKM-ja qė shkrin institutet shkencore dhe pushon nga puna 100 studiues, efektet joshkencore tė njė nisme

    Emri:  265a60e6-ee90-4f90-9203-0ad1db5e4127.jpg

Shikime: 576

Madhėsia:  58.4 KB

    Kur Skėnder Gjinushi, kryetar i Akademisė sė Shkencave e propozoi mbylljen e Akademisė Albanologjike, rektori i akademisė dhe drejtuesit e instituteve Kundėrshtuan dhe vijuan takimet me Ministrinė e Arsimit dhe presidencėn duke argumentuar pse kjo nuk duhej lejuar.

    Nė anėn tjetėr, kreu i akademisė sė Shkencave, Gjinushi, refuzoi ta quante mbyllje, por parapėlqeu fjalėn shkrirje. Me daljen e draft VKM-sė, nuk ka mė gjė tė paqartė- shkrirja ėshtė asgjėsim.

    Pas publikimit ne News24 tė premten tė draft VKM-sė qė mbyll Akademinė e Studimeve Albanologjike, senati I kėsaj tė fundit doli kėtė tė shtunė nė njė konferencė ku bėri me dije, shkeljet ligjore tė VKM-sė dhe efektet katastrofike nė shkencė. Si tė tilla, Valter Memisha, Zv.Rektor i ASA-s pėrmend 45 marrėveshje ndėrkombėtare tė Akademisė Albanologjike, shkatėrrimin e instituteve qė kthehen nė njėsi dhe lirinė akademike.

    Me mbylljen e instituteve me pėrvojė 70-vjeēare, VKM-ja sjell si efekt zinxhir pushimin nga puna tė 100 studiuesve me grada shkencore, doktor shkencash, profesor i asociuar dhe profesor doktor, aktualisht tė punėsuar nė institutet e Gjuhės, Letėrsisė, Historisė, Arkeologjisė, Antropologjisė dhe departamenteve tė tyre.

    Video: ketu

    Relacioni shoqėrues i VKM-sė nga ana tjetėr vėren se Akademia Albanologjike qė sipas statutit tė miratuar nga Ministria e Arsimit nė vitin 2018 ėshtė qendėr universitare, nuk ėshtė akredituar ndėrsa rektori Luan Pėrzhita sqaron.

    “Pėr ne VKM-ja ėshtė e papranueshme. Ne na ėshtė miratuar statuti nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, nė vitin 2018, me tė njėjtin ligj tė arsimit tė lartė qė kemi tani. Unė nuk di qė ligji ka ndryshuar, atėherė pse nė vitin 2018 ishim nė rregull e ani nuk jemi? Ēfarė ka ndryshuar? Ka njė tendencė qė nuk e kuptoj nga vjen. Nuk jemi akredituar, ėshtė e vėrtetė por ndėrkohė janė 90% e universiteteve nė vend pa akredituar si ne dhe kemi letėrkėmbimin me Ministrinė e Arsimit pėr procesin dhe kėrkesat tona”, tha Luan Pėrzhita.

    Pėr mė tej, Akademia Albanologjike thotė se nuk ka marrė shkresa zyrtare pėr VKM-nė nga ministria e arsimit ndonėse mban autorėsinė e 50 monografive nė vit, mijėra faqe dokumente e arkiva janė asete, fati i tė cilave bėhet i paqartė.

    “Ka njė shprehje popullore pėr tė zotin e Shtėpisė qė nuk di asgjė dhe dasmėn nė anėn tjetėr. Ne nuk jemi njoftuar zyrtarisht. Unė vetė e kam marrė vesh dje”, tha rektori Pėrzhita, duke shtuar se “asetet nisin nga arkivat te artefaktet arkeologjike, skedat gjuhėsore, etj”

    Gjuhėtarja Ledi Shamku qė punon nė Institutin e Gjuhėsisė, ish deputete vėren se me kėtė vendim do humbasim shkencėtarėt dhe do fitojmė gjithologėt.

    Emri:  cf410e48-3de2-4e54-930b-4611f373fead.jpg

Shikime: 578

Madhėsia:  52.6 KB

    “Po i thėrras kujtesės sime sa i takon ligjit pėr Arimin e Lartė qė u miratua nė 2015, kohė kur isha deputete dhe e kam kaluar nėpėr duar. Njėsi ai ligj kishte njė meritė, ishte bashkimi i shkencės me formimin e brezave tė albanologėve. Me kėtė VKM do tė kemi vetėm mėsues dhe pellazgologė. Ajo qė Akademisė sė Shkencave i mungon janė burimet njerėzore tė cilat Akademia Albanologjike i ka asete dhe Akademisė sė Shkencave, nga tri projekte madhore qė kishte, dy i kanė dėshtuar, i treti ėshtė rrugės, ndaj i duhen studiuesit e ASA-s”, thotė Shamku.

    Pavarėsia dhe qasja shkencore, liria e shkencėtarėve dhe demokracia ne vendimmarrje janė shqetėsimi kryesor pėr mbylljen.

    “Akademia e Shkencave do tė thotė centralizim, pasi vendimet i merr Gjinushi dhe kryesia e Akademisė, pra kryetari. Ndėrsa Akademia Albanologjike, ka demokracinė vendimmarrje dhe centralizimi e shkatėrron”, shton Shamku.

    Pėr Nebi Bardhoshin, drejtor i Institutit tė Antropologjisė Kulturore, “VKM-ja qė mbyll Akademinė Albanologjike, ėshtė nėnshtrim i dijes, pasi punonjėsit shkencorė do tė duhet tė kėrkojnė punė, tė jenė tė trembur dhe me punėsime tė pėrkohshme do jenė tė nėnshtruar ndaj diktatit”.

    Dikush mund tė kujtojė faktin qė kreu i Akademisė sė Shkencave, Skėnder Gjinushi, citoi shkrimin e njė “autoriteti shkencor” -njė njeri qė nė fakt nuk ekzistonte dhe qė ishte kurth i njė reviste online, kujtojmė rastin Caruana. Por, jo. Mė shumė se kjo, punonjėsit shkencorė i shqetėsohen tė shkuarės sė Gjinushit, ish ministėr Arsimi nė kohėn kur Sekretar i parė i Partisė Komuniste ishte Ramiz Alia, i pėrjetėsuar ky pozicion nė takimin e Ramiz Alisė me studentėt e grevės sė 90-ės.

    “Kryetari i Akademisė (Skėnder Gjinushi) ėshtė nostalgjik i kohės sė sovjetėve dhe i akademisė sė kohės sė komunizmit. Kėtė e ka bėrė tė qartė nė tė gjithė pėrvjetorėt”, thotė Bardhoshi.

    Ēfarė ndodh me kėtė VKM? Nėse dikur Akademia e Shkencave i kishte pjesė integrale institutet, prej 2008-ės ajo ėshtė kthyer nė njė institucion honorifik ku ata qė mbajnė titullin akademik, nuk janė mė kėrkues shkencorė. Vetė titulli jepet pėr kontributet qė kanė pasur nė karrierė. VKM-ja nuk i njeh mė institutet shkencore por njeh vetėm njėsi nėn Akademinė e Gjinushit dhe vetė termi nėnkupton njė pjesė. Se si mundet njė njėsi tė jetė mė e rėndėsishme se njė institute kjo mbetet e paqartė.


    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    Mbyllet veprimtaria e Akademisė sė Studimeve Albanologjike, zbardhet vendimi i Qeverisė: Tė gjitha tė drejtat i kalojnė ASH! Ja si do tė bėhet riorganizimi

    Qeveria ka publikuar sot vendimin pėr mbylljen e veprimtarisė sė Akademisė sė Studimeve Albanologjike, ku ndėr tė tjera theksohet se tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet e kėtij institucioni kalojnė tek Akademia e Shkencave e Shqipėrisė.

    Emri:  akademia-e-studimeve-albanologjike.jpg

Shikime: 576

Madhėsia:  25.5 KB

    Po ashtu, sipas vendimit tė qeverisė, njėsitė kryesore ekzistuese, Qendra Kėrkimore e Enciklopedisė Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i kėtyre njėsive, aktualisht pranė Akademisė sė Studimeve Albanologjike riorganizohen si njėsi tė kėrkim-studimit pranė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, brenda datės 31dhjetor 2023.

    Teksa rendit detyrimet qė ka Akademia e Studimeve Albanologjike, qeveria thotė se ky institucion duhet tė marrė masa qė tė vijojė ushtrimin e veprimtarisė sė saj akademike, kėrkimore-shkencore, administrative dhe financiare, deri nė transferimin e plotė tė njėsive pėrbėrėse pranė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, sipas pėrcaktimeve tė kėtij vendimi.

    VENDIMI I QEVERISĖ

    V E N D I M
    PĖR
    MBYLLJEN E VEPRIMTARISĖ SĖ AKADEMISĖ SĖ STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE RIORGANIZIMIN E NJĖSIVE KRYESORE TĖ SAJ
    Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė shkronjės “l”, tė pikės 2, tė nenit 7, tė ligjit nr.80/2015, “Pėr arsimin e lartė dhe kėrkimin shkencor nė institucionet e arsimit tė lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, dhe tė nenit 19, tė ligjit nr.53/2019, “Pėr Akademinė e Shkencave nė Republikėn e Shqipėrisė”, me propozimin e ministrit tė Arsimit dhe Sportit, Kėshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Mbylljen e veprimtarisė sė Akademisė sė Studimeve Albanologjike dhe transferimin e tė gjitha tė drejtave dhe detyrimeve tė saj tek Akademia e Shkencave e Shqipėrisė.
    2. Njėsitė kryesore ekzistuese, Qendra Kėrkimore e Enciklopedisė Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i kėtyre njėsive, aktualisht pranė Akademisė sė Studimeve Albanologjike riorganizohen si njėsi tė kėrkim-studimit pranė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, brenda datės 31dhjetor 2023.
    3. Tė gjitha asetet, pasuritė e luajtshme dhe tė paluajtshme nė administrim tė Akademisė sė Studimeve Albanologjike kalojnė nė administrim tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, e cila ka detyrimin t’i ruajė dhe t’i mirėmbajė pasuritė nė administrim dhe nuk mund tė ndryshojė apo tė tjetėrsojė destinacionin e tyre, nė pėrputhje edhe me legjislacionin nė fuqi pėr trashėgiminė kulturore.
    4. Akademia e Studimeve Albanologjike ka kėto detyrime:
    a) Tė marrė tė gjitha masat pėr transferimin e studimeve pėr doktorantėt e padiplomuar nė ciklin e tretė tė studimeve pėr fitimin e gradės shkencore “Doktor” nė institucione tė tjera tė arsimit tė lartė, vendase apo tė huaja, qė ofrojnė programe studimi nė fusha tė njėjta apo tė ngjashme;
    b) Tė pėrgatitė dosjen pėr ēdo doktorant, me dokumentacionin e nevojshėm dhe t’ia vendosė nė dispozicion doktorantėve, pa detyrim financiar shtesė nga ana e tyre, brenda datės 31 gusht 2023;
    c) Tė pėrcjellė nė Ministrinė e Arsimit dhe Sportit dosjet e doktorantėve qė nuk do tė tėrhiqen prej tyre, brenda datės 8 shtator 2023;
    ē) Tė dorėzojė dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik qė disponon dhe mbi bazėn e tė cilit ka zhvilluar veprimtarinė e saj akademike dhe kėrkimore-shkencore nė strukturat pėrgjegjėse, sipas legjislacionit nė fuqi pėr arkivat;
    d) Tė vendosė nė dispozicion tė Ministrisė sė Arsimit dhe Sportit ēdo informacion tė kėrkuar, deri nė plotėsimin e tė gjitha kėrkesave tė parashikuara nė kėtė vendim.
    5. Akademia e Studimeve Albanologjike tė marrė masa qė tė vijojė ushtrimin e veprimtarisė sė saj akademike, kėrkimore-shkencore, administrative dhe financiare, deri nė transferimin e plotė tė njėsive pėrbėrėse pranė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, sipas pėrcaktimeve tė kėtij vendimi.
    6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Kulturės, Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, Akademia e Studimeve Albanologjike pėr zbatimin e kėtij vendimi.

    Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    “Kushi dhe Gjinushi”- Kryetarja e Komisionit tė Medias reagon pėr VKM e shkrirjes sė Akademisė sė Albanologjisė: Dėm i madh po i bėhet gjuhės dhe historisė! Mjafton ngjyra mavi..

    Kryetarja e Komisionit tė Medias, Flutura Aēka, ka reaguar lidhur me VKM-nė pėr shkrirjen e Akademisė sė Studimeve Albanoligjike.

    Emri:  640-0-6385287a3fcf3.png

Shikime: 589

Madhėsia:  281.1 KB

    Pėrmes njė postimi nė rrjetet sociale, Aēka ėshtė shprehur se ky ėshtė njė dėm i madh qė po i bėhet gjuhės dhe historisė sė Shqipėrisė.

    Ajo thotė se pėr tė kuptuar sesa politik ėshtė ky vendim, mjafton tė shihet mėnyra tinėzare e zgjetjes sė mandatit tė kreut tė Akademisė sė Shkencave, Skėnder Gjinushit.

    Reagimi i Flutura Aēkės:

    Kushi dhe Gjinushi

    Mjafton shkrirja e fjalės “Akademi Albanologjike” pėr tė nėnkuptuar dėmin e madh qė po i bēhet kulturės, gjuhės, arkeologjisė, letėrsisē dhe historisė shqiptare. Pas mbylljes sė kopshte e shkolla, nuk duhet tė pėrfshinin nė cv tuaj politike, pėr asnjė kusht, mbylljen e njė akademie aq emblematike, zonja Kushi.

    Mjafton fakti qė asnjė zė (ose ndonjė i rrallē) autoritar nuk u ngrit tė kundėrshtonte ndonjė shkelje (edhe pse ankesė kanē qenė tė shpeshta, gjatė analizės vjetore tė Akademisė sė Shkencave Shqiptare, mjafton ngjyra mavi e ftesave dhe e posterit pėr pėrvjetoret e kėtij institucioni, mjafton mėnyra tinzare e zgjatjes sė mandatit tuaj politik, pėr tė kuptuar sa apolitik ėshtė ky agresion ndaj shkencės albanologjike, zoti Gjinushi.

    Ka edhe raste kür, me dėshirēn dhe qėllimin e mirė, gjėrat rregullohen, jo rrėnohen. Dhe ky ėshtė rasti.

    Nė mbrojtje tė profesorėve dhe tė gjithė kontributorėve tė nderuar. Dėshmi janė veprat, jo vitet politike, jo gjepurat dhe kulisat politike, tė trashėguara nga regjimi i kontrollit dhe birėsimi i dikurshėm me tė.

    Emri:  Screenshot 2023-05-31 at 10.47.12 AM.jpg

Shikime: 578

Madhėsia:  44.2 KB

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    Instituti i Albanologjisė drejt shkrirjes, Artan Fuga letėr kryeministrit Rama: Jam i bindur qė do ta refuzoni. Vendimi ėshtė i kopsitur keq nė pėrmbajtje dhe nė formė

    Akademiku Artan Fuga i ėshtė drejtuar me njė letėr kryeministrit Edi rama nė lidhje me projektvendimin e qeverisė tė formuluar nga Ministria e Arsimit qė parashikon shkrirjen e Institutit tė Albanologjisė nė njėsi brenda strukturės sė Akademisė sė Shkencave.

    Fuga shprehet ka ende njė fije shprese se vendimi do tė tėrhiqet, duke theksuar se ėshtė kopsitur keq si nė formė, ashtu edhe nė pėrmbajtje.

    “Pavarėsisht tė gjitha kėtyre rrethanave kundėrshtuese, jam i bindur se Ju do ta refuzoni atė tekst vkm dhe relacionin qė e shoqėron, jo mė ta firmosni! Atje, sipas asaj qė intuita mė thotė, duke mos pasur asnjė argument tė vlefshėm, nuk do jetė forca qė ta bindė vullnetin Tuaj pėr ta kaluar pendėn Tuaj mbi tė. Asnjė argument, fare!

    Ėshtė i gjithi i kopsitur keq, edhe nė pėrmbajtje edhe nė formė, nga nėpunės qė qėndrojnė larg albanologjisė, pėr tė mos thėnė i ikin prej kohėsh shkencės dhe dijes”, shkruan Fuga.

    Letra e plotė

    I nderuar zoti Kryeministėr

    Edi Rama,

    Mes hezitimesh, vendosa t’Ju_ shkruaj lidhur me njė tekst projekt-vkm qė thuhet se nė orėt nė vazhdim do ta vendosin mbi tavolinėn Tuaj pėr t’u firmosur.

    Bėhet fjalė pėr njė tekst projekt-vendimi i Kėshillit tė Ministrave (vkm) qė Ministria e Arsimit ka formuluar, me tė cilin parashikohet tė shkrihen institutet e albanologjisė, bashkė me ta edhe Akademia e Studimeve Albanologjike, duke i kthyer nė njėsi brenda strukturės sė Akademisė sė Shkencave.

    Ky tekst vkm-je qarkullon tashmė prej disa ditėsh nė media, nė rrjetet sociale, gojė mė gojė dhe vesh mė vesh mes intelektualėsh, universitarėsh, studiuesish apo dhe njerėzish qė ndofta s’i lidh gjė me librat, nė mbarė opinionin publik, duke shkaktuar boll shqetėsim. Pėr tė mos folur pėr pėshtjellimin nė mendjet dhe zemrat e studiuesve tė ASA -s.

    Njė zė i brendshėm insistonte qė tė mos e shprehja mendimin tim, sepse sido ai tė jetė ėshtė bėrė tashmė rutinė pėr mua qė nuk dėgjohet. Nė Akademinė e Shkencave vepron censura mė e fortė dhe e plotė qė mund tė imagjinohet ndaj meje. Dikush mė tha madje se nė dėshiron qė kjo vkm tė hyjė nė fuqi, atėherė shprehi publikisht kundėrshtimet qė ke pėr tė.

    E megjithatė, unė po e bėj timen. Kam ende njė fije shprese diku thellė nė ndėrgjegje, ndonėse tani ēėshtja e kaluar nė regjistrin politik ndruaj se ėshtė ngurtėsuar mjaft nė njė sfidė mes kampesh politike ndėrkohė qė pėr ne studiuesit, universitarėt, albanologėt nuk pyet fort dikasteri se ēfarė mendojmė. Duket sikur rėndėsi ka se kush mban vulėn e forcės tė pushtetit dhe jo se kush ka dijenitė e fushės sė shkencave pėr tė cilat vendoset.

    Pavarėsisht tė gjitha kėtyre rrethanave kundėrshtuese, jam i bindur se Ju do ta refuzoni atė tekst vkm dhe relacionin qė e shoqėron, jo mė ta firmosni! Atje, sipas asaj qė intuita mė thotė, duke mos pasur asnjė argument tė vlefshėm, nuk do jetė forca qė ta bindė vullnetin Tuaj pėr ta kaluar pendėn Tuaj mbi tė. Asnjė argument, fare! Ėshtė i gjithi i kopsitur keq, edhe nė pėrmbajtje edhe nė formė, nga nėpunės qė qėndrojnė larg albanologjisė, pėr tė mos thėnė i ikin prej kohėsh shkencės dhe dijes.

    Unė vendosa t’i shkruaj kėto radhė sepse nė radhė tė parė e kam pėr detyrė ta bėj si anėtar i ASH, pėrndryshe, po tė heshtja, nuk do tė isha veēse njė i padenjė, veēanėrisht nėse rrezikun qė ndjej pėr shkencat albanologjike nuk do ta ndaja me Ju.

    Mbi dorėn Tuaj qė do tė mbajė pendėn firmosėse, e dini vetė njėsoj si unė, vėshtrojnė shekuj pėrpjekjesh pėr ta zhvilluar kulturėn tonė shqiptare, dhe po aq stėrmundime shekullore pėr ta studiuar dhe ruajtur dhee edukuar e transmetuar brez pas brezi atė. Pesha e shekujve ėshtė shumė e rėndė qė tė lihet pėr t’u gjykuar nga njė vkm qė pėrmban disa rreshta tė shkruar thatė, pa argumente, dhe pėr t’i vendosur pastaj ata si gurė tė ftohtė, pa shpirt, mbi tavolinė si vendim pėr t’u firmosur nga kryeministri i Shqipėrisė.

    Ka disa akte qė na ngarkojnė me pėrgjegjėsi jo thjesht para tė gjallėve tė sotėm, sepse kėta, sado me rėndėsi, janė gjithsesi tė pėrkohshėm, pas disa vitesh apo dekadash nuk do tė jenė mė mbi dhé; pėrgjegjėsia dhe pesha qė rėndojnė nė kėto raste sublime, vjen mė tepėr nga ata qė nuk janė gjallė: Nga tė vdekurit tanė tė mėdhenj, dhe nga ata qė ende nuk kanė lindur, por do tė jenė, do tė na shohin mė pas pa na dhėnė ndjesė nė dekada e shekuj. Kjo peshė ėshtė, mendoj, ajo qė do tė rėndojė sigurisht mbi atė pendė qė mbani nė dorė. Sepse pavdekėsia, qė qenia njerėzore kėrkon, sikurse njė magjistare a lypėse e vjetėr i tha njė ditė, para dymijė ca qindra vjetėsh, Sokratit, nuk qėndron te tė gjallėt, por te tė vdekurit. Tek ata qė kanė qenė dhe te ata qė do tė vijnė. Pėrpara kėsaj peshe gjithēka tjetėr bėhet e vogėl dhe pa rėndėsi.

    Jam shprehur kundėr pėrthithjes nėpėrmjet shkrirjes tė Akademisė tė Studimeve Albanologjike nga Akademia e Shkencave ku edhe unė me tė tjerė jam pjesė. Pra nuk kam asnjė interes personal nė kėto qė shkruaj. Por kur lexova projekt vkm dhe relacionin bashkėshoqėrues tė tij mbeta disa minuta pa fjalė dhe pa frymė nga cektėsia e argumentit tė pėrdorur si dhe nga lehtėsia me tė cilėn guxojnė ta orientojnė ku duan vullnetin Tuaj.

    Po filloj me argumentet e mia. Lutem kushtojini pak kohė nga dita juaj e ngarkuar e punės.

    Njė nga argumentet qė partizanėt e kėsaj pėrthithjeje tė instituteve tė albanologjisė brenda Akademisė tė Shkencave ėshtė, sikurse e kanė shprehur nė vazhdimėsi prej dy a tre vjetėsh, se dikur, nė kohė tė kaluar, sipas tyre, institutet e albanologjisė kanė qenė brenda sistemit tė Akademisė sė Shkencave. As mė shumė dhe as mė pak duan tė thonė se vendi i natyrshėm i albanologjisė pra qenka nė Akademinė e Shkencave. Kjo pėrqasje ėshtė njė sakatim i plotė i historisė. Akademia e Shkencave e Shqipėrisė u krijua nga Enver Hoxha, me vendim tė byrosė politike tė Partisė tė Punės tė Shqipėrisė, nė vitin 1972. Kurse albanologjia ka qenė vite, dekada, pėrse tė mos them disa shekuj pėrpara atij viti 1972. Kjo do tė thotė se nė shekuj albanologjia nuk ka ndonjė lidhje tė domosdoshme me atė qė quhet Akademi Shkencash; ka qenė pėrpara saj. As Marin Barleti, as Frano Bardhi, as Gjeēovi, as Ndre Mjeda, as Fishta, as Koliqi, nuk kanė qenė ndonjėherė anėtarė tė Akademisė sė Shkencave qė partia krijoi me vendim tė byrosė politike nė vitin jo edhe aq shumė tė largėt 1972. Prandaj, kush jep si argument pėr kėtė pėrthithje tė albanologjisė nga Akademia e Shkencave, duke pėrsėritur pa turp ose nga padija se “kėshtu ka qenė tradita e suksesshme e sė kaluarės, institutet e albanologjisė brenda Akademisė sė Shkencave”, ai ose nuk e njeh historinė e shkencės nė Shqipėri, ose nuk i tutet fare syri tė fabrikojė mashtrime monstruoze.

    Pėr tė pėrligjur kėtė pėrdhosje tė albanologjisė nuk tuten as tė marrin nėpėr gojė albanologėt tanė tė mėdhenj tė kėtyre pesėdhjetė a shtatėdhjetė vjetėve tė fundit. Ua vjedhin punėn dhe mundin e pastėr dhe fisnik, dhe pėrsėri pa turp dhe pa zemėr, ua integrojnė nė Akademinė e Shkencave. Kanė nevojė pėr njė pėrthithje qė tė ketė ndodhur nė histori pėr tė shpikur pėrthithjen qė dėshirojnė. Nuk tuten fare tė shtrembėrojnė historinė krijuese tė Cabejit, Kostallarit, Budės dhe tė gjithė atij brezi hulumtuesish qė la kockat nė karriget e Bibliotekės Kombėtare, a tė tjerėve nė mos mė martirė tė albanologjisė, nė qeli burgjesh. Nė ato kohė, Akademia e Shkencave ishte po aq nė burgje, sa nė sallėn e ndriēuar me drita tė Akademisė. Dihet pra qė Albanologjinė nuk e krijoi akademia e shkencave, por ishte Albanologjia qė krijoi akademinė e shkencave. Kėta korifej tė studimit tė shpirtit kolektiv shqiptar qė pėrmenda dhe tė tjerė po aq tė nderuar sa ata, duke dhėnė tė gjithė kontributin e tyre nė institute albanologjike qė sot duan t’i shkrijnė, nuk punonin dhe krijonin aspak brenda asamblesė sė Akademisė sė Shkencave. Ata bėnė tė mundur qė shumė kohė mė vonė, rreth tridhjetė vjet pas Luftės sė Dytė Botėrore, tė krijoheshin kushte qė Shqipėria tė thoshte se kam dijetarė nė nivel akademikėsh.

    Por le tė vijmė mė pas, pra sot. Historia e kėtyre tri dekadave tė fundit flet kundėr pėrthithjes burokratike qė dėshirojnė tė realizojnė kėto ditė. A kanė argumente pėr tė votuar pėr kėtė “pėrthithje”, pėr tė heshtur ndaj saj, a pėr tė “luajtur me dy porta”, ata akademikė qė sė paku prej 15 a mė shumė vitesh kanė shkėlqyer nė punėn tyre, me veprat e tyre tė mėdha a tė vogla, duke pas qenė studiues brenda atyre instituteve tė albanologjisė qė duan t’i shkrijnė sot ? A mundet vallė tė jenė bindės ata kur pranojnė, aq mė keq, kėrkojnė shkrirjen e institucioneve ku kanė shkrirė dijet dhe mundin e tyre, kanė shkrirė talentin e tyre drejtues, pa thėnė ndonjėherė: “Shikoni, kėtu nuk punohet!” Apo tė thonė: “Albanologjia ose instituti qė drejtoj, ka nevojė tė drejtohet nga asambleja e Akademisė sė Shkencave ku veē tyre ka !!! A mund tė jetė i besueshėm nė argumente dikush qė kur del nė pension, integrohet personalisht diku gjetkė, dhe dėshiron ta marrė pas vetes, me vete, institucionin qė dikur ka drejtuar ?

    Kėtu mė lejoni shkarazi tė shpreh edhe njė habi tė madhe. Ministrat nė tė gjithė botėn, dhe nė historinė e shtetit shqiptar, e kanė tė natyrshme t’i mbajnė brenda sistemit qė ata drejtojnė agjenci dhe institucione tė ndryshme qė nė njė farė mėnyre i kanė pasur nė varėsi. Kurse ministrja e arsimit me anė tė kėtij projekt vkm-je kėrkon t’i nxjerrė jashtė sistemit tė saj institutet e albanologjisė!!! Kuptohet se nė ēfarė presioni duhet tė ndodhet ajo pėr tė ndėrmarrė kėtė veprim.

    Nė relacionin bashkėshoqėrues tė projekt – vkm tė pėrgatitur nga Ministria e Arsimit, sikurse Ju shkrova, krejt tė varfėr dhe mediokėr, gjen ēudira qė nuk mundet veēse tė shkaktojnė habi. Vetėm argumente nuk ka aty. Pohohet e zezė mbi tė bardhė se pėrderisa tre projektet e mėdha tė albanologjisė, pra rishkrimi i njė historie, fjalori i enciklopedisė shqiptare, fjalori i gjuhės shqipe, administrohen si tė tillė nga Akademia e Shkencave, atėherė edhe institutet e albanologjisė duhet tė shkojnė atje ku janė vendosur kėta projekte!!! Njė arsyetim tė tillė mund ta fabrikojnė vetėm nxitje jashtė shkencore, vetėm pasionet pa logjikė mund ta bėjnė mendjen e gjithkujt tė devijojė nė kėtė mėnyrė nga udha e tė arsyeshmes. Si duhet? Tė “shkojnė” projektet te institucionet qė kanė kompetencėn, energjinė dhe aftėsitė shkencore pėr t’i trajtuar dhe kurorėzuar ata me sukses, apo tė shkojnė institucionet atje ku janė projektet? Sigurisht qė ēdo njeri i arsyeshėm do tė thoshte se ėshtė alternativa e parė dhe jo e dyta qė ja vlen tė ndiqet.

    Ku ja vlen tė realizohet fjalori, enciklopedia, historia? Nė institutet dhe departamentet pėrkatėse, apo nė njė institucion qė drejtohet nga njė asamble, me anėtarė tė nderuar ndofta, por ku shumica e tyre nuk ka lidhje shkencore me secilin nga projektet nė fjalė, pra nuk ka lidhje me historinė, ose me gjuhėsinė, ose me enciklopedinė. Madje po ndodh, zoti Kryeministėr qė projektin e madh tė fjalorit tė enciklopedisė ta drejtojnė edhe persona qė nuk kanė kurrfarė kompetencash shkencore nė konceptimin dhe realizimin e enciklopedive!!! Pėr mė tepėr, e gjitha kjo bėhet duke Ju pėrmendur Ju, duke abuzuar me emrin Tuaj, duke goditur me autoritetin Tuaj ēdokėnd qė guxon tė hapė dialog alternativ, apo mė keq, tė kritikojė mėnyrėn si po veprohet.

    Unė e mirėkuptoj vendimin sipas tė cilit Ju i besuat Akademisė sė Shkencave kurorėzimin me sukses tė tre projekteve tė mėdha tė pėrmendura mė sipėr. Por, nė zbatimin e kėsaj detyre, pėr tė justifikuar kėtė besim, Akademia e Shkencave, sikurse ja kėrkon edhe ligji, duhej tė ndėrtonte partneritete institucionale dinamike me tė gjitha institutet e albanologjisė dhe departamentet pėrkatėse, duke planizuar punėn, pėrpunuar platforma teorike dhe metodologjike, etj. Gjithēka do tė duhej tė realizohej nėpėrmjet njė bashkėveprimi ndėrinstitucional. Nė vend tė kėsaj, shok pas shoku, mik pas miku, pėr tė pėrballuar projektet e mėdha pėr tė cilat flitet, janė afruar individė tė ndryshėm, duke e parė angazhimin e tyre si njė marrėdhėnie krejtėsisht individuale tė tyre me Akademinė e Shkencave. Pa mohuar aspak meritat personale tė ndokujt, kjo mėnyrė pune mendoj se ka shkarė drejt njė “marrėdhėnie” mes tė besuarish, ndonjėherė edhe midis miqsh, por nė ēdo rast ėshtė realizuar nė njė marrėdhėnie tė Akademisė sė Shkencave me individė tė veēantė.

    Edhe Akademia e Studimeve Albanologjike nuk ėshtė treguar, sipas meje, proaktive, njėsoj si kryesia e Akademisė sė Shkencave, pėr tė krijuar njė bashkėveprim institucional nė realizimin e tre projekteve tė mėdha tė albanologjisė. As Ministria e Arsimit nuk mė duket se e ka vendosur aq ujin nė zjarr pėr tė qenė njė faktor lehtėsues nė kėtė bashkėveprim institucional tė dėshtuar. I ka qėndruar larg realizimit tė kėtyre detyrave tė rėndėsishme. Dhe si pėrgjigje, ajo e gjen mė tė lehtė tė bėjė mė tė gabuarėn, sikurse dihet qė ndodh, pra tė sjellė mbi tavolinėn tuaj njė tekst vkm mediokėr dhe tė pa bazuar nė asnjė argument shkencor.

    Mbetet i dobėt dhe pa fuqi edhe argumenti tjetėr qė Ministria e Arsimit ka hedhur nė relacionin qė shoqėron projekt vkm. Bėhet fjalė pėr atė argument qė pretendon se nuk paska punė tjetėr pėr institutet e albanologjisė sesa tė merren me pėrpilimin e historisė tė shqiptarėve, me fjalorin e gjuhės shqipe, si edhe me fjalorin e enciklopedinė shqiptare!!! Sigurisht qė kėta janė projekte tė mėdha, tė cilat duhen realizuar me sukses, por, jo si i kanė nisur. Ėshtė pezmatuese kur konstaton se ēfarė koncepti kanė pėr kėrkimin shkencor ai, ose ata, qė kanė pėrdorur kėtė lloj argumenti. Kėrkimi shkencor nė albanologji duhet patjetėr tė pėrballojė detyrat qė vijnė nga realizimi i tre projekteve nė fjalė, por kurrsesi nuk mund tė pėrkufizohet me to, as tė kufizohet me to. Tjetėr janė kėrkimet shkencorė nė fushėn e gjuhėsisė, letėrsisė, antropologjisė, historisė, etnografisė, etj., dhe tjetėr vendosja dhe botimi i kėtyre rezultateve nė formėn e duhur nė fjalorė ose botime tė kėsaj natyre. Nuk ka kėrkues shkencor qė tė mos ta dijė kėtė; atė e kanė harruar ata qė kanė dekada qė kanė braktisur fushėn e dijes dhe tė kėrkimit shkencor. Nuk e dinė as burokratėt qė formulojnė dokumente pa ditur gjė nga fusha qė ato dokumente duhet tė rregullojnė administrativisht. Dalloj qysh tani dorėn e lirė qė do t’u lihet eprorėve tė shkencės pėr t’u thėnė dijetarėve dhe kėrkuesve shkencore: “Pa i lini njė ēikė, ato kėrkimet tuaja arkivore, pa i lini njė ēikė ato hartimet e monografive, ato ekspedita, etj! Merruni vetėm me shkrimin e zėrave tė projekteve nė fjalė!” Ai, ajo, ata qė kanė shkruar kėtė argument harrojnė se njė dijetar bėhet i aftė tė pėrmbledhė nė mėnyrė sintetike rezultatet e punės sė vet shkencore, vetėm pasi ka zhvilluar me vite dhe vazhdon t’i thellojė kėrkimet e tij tė thelluara, fondamentale, tė gjithanshme, shumė mė tė gjėra se hartimi i zėrave nė fjalorė dhe enciklopedi. Kėrkoni t’Ju informojnė, i nderuar zoti Kryeministėr: Fjalori i ri po hartohet nėpėrmjet materialeve burimore qė sjellin ekspedita tė reja studimore nė terren, pra nga prurje tė reja gjuhėsore, tė ardhura si rezultat i hulumtimeve tė reja tė leksikut tė fjalėve, apo po “pėrtypen” ato tė dhėna, pra pėrdoret ai fond leksikor, qė pėrbėn baza tė dhėnash tashmė tė arkivuara?

    Pėrthithja brutale e instituteve tė albanologjisė brenda strukturės tė Akademisė sė Shkencave, i nderuar zoti Kryeministėr, do tė krijojė njė hierarki institucionale midis kėrkuesit shkencor qė bėn punėn, pra atij qė e lėvron shkencėn albanologjike, dhe tė gjithė ngrehinės vertikale, njė superstrukture qė do tė qėndrojė me hir a me pahir mbi tė. Janė sė paku shtatė “kate” qė do tė rėndojnė mbi kėrkuesin shkencor dhe frytin e punės sė tij tė mundimshme: departamenti, kėshilli shkencor i institutit pėrkatės, seksioni i Akademisė sė Shkencave sė bashku me komisionin pėrkatės, asambleja dhe mbi tė gjithė, maja e piramidės, kryesia dhe kryetari i Akademisė sė Shkencave. Sot, kur e gjithė bota e qytetėruar ka kaluar nė njė autonomi dhe liri kėrkimi shkencor bazuar nė uljen drastike tė shkallės hierarkike midis kėrkuesit shkencor qė ndodhet pėrballė objektit tė kėrkimit shkencor dhe drejtimit institucional tė agjencisė ku ai bėn pjesė, ka individė nė Shqipėri, tė mėsuar me njė hierarki institucionale patologjike, qė na detyrojnė ende, i detyrojnė albanologėt edhe sot, Ju vendosin edhe Ju, pėrballė pranimit tė njė hierarkie nė rritje, qė abuzon me financat, shfryn furtuna autoritarizmi, nxit parazitizmin e njė burokracie tė shtuar nė ekstrem, dhe mbi tė gjitha pengon, ngadalėson, than dhe centralizon mendimin shkencor, duke tentuar unifikimin e tij burokratik.

    Unė vendos pėrpara Jush, zoti Kryeministėr, rrezikun iminent qė ka tė bėjė edhe me degradimin demografik tė kėrkuesve shkencorė nė fushėn e albanologjisė, dhe jo vetėm. Duke i vendosur institutet e albanologjisė, si tė tillė, ose aq mė keq, nė formėn rudimentare tė njėsive tė studim-kėrkimit (term pa asnjė kuptim nė peizazhin evropian tė kėrkimit shkencor) nėn tutelėn e Akademisė sė Shkencave, ne rrezikojmė qė studiuesit e albanologjisė, me njė moshė mesatare tė admirueshme pėr kėrkim shkencor nė terren, t’i vendosim nėn “hyqmin” e akademikėve qė kanė njė moshė mesatare mbi shtatėdhjetė vjeē e lart. Ne, besoj unė, jemi tė njė mendjeje qė albanologjia e re shqiptare duhet tė bazohet te njė strukturė moshore tė re, jo e vjetruar, qė krahas sharmit tė njė menēurie tė mbledhur nė vite, vuan sigurisht edhe nga stereotipe, dogma tė ngurtėsuara, ideologjizime qė brezat kanė pėsuar gjatė historisė sė pasur, por edhe tė dhimbshme shqiptare. Nė vend t’i ēlirojmė studiuesit e rinj qė ta mendojnė albanologjinė mė freskėt, me gjallėri dhe metoda tė reja, ne po i fusim ata kėshtu nėn “hyqmin” e drejtuesve tė pėrjetshėm, qė e kanė shkruar njėherė historinė, letėrsinė, gjuhėn, etnologjinė shqiptare, e kanė tentuar njėherė fatin e tyre, dhe tani me egoizėm, qė nganjėherė na kap edhe ne studiuesve, duan ta rishkruajnė edhe njėherė nga e para po ata vetė atė qė e kanė shkruar njė herė. Imagjinoni ēfarė “frenash” do tė ketė nėn rrotat e punės tė kėrkuesve tė brezit tė ri nė kėtė fushė!

    Duke pėrthithur institutet e albanologjisė nga Akasemia e Shkencave, nuk shkatėrrojmė vetėm kėto struktura shkencore qė kanė ekzistuar shumė pėrpara sesa ideja e njė Akademia Shkencash, si ndihmėse e partisė, tė lindte nė mendjen e Enver Hoxhės. Nė mėnyrė sa dramatike, aq edhe komike, drejtuesit e Akademisė sė Shkencave, po shkojnė drejt tharjes tė vetė kėsaj Akademie Shkencash. Kryesia e sotme e kėsaj Akademie nuk ka pasur fatkeqėsisht asnjė imagjinatė tė shėndoshė pėr tė vendosur nė zbatim ligjin nė fuqi pėr Akademinė e Shkencave. Vepron nė kundėrshtim me atė ligj, pra edhe kėrkon me ngulm dhe shpejtėsi ta ndryshojė atė, ta marrė nėpėr kėmbė. E shumta qė bėn deri sot kjo Akademi Shkencash, fatkeqėsisht, gabimisht, janė veprimtari ndihmės shkencore qė ēdo institut shkencor i zakonshėm i ka nė periferinė e vėmendjes pėr t’i kryer. Nė konceptimet e sotme tė Kryesisė tė Akademisė sė Shkencave, lind pyetja se ēfarė do tė bėjė kjo Akademi, mbi tė gjitha asambleja e saj, kur institutet do tė jenė brenda strukturės tė atij institucioni? Nuk i mbetet sipas konceptit qė zbatohet sot nga kryesia e saj asgjė pėr tė bėrė.

    Akademia e Shkencave nuk ėshtė kryesia e saj, por asambleja e saj. Ka kuptim ai institucion vetėm nėse kuptohet si forumi i akademikėve qė vepron si njė bashkėsi e menēur. Por, sikurse shkruante njėqind vjet mė parė mendimtari i shkencės, por edhe i psikologjisė sė turmave, Gustav Le Bon, edhe njė bashkėsi akademikėsh jashtė fushės sė tyre tė kompetencave shkencore, nuk ėshtė veēse njė turmė, si ēdo turmė qė nė rrugė e sheshe udhėhiqet nga interesa personale, nga dogma propagandistike, nga pasione tė ēastit tė ushqyera me dėshirė pėr pushtet. Pse e them kėtė? Supozojmė qė ta zemė instituti qė merret me studime nė fushėn e antropologjisė dhe etnologjisė futet nė strukturat e akademisė. Sa antropologė dhe etnologė ka nė asamble? Po themi dy ose tre. Tė tjerėt nė kėto fusha, jemi si “turmė” qė nuk kupton thellėsinė dhe risitė e shkencės pėrkatėse. Jemi ne, inxhinierė, matematikanė, fizikanė, kimistė, arkeologė, biologė, sizmologė, informaticienė, gjuhėtarė, filozofė, etj., qė kuptojmė nga fushat e pėrmendura po aq sa kupton ēdo njeri me shkollė tė lartė nga njė fushė pasi ka lexuar diēka pėr tė nė Ėikipedia. Kėshtu pretendon asambleja e Akademisė sė Shkencave t’i drejtojė institutet shkencore qė dėshiron t’i pėrthithė? Ja arsyeja se pėrse njė model si ky qė propozohet nė projekt vkm ėshtė e vėshtirė, pothuajse e pamundur, ta gjesh nė vendet mė tė pėrparuara shkencore, nė ShBA dhe nė Evropėn Perėndimore. Duke e nxjerrė jashtė loje asamblenė e Akademisė sė Shkencave, kjo pėrthithje nuk do tė bėjė gjė tjetėr veēse do t’i vendosė kėto institute, si bėrthama studim-kėrkimi (???), nėn pushtetin absolut tė kryetarit tė Akademisė sė Shkencave. Sikurse po ndodh sot me njėsitė e studim – kėrkimit qė janė ngritur si duplikate tė zbehta, shumė tė zbehta, tė departamenteve dhe instituteve qė ekzistojnė tashmė nė vend.

    Zoti kryeministėr,

    shekuj na shohin sot!

    Ju shohin Ju me pendė nė dorė.

    Do t’i jepet derma albanologjisė, apo do tė mbi jetojė ajo?

    Unė nuk e kam zakon tė lutem. Por, nėse kjo do ta lehtėsonte sadopak presionin mbi Ju nga ana e atij teksti projekt vkm-je, dhe lobive jashtė-shkencore qė qėndrojnė pas tij, unė pa asnjė hezitim pėr herė tė parė po Ju lutem: Mos e firmosni Ju lutem atė paēavure burokratėsh tė etur pėr pushtet! Dėgjoni Ju lutem zėrin e intelektualėve pa etje pushtet qė po thėrrasin pėr ndihmė, mbėshtetje dhe trajtim tė drejtė, mos ua vini veshin thirrjeve tė atyre qė duan pushtet me ēdo kusht; lutem qė nėse ne tė gjallėt nuk jemi aq tė lartė sa tė peshojmė mbi pendėn Tuaj, dėgjoni tė vdekurit ose tė ardhshmit e pa-lindur akoma qė po e ndjekin pendėn Tuaj, Ju shohin dhe Ju flasin sot!

    Duke Ju falėnderuar pėr mundėsinė qė mė dhatė t’i lexoni argumentet e mia, unė Ju siguroj se informacionet qė Ju vinė institucionalisht pėr ēfarė kam shkruar mė sipėr janė tė cunguara, janė tė censuruara, pra nuk pasqyrojnė larminė e mendimeve tė albanologėve dhe studiuesve tė tjerė nė universitete, nuk janė ato qė me plotėsinė e tyre do tė kishin qenė tė denja pėr tė marrė mbi vete pendėn e nėnshkrimit tė njė Kryeministri shqiptar nė dekadėn e tretė tė shekullit XXI!

    Dėgjojini Ju lutem zėrin e menēur tė albanologėve shqiptarė! Ata nuk e flasin gjuhėn e politikės, nuk kanė qėllime politike.

    Unė, personalisht, qėndroj nė dispozicion Tuaj pėr ēdo nevojė qė paraqitet pėr njė raport tė thelluar dhe mbėshtetur nė fakte tė detajuara!

    Me respekt,

    Artan Fuga

    Profesor doktor nė Universitetin e Tiranės

    Anėtar i Akademisė sė Shkencave

    Doktor nė filozofi nė Universitetin e Tiranės

    Doktor nė shkencat e Komunikimit dhe Informimit nė Universitetin Panthéon- Sorbonne, Paris II, Francė

    Doktor i Habilituar pėr drejtim shkencor nė Universitetin Paris X, Francė

    Kėrkues shkencor i asociuar nė Qendrėn Kombėtare tė Kėrkimit Shkencor, Francė

    I dekoruar “Mjeshtėr i Madh” nė Shqipėri dhe me Palmėn e Artė Akademike nga kryeministri, Francė.

    Pedagog i asociuar nė ITSMI, Francė


    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 31-05-2023 mė 11:00

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    Shpjegimi/ Si po e ul Rama qepenin e Akademisė sė Studimeve Albanologjike

    Emri:  Rama-Gjinushi-Shamku-2048x1153.jpg

Shikime: 572

Madhėsia:  34.2 KB

    “Duhet krijuar poli i shkencės” me kėto pak fjalė Skėnder Gjinushi shpjegoi njė operacion qė ka nisur qeveria Rama pėr t’i kaluar nė varėsi tė tij 4 institutet e Akademisė sė Studimeve Albanologjike.

    Si kryetar i Akademisė sė Shkencave, Gjinushi shpjegoi edhe synimet qė ka pėr t’ia rikthyer shkėlqimin e dikurshėm institucionit qė drejton. Pėr kėtė i duhen institutet e Albanologjisė; i pari ai i Historisė, i dyti i Gjuhė-Letėrsisė, i treti i Arkeologjisė dhe i katėrti, i Antropologjisė Kulturore dhe i Studimit tė Artit.

    Dikur albanologėt kishin qenė nė varėsi tė Akademisė sė Shkencave, por qė pas krijimit tė Akademisė sė Studimeve Albanologjike qendra e gravitetit lėvizi dhe dalėngadalė u larguan edhe studiuesit.

    Pėrvoja e politikanit tė rrahur me vajin dhe uthullėn e dy sistemeve e ka mėsuar Gjinushin tė lėvizė gurėt e duhur pėr qėllimet e tij.

    Gjatė bisedės nė studion e News24, la tė kuptohet se Edi Ramėn e kishte bindur se institutet e “Albanologjisė” duhej tė riktheheshin te “Shkencat”.

    “Rama ka pas kėtė bindje, dhe shumė tė tjerė nė opinion; qė akademia e mėparshme shkėlqente, ndėrkohė qė kjo e sotmja ėshtė e zbehur. Arsyeja kryesore e zbehjes ishte politika ndaj saj dhe pikėrisht heqja e instituteve. Si njė pemė qė i pret rrėnjėt dhe thua: Pse po thahet? Me kėtė reformė, Rama nga mė skeptikėt, u bė pozitiv” u shpreh Gjinushi qė tashmė ėshtė shndėrruar nė personifikimin e tė keqes pėr profesorėt e albanologjisė.

    Emri:  ledi-shamku.jpg

Shikime: 570

Madhėsia:  40.8 KB
    Ledi Shamku nė parlament gjatė njė prej seancave parlamentare

    Njė prej tyre, ėshtė Ledi Shamku, gjuhėtare, studiuese dhe ish- deputete e Partisė Socialiste, e cila kėto ditė ka provuar mbi lėkurė se ēfarė do tė thotė tė jesh nė anėn tjetėr tė llogores. Nė njė intervistė nė Top News, Shamku tregoi se si qeveria u kishte ēuar njė grup pune pėr kontroll tė ligjshmėrisė. Pas 5 vitesh nga hartimi i statutit, Akademia e Studimeve Albanologjike na doli se ishte e paligjshme.

    “Te ne ėshtė paraqitur nga muaji Shkurt, njė grup i ngritur enkas, i posaēėm pėr tė vlerėsuar kushtet e ligjshmėrisė, quhej VKL, procesi i Vlerėsimit tė Kushteve tė Ligjshmėrisė. Kanė ardhur te kjo sallė. Kanė pasur tė gjithė dashamirėsinė tonė, njė grup i pėrbėrė nga 7 ekspertė tė fushave tė ndryshme, tė atashuar pranė Ministrisė sė Arsimit pėr tė hartuar njė raport mbi kushtet e ligjshmėrisė. Na kanė sjellė njė draft-raport, i cili mė vjen keq ta them por ishte thellėsisht tendencioz, por edhe i pavėrtetė, pėrveēse kishte mangėsi tė thella ligjore nė daēi, por edhe nė procedurė. Ne i jemi pėrgjigjur brenda tė gjitha afateve tė ligjit. Kemi ēuar njė kėrkesė tonėn pas njė mbledhjeje senati, se jemi strukturė demokratike funksionojmė me senat si ēdo universitet tjetėr. Jemi pėrgjigjur me njė draft-raport prej afro 48 faqesh ku argumentonim zė pėr zė tė gjitha shpėrnjohjet, pasaktėsitė, por edhe tė pavėrtetat edhe magėsitė ligjore qė kishte ky draft-raport. Mė vjen keq tė them qė asnjė nga pėrgjigjet tonė, thellėsisht profesionale nuk u morėn parasysh dhe vetėm tė premten pasdite, pra pas mbarimit tė orarit tė punės, na erdhi njė version pėrfundimtar i raportit, i firmosur nga nėngrupi i punės dhe Minitria e Arsimit, nė tė cilin sugjerohej mbyllja e Akademisė sė Studimeve Albanologjike sepse ishte nė papajtueshmėri me ligjin. Pastaj nė rrugė krejtsisht informale se nuk kemi pasur asnjė komunikim me shtetin sa i takon fatit tė Albanologjisė, por nė rrugė krejtėsisht informale erdhėm nė dijeni tė pėrgatitjes sė njė projekt-vendimi tė kėshillit tė ministrave qė do tė merrte vendim pėr mbylljen e Albanologjisė. E njoh pėrmbajtjen e asaj VKM. Nga mediat e mora vesh tė them tė drejtėn. Dhe kjo ėshtė e pahijshme dhe e pakėndshme pėr raportin etik midis publikes dhe publikes” shpjegoi Ledi Shamku.

    Nga shpjegimi qė dha Skėnder Gjinushi, kuptohet se qėllimi i qeverisė ėshtė ringritja e Akademisė sė Shkencave, ndėrsa nga shpjegimi i Shamkut kuptohet se ėshtė zgjedhur njė mėnyrė brutale pėr t’ia mbyllur gojėn profesorėve.

    Qeveria nuk i ka hyrė negociatave, as nuk ėshtė lodhur tė bėjė konsultime as sa pėr sy e faqe.
    Thjesht ka urdhėruar njė “skuadėr ekzekutimi” tek Albanologjia, ka bėrė njė kontrolli dhe e ka nxjerrė nė paligjshmėri. Nga aty firmoset mbyllja e institucionit dhe profesorėt le tė zgjedhin, ose do tė mbesin pa punė, ose tė transferohen tek Gjinushi.

    “Kam qenė deputete, anėtare e Komisionit tė Edukimit. Atė ligj (Ligjin e Arsimit tė Lartė) e kam kaluar nė duar jo nen pėr nen, por fjalė pėr fjalė dhe e kam mbrojtur vetė me shumė argument dhe logjikė nė parlament. Ju them me pėrgjegjėsi tė plotė qė Akademia e Studimeve Albanologjike nuk ėshtė jashtė ligjit tė Arsimit tė Lartė” siguron Ledi Shamku.

    Ajo tashmė e ka konstatuar se raporti ėshtė thjesht njė formalitet, edhe se urdhri pėr mbylljen e ASA ka ardhur nga lart, por ngulmon ta sqarojė edhe kėtė pikė.

    Metodat me tė cilat po zbatohet vendimi pėr studiuesit nuk janė shumė tė ndryshme nga ato qė Rama ka pėrdorur kundėr biznesmenėve qė nuk i honeps dot, politikanėve kundėrshtarė, artistėve idealistė, apo mediave qė e denoncojnė etj.

    Ndėr vite profesorėt nuk janė dėgjuar ndonjėherė tė ngrenė zėrin. As pėr ēėshtje qė ishin nė sferėn e tyre profesionale. Sado cinike tė duket, kėto ditė kur puna dhe mundi i tyre ėshtė nė fije tė perit, kėtė ia kujtoi Auron Tare nė profilin e tij nė Facebook. Mes tė tjerash, ai shkruajti: “Askush nga kėta dijetarė tė Institutit tė Arkeologjisė nuk folėn asnjė fjalė pėr betejėn pėr tė mirėn publike nė Durrės, Lulishtja 1 Maji, pėr shkatėrrimin e rrėnojave arkeologjike tė Velierės (nė fakt i legjitimuan me njė gėrmim tė turpshėm dhe autorin e “graduan”) Beteja pėr Teatrin, Beteja per amendamentin e turpshėm tė Ligjit te Trashegimise Kulturore, Beteja pėr Butrintin”

    Lapsi

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    Ndal shkatėrrimit tė Akademisė sė Studimeve Albanologjike !

    Vendimi i fundit i Ministrisė sė Arėsimit pėr tė mbyllur Akademinė e Studimeve Albanologjike (ASA) ėshtė skandaloz nė tė paktėn tre nivele. Sė pari, mbyll njė nga tė paktat institucione qė ka prodhim akademik cilėsor si brenda edhe jashtė Shqipėrisė. Sė dyti, kalon buxhetin dhe asetet e Akademisė sė Studimeve Albanologjike (ASA) tek Akademia e Shkencave ku prodhimi akademik ose del nė pension ose vdes. Sė treti, mbyllja e Akademisė sė Studimeve Albanologjike (ASA) nuk bazohet nė ndonjė llogjikė akademike apo studimore por ėshtė thjesht njė qokė politike pėr tė kėnaqur orekset financiare tė njėrit prej dinosaurve mė tė lashtė tė skenės sonė politike, kryetarin mė politik qė ka pasur ndonjėherė Akademia e Shkencave, Skėnder Gjinushin.
    Mbyllja e Akademisė sė Studimeve Albanologjike nėnkupton mbylljen e katėr institucioneve kėrkimore qė e pėrbėjnė atė, Institutin e Antropologjisė, Institutin e Historisė, Institutin e Arkeologjisė, Institutin e Gjuhės dhe Letėrsisė si dhe Qendrėn e Enciklopedisė Shqiptare. Nėnkupton ndėrprerjen e karrierės sė rreth 100 studiuesve, mbylljen e shtatė revistave akademike si dhe mbylljen e rreth 49 projekteve kėrkimore me partnerė akademik ndėrkombėtar nė Evropėn Perėndimore.

    Ėshtė njė aktivitet intesiv akademik qė nuk mund tė kryhet nė kuadrin e Akademisė sė Shkencave, jo thjesht sepse kjo e fundit ėshtė kthyer nė njė klub qokash pór sepse ligji i arėsimit tė lartė nuk e lejon tė ngrejė institute kėrkimore.
    Por nuk kemi tė bėjmė thjesht me njė humbje sasiore tė prodhimit akademik shqiptar, por mbi tė gjitha me njė humbje cilėsore. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh nė institucionet e arėsimit tė lartė shqiptar profesorė qė botojnė nė anglisht nė revista prestigjoze ndėrkombėtare. Ėshtė akoma mė e rrallė tė gjesh akademik qė marrin pjesė nė projekte kėrkimore nė partneritet me universitetet evropiane, apo qė japin mėsim nė universitete prestigjoze perėndimore. Tė gjitha kėto i gjen tek Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA). Ndaj ajo ėshtė njė nga rrezet e pakta tė shpresės nė panoramėn e zymtė tė akademisė shqiptare.
    Nuk ėshtė rastėsi qė nė vendimin e Minstrisė sė Arėsimit pėr mbylljen e ASA nuk pėrmendet fare prodhimi i saj akademik. I vetmi justifikim qė jepet ėshtė se ASA nuk ėshtė strukturuar mjaftueshėm. Ėshtė njė justifikim i trashė sepse zgjidhja qė ofrohet nga Ministria e Arėsimit nuk ka fare lidhje me problemin qė po kjo ministri identifikon. Nėse Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) ka nevojė pėr ristrukturim atėherė pėrse duhet shkrirė tėrėsisht dhe cuar tek Akademia e Shkencave qė nuk ka as kapacitetet dhe as strukturėn e nevojėshme pėr tė zhvilluar kėrkim shkencor intensiv?
    Ėshtė njė vendim tejet regresiv, sidomos pėr njė qeveri qė pretendon se ecėn vetėm pėrpara, sepse i kthen studimet albanologjike tek Akademia e Shkencave sipas llogjikės centralizuese sovietike dhe komuniste. Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) u krijua nė vitin 2008 pikėrisht pėr tė cliruar studimin e shoqėrisė shqiptare, tė kulturės dhe historisė sė saj nga zgjedha e mykur e Akademisė sė Shkencave. Studimet Albanologjike u nxorrėn nga Akademia e Shkencave pėr tu ajėrosur dhe modernizuar.

    Ėshtė nga tė paktat reforma tė shkencės sonė qė ka pasur sukses. Kėtė e tregon jo vetėm prodhimi i bollėshėm akademik i Akademisė sė Studimeve Albanologjike (ASA), por edhe dhjetėra projekte kėrkimore me partner serioz ndėrkombėtar. Dhjetėra studiues tė rinj qė po e nxjerrin etnografinė shqiptare nga errėsira e shekullit tė 19-tė nė dritėn e antropologjisė sė shekullit 21. Nė aspektin akademik ASA ėshtė shumė mė produktive, moderne dhe e integruar nė akademinė ndėrkombėtare se Akademia e Shkencave qė e drejton politikani Gjinushi.
    Prandaj shkrirja e Akademisė sė Studimeve Albanologjike dhe e institutive tė saj brenda strukturės komunisto-sovietike tė Akademisė sė Shkencave qė kontrollohet nga njė politikan nėnkupton vdekjen e vetė fushės sė studimeve Albanologjike. Akademia e Shkenacve nuk ka as tagrin e nevojėshėm ligjor, as strukturėn e nevojėshme pėr tė prodhuar kėrkim shkencor cilėsor dhe as vokacionin apo interesin akademik pėr tė zhvilluar kėrkim shkencor. I vetmi interes qė motivon mbylljen e Akademisė sė Studimeve Albanologjike (ASA) ėshtė xhvatja e buxhetit, godinave dhe aseteve tė saj pėr orekse financiare dhe politike personale.
    Ndaj mbyllja brutale e Akademisė sė Studimeve Albanologjike (ASA) ėshtė njė kėmbanė alarmi pėr tė gjitha institucionet e arėsimit tė lartė. Ėshtė momenti kur tė gjthė duhet tė solidarizohemi me ASA-an pėrballė njė pushteti qė po sakrifikon kėrkimin shkencor nė altarin e qokave meskine politike.

    Lapsi

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    Senati i Akademisė sė Studimeve Albanologjike: Vendimi i qeverisė politik, godet shkencėn nė Shqipėri

    Akademia e Studimeve Albanologjike ka dalė kundėr deklaratės publike tė ministres sė Arsimit Evis Kushi e cila njoftoi vendimin e kėshillit tė ministrave pėr shkrirjen e kėtij institucioni me Akademinė e Shkencave.

    Nė reagimin e tyre publik, ata theksojnė se janė plotėsisht kundėr kėtij vendimi, duke e konsideruar atė vendim politik qė godet shkencėn nė Shqipėri dhe ėshtė hartuar pa konsultime dhe pa transparencė.

    Mė tej thuhet se ata do tė vazhdojnė misionin pėr mbrojtjen e lirisė akademike duke pėrdorur tė gjithė instrumentet ligjore tė njė shteti demokratik.

    Deklarata e plotė

    Senati i Akademisė sė Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratės publike tė ministres sė Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, pėr miratimin e projektvendimit pėr mbylljen e veprimtarisė sė Akademisė sė Studimeve Albanologjike, shpall:

    Ėshtė plotėsisht kundėr kėtij vendimi tė Kėshillit tė Ministrave;

    Ėshtė njė vendim politik qė godet shkencėn e albanologjisė nė Shqipėri;

    Ėshtė hartuar pa konsultime dhe pa transparencė.

    Akademia e Studimeve Albanologjike do tė vazhdojė misionin e saj pėr mbrojtjen e lirisė akademike duke pėrdorur tė gjithė instrumentet ligjore tė njė shteti demokratik.

    ASA u shpreh mirėnjohjen qindra mijra qytetarėve, institucioneve kėrkimore shkencore brenda dhe jashtė vendit, partnerėve tanė, aktivistėve dhe mediave qė i dhanė jehonė kėtij akti tė paprecedent dhe tė ndėrmarrė nė limitin e kohės.

    Tiranė, mė 31 maj 2023

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes Socialiste "rilind" edhe Akademinė e Studimeve Albanologjike

    Berisha: Shkrirja e Akademisė Albanologjike, njė akt antikombėtar e antiligjor i Edi Ramės

    Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha ka reagaur pas vendimit tė qeverisė sė Edi Ramės pėr tė shkrirė Akademinė e Albanologjisė.

    Nė postimin e tij nė Facebook, Berisha e ka quajtur njė akt antikombėtar dhe antiligjor dhe se Edi Rama po ndėrmerr njė sulm tė hapur kundėr albanologjisė, gjuhės shqipe, shkencave tė etnogjenezės, identitetit tonė kombėtar.

    ‘Dėnoj me ashpėrsinė mė tė madhe kėtė vendim antishqiptar dhe antiligjor tė Edi Ramės si njė goditje asgjesuese pėr studimet e gjuhės shqipe, shkencave tė etnogjenezės dhe kėrkoj anullimin e tij tė menjėhershėm’, shkruan Berisha.

    Postimi i plotė:

    Shkrirja e Akademisė Albanologjike, njė akt antikombėtar e antiligjor i Edi Ramės.

    Tė dashur miq, Edi Rama po ndėrmerr njė sulm tė hapur kundėr albanologjisė, gjuhės shqipe, shkencave tė etnogjenezės, identitetit tonė kombėtar.

    Ai nė kundėrshtim me ligjet e Arsimit tė Lartė dhe tė Akademisė sė Shkencave ka pergatitur me ministren e tij tė arsimit njė vendim pėr shkrirjen e Akademisė Albanologjike, qendrave dhe instituteve tė saja dhe dorėzimin e tyre tek Skendėr Gjinushi.

    Dėnoj me ashpėrsinė mė tė madhe kėtė vendim antishqiptar dhe antiligjor tė Edi Ramės si njė goditje asgjesuese pėr studimet e gjuhės shqipe, shkencave tė etnogjenezės dhe kėrkoj anullimin e tij tė menjėhershėm.

    Syri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2021, 12:49
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-03-2016, 01:24
  3. Qeveria e Rilindjes: "Nuk ka mė hashash "Made in Albania"!"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 15-10-2015, 03:20
  4. Qeveria e Rilindjes: "Na duhet tė marrim edhe 500 mln euro borxh!"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2015, 16:00
  5. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-03-2015, 17:26

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •