“Antanaklaseis-Reflektime”/ Tre dekada punë në Greqi, piktori vlonjat Librand Dhrami çel ekspozitën në Athinë

Emri:  0cf137f8-918c-4465-a441-2a707b9b4415.jpg

Shikime: 113

Madhësia:  31.5 KB

Zyra për Interesat e Kosovës në Athinë hap dyert e saj për të mirëpritur ekspozitën e piktorit vlonjat Librand Dhrami, i cili prej afro tridhjetë vitesh jeton e punon në Greqi.

Ekspozita me titull “Antanaklaseis-Reflektime” dhe temë nga antikiteti grek, çelet ditën e enjte, më datë 1 Qershor, në orën 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 5 Qershor.

Në ceremoninë e hapjes, nën kujdesin e drejtuesit të Zyrës së Kosovës, z. Fitim Gllareva, pritet të jenë të pranishem përfaqësues të trupave diplomatikë, oraganizma të ndryshëm, artistë, aktivistë, etj.

Referues mbi artin dhe punën e Dhramit në veçanti do të jetë piktori dhe aktori Kostas Koutsoukanidhis.

Emri:  896caa7f-14d6-48be-927a-88bb5caaa472.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  41.5 KB

Emri:  2e38fa70-96ad-4382-b36d-9f8f3b683289.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  41.7 KB


Balkanweb