Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    269

    Reformimi i PD -kërkohet një kryetar pa `Big Lie` në C/V

    Reformimi i PD -kërkohet një kryetar pa `Big Lie` në C/V


    Ka 32 vjet që një grup gënjeshtarësh patologjikë të drejtuar nga non-gratta ka ndotur gjithë shoqërinë shqiptare me të paveërteta duke zgjatur tranzicionin shqiptar, duke shkaktërruar zinxhirin professional, duke dëmtuar meritokracinë dhe mbushur administratën qëndrore dhe locale me drejtues dhe specialistë të pa-aftë, militantë dhe të inkriminuar, gjë që nuk ka kaluar pa u dëmtuar dhe qeverisja qëndrore dhe locale e maxhorancës së sotme, e cila dashje pa dashje ka vepruar me të njëjtën mënyrë në vendosjen e drejtuesve loklaë dhe qëndrorë duke vonuar adhe ajo gjithashtu integrimin në BE dhe duke zhgënjyer popullatën deri në një farë shkallë përsa i përket përparimit të Shqipërisë krahas sukseseve të cilat zbehen për shkak të gabimeve dhe korrupsionit për të njëjtat shkaqe.
    Problem i madh mbetet për Shqipërinë Opozita e cila ka 4 vjet që ëshë përçarë dhe dëmtuar rëndë nga vendimet e gabuara të drejtuesit të saj sektar dhe gënjeshtar patologjik, gjë që ka çuar Opozittën dhe rolin e saj në Shqipëri në një teatër sa qesharak ashtu dhe të dhimbshëm për Shqipërinë.
    I dalë zyrat e PPSH dhe i vendosur në krye të Opozitës që në 1992, me detyra të paracaktuara nga R.Alia, nongratta me formimin e tij politik `0`, zbatoi teorinë që i kishte mësuar PPSH , atë të `luftës së klasave` dhe të bërjes armik të kujtdo që ishte kundër tij dhe interesave të grupit që pëfqësoi. Gbim, pas gabmi ndoën vjehdjet e votave çdo vit zgjedhje, shkatërrimi i shtetit në `97, coup detat i dështuar në `98, , në opozitë vazhdonte me idenë e marrjes së pushtetit me dhunë dhe me verprime të rrugës, kur drejtoi për së dyti pushtetin egzekutiv, shkaktoi ngjarjet e 2007, 2011, gjatë viteve 2013-2023, dha një pseudo-dorëheqje , por duke e drejtuar në hije opozitën dhe me individë tip `intelektualë katundarë` arriti derisa të bojkotonte parlamentin dhe zgjedhjet. SHBA dhe Anglia, atë dhe familjen e tij e shpallën non-gratta, më vonë humbi gjyqin për drejtimin e PD, dhe humbi thellësisht zgjedhjet lokale të majit 2023. Çdo herë që ka humbur, ka përdorur strategjinë e `Big Lie` për të justifikuar humbjen, një strategji e përdorur nga Goebels dhe Hitleri por që ka gjetur përdorim të gjërë kudo në botë pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot e kësaj dite. Duke qënë një gënjeshtar patologjik aq sa i besonte pas një farë kohe gënjeshtrat e veta dhe duke bindur edhe besnikët e tij jo dhe aq injorantë sa të mos e kuptonin, por të varur nga ai ose nga dhuratat e dhëna me interes ose sepse ishin ish-bashkëpuntorë të sigurimit, ose ishin shkelës ligji, vazhdojnë edhe sot e kësaj ditë duke ndotur Shqipërinë, shoqërinë shqiptare, duke botuar shkrime dhe artikuj në botë me emra të huaj kundër vëndit të tyre, duke dalë çdo ditë e vjellë vrer në mediat e blera nga ai, dhe duke bërë gjithçka që të mbijetojë që të mos dalë para ligjit për shkeljet e ligjit që ka bërë; pra qëllimi justifikon mjetin, madje shan ambasadoren amerikane dhe gjithë të tjerë. Tani i ka hypur në kokë të marrë përsëri drejtimin e Opozitës , gjë që e cila refuzohet me ngulm nga SHBA, Angli, dhe BE por duke përhapur `Big Lie` çdo ditë, gjë që e cila dëmton Shqipërinë në sy të BE por edhe vetë shoqërinë shqiptare të cilën e mëson se mund të mashtrosh e gënjesh pa të hyrë gjëmb në këmbë. Por çfarë është Big `Lie`?
    Nga ana mjekësore Gënjeshtra patologjike zakonisht fillon kur një person është në adoleshencë. Ata shpesh vazhdojnë modelin me vite. Kjo sjellje mund të jetë pjesë e një çrregullimi të personalitetit si antisocial, narcisist dhe histrionik. Kushtet e tjera, të tilla si çrregullimi i personalitetit kufitar, gjithashtu mund të çojnë në gënjeshtra të shpeshta, por këto nuk konsiderohen patologjike. Gjithashtu, disa njerëz thjesht gënjejnë patologjikisht, por nuk kanë kushte të tjera. Nuk është e qartë nëse gënjeshtarët patologjikë e kuptojnë se ajo që thonë nuk është e vërtetë. Disa njerëz i besojnë gjërat që thonë, edhe kur ato gjëra janë qartësisht të rreme. Gënjeshtarët e tjerë patologjikë do të pranojnë se ata kanë gënjyer vetëm kur gënjeshtrat e tyre vërtetohen të rreme. Psikiatrit e kanë njohur gënjeshtrën patologjike për qindra vjet. Quhet gjithashtu "pseudologia fantastica" ose "mitomani". Nuk është renditur si një diagnozë zyrtare në udhëzuesin psikiatrik të quajtur DSM-V (Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders). Por është një gjendje reale dhe shqetësuese. Realisht `Big Lie` u bë Strategji e Hitlerit nëpërmjet Goebelsit me qëllim që të fitonin përkrahjen e masave.
    “Nëse thoni një gënjeshtër mjaft të madhe dhe vazhdoni ta përsërisni, njerëzit përfundimisht do ta besojnë atë. Gënjeshtra mund të mbahet vetëm për aq kohë sa shteti mund të mbrojë njerëzit nga pasojat politike, ekonomike dhe/ose ushtarake të gënjeshtrës. Kështu, bëhet me rëndësi jetike për shtetin që të përdorë të gjitha fuqitë e tij për të shtypur mospajtimin, sepse e vërteta është armiku i vdekshëm i gënjeshtrës, dhe për rrjedhojë, e vërteta është armiku më i madh i shtetit.”
    Ky është një përkufizim i shkëlqyer i "gënjeshtrës së madhe" ose ``Big Lie``, megjithatë, duket se nuk ka asnjë provë që ajo është përdorur nga shefi i propagandës naziste Joseph Goebbels, megjithëse shpesh i atribuohet atij.
    Profili psikologjik OSS (the Office of Strategic Services) i Hitlerit përshkroi përdorimin e gënjeshtrës së madhe nga ana e tij:
    Rregullat e tij kryesore ishin:
    -mos lejoni që publiku të qetësohet;
    -kurrë mos pranoni një gabim ose gabim;
    -kurrë mos prano se armiku yt mund të ketë ndonjë të mirë;
    -kurrë mos lini vend për alternativa; mos pranoni kurrë fajin;
    - përqendrohuni te një armik në një kohë dhe fajësoni atë për gjithçka që shkon keq; njerëzit do të besojnë një gënjeshtër të madhe më shpejt se një të vogël; dhe nëse e përsëritni mjaft shpesh, njerëzit herët a vonë do ta besojnë atë. Goebbels e përshkroi gënjeshtrën e madhe në gjuhë të ndryshme në një artikull që shkroi në 1941, "Fabrika e Gënjeshtrave të Çurçillit", por ai po akuzonte britanikët për mashtrim:
    Anglezët ndjekin parimin që kur dikush gënjen, duhet të gënjehet i madh dhe t'i përmbahet atij. Ata vazhdojnë gënjeshtrat e tyre, edhe duke rrezikuar të duken qesharake.
    Randall Bytëerk argumenton se as Hitleri dhe as Goebbels nuk do të pranonin të gënjejnë. Goebbels, “gjithmonë ka pohuar se propaganda duhet të jetë e vërtetë. Kjo nuk do të thotë se ai nuk gënjeu, por do të ishte një propagandist mjaft i varfër që shpalli publikisht se do të gënjejë.”
    (Joseph Goebbels On the “Big Lie” (jeëishvirtuallibrary.org)
    Fraza "gënjeshtër e madhe apo Big Lie" u përdor në një raport të përgatitur rreth vitit 1943[17] nga Ëalter C. Langer për Zyrën e Shërbimeve Strategjike të Shteteve të Bashkuara në përshkrimin e profilit psikologjik të Hitlerit. Raporti u botua më vonë në formë libri si Mendja e Adolf Hitlerit në vitin 1972 duke përmëndur arumrntat e Hitleir për një Big Lie``.
    Në Epokën e Luftës së Ftohtë disa zyrtarë të qeverisë amerikane besonin se teknika vazhdoi të përdorej nga teoricienët e konspiracionit antisemitë në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. Në raportin e tyre të vitit 1964 mbi një tekst të fabrikuar antisemitik të botuar për herë të parë në Rusi në vitin 1903, anëtarët e Nënkomitetit të Sigurisë së Brendshme të Senatit shprehën besimin e tyre se "shitësit ambulantë" të pamfletit të zhveshur përdorën "teknikën hitleriane të 'gënjeshtrave të mëdha'" jo vetëm si një mjet për të promovuar sulme antisemitike, por edhe për të shfrytëzuar frikën amerikane nga ndikimi komunist.
    Gjatë karrierës së tij politike, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përdorur atë që është karakterizuar si teknikë propagandistike e një vale zjarri të gënjeshtrës. Për të mbështetur përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2020, ai dhe aleatët e tij pretenduan vazhdimisht dhe në mënyrë të rreme se kishte pasur mashtrim masiv zgjedhor dhe se Trump ishte fituesi i vërtetë i zgjedhjeve.
    Andrew Wilson i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë e përshkroi pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022 si "Lufta e gënjeshtrës së madhe. Gënjeshtra se Ukraina nuk ekziston. Gënjeshtra se Ukraina nuk ka të drejtë për sovranitet të plotë sepse është një shtet kukull të Perëndimit. Gënjeshtra se A pushtoi B-në sepse fajin e ka C-ja – Perëndimi, zgjerimi i NATO-s, hegjemonia globale e SHBA-së”.
    Psikologë, psikiatër dhe të tjerë kanë shpjeguar pse funksionon teknika e gënjeshtrës së madhe. Dr. Ramani Durvasula, një psikolog klinik i licencuar dhe profesor i psikologjisë i cili është ekspert i çrregullimit të personalitetit narcisist dhe abuzimit narcisist thotë se:
    Përsëritja është e rëndësishme, sepse Gënjeshtra e Madhe funksionon përmes indoktrinimit. Gënjeshtra e madhe pastaj bëhet baza e saj e provave - nëse përsëritet mjaftueshëm, njerëzit e besojnë atë dhe vetë përsëritja pothuajse tautologjikisht bëhet mbështetje për Gënjeshtrën. ... Dëgjo diçka mjafton që bëhet e vërtetë. Njerëzit supozojnë se ekziston një bazë e provave kur gënjeshtra është e madhe (është si një pikë qorre). ... [Njerëzit gjithashtu nuk arrijnë të kuptojnë] se ka njerëz në mesin tonë që nuk kanë ndjeshmëri, nuk kanë kujdes për të mirën e përbashkët, janë madhështore, arrogante dhe të gatshëm për të shfrytëzuar dhe manipuluar njerëzit vetëm për nevojat e tyre egocentrike. ... [Në vend të kësaj] një lloj efekti halo i mbush liderët me ekspertizë dhe fuqi të supozuar – kur nuk është aspak kështu (shumica nëse jo të gjithë liderët megalomanë, despotët, tiranët, oligarkët ndajnë narcisizmin/psikopatinë si një tipar) (Big lie - Wikipedia).
    Në përfndim, sipas Dr. Dreë Curtis mbi gënjeshtarët patologjikë, ai pohon sesi njerëzit më të pandershëm rreth nesh ngrihen ndonjëherë në krye në fusha si politika dhe shitjet. Ndoshta politika është një fushë që tërheq gënjeshtarët e mëdhenj dhe i shndërron shpejt njerëzit e ndershëm në liderë të pandershëm.
    Kjo po dodh sot në Shqipërinë tonë kapitaliste, dhe është detyra e çdo drejtuesi demokrat të ndershëm të distancohet nga non-gratta dhe të përpiqen për të ringritur një Opozitë konstruktive që të ri-marrin pushtetin dhe ta integrojnë Shqipërinë në BE.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Reformimi i PD -kërkohet një kryetar pa `Big Lie` në C/V

    PD ka nevoje per njerez qe te kerkojne-miratojne dy-tre ligje elementare ne Parlament si : Nje ligj per punonjesit publik,numer i percaktuar-kufizuar i punonjesve publik,mosndryshimi i punonjesve mbas zgjedhjeve etj etj pra qe administrata publike te kete sa me pak ndikime ne zgjedhje. Ligj tjeter,vota e shqiptareve jashte Shqiperise duhet te jete e detyrueshme per PD. Ndryshimi i sistemit aktual te votimit,maxhoritar jo porpozional si ky i sotmi ku eshte e pamundur te futen ne parlament partite e vogla edhe njerezit pa parti

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Reformimi i PD -kërkohet një kryetar pa `Big Lie` në C/V

    Merruni me kasapin më së pari

    Fatos Lubonja

    Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë publike për pesimizmin e thellë që kam treguar kur kam folur e shkruar se grushti gradual institucional i shtetit që ka kryer Rama ka instaluar një regjim që ka eliminuar çdo mundësi jo vetëm rrotacioni, por edhe rritjeje. Këto zgjedhje fatkeqësisht e provuan në mënyrë edhe më dramatike se më parë tezën time pesimiste.

    Këto ditë kam dëgjuar shumë të përdoret nga disa termi “operacion kirurgjikal”– në kuptimin e një manipulimi pa lenë shenja. Mendoj se është një term i gabuar, që tregon shkallën, në të cilën e kemi humbur ndjeshmërinë demokratike. Sepse, regjimi nuk ka bërë një operacion prej kirurgu, por një ndërhyrje prej kasapi, shenjat e së cilës ulërasin gjithandej.

    Për ndërhyrje prej kasapi flet vetë marrja e 53 të bashkive, çka ngre menjëherë dyshime nëse ky vend është demokraci.

    Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe rritja e përqindjes të votuesve në raport me opozitën për një parti që ka mandatin e tretë dhe që në shumë komuna qeveris për më shumë se tri mandate.

    Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe gjuha elektorale e Kryeministrit me kërcënime se nuk do të japë asnjë kacidhe për komunat që do të votojnë për opozitën.

    Për ndërhyrje prej kasapi flasin edhe disa rezultate me përmbysje spaktakolare për një kohë fare të shkurtër – si ai i Shkodrës dhe Kazmës.

    Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe fakti se burgjet votojnë 99% për partinë në pushtet.

    Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe arrestimi dy ditë para zgjedhjeve i kandidatit opozitar të Himarës, Beleri, që provoi se policia dhe prokuroria e reformës në drejtësi, tashmë mund të konsiderohen pjesë plotësisht e integruar e bandës që qeveris për të vjedhur dhe vjedh për të qeverisur.

    Për ndërhyrje praj kasapi flasin edhe bëmat ep jesëve të tjera të bandës si Gjykata e Apelit, Kolegji zgjedhor, KQZ-ja dhe KASI-i, që e zhveshën opozitën reale nga sigla, emri dhe flamuri, duke i zhvatur bashkë me to edhe financimin, kohën televizive, komisionerët, numëruesit e me radhë.

    Ky shkrim do të dilte shumë i gjatë nëse do të vazhdoja të rreshtoja treguesit e kësaj kasaphane. Por nuk është ky synimi i tij. Synimi i tij është të polemizojë me disa (të shumtë) që, në vend se të merren me kasapin dhe kasaphanën, merren me viktimën e hanxharëve dhe thikave të tij. Midis tyre dalloj tri kategori: njërën që e bën në funksion të synimeve të Ramës, për t’i dhënë goditjen përfundimtare opozitës së vetme që e rrezikon akoma, në mënyrë që të livadhisë i patrazuar në narkoshtetin që ka krijuar; një tjetër që thjesht synon të marrë lidershipin e opozitës për hesape personash që nuk merakosen fare se do të shërbejnë si fasadë demokratike e narkoshtetit; dhe një pjesë të dëshpëruarish të sinqertë që shfryjnë mërzinë e humbjes sipas asaj shprehjes: “s’ke ç’i bën gomarit dhe i bije samarit”.

    E pra, të gjithë këta bashkohen në tezën, që ka pushtuar ekranet e mediave, se përgjegjëse për këtë humbje është opozita; se sikur ajo të mos ishte e përçarë, sikur të mos kishte në krye non-gratën, Sali Berisha (që disa e përkthejnë: sikur të kishte mbështetje amerikane), kjo humbje nuk do të kishte ndodhur. Disa i shtojnë listës së shkaqeve edhe ndarjen administrative, edhe sistemin elektoral duke na përçuar mesazhin se, sikur të rregulloheshin këto probleme, do ta kishim të garantuar rrotacionin. Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë deri edhe faktin se këta probleme – duke filluar që nga përçarja e opozitës e me radhë – janë vepra të mirëmenduara të regjimit për të përjetësuar qëndrimin e tij në pushtet. Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë se argumenti “non grata” bie ndesh me faktin se non gratat e Ramës korrën një fitore spektakolare në këto zgjedhje.

    Me këtë nuk dua të them se s’duhet të merremi me problemet dhe limitet e opozitës. Dua të vë në dukje se ky lloj diskursi nxjerr në plan të dytë ose dhe zhduk fare nga ekranet problemin e problemeve: atë se fakti që Edi Rama, për të fituar, detyrohet t’u vjedhë e blejë votën atyre, që sipas tij dhe atyre të diskursit nuk i do populli (pasi non grata) tregon se çfarë mund të jetë në gjendje të bëjë ai (së bashku me non gratat e tij) sikur të ndërtohej një opozitë që do ta donte dhe besonte populli. E pra, këto zgjedhje na treguan se po të ndihet i rrezikuar në pushtet Rama dhe banda e tij do të bënte gjithçka për ta nxjerrë nga loja, deri edhe mjete nga ato që nuk i kemi parë akoma të përdoren deri më sot. Rasti Beleri ishte një paralajmërim i kësaj për të gjithë.

    Prandaj gjykoj se diskursi i parë post elektoral duhet të nisë nga analizimi dhe denoncimi i kësaj kasaphane me vetëdijen se viktimë e saj, humbësi i vërtetë, nuk është opozita, por populli shqiptar dhe e ardhmja e tij. Edhe vetë diskursi se çfarë duhet të bëjë opozita – që mendoj se ka shumë për të bërë – duhet të nisë nga kjo analizë dhe kjo vetëdije.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Reformimi i PD -kërkohet një kryetar pa `Big Lie` në C/V

    Shqipëria si shumë vende të tjera në tranzicion ka pësuar nga korrupsioni dhe klientelizmi në administratën publike, gjë që ka penguar progresin e vendit dhe integrimin në BE. Është e vërtetë që ka pasur raste të ndryshme të korrupsionit dhe clientelizmit në administratën publike dhe në politikë, dhe ka pasur individë që kanë shfrytëzuar situatën për të përfituar për vete. Megjithatë, nuk mund të thuhet se një grup i caktuar ka drejtuar këtë proces dhe ka ndotur gjithë shoqërinë shqiptare.

    Është e nevojshme që në Shqipëri të vazhdohet lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit dhe të ndërmerren veprime për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë në administratën publike. Në këtë drejtim, është e rëndësishme që të ndërmerren masa për të rritur vetëdijën e qytetarëve dhe për të promovuar vlerat e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Gjithashtu, në Shqipëri duhet të forcohet sistemi i drejtësisë dhe të ndërmerren veprime për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

    Nëse Shqipëria dëshiron të integrohet në BE dhe të bëhet një vend i suksesshëm, është e nevojshme që të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të rritur efektivitetin dhe transparencën e administratës publike, për të shfuqizuar klientelizmin dhe korrupsionin, dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Gjithashtu, duhet të vazhdohet puna për të rritur nivelin e arsimimit dhe të trajnimit në vend, për të zhvilluar sektorët e ekonomisë, dhe për të ndërmarë të gjitha masat e nevojshme për të krijuar një ambient të favorshëm për investime dhe zhvillim.

    Situata në opozitën shqiptare është e trazuar dhe e pashëndetshme për demokracinë në vend. Për të krijuar një sistem demokratik të qëndrueshëm, është e nevojshme që opozita të jetë e organizuar dhe e fortë, për të ofruar një alternativë të besueshme në pushtet. Ndërkohë, përçarja dhe dëmtimi i opozitës mund të çojë në një situatë ku pushteti do të mbetet në duart e një partie të vetme, gjë që është e dëmshme për demokracinë dhe për procesin e tranzicionit në Shqipëri.

    Së bashku me këtë, është e rëndësishme që të ndërmerren masa për të luftuar korrupsionin dhe klientelizmin në politikë dhe në administratën publike. Kjo do të ndihmonte në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet shtetërore dhe në procesin e tranzicionit. Gjithashtu, është e nevojshme që të ndërmerren hapa për të forcuar sistemin e drejtësisë dhe për të garantuar respektimin e ligjit nga të gjithë, duke përfshirë edhe politikanët dhe drejtuesit e lartë të administratës publike.

    Në këtë drejtim, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, si SHBA dhe BE, është i rëndësishëm në mbështetjen e reformave të nevojshme dhe në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Megjithatë, duhet theksuar se përgjegjësia kryesore për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe klientelizmit është e qeverisë dhe institucioneve shtetërore në Shqipëri.

    Në përfundim, është e nevojshme të ndërmerren veprime të rëndësishme për të forcuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionin dhe klientelizmin në Shqipëri. Kjo kërkon bashkëpunim dhe përkushtim nga të gjithë aktorët në vend, përfshirë qeverinë, opozitën, institucionet shtetërore, organizatat joqeveritare dhe qytetarët. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm dhe një perspektivë e ndritshme për të ardhmen e Shqipërisë.

    "Big Lie" është një strategji propagande që përdoret për të përhapur një gënjeshtrë të madhe dhe e rëndë, që përsëritet shpesh dhe me zë të lartë, me qëllim që të bindë opinionin publik. Në këtë strategji, gënjeshtra është e tillë saqë nuk mund të besohet, por përsëritja e saj e bën atë të duket si e vërtetë. Strategjia e "Big Lie" është përdorur në mënyra të ndryshme në histori, dhe është e lidhur me propaganda totalitare dhe regjime autoritare.

    Në këtë rast, ai që përdor këtë strategji mund të përhapë gënjeshtra të mëdha dhe të rënda, me qëllim që të ndikojë opinionin publik dhe të fitojë mbështetje për qëllimet e tij. Përdorimi i kësaj strategjie është i dëmshëm për demokracinë dhe për shoqërinë, pasi ndikon në nivelin e informacionit dhe në besueshmërinë e qytetarëve në institucionet publike dhe në procesin e debatit politik. Përdorimi i gënjeshtrave dhe propagandës është një taktikë e dëmshme dhe e papërshtatshme për të fituar mbështetje dhe pushtet në një sistem demokratik, dhe duhet të kundërshtohet dhe denoncuar nga institucionet dhe qytetarët. Një sistem demokratik i fortë dhe i qëndrueshëm kërkon transparencë, përgjegjshmëri dhe respektim të ligjit nga të gjithë aktorët në shoqëri, dhe ndikimi i propagandës dhe gënjeshtrave duhet të jetë i kufizuar në mënyra legale dhe demokratike.

Tema të Ngjashme

  1. Reformimi i PD –dhe fundi i një tranzicioni të vështirë
    Nga pirro10 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2013, 11:43
  2. Përgjigje: 330
    Postimi i Fundit: 09-10-2010, 20:33
  3. Bin Ladeni dhe reformimi Islamik
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 13:10
  4. Kerkohet..
    Nga Brari në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-03-2006, 13:05
  5. Reformimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 14:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •