Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëria fushëbetejë e konfliktit NATO-Rusi. 24,000 trupa ushtarake pushtojnë sheshin Nënë Tereza

    “Defender 23”/ Gjeneral majori në krye të 25 mijë trupave Wickman flet për News 24: Është mesazh, shqiptarët aleatët më të shkëlqyer!

    Emri:  df889feb-0362-44ad-a8f0-e058299ad6ec.jpg

Shikime: 319

Madhësia:  26.4 KB

    Me rastin e fillimit të stërvitjes “Defender 23” hapësira e sheshit “Nënë Tereza” ne Tirane u “pushtua” për pak orë nga Forcat e Armatosura Shqiptare dhe Amerikane, armatime të rënda e të sofistikuara ndërsa nga ajri, ushtria amerikane dhuroi spektakël me dy helikoperë Black Hawk.

    E ndërsa lufta në frontin e Ukrainës vijon me intensitet, ushtria amerikane po demonstron bashkë ne NATO-n përmes stërvitjes “Defender 23” aftësitë për të dislokuar me shpejtësi trupa të gatishmërisë së lartë dhe armatim luftarak në Europë. Shqipëria është sërish pjesë e rëndësishme e stërvitjes shumëkombëshe përmes 800 ushtarakëve dhe tre bazave që i ka vënë në dispozicion. Stërvitja do të angazhojë në total 25 mijë trupa amerikanë dhe nga vendet aleate dhe partnerë të NATO-s në 29 shtete në një ambient operacional kompleks. Në ditën e vizitorëve të veçantë, drejtuesit e shtetit shqiptar, gjeneralët amerikanë dhe ambasadorja Yuri Kim folën për rëndësinë e stërvitjes ku pjesëmarrja e Shqipërisë merr rëndësi strategjike sa i takon sigurisë rajonale pasi luan një rol kyç përmes gatishmërisë së lartë, ndërveprueshmërise dhe operacionalitetit.

    Video e intervistes ketu.

    “Unë ndihem krenar, që kam qenë njëri prej jush; e në pozitën time si Komandant i Përgjithshëm inkurajoj qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për Forcat e Armatosura dhe kontributin e Shqipërisë në NATO. Çdo investim më shumë drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim më shumë drejt stabilitetit; është një investim për të garantuar një të ardhme më të paqtë të brezave të rinj, të cilët kurrsesi nuk duhet të përballen me pasojat shkatërruese që sjellin konfliktet. Koha për të marrë përgjegjësitë tona është tani dhe reagimi duhet t‘i përgjigjet sfidave aktuale”, tha Presidenti Begaj gjatë fjalës në ceremoni. “Jemi këtu si aleatë miq dhe partnerë, amerikanë dhe shqiptarë që qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarak. Në dy vite që prej Defender 2021, bota ka ndryshuar, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë.”, tha ambasadorja Kim.

    Në një intervistë për News 24, Gjeneral Major Michael D. Wickman, shef i shtabit të përgjithshëm i komandës amerikane në Europë dhe Afrikë, i cili është në krye të 25 mijë ushtarakëve, tha se kjo stërvitje është një mesazh i qartë për ata që sot kërcënojnë paqen në Europë.

    “Po kështu e mendoj, çdo herë që aleatët dhe partnerët e NATO-s stërviten së bashku, është një tregues i qartë i natyrës së shpejtë që ka NATO-ja në rajon. “Bashkëpunimi me Forcat e Armatosura Shqiptare është i shkëlqyer. Duhet të përmend faktin se Shqipëria është një partner dhe aleat i shumë i mirë qe ne kemi. Kemi mundësinë për t’u trajnuar së bashku, nga kjo, ne përfitojmë për të patur një siguri rajonale të shtuar. Ne mirëpresim çdo mundësi që të trajnohemi dhe stërvitemi bashku me Forcat e Armatosura Shqiptare. Bëhemi më të fuqishëm bashkë”,- tha në një intervistë për gazetaren e televizionit News 24 Aurora Golemi, gjeneral major Michael D. Wickman, shef i shtabit të përgjithshëm i komandës amerikane në Europë dhe Afrikë.

    Ne kuadër te Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” në datat 15 maj – 9 qershor 2023, Shqipëria do të zhvillojë stërvitjet e quajtura “Imediate Response” dhe “Astral Knight”.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria fushëbetejë e konfliktit NATO-Rusi. 25,000 trupa ushtarake pushtojnë sheshin Nënë Ter

    Defender Europë 2023, Rama: Po shkruhet një faqe e re e historisë sonë! Kontributorë të një aleance të madhe

    Emri:  edi-rama88.jpg

Shikime: 226

Madhësia:  28.8 KB

    Për herë të dytë Shqipëria pret sot stërvitjen më të madhe ushtarake në Europë “Defender Europë 2023”. 24 mijë trupa nga SHBA e NATO ‘zbarkojnë’ në Shqipëri.

    Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar.

    “Pavarësisht gjuhës së flasim apo gjuhës që përfaqësojmë jemi të lidhur me vlera e parime që janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Ndaj të gjithë bashkë jemi të imponuar nga historia jonë që të funksionojmë në unitet të plotë. Shqipëria bëhet hap pas hapi një pikë referimi. Shpresojmë shumë që edhe me portin që do të ketë nj komponent për të bërë të njëjtë gjë si aeroporti.

    Video: ketu

    Ne mund të themi se një faqe e re e historisë tonë po shkruhet dhe mund të themi se jemi kontributorë në këtë aleancë të madhe. Një falënderim për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje dhe një respekt të veçantë për aleatët tanë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria fushëbetejë e konfliktit NATO-Rusi. 25,000 trupa ushtarake pushtojnë sheshin Nënë Ter

    Video e Top Channel: ketu.


Tema të Ngjashme

  1. Bashkëpunimi i ngushtë Rusi-Kinë alarmon aleancën ushtarake të NATO
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 15:30
  2. Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë
    Nga Antiproanti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-02-2014, 13:39
  3. Situata e konfliktit Rusi - Gjeorgji
    Nga RaPSouL në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 267
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 22:12
  4. Shqipëria nga India i kërkon eshtrat e shenjtores Nënë Tereza
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 11:50
  5. NATO: 2000 trupa më shumë në tetor në Kosovë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-09-2004, 06:59

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •