Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë: Merren peng 3 policë brenda territorit të Kosovës nga forca të armatosura serbe

    EMRAT/ E rëndë në Kosovë, Serbia rrëmben tre policë brenda territorit të vendit, i dërgon në Beograd. Të shtrirë në tokë me duar e sy të lidhur, dalin pamjet

    Emri:  Kosove-1-1.jpg

Shikime: 220

Madhësia:  66.8 KB

    Tre policë brenda territorit të Kosovës rrëmbehen nga forcat Kobra të Serbisë.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë rrëmbyer tre zyrtarë kufitarë patrullues.

    Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

    Emri:  353824559_763886222406637_2398930705196018339_n.jpg

Shikime: 152

Madhësia:  87.9 KB
    Emri:  Kosove-4.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  90.2 KB

    Media serbe Novosti ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të arrestuar. Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.

    Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, janë rrëmbyer sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit në rrugë ilegale.

    Emri:  policet-e-kosoves.jpg

Shikime: 4739

Madhësia:  27.4 KB

    Njoftimi i plotë i policisë

    Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

    Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

    Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.

    Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës.

    Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

    Ballkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Merren peng 3 policë brenda territorit të Kosovës nga forca të armatosura serbe

    Rrëmbimi i 3 policëve/ Kurti: Hyrja e forcave serbe në territorin e Kosovës, agresion i pastër

    Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka reaguar ashpër pas rrëmbimit të tre policëve të kufirit nga ushtria serbe.

    Në postimin e tij në Facebook, Kurti e ka quajtur një hakmarrje të Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

    Sipas Kurtit, Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

    Gjithashtu Kryeministri i Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ka thirrur faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

    Postimi i plotë:

    Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

    Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

    Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

    Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

    Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.


    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Merren peng 3 policë brenda territorit të Kosovës nga forca të armatosura serbe

    Rrëmbimi i tre policëve në veri, ‘hakmerret’ Kosova, ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia

    Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, raporton Koha.

    Emri:  mallrat-serbe.jpg

Shikime: 136

Madhësia:  33.1 KB

    Kjo ka ardhur pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç agresionit ky është edhe synim për destabilizim.

    Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre.

    Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Merren peng 3 policë brenda territorit të Kosovës nga forca të armatosura serbe

    Lirohen tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe

    Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

    Telegrafi mëson vendimi për lirim është marrë para pak minutash.

    Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

    Policia ndërsa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

    Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-12-2022, 21:50
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-08-2011, 05:45
  3. Protestues serbë lënduan 20 policë të Kosovës
    Nga Val9 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 16:28
  4. Trupa te armatosura në kufirin Kosovë-Maqedoni
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-10-2008, 14:29
  5. LAC- 2 police te vrare-merret peng autobuzi
    Nga whisper në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 17:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •