Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Zgjedhjet në Greqi: Grekët ia japin votën të djathtës. Shqiptarët ia japin votën piktorit Rama.

    Kryeministri grek Mitsotakis si Damian Gjjiknuri: Tërmet në zgjedhje!

    Emri:  mitsotakis-1-770x450-1.jpg

Shikime: 435

Madhësia:  38.1 KB

    Shprehja e Damian Gjiknurit “tërmet- tërmet”, kur e kishe fjalën për votimet, duket se është kopjuar nga kryeministri grek.

    Fitorja e Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare merr përmasa historike, pasi sipas vlerësimit të parë zyrtar të rezultatit kalon në 41% kundrejt 20% të SYRIZA-s.

    Kyriakos Mitsotakis ka bërë një deklaratë për mediat pas daljes së rezultateve të para, ku është shprehur se qytetarët treguan se duan një qeverisje të pavarur dhe të fuqishme.

    Një ‘tërmet politik’ e ka cilësuar Mitsotakis fitoren në këto zgjedhje, tamam si Damian Gjiknuri!

    “Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha ai.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zgjedhjet në Greqi: Grekët ia japin votën të djathtës. Shqiptarët ia japin votën piktorit Rama.

    Greqi: 'Nea Demokratia' e Micotaqis fiton zgjedhjet parlamentare

    Partia konservatore Nea Dimokratia e udhëhequr nga Kyriakos Micotaqis kryeson qartë në zgjedhjet parlamentare në Greqi. Pas saj vjen partia e majtë Syriza e drejtuar nga ish-kryeministri Alexis Tsipras.

    Partia Demokracia e Re renditet e para në zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41 për qind të votave. Partia e majtë Syriza rreth 20 për qind , kurse partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12 përqind të mirë. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind, njofton Deutsche Welle.

    Rezultatet nga Athina konfirmojnë në thelb sondazhet e ditëve të fundit. Partia konservatore Demokracia e Re, e kryesuar nga kryetari aktual Kyriakos Micotaqis, ishte gjithmonë përpara në sondazhe, edhe pse sipas anketave konservatorët mendohej se do të kryesonin vetëm me rreth shtatë përqind ndaj partive të tjera.

    Sistemi i ri grek i votimit, i cili kërkon deri në 47 për qind të votave për të krijuar qeverinë, e bën të pamundur që pas këtyre votimeve të përcaktohet një fitues i qartë. Prandaj, dy kandidatëve kryesorë do t'u duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur aleatë.

    Përndryshe do të jetë i nevojshëm një raund i dytë një muaj më vonë. Megjithatë formimi i një koalicioni konsiderohet i vështirë për shkak të dallimeve të mëdha midis kampeve politike.

    Në vitin 2012 u nevojitën dy zgjedhje të njëpasnjëshme përpara se të formohej një qeveri koalicioni midis Nea Dimokratia, Partisë Socialdemokrate Pasok dhe partisë së majtë tashmë të shpërbërë Dimar.

    Këtë herë partia socialdemokrate e Nikos Androulakis, Pasok-Kinal, është në dispozicion si partnere koalicioni edhe për Micotaqisin edhe për Tsipras.

    Më shumë se 9.8 milionë grekë ishin thirrur për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të së dielës (22.05) për 300 deputetët e parlamentit grek.

    Mosha e votimit në Greqi është ulur për herë të parë në 17 vjeç dhe shtetasit grekë që jetojnë jashtë vendit lejohen të votojnë edhe në vendin ku banojnë.

    Përpara zgjedhjeve u arrestuan pesë vetë me dyshimin për tentativë për blerje votash. Në një nga makinat e të dyshuarve policia gjeti rreth 200 karta identiteti, pasaporta dhe një çantë me 114 zarfe me fleta votimi, pesë prej të cilave qenë mbushur me emrin e një kandidati.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zgjedhjet në Greqi: Grekët ia japin votën të djathtës. Shqiptarët ia japin votën piktorit Rama.

    VOA: Greqi, Demokracia e Re fiton bindshëm zgjedhjet

    Emri:  Capture-159.jpg

Shikime: 324

Madhësia:  25.3 KB

    Partia konservatore greke Demokracia e Re ka fituar bindshëm një mandat tjetër katërvjeçar në zgjedhjet e mbajtura të dielën, tregojnë rezultatet zyrtare.

    Ndërsa janë numëruar 90% e votave, partia e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e qendrës së djathtë ka marrë mbi 40 për qind të votave, sipas të dhënave të ministrisë së brendshme.

    Me 90% të votave të numëruara, zoti Mitsotakis ka gjasa të marrë 157 ose 158 vende në parlamentin prej 300 anëtarësh, sipas të dhënave zyrtare.

    Zgjedhjet e së dielës u zhvilluan nën hijen e mbytjes së një anijeje emigrantësh me 14 qershor në jug të Greqisë, në të cilën qindra njerëz dyshohet se kanë humbur jetën. Një nga fatkeqësitë më të rënda ndër vite, ka nxjerrë në pah ndarjet e thella politike mbi migracionin.

    Partia Demokracia e Re e zotit Mitsotakis fitoi zgjedhjet e 21 majit përballë partisë së majtë Syriza që qeverisi Greqinë nga viti 2015 deri në vitin 2019. Por ajo nuk mori votat e duhura për të qeverisur e vetme.

    VOA

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-04-2021, 05:40
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 00:51
  3. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 01-06-2014, 17:04
  4. Rama u mëson votuesve si të manovrojnë me votën
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-06-2013, 03:52
  5. Bamir Topi hedh voten ne kutine e gabuar. KQZ: Vote per Edi Rama
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 201
    Postimi i Fundit: 22-05-2011, 13:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •