Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Pinjollët komunistë Teatrin e rrafshuan. Piramidën e Enver Hoxhës e rinovuan!

    Emri:  e1-2.jpg

Shikime: 272

Madhësia:  51.8 KB

    Emri:  p1-1536x1025.jpg

Shikime: 219

Madhësia:  39.7 KB

    Piramida, dikur “Piramida e Enverit”, tashmë është tjetërsuar për rininë dhe teknologjinë.

    Ndërkohë që po investohet ajo është hapur për pjesën e publikut. Qindra njerëz, kryesisht rinia, e vizitojnë Piramidën.

    Emri:  e2-2.jpg

Shikime: 211

Madhësia:  35.6 KB

    Emri:  e3-2.jpg

Shikime: 217

Madhësia:  39.9 KB

    Emri:  e4-2.jpg

Shikime: 215

Madhësia:  62.6 KB

    Emri:  e5-2.jpg

Shikime: 216

Madhësia:  55.7 KB

    Emri:  p1.jpg

Shikime: 209

Madhësia:  40.8 KB

    Emri:  p2.jpg

Shikime: 205

Madhësia:  45.8 KB

    Emri:  p3.jpg

Shikime: 216

Madhësia:  22.2 KB

    Emri:  p4.jpg

Shikime: 207

Madhësia:  44.1 KB

    Emri:  p5.jpg

Shikime: 211

Madhësia:  38.4 KB

    Emri:  p6.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  41.6 KB

    Emri:  p7.jpg

Shikime: 213

Madhësia:  34.3 KB

    Emri:  p8.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  32.4 KB

    Emri:  p9.jpg

Shikime: 213

Madhësia:  39.0 KB

    Emri:  p10.jpg

Shikime: 203

Madhësia:  60.7 KB

    Emri:  a.jpg

Shikime: 214

Madhësia:  53.5 KB


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pinjollët komunistë Teatrin e rrafshuan. Piramidën e Enver Hoxhës e rinovuan!

    Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën: Pikë turistike për Tiranën, në vjeshtë nisin kurset për fëmijët dhe të rinjtë

    Emri:  IMG_3585-1536x1023.jpg

Shikime: 203

Madhësia:  40.7 KB

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, vizituan sot Piramidën e Tiranës, e cila pas përfundimit të punimeve së jashtme dhe të brendshme në godinë, do të pajiset edhe me mjetet e nevojshme për një qendër teknologjie. Veliaj tha se Piramida, pak ditë nga hapja e saj, është shndërruar në objektin më të vizituar të Tiranës, por nuk la pa theksuar faktin se ajo do të kthehet në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan. Pas pushimeve verore, tha Veliaj, qendra do të jetë gati të presë të rinjtë për kurse në teknologji.

    “Sot është një ditë e jashtëzakonshme, ndërtesa e Piramidës është hapur, bashkë me disa nga kubat. Sigurisht, ajo mbetet ende kantier, sidomos për pjesën elektronike, për të cilën ne do të shfrytëzojmë periudhën e verës, teksa fëmijët shkojnë me pushime, – të mbarojmë edhe semestrin e qendrës TUMO te Stadiumi – që kur të rikthehen nga pushimet të gjejnë Piramidën e transformuar me të gjitha pajiset teknologjike për kurset e tyre. Sot jetojmë në një kohë kur teknologjia s’po ndryshon shumë shpejt dhe teksa ne përgatitemi për kodimin, tashmë ka dalë Chat GPT, inteligjenca artificiale. Ndaj, do e pasurojmë kurrikulën tonë me risitë më të fundit të teknologjisë dhe të sigurohemi që çunat dhe gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të marrin vërtet dijet për punët e të ardhmes,” u shpreh Veliaj.

    Në shtator, shtoi ai, gjithçka do të jetë gati. “Në vjeshtë do të kemi mbledhjen vjetore të bordit të AADF-së dhe hapjen zyrtare edhe për kurset. Në këtë moment, kemi hapur vetëm atë që quhet ‘harduare’ dhe në fund të verës do të hapim edhe atë që quhet ‘softuare’, pra pjesa e nxënies dhe e mësimit. Jam shumë i lumtur që Piramida është kthyer në një ‘mini-Mekë’, një pikë e jashtëzakonshme turistike për ta parë Tiranën në 360 gradë; për të parë të gjitha shtresat e qytetit, edhe pjesën e vjetër, edhe pjesën e periudhës së komunizmit, edhe pjesën ultra moderne të Tiranës, por edhe bashkëjetesën fetare me Xhaminë e Madhe, me Katedralen Katolike dhe Ortodokse, dhe për të kuptuar si ky qytet është i destinuar të rritet,” nënvizoi ai.

    Ministrja Margariti tha se Tirana nuk ka më asgjë për të pasur zili nga kryeqytetet e tjera europiane. “Fakti që ua kthejmë fëmijëve me ambicien që ata të mësojnë, të ndihen pjesë e qytetit, është formula më e duhur. Më vjen mirë që jemi bërë shembull – edhe Pazari është një nga shembujt më domethënës për të rikthyer jetë aty ku dukej sikur çdo gjë kishte mbaruar – Tirana nuk ka asgjë për të pasur zili asnjë kryeqytet tjetër të botës. Përkundrazi, janë shumë kryeqytete që kanë kthyer vëmendje nga Tirana dhe nga mënyra si po e kthejmë hapësirën publike, si jashtë, por edhe brenda godinave, në një hapësirë punësuese 24 orë. Jam vërtet e lumtur që të vazhdojmë edhe kantiere të tjera me të njëjtën formulë dhe patjetër do të jenë një histori suksesi kur bëhemi bashkë, qeveri, bashki edhe partnerët,” u shpreh ajo.

    Kreu i Bordit të AADF, Majkëll Granoff u shpreh i lumtur me faktin që kjo godinë do u shërbejë plot 4000 fëmijëve që përfitojnë nga projektet e përbashkëta mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan dhe Qeverisë shqiptare. “Mendoj se patëm një eksperiencë unike të përjetonim projektin që prej fillimit. Tani mund të shohim, më në fund, sesa e bukur do të jetë ndërtesa dhe pjesa e rëndësishme, mendoj se është kombinimi mes formës dhe përmbajtjes. Programi që do ndërtojmë së bashku, do të aftësojë fëmijët shqiptarë sot, për të qenë të aftë që jo vetëm të konkurrojnë në Shqipëri, por të konkurrojnë në botën e konkurrencës në të cilën ne jetojmë, për të qenë në ballë të ndryshimeve teknologjike që po përjetojmë të gjithë,” deklaroi Granoff.

    Emri:  IMG_3584.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  44.1 KB

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pinjollët komunistë Teatrin e rrafshuan. Piramidën e Enver Hoxhës e rinovuan!

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pinjollët komunistë Teatrin e rrafshuan. Piramidën e Enver Hoxhës e rinovuan!

    ‘U shpenzuan 20 mln euro që Piramida të mbushej me kafene dhe sufllaqe’

    Nga Klodian Tomorri

    E mori Piramidën Bashkia e Tiranes bashkë me atë Fondin Amerikan, harxhuan 20 milionë euro për ta rindërtuar dhe thanë që do bëjmë qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan.

    Kush kalon aty, e sheh që vetëm jashtë janë të paktën 5 kafe. Çdo ndërtesë nga ato kubat është një kafe, Mon Cherie, pastiçeri, Segafredo, të gjitha llojet.

    Përveç këtyre janë dhe ca kafe brenda dhe është dhe ajo sufllaqeria e famshme. Te gjitha këto u dhanë me qira shtetërore.

    Ndoshta ka dhe biznese IT-je aty brenda, por nëse ka, kjo veç qendrës më të madhe teknologjike të Ballkanit, është edhe qendra më e madhe e kafeve në Europë.

    Ndoshta këta të IT-së kanë lodhje të madhe kur bëjnë research dhe programime dhe kanë nevojë që të ketë 2 kafe për çdo biznes IT-je. Mund të jetë dhe kjo arsyeja.

    Por të harxhosh 20 milionë euro para publike, që pastaj t’u japësh me qira pronën shtetërore sufllaqeve, është me të vërtetë vizionare. Nga këto vizionet e Lali Erit dhe Fondit Amerikan.


    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 07-01-2016, 14:23
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-08-2012, 17:59
  3. OSS, SHBA ishte pas Enver Hoxhës
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 04:37
  4. Si e rrëzuam monumentin e Enver Hoxhës
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 12:44
  5. Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •