Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Vendoret 2023/ Përfundon numërimi në 23 bashki! PS merr 20 prej

    Përfundon numërimi në 23 bashki të vendit, ndërsa vijon në 38 të tjera.

    PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan.

    Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në tre bashki Pukë, Has, Memaliaj.

    Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

    Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

    Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

    PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.

    Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

    Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

    Në përfundim të numërimit, më bashkinë Tropojë triumfoi PS me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj mori vetëm 4876 vota.

    PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.

    Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

    Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave.

    Socialisti Arif Tafani fiton 100 vota më shumë në Belsh se bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

    Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave.

    Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota.

    Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.

    Në përditësim…

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Vendoret 2023/ Përfundon numërimi në 23 bashki! PS merr 20 prej

    Mendoja se PD do dilte me keq . Por ka shprese akoma se me bashkite Puke,Has dhe Memaliaj mundet te filloj ringritja ! E kane gjithe kohen perpara,edhe me liderat qe jane moshe e re edhe deri sa te kene Ramen s'ka per ti gjetur asgje.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Vendoret 2023/ Përfundon numërimi në 23 bashki! PS merr 20 prej

    AKTUALITET KRYESORE LAJME TË FUNDIT
    Vendoret 2023/ Përfundon numërimi në 50 bashki! PS kryeson në shumicën e tyre, harta ngjyroset rozë.

    Përfundon numërimi në 48 bashki të vendit, ndërsa vijon në 13 të tjera.

    PS ka triumfuar në 43 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër dhe Divjakë.

    Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.

    Në bashkinë Përmet Alma Hoxha triumfoi me 4416 vota, kurse Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” me 1336 vota.

    Socialisti Besmir Veli triumfoi në bashkinë Delvinë, duke lënë pas Ilir Mehmetin. Nertil Bellaj triumfoi në bashkinë Selenicë, ndërsa ishte kundër Leonard Rakipajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

    Në bashkinë Tepelenë Tërmet Peçi mori 82.67% të votave, duke lënë pas me rezultat të thellë baftjar Imerin nga “Bashkë Fitojmë” dhe Sokol Gugën nga PD.

    Në bashkinë Peqin, socialisti Bukurosh Maçi mund Mustafa Pashjan me 6400 vota. Socialisti Adriatik Zotkaj mundi në bashkinë Poliçan me 78.38% të votave.

    Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave.

    Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota.

    Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.

    Në bashkinë e Fushë Arrëzit fitoi Hil Curri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 2693 vota, 58.99%. ndërsa socialisti Fran Tuci mori 1872 vota, 41.01%, nga 16 QV në total.

    Nga ana tjetër në Tiranë, Erion Veliaj është rreth 40 mijë vota para Belind Këlliçit, avantazh i thellë ende pa përfunduar numërimi.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Vendoret 2023/ Përfundon numërimi në 23 bashki! PS merr 20 prej

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mendoja se PD do dilte me keq . Por ka shprese akoma se me bashkite Puke,Has dhe Memaliaj mundet te filloj ringritja ! E kane gjithe kohen perpara,edhe me liderat qe jane moshe e re edhe deri sa te kene Ramen s'ka per ti gjetur asgje.
    Ja këto zgjedhje mbaruan, pastaj do të mbarojnë edhe ato të 2025, të 2029 e me radhë.
    Dhe patronazhistët jetuan gjithë jetën të lumtur.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vendoret 2023/ Përfundon numërimi në 23 bashki! PS merr 20 prej

    Serafimo,

    Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet e para pluraliste te 1991 shume thelle. Nje vit me pas, i humbi thelle dhe u shperbe si Parti Komuniste.

    Sic ta kam thene vite me pare ne forum, problemi i Shqiperise dhe i mbare botes eshte se djalli i ka shtrire kembet pertej jorganit te tij. Dhe Shqiperia e bota nuk do te shpetojne nga kjo e keqe me vote. Vota e lire eshte tashme nje iluzion jo vetem ne Shqiperi por ne gjithe boten. Shenjestra e djallit eshte vullneti i lire i njeriut qe eshte dhurate e Perendise me Frymen e Shenjte.

    Por mos u sekelldis. Sic ben djalli planet e veta, ka edhe Zoti planin e tij per te cliruar gjithe boten nga kjo e keqe e madhe qe i sollem kokes tone me veprimet tona.

    Edi Ramen e pret fati i Duces, ose me keq akoma se ai eshte kelysh i Soros dhe sorollopit te tij.

    Clirimi i botes nga e keqja do ti vije nga Zoti, dhe gjithe lavdia do ti shkoje Zotit, jo njerezve. Atij Zoti qe per 3 breza e kemi mohuar dhe larguar nga jeta jone.

    Gjithe bota do te mesoje se ka nje Zot ne qiell qe eshte i plotfuqishem dhe ndeshkon te gjithe ata qe zgjedhin te behen sherbetore te se keqes.

    Sic thone shqiptaret: "Ai lart mban vesh, nuk tjerr lesh!"

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Vendoret 2023/ Përfundon numërimi në 23 bashki! PS merr 20 prej

    eshte popull legen dhe mire ja bejne

    Emri:  347107847_610722494337762_7315484988004933843_n.jpg

Shikime: 61

Madhësia:  77.4 KB

    Nuk është fotomontazh, por një histori shqiptare rurale që vjen nga Tropoja. Fotoja në fjalë është publikuar nga një banor i fshatit Bujan të Tropojës, Kujtim Margjeka, i cili bashkë me gruan kanë kaluar një sfidë të madhe për të shkuar në qendrën e tyre të votimit, duke kaluar në një urë të shkatërruar.

    “Sapo votuam dhe ne kthim per shtepi ‘ne foto gruaja ime duke kaluar uren’ shpresojmë qe te rregullohet nje dite. ( vota jon plumb per armikun e per katund te fikun )”, shkruan banori i zonës së Tropojës në rrjetin e tij social të ‘Facebook’-ut.

    Në këtë ditë zgjedhjesh, qytetari e adreson këtë problematikë, duke shpresuar se do të gjejë zgjidhje.

    balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Numërimi me foto..
    Nga Beni94 në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 640
    Postimi i Fundit: 01-12-2023, 07:33
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2023, 11:28
  3. 1/22/2023 - Kinezët festojnë Vitin e Ri 2023! Viti i Lepurit
    Nga Albo në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 20:13
  4. Egje, tragjedia e fundit u merr jetën 7 emigrantëve; dy prej tyre fëmijë
    Nga Vinjol në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2016, 07:59
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-03-2015, 15:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •