Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 83
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg, GJKKO merr sot vendimin për Belerin

    Ditën e sotme GJKKO pritet të marrë vendim për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

    Beleri akuzohet për blerje votash dhe u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë SPAK ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për të.

    Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi.

    Ndërkohë bëhet me dije se trupi gjykues është tërhequr për dhënien e vendimit për Belerin.

    Të pranishëm në seancë do të jenë edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke.

    Po ashtu edhe shumë media greke janë në GJKKO, për të ndjekur nga afër procesin ndaj Belerit.

    Kujtojmë se çështja e Belerit ka sjellë përplasje dhe mes Greqisë dhe shtetit shqiptar.

    Emri:  beleri.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  35.0 KB

    Emri:  vangjel-dule8.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  55.0 KB

    Emri:  dule3.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  33.9 KB

    Euronews

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    GJKKO jep vendimin për Fredi Belerin

    Emri:  Beleri-1.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  12.8 KB

    GJKKO ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

    Vendimi u mor nga trupi gjykues pas një seancë që zgjati për disa orë me radhë.

    Beleri akuzohet për blerje votash dhe u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë SPAK kishte kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për të.

    Po ashtu Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore u dënua me 6 vjet burg e konvertuar me 3 vite shërbim prove.

    Të pranishëm në seancë ishin edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke.

    Euronews

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Beleri u dënua me 2 vite burg, avokati i tij: Vendim politik, siç e porositi kryeministri

    Video

    Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka folur për mediat pas dënimit me 2 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, duke e konsideruar këtë si një vendim politik i porositur nga vetë kryeministri Edi Rama.

    Ai akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit.

    “Kryetari i seancës i cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke i ndërprerë fjalën Belerin.

    Tensioni i tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite.
    Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpriste fjalën Belerit.

    Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”- tha avokati.

    Në fund ai u shpreh se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO.

    Syri

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    “Beleri” si simbol i debilizimit të debatit publik

    Nga Andi Bushati

    Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoftë shkatërrimi i drejtësisë, qoftë normalizimi i proceseve me prova të manipuluara, qoftë banalizimi i gjykimit me urdhër politik janë, të gjitha së bashku, dëmi më i vogël i asaj që na dëshmoi çështja Beleri. Kostoja më e madhe është debilizimi i debatit publik, në një shkallë të paimagjinueshme dhjëtë muaj më parë, kur kandidati minoritar i opozitës për bashkinë e Himarës, u burgos me akuzën për blerje votash.

    Që nga ajo ditë e 12 majit e deri më sot, pesonalisht, kam marrë pjesë në dhjetra debate televizive, në emisione të ndryshme, por në asnjë, absolutisht në asnjë, nuk kam arritur të zhvilloj një bisedë normale, ku faktet konkrete që janë në dëm të akuzuarit të krahasohen me provat që ai ka në favor.

    Në vend të këtij diskutimi racional jam gjendur gjithmonë përballë klithmash nacionaliste, përballë konspiracioneve me kuaj troje, përballë sfilatave me flamur kombëtar.

    Pyetjet e thjeshta: a është burgosja e nxitur nga kërcënimi personal i Edi Ramës; a ishte dëshmitari, spiuni i paguar i policisë; a janë fallcifikuar procesverbalet e lejimit të përgjimit; a kanë vlerë provat e marra ilegalisht; pse mungojnë gjurmët e gishtave në lekët e korrupsionit; pse gjykata nuk lejoi ballafaqimin e dëshmitarëve, apo pse, tashmë i dënuari, nuk pati mundësi as ti dëgjojë, as ti shikojë në sallën e gjyqit, regjistrimet për të cilat ndodhet në burg, merrnin gjithnjë përgjigje haluçinante.

    Ato përmblidheshin kryesisht në tre mjegullnaja idioteske.

    E para, se Fredi Beleri ishte një maskara, që ka qenë i dënuar, që ka vrarë njerëz, që na ka djegur flamurin, që i shërben rrëmbimit të trojeve të Vorio Epirit nga Greqia.

    E dyta, se ka ardhur momenti që ti thyejmë hundët Athinës, se jemi bërë tashmë një shtet i fortë i NATO-s, që s’kemi pse pyetsim as për presionet e kryeministrit grek, as për mitingjet e kryebashkiakëve fqinjë në tokën tonë e as për vetot e Athinës për integrimin në BE.

    E treta, se ne nuk e harrojmë genocidin ndaj çamëve, rrëmbimin akoma dhe sot të pronave të tyre, dhunimet e panumërta ndaj emigrantëve tanë, ndryshimet e detyruara të emrave, madje as faktin se Janina dhe Preveza janë tonat.

    Ishte e kotë që në këtë delir dikush të thoshte se Beleri duhej të gjykohej për të gjitha akuzat e mëparshme, se e dënonte sjelljen arrogante të qeverisë helene, se e denonconte sjelljen e shtetit grek ndaj emigrantëve dhe pronave të çameve, por se asnjëra prej tyre nuk ishte pjesë e çështjes në fjalë: burgosjes, me apo pa prova, të kandidatit minoritar të opozitës.

    Deliri i studiove televizive, ku atij që mendonte ndryshe i gjuhej me shishe uji kokës, u përhap si epidemi edhe në rrjetet sociale ku masakroheshin ata që konsumonin sufllaqe lëmoshë nga Athina, apo në biseda kafenesh, ku shoku i thoshte plot siguri shokut: “Emo mir ia bënë grekut të *****”.

    Në harkun e disa muajve, një koalicion laraman, mes rilindasish të thekur, grekofobësh të vendosur dhe mbështetësish pro amerikanë të drejtësisë së re, arritën të vrasin çdo debat racional për procedurën gjyqësore.

    Në mënyrë të orkestruar, fakteve ata i mbivendosën emocionet, realitetit paranojën, debatit mbi provat histerinë nacionaliste.

    Prandaj e them me bindje, nga ajo që kam përjetuar si dëshmitar në studiot televizive dhe nga ajo që kam ndjekur nga ekrani, si spektator i thjeshtë, se dëmi real i procesit Beleri nuk është drama që u zhvillua pas kafazit të xhamtë ku mbahej i akuzuari, në sallën e gjyqit, por ajo që ndodhi jashtë atyre mureve.

    Masakra e vërtetë është se strategjia për të debilizuar debatin publik ia doli të fitonte. Çoroditja e mundi mendimin e lirë. Kakofonia e mposhti etjen për të vërtetën.

    Cilido që ka lexuar sa do pak për rënien dhe asgjesimin e demokracive e kupton lehtë se këto janë sinjale të dukshme të asaj që po ndodh. Pikërisht për këtë unë këmbëngul në faktin se “procesi Beleri”, qoftë edhe nëse dënimi i tij është 200% i padrejtë, përbën një dëm shumë më të vogël sesa ajo që ndodhi përreth tij. Pasi në një atmosferë të tillë, ku paranoja i mbivendoset realitetit edhe gjykatësit do ta kenë më të lehtë, në të ardhmen, të japin vendime pa prova. Po ashtu edhe gazetaria do të shkojë drejt anomalisë, ku opinionet do të vrasin faktet. Pra në situata ku publiku e humb orientimin, të gjitha kundër pushtetet, mund të bien më lehtë në zgjedhën e atij politik. Kjo është drama reale e gjyqit Beleri dhe prandaj, ai mund të konsiderohet si një provë gjernerale për fazën e rrezikshme ku po hymë.

    Lapsi

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Meta: Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye. Burgimi i tij politik

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për median greke, Open Tv.

    Gjatë bisedës me gazetaren, Meta është pyetur në lidhje me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.

    Sipas Metës, Beleri nuk është arrestuar, por rrëmbyer.

    ‘Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye. Burgimi i tij politik. Kjo çështje dëshmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama’, ka thënë Meta për median greke.

    Pyetje: Si e komentoni vendimin e Gjykatës Speciale për Fredi Belerin?

    Ilir Meta: Nuk është Gjykata Speciale, është Gjykata e Ramës, është gjykatë politike.Beleri nuk u arrestua, ai u rrëmbye dhe të gjithë e dinë se gjithçka ishte e parafabrikuar.

    Kryeministri në një intervistë televizive, disa orë përpara se Policia ta rrëmbente Belerin, kryeministri pra e paralajmëroi Belerin se do merrej personalisht me të.

    Pyetje: A mendoni se Beleri është i pafajshëm?

    Ilir Meta: Unë besoj se Beleri është kryetari legjitim i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga njerëzit, i konfirmuar nga KQZ dhe sipas Kushtetutës sonë, asgjë nuk mund ta ndalojë që të bëjë betimin.

    Pyetje: A është gjyqtarja Irena Gjoka e urdhëruar nga Rama?

    Ilir Meta: Drejtësia këtu është totalisht e kontrolluar nga Rama. Kjo çështje është vetëm politike, dhe nuk ka aspak të bëjë me respektin ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës dhe ndaj vullnetit të njerëzve.

    Pyetje: A mendoni se çështja Beleri po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

    Ilir Meta: Unë mendoj se çështja Beleri është një çështje e qartë, në të cilën gjithë bota mund të shohë që në Shqipëri sundimi i ligjit nuk ekziston. Grupet kriminale mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke dhunuar hapur vullnetin e njerëzve.

    Syri

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Media greke: Belerin e dënoi Rama me mbështetje ndërkombëtare

    Emri:  rama-beleri-kathimirini.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  23.0 KB

    Guximi i Edi Ramës për të montuar burgosjen e kandidatit të zgjedhur të bashkisë Himarë buron nga mbyllja e syve që aleatët perendimorë po tregojnë ndaj kryeministrit shqiptar që ka ditur të jetë i dobishëm për ta. Kështu shkruan në një koment në gazetën “Kathimerini”, Sakis Moumtzis. Thelbi i artikullit të tij të titulluar “Dënimi i Belerit një çështje prestigji”, i mëshon faktit se i gjithë procesi ka qenë i pilotuar nga kryeministri shqiptar. “Çështja Beleri u montua hapur që në fillim. Ishte një komplot i stilit ballkanik i kryeministrit shqiptar Edi Rama kundër helenizmit në Himarë.

    Duhet theksuar se qeveria në Shqipëri është kthyer prej kohësh drejt një regjimi autoritar, me kryeministrin qe ka në kontroll të plotë të gjithë sistemin gjyqësor, me liderin e opozitës Sali Berisha në arrest shtëpie. Aleatët dhe partnerët tanë mbyllin sytë para kësaj situate sepse Rama është i dobishëm për ta dhe ai duke shkelur këtë tolerancë vendos regjimin e tij. Në këtë regjim, minoriteti grek, si subjekt politik, ekonomik dhe social, nuk ka vend”.

    Duke bërë këtë pasqyrë të përgjithshme autori shtron pyetjen si duhet të sillet pas kësaj Greqia, e prekur në dinjitetin e saj. “Greqia është fuqia kryesore në Ballkan. Dorashka që iu hodh asaj me paraburgimin dhe dënimin e mëpasshëm të Fredi Belerit nuk mund të mbetet pa përgjigje”, nënvizon ai. Autori nuk ka dyshime se “Edi Rama, siç dëshmohet nga një sërë veprimesh të tij, zgjodhi strategjikisht të qëndrojë kundër Greqisë. Në këtë ai inkurajohet nga mbështetja që i kanë dhënë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia dhe Turqia, në mënyrë që të ndihet i sigurt se ne do të reagojmë me delikatesë ndaj sfidave që na bën”.

    Në fakt, kjo çështje se si duhet të sillet Athina zyrtare ndaj situatës së re të krijuar ka qenë këto ditë temë e shumë analistëve të vendit fqinjë.

    Në një koment të Stavros Tzimas, një analist mjaft i njohur dhe me peshë në Greqi, thuhej se dënimi i Belerit nga gjykata në Tiranë “nuk ka habitur askënd” dhe nuk vihet në dyshim se pas këtij akti qëndron Edi Rama. “Do të jetë interesante të shohim se cilat do të jenë lëvizjet e radhës të politikës së jashtme greke dhe si do të reagojnë aleatët europianë dhe amerikanë, të cilët deri më tani kanë mbyllur sytë ndaj Ramës.

    Historiani dhe filozofi grek, Constantinos Filis, i cili ka bërë një koment në gazetën “Kathimerini” mbron tezen se Shqipëria në arenën ndërkombëtare është forcuar, se ajo nuk është më ajo e para disa viteve dhe për këtë arsye procesi i Belerit duhet të shërbejë si një pikë kthese që Athina të rishikojë qasjen e saj diplomatike. “Shqipëria, është ndikuar prej disa vitesh nga vende të veçanta, padyshim që i përket sferës së influencës së Shteteve të Bashkuara, por edhe shteteve evropiane, si Gjermania dhe Italia, por edhe Turqia kanë një ndikim të fortë në Tiranë. Me sa duket është Berlini dhe Roma që i japin Ramës besimin se nëse është e nevojshme, ai do të anashkalojë çdo veto greke, ose më mirë, për ta thënë më troç, se Greqisë do t’i bëhet presion që të mos bllokojë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” – shkruan Filis.

    Analisti grek vëzhgon se “Shqipëria po krijon në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive mburoja mbrojtëse përmes partneriteteve dhe bashkëpunimeve me aktorë të fuqishëm brenda Perëndimit, madje duke shitur teza antiruse dhe duke u bërë më simpatike ndaj lidershipeve dhe qarqeve të caktuara.

    Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

    Në fund të fundit, çështja Beleri është një alarm zgjimi për diplomacinë greke në raport me Ballkanin Perëndimor dhe ekuilibrat dinamikë dhe të rinj që mbizotërojnë. Ne duhet të kemi një plan dhe një vizion për të rikuperuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe universale në rajon, sepse konkurrentët tanë tashmë janë vendosur strategjikisht në tabelën e shahut dhe jo vetëm nga Lindja” – mbyllet shkrimi tij.

    Të martën kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 2 vite burg. Ai u shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet e majit të kaluar.

    Marrë nga Kathimirini/ Lapsi.al

  7. #67
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,464
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Pse cfare eshte Rama prokuror apo gjyqtar, qe te denoje njerez???? Mentaliteti i fqinjeve tane eshte i shekullit 19
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Futja e Rames ne zgjedhjen e Bejlerit qe nje budallik i Rames por futja dhe insistisimi i Greqise e kthyen budallikun e Rames ne nje ngjarje patriotike ne favor te Rames .Budalliku i Rames u be budalliku i Greqise.

    Rama jo vetem qe doli patriot por edhe doli i pari politikan shqiptar i 30 viteve te fundit qe nuk ju perkul Greqise.

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Të kam thënë edhe më parë që Rama nuk është budalla, është "shejtan budalla" siç thonë turqit. Ai nuk bën budallëqe, ai bën detyrat që i kanë caktuar klientët. Klientët e tij janë disa prej njerëzve më të pasur në botë, dhe e bënë Ramën kryeministër pasi e dinë se ai është gati të shesi edhe fëmijët e tij për lekë. Ai është kryeministër i Shqipërisë që këta klientë të shtien në duar pronat e trojet më të mira të vendit, që ti kthejnë në biznese fitimprurëse të tyre, duke mbushur xhepat e tyre dhe duke u vjedhur shqiptarëve që jetojnë në atë vend të ardhmen e fëmijëve e nipërve të tyre.

    Rama ka nxjerrë në shitje gjithë Shqipërinë tani që e zbrazi nga shqiptarët. Dhe ai ndërhyri në zgjedhjet në Himarë pasi pas atyre tokave në Himarë janë qindra miliona euro investime që klientët e Ramës duan të investojnë. Dhe këta klientë e kanë bërë pagesën tek Rama. Nëse Rama nuk e mbaron porosinë e tij, ata e vrasin Ramën siç vranë Santon në mes të Tiranës. Planet e pazaret e Ramës u prishën kur në garë hyri një himariot që u premtoi fshatarëve të tij që do t'ua mbronte pronat nga hijenat e Tiranës.

    Kjo ngjarje do të bëhet interesante kur të mësojmë se kush është klienti i Ramës që ia ka vënë syrin Himarës e rivierës shqiptare. Kur e gjen veten mes dy zjarreve, Rama frikë ka vetëm ato organizata kriminale që të vrasin në mes të Tiranës. Nuk ka frikë diplomacinë greke pasi ajo nuk të vret, ajo vetëm të rrëzon nga pushteti.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-03-2024 më 02:10

  10. #70

    Rama eshte nje cop idioti por fati i tije eshte se nga krahu tjeter ka idiot me te medhenj se Rama. Nuk ke çfare ti besh eshte fati i tije. Ceshtja e tokave eshte dytsore,jo vetem sepse shumica e tokave jane zene por edhe se Bejleri nuk eshte tipi qe i mbrom dot...
    Beri president Meten,Meta u çmend ne Presidenc... Kishte Lulzim Bashen ne Opozite,Lulja u shiste per dy Lek. Tani ne opozite i ka ardhur idioti tjeter i radhes shoku Sali. Shoku Sali ka muaj qe thote me ka arrestuar Rama ! Po si eshte ky muhabet edhe te arreston Rama edhe ti ben marveshje me Ramen ?!.

  11. #71
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Beleri duhet dënuar qoftë mos të dal më nga burgu për cështjet që ka në Shqipëri, sa i përket Ramës ka një mijë të zeza por i'a tregoi topet greqisë, që mendonte se ishte akoma në epokën e Salës ku firmoseshin marveshje si me detin.

    Beleri e disa që mendojnë si si janë kërcënime të vërteta për vendin, ku shpalosin imagjinata se do kthejnë helenizimin në jugun e vendit tonë.

    Edhe me këtë autogol që bëri opozita, Rama do rrojë edhe nja 20 vjet akoma në pushtet, sepse njerëz të tillë që për interesa të tyre shesin edhe vet kombin e tyre, vetëm burgu u vjen hak.

  12. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Rama eshte nje cop idioti por fati i tije eshte se nga krahu tjeter ka idiot me te medhenj se Rama. Nuk ke çfare ti besh eshte fati i tije. Ceshtja e tokave eshte dytsore,jo vetem sepse shumica e tokave jane zene por edhe se Bejleri nuk eshte tipi qe i mbrom dot...
    Beri president Meten,Meta u çmend ne Presidenc... Kishte Lulzim Bashen ne Opozite,Lulja u shiste per dy Lek. Tani ne opozite i ka ardhur idioti tjeter i radhes shoku Sali. Shoku Sali ka muaj qe thote me ka arrestuar Rama ! Po si eshte ky muhabet edhe te arreston Rama edhe ti ben marveshje me Ramen ?!.
    Po mirë Sali Berisha që është në ditë të hallit se hejbete, i arrestuar e mbyllur në shtëpinë e tij, po Rama i plotfuqishmi përse bën marëveshje me Berishën?!

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po mirë Sali Berisha që është në ditë të hallit se hejbete, i arrestuar e mbyllur në shtëpinë e tij, po Rama i plotfuqishmi përse bën marëveshje me Berishën?!
    Albo "eshte shume e veshtire per tu kuptuar" se pse e ben Rama nje marveshje te tille !

    Nga kjo marveshje del qe se paska arrestuar Rama Berishen ! Pra me kete marveshje Rama ta ben ben Berishen ; genjeshtar,frikacak edhe budalla bashke.

    E kuptove se ku qendron fati i Rames, ne budallikun e te tjereve.

  14. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Beleri në Kushtetuese, Gjykata zvarrit vendimin

    Emri:  auto_Fredi-Beleri-1-1024x5681709666273.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  16.2 KB

    Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende me një vendim, nëse arrestimi i Fredi Belerit ishte i ligjshëm apo jo.

    Këtë të martë në Dhomë Këshillimi, pa prezencën e palëve, pritej të kishte vendim për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili iu drejtua Kushtetueses me argumentin e paligjshmërisë së masës së sigurisë arrest në burg caktuar ndaj tij, pasi nuk ekzistojnë kushtet për një masë të tillë.

    Ankimi u bë 6 muaj më parë teksa radha përcaktoi 19 marsin si datë për të vendosur mbi pretendimet e tij.

    Mësohet se për shkak të çështjeve të tjera në radhë, sot nuk u arrit të shkohej tek emri i Fredi Belerit që të merrej një vendim mbi bazë dokumentash ndaj kërkesës së tij, duke e shtyrë për një datë ende të papërcaktuar që do të publikohet në ëebin e Gjykatës.

    Fredi Beleri u dënua më 5 mars të këtij viti, nga Gjykata e Posaçme mes kontestimeve të shumta me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor.

    Ndërkohë, pavarësisht rrezikimit të afateve për apelim, avokatët ende nuk i janë drejtuar Apelit të Posaçëm.

    Kjo sepse ata po presin vendimin e zbardhur të treshes gjyqësore e përbërë nga Erion Çela relator, dhe anëtare Irena Gjoka e Flora Hajredinaj që e dënuan.

    Syri

  15. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Ish-ministri grek takon Belerin në burg: Shqipëria s’ka shanse në BE

    Emri:  900-0-1710866235xsink-greku-loverdhos-frame-0-933.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  33.4 KB

    Edhe pse drejtësia në Shqipëri ka folur, politikanë dhe ish-ministra grekë vijojnë që të kërcënojnë për bllokim të anëtarësimit të Shqipërisë për në BE, për shkak të çështjes Beleri. Deklaratat e radhës kanë ardhur nga kryetari i Partisë së demokratëve grekë dhe njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Andreas Loverdhos. Ky i fundit pati një takim në burgun e Fierit me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar nga SPAK me dy vite burgim.

    E vizitoi në burgun e Fierit, Dule tregon si është gjendja shëndetësore e Belerit

    Emri:  1703767108_beleri.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  22.8 KB

    Kreu i PD-së në Greqi Andreas Lloverdhos i shoqëruar nga Vangjel Dule, vizituan në burg kreun e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Belerin. Dule në një intervistë për ”Euronews Albania”, tha se gjendja shëndetësore e Belerit është e mirë. Ai nënvizoi se Beleri po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie pavarësisht padrejtësisë që po i bëhet.

    ”Gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë, por ajo që është më e rëndësishme është morali i Belerit. Pavarësisht se është në mënyrë të padrejtë më shkelje të çdo norme, të çdo parimi.

    Beleri është i rrëmbyer, por pavarësisht kësaj po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie për demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Nuk mund të bëhet fjalë për shtet të së drejtës, për norma demokratike, dhe për ligjshmëri të respektuar në rastin e çështjes Beleri".

    Koha Jone

  16. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin

    Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Fredi Belerit, kryetari i Himarës që ndodhet në burg dhe nuk ka bërë betimin. GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Belerin, i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Sipas vendimit, masa “arrest në burg” për Belerin është e ligjshme, ndërsa thekson se nuk i është cenuar prezumimi i pafajësisë dhe as e drejta për t’u zgjedhur kryebashkiak. Kjo pasi Gjykata argumenton se vendosja e masës së sigurimit personal “arresti në burg” në ngarkim të Belerit pamundëson kryerjen e procedurës së betimit nga ana e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës dhe, për pasojë, masa e arrestit përbën një kufizim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur.

    Njoftimi:

    Në datën 28.09.2023 në Gjykatën Kushtetuese është regjistruar kërkesa e kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, i cili ka kërkuar shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve nr. 46, datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë; nr. 19, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2023-1313 (224), datë 25.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të cilat kishin vendosur ndaj kërkuesit masën e sigurimit personal “Arresti në burg” në pritje të gjykimit të tij për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

    Kërkuesi, në thelb, ka pretenduar se gjatë procesit për vendosjen ndaj tij të masës së sigurisë personale, gjykatat kanë zhvilluar një proces të parregullt ligjor, me anë të të cilit i kanë cenuar të drejtën për t’u zgjedhur për shkak të kufizimit të lirisë personale, si pasojë e vendosjes së masës “Arresti në burg”. Për këtë arsye, ai ka pretenduar se është vënë në pamundësi që të paraqitet personalisht për kryerjen e betimit si Kryetar i Bashkisë së Himarës, i dalë fitues nga zgjedhjet vendore të vitit 2023, për rrjedhojë në pamundësi të ushtrimit të këtij mandati të fituar.

    Sipas kërkuesit, masa e sigurimit personal e vendosur nga gjykatat nuk është proporcionale në raport me nevojat e hetimit, interesin publik që kërkohet të mbrohet dhe gjendjen që e ka shkaktuar, pasi vepra penale për të cilën ai akuzohet dënohet me burgim deri në 5 vjet. Ai ka pretenduar edhe cenimin e parimin të barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit, pasi nuk është trajtuar në mënyrë të barabartë në raport me shtetas të tjerë që ndodhen në të njëjtën gjendje, duke iu referuar rastit të një shtetasi tjetër, i akuzuar për kryerjen e të njëjtës vepër penale. Gjithashtu, kërkuesi ka pretenduar cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë për shkak se gjykatat kanë rënduar pozitën e tij si i pandehur duke shtuar argumentet e prokurorisë dhe përforcuar arsyetimin për masën e sigurimit “Arresti në burg” në gjykimin në apel.

    Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 13.10.2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen, vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila, në datën 23.10.2023, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

    Gjykata, e mbledhur sot, në datën 21.03.2024, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës për këto arsye:

    Në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk legjitimohet.

    Në lidhje me pretendimin për kufizimin e lirisë personale në cenim të parimit të proporcionalitetit, Gjykata vlerësoi, me shumicë votash, se kufizimi i lirisë personale është vendosur nga gjykatat e zakonshme për një qëllim të ligjshëm që është garantimi i mbarëvajtjes dhe integritetit të procesit penal në ngarkim të zotit Beleri. Gjykata vlerësoi, gjithashtu, se masa e sigurimit personal “Arresti në burg”, e vendosur nga gjykatat e zakonshme, nuk duket joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes.

    Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur, Gjykata konstatoi se kjo e drejtë shtrihet jo vetëm mbi të drejtën për të kandiduar por edhe mbi të drejtën për të ushtruar funksionin publik të besuar nga zgjedhësit. Në këtë kontekst, Gjykata vlerësoi se vendosja e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” në ngarkim të zotit Beleri pamundëson kryerjen e procedurës së betimit nga ana e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës dhe, për pasojë, ajo (masa e arrestit) përbën një kufizim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur. Sidoqoftë, duke qënë se Gjykata arriti në përfundimin se kufizimi i lirisë personale të zotit Beleri është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi është proporcional në raport me këtë qëllim, ajo (Gjykata), me shumicë votash, nuk gjeti cenim të së drejtës së kërkuesit për t’u zgjedhur.

    Në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë për shkak të rëndimit të pozitës së zotit Beleri si i pandehur si rezultat i shtimit të argumenteve për justifikimin e masës së sigurimit “Arresti në burg” nga GJKKO-ja e Apelit, Gjykata vlerësoi se përforcimi i arsyetimit nga gjykata më e lartë, përsa kohë ajo (gjykata më e lartë) nuk rëndon masën e sigurimit në ngarkim të të pandehurit, nuk përbën rëndim të pozitës së tij. Prandaj Gjykata, njëzëri, nuk gjeti cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë në rastin e zotit Beleri.

    Koha Jone

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Vazhdon akoma vlersimi mbi budallikun e Greqise; simbas raportueses te Shqiperise ne parlamentin europian del se Greqia po sillet ndaj çeshtjes si nje republik bananesh,kjo ishte pak a shume llogjike,dihej,por me e forta eshte qe me ane te çeshtjes Bejleri po na del jo vetem drejtesia e pavarur por qe edhe Rama po respekton drejtesine !Edhe pastaj thon qe Rama eshte me fat ! I vetmi fat i Rames eshte qe i dalin gjithmone budallenj me te mbdhenj se ai.

  18. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2024 më 22:37

  19. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    SYRI TV/ PS nuk heq dorë nga Bashkia Himarë, socialistët emërojnë pasuesen e Goros

    Mes përpalasjeve me qytetarët, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë caktuar pasuesen e Jorgo Goros në Bashkinë e Himarës.

    Sot Këshilli Bashkiak ka emëruar nënkryetaren Blerina Bala si drejtuese të Bashkisë, ndërsa ky proces ka shkaktuar tensione e përplasje.

    Qytetarët mësyn në sallë duke nxjerr jashtë prefektin Vangjel Tavo dhe të dërguarin e PS, Blendi Klosi, por pavarësisht tensioneve, Këshilli votoi me shumicë votash për krahun e djathtë të Jorgo Goros, që u dorëhoq nga qelia.

    SYRI TV

    Mes përplasjes dhe dhunës Këshilli Bashkiak i Himarës ka përcaktuar krahun e djathtë të Jorgo Goros, si pasuese të tij në krye të kësaj Bashkie.

    Blerina Bala u zgjodh me votat këshilltarëve socialistë pas ndërprejes për 2 orë të mbledhjes për shkak të revoltës së qytetarëve.

    Prezenca e Prefektit të Vlorës Vangjel Tavo dhe drejtuesit politik Blendi Klosi ka agravuar edhe më shumë situatën, ku nuk kanë munguar ofendimet dhe përplasjet.

    Pas këtyre përplasjeve, mbledhja u ndëpre për të ndryshuar vendin por edhe formatin, duke vendosur që qytetarët të moslejohen më të jenë pjesë.

    E pas rinisjes së mbledhjes në ambientet pranë bashkisë, tensionet u sheshuan, por nxitimi i këshilltarëve për trë përmbyllur misionin, I dha kësaj mbledhje jo në pak raste edhe ngjyra komike.

    Përfaqësuesit e opozitës në këhsillin Bashkiak e cilësuan këtë si pengmarrje të Bashkisë nga ana e Partisë Socialiste, ndërkohë që qytetarët votuan kundër tyre.

    Këshilltarja Afroviti Dhimojani, e cilësoi këshillin Bashkiak si vegël të Partisë Socialiste.

    Por përtej kundërshtimeve dhe përplasjes me qytetarët, eksponentë të Partisë Socialiste çuan deri në fund procesin, duke vijuar mbajtjen e kësaj Bashkie edhe pas refuzimit që iu bë nga qytetarët në zgjedhjet e 14 Majit.

    Fillimisht ishte Jorgo Goro që qëndroi në detyrë, edhe një vit pas humbjes përballë Fredi Belerit, e pas arrestimit të tij detyra i kaloje nënkryetares Blerina Bala.

    Ndërkohë kryebashkiaku Ii zgjedhur Fredi Beleri, mbahet në qeli që para zgjedhjeve, duke mos i lejuar atij të drejtën e betimit, për të ushtruar mandatin e dhënë nga qytetarët.

    VIDEO

    Syri

  20. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Himarë, Blerina Bala zgjidhet kryetare e komanduar, urohet: 'Besojmë se do të vazhdojë rrugën e Goros'

    Emri:  auto_Screenshot_221711713065.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  25.2 KB

    Pasi rifilloi mbledhjen në orën 12:00 duke u mbyllur dyert qytetarëve, Këshilli Bashkiak i Himarës ka vendosur me 16 vota pro, futjen në rendin e ditës të zgjedhjes së kryetarit të komanduar të Himarës. Pasi u lexua ligji, ku shpjegohej procedura që duhej ndjekur në rastet kur kryebashkiaku jepte dorëheqjen, u vu në dukje sipas ligjit se detyra i caktohej zv.Kryetarit.

    Kryetarja e Grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, Mirka Gjiçali, ka propozuar për të zgjedhur nënkryetaren Blerina Bala. Nënkryetari tjetër u tërhoq aty për aty, para mediave.

    Siç ishin të ulur në të njëjtën tryezë, me 15 vota pro për kryetarin e ri të komanduar të bashkisë, këshilltarët kanë zgjedhur automatikisht Balajn, duke lenë jashtë votimit vetëm një këshiltar që ishte në konflikt interesi.

    “Mbaroi, vazhdojmë me pikën tjetër të rendit të ditës,” u dëgjua. Por, më pas ka dalë një problem se nuk mund të vazhdonin me miratimin e buxhetit të bashkisë së Himarës për shkak të mungesës së komisioneve.

    Ndaj, kryetari i Këshillit, Dhimitër Kapaj i PS, e mbylli mbledhjen me një urim për të sapozgjedhurën Blerina Balen, e cila pason dy kryebashkiakët e arrestuar, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron: "Unë dua të falënderoj edhe kryetaren që mori detyrën, - tha Kapaj. - Besoj se do të vazhdojë atë rrugën që ka ndjekur ai kryetari i mëparshëm Gjergji Goro sepse bashkia e Himarës ka nevojë shumë për një kryetar.”

    Në këtë mbledhje të mesditës nuk morën pjesë të dërguarit nga Qeveria, Bledi Klodi dhe Vangjel Tavo, të cilët u përzunë nga qytetarët e Himarës kur u ulën në tryezë në mbledhjenn e parashikuar të niste në orën 10. Prania e tyre shkaktoi protesta dhe u bë shkak për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për në orën 12:00.

    Emri:  auto_Screenshot_251711712889.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  18.8 KB

    VIDEO

    Syri

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55
  2. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  3. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00
  4. A ka burg për ata që vjedhin dashuri?
    Nga Kinezja në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 12:44
  5. Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2003, 13:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •