Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 83
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    KORRUPSIONI ELEKTORAL/ Po blinte vota, publikohet momenti nga arrestimi i Fredi Belerit në lokalin e tij

    Po blinte vota, publikohet momenti nga arrestimi i Fredi Belerit në lokalin
    Pamje nga momenti i arrestimit i Belerit
    Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, është arrestuar nga policia pak pas mesnate në lokalin e tij në Himarë.
    Momenti i arrestimit është kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit.

    Beleri është arrestuar si i dyshuar për shit-blreje votash.

    Mësohet se ai është dërguar në Vlorë ku edhe po kryhen veprimet procedurale.

    Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe sipas nenit 328 të kushtetutës ai rrezikon deri në 5 vjet burg.

    Emri:  FB_IMG_1683918191836.jpg

Shikime: 7760

Madhësia:  32.0 KB

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Avokati i Belerit: Është në gjendje të rënduar psikologjike

    Romarjo Meminaj, avokati i Fredi Belerit tha se ai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se duhet të lirohet nga burgu.

    Meminaj: Gjendja shëndetësore nuk është fort e mirë, ka gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale, masa mund të mbahet nesër ose pasnesër. Ne kërkojmë lirim. Ambasadorja erdhi u interesua pasi Beleri është shtetas grek./topchannel.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: KORRUPSIONI ELEKTORAL/ Po blinte vota, publikohet momenti nga arrestimi i Fredi Belerit

    “400 mijë lekë për tetë vota”, SPAK regjistron procedim penal për fituesin e zgjedhjeve në Himarë Fredi Beleri

    Emri:  Beleri-Fredi-1.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  21.3 KB

    SPAK ka regjistruar procedim penal për Fredi Belerin, kandidat i Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, i cili akuzohet për blerje votash.

    Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ashtu siç u tha dhe më herët, çështja kaloi nga Prokuroria e Vlores për në SPAK.

    Mësohet se dosja e Blerit është përcjellë dje drejt Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Beleri akuzohet se kishte dhënë 400 mijë lekë për tetë vota.

    AKUZA
    Sipas dokumentit zyrtar, Beleri është arrestuar në flagrancë për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.

    “Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 328 e 25 te K. Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë:
    Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.
    Të arrestuarit në flagrancë iu bë e ditur se në bazë të nenit 255 ka të drejtë të ketë mbrojtje, se nuk ka detyrim të bëjë deklarata dhe në qoftë se do të flasë, çfarë do që ai thotë, mund të përdoret ndaj tij në gjykim”, thuhet në dokumentin e firmosur nga OPGJ.

    Balkanweb

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,788

    Nga masakra e Peshkëpisë te kandidimi. Beleri, personazhi që po trazon Greqinë dhe Shqipërinë



    Top Channel/ Nga masakra e Peshkëpisë tek dënimi për thirrje nacionaliste, kush është Fredi Beleri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 21-05-2023 më 07:07 Arsyeja: Nga masakra e Peshkëpisë tek dënimi për thirrje nacionaliste, kush është Fredi Beleri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama e futi në burg para zgjedhjeve, himariotët e zgjedhin Fredi Belerin kryebashkiak

    DOKUMENTI| Kush është i infiltruari që futi në “kurth” Belerin

    Emri:  Arsen-rama.jpg

Shikime: 159

Madhësia:  25.6 KB

    Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se i infiltruari i policisë në çështjen Beleri, 23-vjeçari Arsen Rama 3 vjet më parë është arrestuar për mashtrim.

    Ai tha se ky shtetas është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj në policinë e Vlorës duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro.

    Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio.

    Emri:  be6.jpg

Shikime: 163

Madhësia:  44.4 KB

    Emri:  be5.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  65.5 KB

    Emri:  be4.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  55.0 KB

    Emri:  be3.jpg

Shikime: 160

Madhësia:  54.7 KB

    Emri:  be2.jpg

Shikime: 159

Madhësia:  54.1 KB

    Emri:  be1.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  51.9 KB

    “Ka qenë i kallëzuar nga një bashkëmoshatar i tij, në atë kohë 20 vjeç dhe është dënuar për mashtrim, pra është i skeduar. Ndaj avokatët e Belerit luajtën sot kartën e besueshmërisë së këtij personi në këtë çështje”, tha gazetari Ferhati.

    Euronews

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Nga masakra e Peshkëpisë te kandidimi. Beleri, personazhi që po trazon Greqinë dhe Shqipërinë

    “S’është arrestim, por pengmarrje”, Dule: Për Belerin s’ka asnjë fakt kompromentues

    Emri:  dule-3.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  31.1 KB

    Kreu i PBDNJ Vangjel Dule e quan arrestimin e Fredi Belerit një pengmarrje dhe dënim politik.

    I ftuar në “Now” ai tha se për Fredi Belerin në asnjë nga përgjimet e bëra nuk ka fakte kompromentuese.

    “Ne nuk kemi arrest por pengmarrje. Zoti Beleri dhe Pandeli Kokaveshi janë të dënuar politik. Këta vendosën karrocën jo para kuajve po pa pasur kuajve fare. U morr vendimi Beleri duhet arrestuar, ky ishte urdhri politik, ju gjeni metodën”,tha Dule duke shtuar më tej se për këtë çështje ai di disa fakte trodnitëse.

    “Po ju them një fakt tronditës, para se të niste procedura me të infiltruarin ne kemi një debat në nivele shumë të larta të policisë së shtetit në rast se mund ta argumentonin arrestimin me akuzën për thirrje antikushtetuese.

    Ky variant u rrëzua. Do provohet vërtetësia e tyre. Në aspektin e provave, nuk ka asnjë element komprometues që ky të quhet arrestim në flagrancë. Për zotin Beleri nuk ka asnjë fakt as në përgjimin disa ditor telefonik dhe ambiental sepse po të kishim ishte plot një kontingjent prej 15 policësh në shërbim të kësaj çështje. Zoti Beleri u arrestua në momentinqë ishte me avokatin e tij dhe me kushëririn e tij”,-tha Vangjel Dule për Euronews Albania.

    Euronews

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,788

    Për: Rama e futi në burg para zgjedhjeve, himariotët e zgjedhin Fredi Belerin kryebashkiak



    "Pusho ore, qepe gojën! Ai qen bir qeni..."/ Artan Hoxha shpërthen ndaj zëdhënësit të Fredi Belerit
    "Ai qen bir qeni ka djegur flamurin!"/ Dosja "Beleri"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama e futi në burg para zgjedhjeve, himariotët e zgjedhin Fredi Belerin kryebashkiak

    Vëllai i Belerit: S’na lenë të drejtojmë Himarën sepse kanë frikë mos i pengojmë për resortet që duan të bëjnë

    Emri:  dgfdgr-750x375-1.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  17.6 KB

    Leonard Beleri, vëllai i Fredi Belerit, ka dhënë sot një intervistë për televizionin Skai në Greqi. Ai thotë se vëllai i tij ndodhet në spitalin e burgut në Tiranë në gjendje të mirë. I pyetur nëse do të ribëhen zgjedhjet në Himarë ai nuk di të thotë me siguri sepse s’ka dhe një precedent në të kaluarën se si do të veprohet.

    “E sigurt që çështja kryesore pse nuk lejojnë Fredi Belerin në krye të bashkisë është bregdeti dhe pronat e Himarës. Duan të ndërtojnë resorte të mëdha për njerëzit e tyre prandaj kanë frikë se mos ne e pengojmë këtë gjë”, u shpreh Leonard Beleri.

    Ai tha më tej se mbajtja në burg e vëllait të tij është e paligjshme duke cituar këtu edhe Ylli Manjanin, ish-ministrin e Drejtësisë. Leonard Beleri kërkoi mbështetjen e politikës greke për të qëndruar në krah të Fredi Belerit duke ushtruar presion mbi Shqipërinë.




    Lapsi

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama e futi në burg para zgjedhjeve, himariotët e zgjedhin Fredi Belerin kryebashkiak

    Shtypi grek: Betimi i Belerit të martën, a do ta lejojë Shqipëria apo do vazhdojë 'pengmarrjen'?!

    Athinë - Nuk dihet nëse Shqipëria do të lejojë kryebashkiakun minoritar të Himarës të marrë pjesë në betim dhe të marrë detyrën - Konfuzion me dosjen e tij të rreme kriminale, shkruan sot gazeta greke Protothema.

    Të martën e ardhshme, më 27 qershor 2023, u vendos të bëhet betimi i kryetarit të bashkisë dhe i këshillit bashkiak të Himarës, siç njoftoi Sekretari në largim i institucionit.

    Pyetja që lind tani është nëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë (SPAK) do ta lejojë minoritarin Fredi Beleri të marrë pjesë në proces, në të cilin ai merr zyrtarisht detyrën, pavarësisht akuzës së rëndë për të cilën ai po qëndron në paraburgim prej 42 ditësh.

    Nëse kjo nuk ndodh, konsiderohet e sigurt se qeveria Rama ka zgjedhur të vazhdojë “pengmarrjen” e Belerit, me synimin për ta nxjerrë jashtë loje kryebashkiakun e Himarës për të shpallur votime sërish me qëllim zgjedhjen e "të përzgjedhurit" të vet.

    Ceremonia e betimit do të bëhet në bashkinë e Himarës në orën 11:00 të mëngjesit të së martës dhe është afishuar edhe në hyrje të godinës së bashkisë.

    Aplikimi për një leje për qëllime të veçanta

    Mbrojtësit e Belerit kanë bërë tashmë një kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, në mënyrë që kryebashkiaku i Himarës të marrë pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në burgun qendror të Tiranës ku po mbahet. Ligji shqiptar parashikon leje afatshkurtëra për qëllime të veçanta për të burgosurit. Avokatët vlerësojnë se nuk ka absolutisht asnjë pengesë, por gjithçka do të varet nga drejtësia në Tiranë.

    Në të njëjtën kohë, një sulm të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama ka nisur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, që ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Belerit.

    Deputeti minoritar theksoi se vullneti i qytetarëve të Himarës po cenohet për shkak të ambicieve të kryeministrit shqiptar, të cilin e cilësoi si ...Ludoviku. “Kreut të zgjedhur i hiqet e drejta kushtetuese që ia besojnë qytetarët, në komunitetin e Himarës cenohet e drejta e popullit sovran thjesht sepse "Ludovikut të Shqipërisë" nuk i pëlqen”, tha konkretisht Dule.

    Beleri mbetet në burg

    Të martën e kaluar, SPAK refuzoi me masa shtrënguese kërkesën për lirimin e Belerit, i cili akuzohet për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të fundit bashkiake në Shqipëri.

    Siç bëhet e ditur nga protothema.gr, procesverbali penal i Belerit, i përfshirë në dosje dhe i cituar nga gjyqtarja e SPAK-ut, Atalanta Zekiri në vendimin e saj refuzues, është i rremë.

    Një kopje e Dokumentit Penal të depozituar nga mbrojtja e kryebashkiakut të Himarës dhe e “shkarkuar” në mënyrë dixhitale nga platforma e-albania, është “bosh” pasi vepra më e vjetër e akuzuar ka skaduar. Pra, justifikimi i ngritur nga gjyqtari se “për shkak të një dënimi të mëparshëm, Belerit dyshohet se është arratisur” nuk është i vlefshëm.

    Të dhëna kriminale të rreme

    Për informacion, në vitin 2003, Beleri u dënua në mungesë për gjoja fyerje të simboleve të Shqipërisë, kur rrezikoi jetën – si përfaqësues elektoral në fshatin Piluri – për të parandaluar vjedhjen e kutive të votimit nga parashtetarët, në zgjedhjet vendore të të njëjtit vit. Vepra e supozuar përfundimisht ishte e parashkruar.

    Në dokumentet e bëra publike, kopja e Dokumentit Penal të Belerit e përfshirë në dosjen e çështjes e tregon atë si të dënuar për një çështje të vitit 2003, ndërsa në të njëjtin dokument – ​​siç “shkarkohet” nga avokati i tij nga platforma e-albania – figuron me treguesin"I padënuar" d.m.th. "I pa dënuar" me Precedent Penal të pastër, " pëfundon Protothema.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama e futi në burg para zgjedhjeve, himariotët e zgjedhin Fredi Belerin kryebashkiak

    Fredi Beleri flet nga qelia për median greke: Duan me çdo kusht Himarën, më arrestuan si terrorist

    Emri:  Fredi-Beleri-1536x987.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  37.6 KB

    Fredi Beleri, i arrestuar për blerje votash, ka dhënë një intervistë për median greke “Kathimerini”, ku ka përshkruar kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit. Për median greke ai e ka cilësuar si komplot arrestimin e tij. Beleri thotë se e goditën kur mësuan sesa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë.

    Zoti Beleris, fillimisht si jeni? Ju qëndroni në paraburgim për 50 ditë. Cilat janë kushtet me të cilat përballeni në burg?

    Beleri: Patriot, jam 50 vjeç. Jo vetëm bashkëmoshatarët e mi por edhe ata më të mëdhenj, pjesëtarë të minoritetit etnik grek të Shqipërisë, u lindëm dhe u rritem në sistemin diktatorial të Enver Hoxhës. Për ne liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë të vetëkuptueshme, siç ndodh me ju. Janë një betejë e pandërprerë për ti arritur. Dhe kur i kemi, jetojmë me agoninë qe të mos i humbasim.

    Për mua, pas zgjedhjes sime, nuk ka rëndësi se ku jam, por ku nuk jam. Më duhej të isha në pozicionin tim si kryetar i Bashkisë së Himarës, duke mbrojtur të drejtat e bashkëqytetarëve të mi, grekë dhe shqiptarë. Gjatë gjithë periudhës parazgjedhore kam folur si një qytetar shqiptar, i cili kërkon përparimin dhe prosperitetin e vendit të tij, rrugën e tij të anëtarësimit në BE. Një shtetas shqiptar me origjinë greke që i atribuon marrëdhënieve mes minoritetit grek dhe qeverisë shqiptare, mundësinë që shteti shqiptar të bindë komunitetin ndërkombëtar për shtetin e së drejtës dhe për demokracinë liberale që vepron në të gjithë territorin e tij.

    Çfarë ndodhi në prag të zgjedhjeve administrative lokale kur ju dhe bashkëpunëtori juaj u arrestuat me procedurën e arrestimit në flagrancë dhe me akuzën e tentativës për blerje votash. Na përshkruani ngjarjet.

    Beleri: Asgjë. Thjesht po përmbyllej afati kohor që regjimi i kishte përcaktuar shtetit të krimit për të më eliminuar. Goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë. Për ata që nuk e njohin, Himara nuk konsiderohet si krahinë minoritare nga autoritetet shqiptare. Të enjten në darkë, dy ditë para zgjedhjeve, pas një ditë rraskapitëse, po qëndroja në një kafe bashkë me avokatin tim dhe me një kushëri timin, duke diskutuar dhe duke u relaksuar.

    Aty me arrestuan me një mënyrë kinematografike të ngjashme me arrestimin e terroristëve ndërkombëtarë. Donin të ndërprisnin valën e bashkëqytetarëve nga Athina qe vinin për të votuar, dhe të terrorizonin qytetarët shqiptarë qe më mbështesnin. Qe atëherë më mbajnë të paraburgosur dhe pengojnë marrjen e detyrave të mia. Qëllimi i tyre është qe, pas plotësimit të mungesës time 3-mujore nga konstituimi i Këshillit Bashkiak qe u realizua me 27 qershor, të humbash postin dhe të rishpallen zgjedhjet, si e parashikon ligji elektoral shqiptar.

    Keni bërë ndonjë gabim ju apo bashkëpunëtori juaj që lejoi autoritetet shqiptare t’ju akuzonin?

    Beleri: Asnjë. Rreth 15 ditë para zgjedhjeve ishte e qartë nga klima politike që unë po fitoja. Në sondazhe më shumë se 3 nga 10 votues të Ramës dhe 4 në 10 votues me origjinë shqiptare votonin për mua dhe jo për kryebashkiakun e zgjedhur prej tij, me mandat dymbëdhjetëvjeçar, në largim. Në 7 ditët e fundit, vetë Rama nisi një sulm vulgar ndaj meje, me ofendime dhe karakterizime të padëgjuara në diskursin publik, ndërkohë që mediat nxisnin devijime kundër minoritetit grek. E kam thirrur të qëndrojë në rolin e kryeministrit dhe e sigurova që të nesërmen do të kemi probleme vetëm si kundërshtar dhe do të punoj me të për aq vite sa do të jetë kryeministër.

    Regjimi kërkon që bashkia e Heimarës të mbetet në duart e tij. Nëse marr detyrat e mia, do të kem njohuri për provat që nuk janë të aksesueshme publikisht sot. Kjo është dëshmi e rrëmbimit të pronës së grekëve dhe dhënies së saj tek “investitorët”. Këto janë prova të zhvatjes me kërcënimin e heqjes së titujve të pronësisë dhe detyrimit për të nënshkruar një parakontratë për t’i shitur pronën tuaj personit që ju kanë treguar.

    Si të janë sjellë gjatë hetimit?

    Beleri: ​Nuk më kanë thirrur deri më tani për ndonjë seancë hetimore. Më mbajnë kaq kohë dhe nuk më kanë pyetur as për emrin tim!

    Jeni njohur me dosjen gjyqësore? Ekzistojnë elementë që mund të na i tregoni që dëshmojnë se ndjeka penale ndaj jush nuk dëshmohet nga ngjarje konkrete, por ka motive politike?

    Beleri: Shkeljet procedurale ligjore janë të shumta në numër. Dosja gjyqësore qe na u dha ishte praktikisht boshe, pa asnjë dëshmi elementare. Akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe me falsifikime. Është karakteristike se dëshmia ime e penalitetit, që përfshihet në dosje, është e falsifikuar. Është e ndryshme nga ajo që u lëshua 2 muaj para zgjedhjeve dhe që paraqitëm në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit ishte e pastër, pasi më mundësoi në regjistrimin dhe në shpalljen time si kandidat.

    Jam i vetmi qytetar shqiptar, midis 31 çështjeve të tjera penale që u referohen shkeljeve zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe i vetmi në të 32 vitet që zhvillohen zgjedhje, në dëm të të cilit është zbatuar kushti kufizues “paraburgim” me akuzën se një mbështetës i imi mundet që të këtë blerë vota, domethënë me akuzën e bashkëpunimit në korrupsion zgjedhor. Pavarësisht këtyre, besoj se ekzistojnë gjyqtarë në Shqipëri. Shumë shpejt ndonjë gjyqtar do të ngrejë personalitetin e vet ndaj regjimit, duke mbrojtur, jo mua, por trupën e gjyqtarëve, institucionin, por edhe rrugën integruese të Shqipërisë në BE, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

    Cilat janë shkaqet më të thella të ndjekjes penale? Përse regjimi i Edi Ramës dëshiron që, më çdo çmim, të kontrollojë Bashkinë e Himarës? Cili është qëllimi. Synon Minoritetin Grek apo motivet janë ekonomike?

    Beleri: Janë qe të dyja, komplementare me njëra-tjetrën. Mbështesin miqtë e tyre investitorë dhe ndërpresin kërthizën lidhëse të minoritetit etnik grek me krahinën, ku kanë pasurinë e tyre atërore. Duke çrrënjosur minoritetin etnik grek garantojnë interesat e bashkëortakëve të tyre. Ne duam qe të shohim vendin tonë të zhvillohet dhe pjesëtarët e minoritetit etnik grek të gëzojnë mirëqenie në vendin e vet. Kurse regjimi do të përfitojë nga unikaliteti i vendit dhe të shohë pjesëtarët e minoritetit etnik grek të çrrënjosen, definitivisht dhe pakthyeshmërisht, pasi të kënë humbur pasurinë atërore. Mendoni se sa prej jush e kanë harruar fshatin e tyre, pasi nuk kanë ruajtur aty pasurinë patrogonike.

    Përpos kësaj, me përndjekjen dhe me paraburgimin tim, regjimi dërgon një mesazh për të sotmen dhe për të ardhmen, një mesazh për vendosmërinë e tij. Burgu dhe mohimi de fakto i së drejtës për tu zgjedhur, është një mesazh i qartë demonstrimi force dhe terrorizimi. Do të mbretërojë frika se kush reagon ndaj regjimit do të këtë të njëjtin fund.

    Besoni se ndjekja dhe paraburgimi juaj merr karakterin e një problemi etnik që ndikon marrëdhëniet Greqi – Shqipëri?

    Beleri: Së pari, më jepni rastin të falënderoj më gjithë shpirt Kryeministrin e Greqisë, por edhe të gjithë klasën politike të vendit dhe shoqërinë greke, duke përfshirë edhe europarlamentarët Grekë, për mbështetjen e tyre vendimtare, esenciale dhe korrekte të derisotme.

    Greqia, si atdheu i demokracisë e kupton rëndësinë e shkeljes të së drejtës së zgjedhjes. Nuk dua të ndikojë marrëdhëniet Shqiptaro-Greke sjellja e regjimit ndaj meje. Por pretendoj dhe shpresoj që të vlejë si rast që Shqipëria të ndryshojë sjelljen e saj ndaj Minoritetit Grek dhe të shndërrohet në një shtet të së drejtës, në një demokraci liberale.

    Pres nga bashkësia ndërkombëtare të shohë seriozisht paraburgimin dhe akuzën ndaj Kryebashkiakut të Zgjedhur të Himarës qe i takon një minoriteti. Mbrojta e të drejtave të njeriut dhe e parimeve të demokracisë është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Bashkimit Evropian dhe kryesuesit e organizmave ndërkombëtare, dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ose Kryebashkiaku në çdo skaj të botës perëndimore, të njëjtën demokraci, të njëjtat të drejta njerëzore, të njëjtin shtet të së drejtës mbrojnë.

    Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Himarës dhe si vlerësoni vazhdimin e çështjes suaj?

    Beleri: U kërkoj të tregojnë durim, të mos e humbasin besimin e tyre të demokracia dhe në shtetin e së drejtës, të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën. Sepse, më 15 maj, në Himarë fitoi demokracia. U jam mirënjohës gjithë atyre që treguan trimëri, por edhe të gjithë ata që ju nënshtruan terrorit. Për mua nuk ekzistojnë fitimtarët dhe humbësit. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si Kryetar Bashkie i pari dhe i barabartë midis tyre, shumë shpejt do të marshojmë, të bashkuar, për të qenë akoma më të fortë. Personalisht, marrë forcë nga forca e tyre dhe duroj si një qytetar qe është mësuar të mbrojë idetë e tij për lirinë dhe për demokracinë. Mirë u takofshim!

    Koha Jone

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Mitsotakis takohet me Ramën: Zgjidheni menjëherë çështjen Beleri

    Emri:  Screenshot 2023-07-11 at 3.35.15 PM.jpg

Shikime: 131

Madhësia:  31.8 KB

    Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek ditën e sotme në Lituani. Protothema shkruan se tema e takimit mes tyre ishte çështja e arrestimit të Fredi Belerit.

    Gjatë takimit Mitsotakis theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke nënvizuar se në Shqipëri ka një çështje shteti ligjor.

    Po ashtu Mitsotakis i kujtoi Ramës së, çështja e shtetit ligjor në Shqipëri është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

    Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për blerje votash.

    Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri u arrestua në kushtet e flagrancës.

    Pavarësisht se u arrestua para zgjedhjeve, Beleri qëndroi si kandidat nga burgu dhe me ardhjen e mijëra minoritarëve nga Greqia arriti të fitonte zgjedhjet me një diferencë minimale votash, ndaj kandidatit socialist Jorgo Goro.

    Lapsi

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Kërkoi një masë më të butë sigurie, Gjykata e Lartë lë në burg Fredi Belerin

    Emri:  dvgdf.jpg

Shikime: 131

Madhësia:  30.4 KB

    Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës, por jo të betuar. Vendimi u dha sot në dhomën e këshillimit nga gjyqtari Sander Simoni.

    Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit. Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.

    Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij. Hetimet nisën pas sinjalizimeve të marra nga policia dhe denoncimit në Prokurorinë e Vlorës të një qytetari nga Himara.

    Fillimisht ai u hetua nga prokuroria e Vlorës, më pas çështja i kaloi SPAK për krime zgjedhore.

    Edhe pse i mandatuar nga KQZ, ai nuk ka mundur do të kryej betimin në Këshillin Bashkiak, duke bërë që të mos marrë drejtimin si kryebashkiaku i ri i Himarës.

    Euronews

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    SPAK kërkon gjykimin e Fredi Belerit për korrupsion në zgjedhje

    Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet dhe kërkon gjykimin e kandidatit të zgjedhur për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet se pagoi nga 5 mijë lekë për të blerë tetë vota.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  fredi-beleri-1280x718-2.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  41.6 KB
    Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri gjatë një takimi në Athinë. Foto: Facebook.

    Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për blerjen e votave nga kandidati fitues i Bashkisë Himarë gjatë zgjedhjeve lokale në muajin maj dhe kërkon gjykimin e tij për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 1 gusht se i ka kërkuar gjykatës respektive gjykimin e të zgjedhurit si kryetar i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje” si dhe të bashkëpunëtorit të tij, Pandeli Kokaveshi, i marrë i pandehur për të njëjtën vepër penale.

    “Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë,” thuhet në njoftimin e SPAK, ku shtohet se vetë Rama do të shpërblehej me 300 euro për shërbimin.

    Po ashtu, sqarohet se Beleri ia ka dhënë shumat monetare Ramës nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv. Sipas SPAK, Kokaveshi i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të Belerit. “Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023”, shprehet SPAK.

    Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan në minutat e para të 12 majit, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt. Megjithëse i arrestuar, Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën.

    I njohur shkurtimisht si Fredi Beleri, ai ka garuar për PBDNJ-në në zgjedhjet e vitit 2015 dhe fitoi 27% të votave. Beleri sipas policisë është i dënuar më herët me tre vjet burg për “nxitje të urrejtjes nacionale” dhe është akuzuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste si i përfshirë në atë që njihet si “Masakra e Peshkëpisë” në vitin 1994. Beleri i ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi për shpifje ndaj Taulant Ballës për këtë akuzë.


    BIRN

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Beleri dhe Himara në udhëkryq, Greqia mund të bllokojë ndihmat për Shqipërinë

    Emri:  dredi-beleri.jpg

Shikime: 111

Madhësia:  17.9 KB

    Greqia mund të bllokojë ndihmat për Shqipërinë nëse çështja për kryetarin e bashkisë Himarë, Fredi Beleri nuk merr zgjidhje. Ky i fundit mbahet në paraburgim dhe nuk është betuar ende për të drejtuar bashkinë.

    Greqia e sheh me nota kritike izolimin e Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur me votë në Himarë, por që nuk ka bërë betimin për të drejtuar Bashkinë.

    Sipas asaj që shkruan gazeta Kathimerini, autoritetet greke shprehen se ky proces është i motivuar politikisht sepse Shqipëria ka shkelur të drejtën e gjykimit të drejtë dhe prezumimit të pafajësisë. Dhe këto veprimet mund të shoqërohen me sanksione nga shteti helen.

    Redaktori diplomatik Vassilis Nedos duke iu referuar diskutimeve të brendshme në qeverinë greke pas dështimit në bisedimet me homologët shqiptare thekson se në fillim të muajit Dhjetor në mbledhjen e Këshillit Evropian kryeministri Mitsotakis mund të vendosë veton duke kërkuar ngrirjen e ndihmës financiare ekonomike për Shqipërinë.

    Edhe zv. presidenti i KE-së Margaritis Schinas, kërkoi që autoritetet shqiptare të zgjidhin çështjen, për të mirën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Kujtojmë se Beleri mbahet në pararburgim me akuzën e blerjes së votës në zgjedhjet e 14 majit.


    Euronews

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Ekskluzive/ Fredi Beleri intervistë nga burgu: “Rama u acarua se Himara e bojkotoi”

    Emri:  IMG-20230810-WA0016.jpg

Shikime: 115

Madhësia:  54.3 KB

    Nuk dihet nëse e thotë për politikë, por Fredi Beleri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës në 14 maj, beson se do të ulet një ditë në zyrën ku e votuan qytetarët e tij. “Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet“, pohoi ai në një intervistë me shkrim për Lapsi.al, nga spitali i burgut në Tiranë.

    Natyrisht, në kushtet e paraburgimit është e pamundur që një gazetar të takohej me të intervistuarin, prandaj redaksia jonë ia dërgoi pyetjet përmes avokatit Bledi Dumani (faksimilet poshte).

    Ato u hartuan pasi SPAK shpalli se e kishte shpënë dosjen e tij në gjykatë, i bindur për fajësinë e kryetarit të zgjedhur të Himarës, për blerje votash. “Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së posacme.

    Natyrisht i burgosuri i mohon këto fakte, flet për prova të manipuluara nga prokuroria e Vlorës dhe e lidh arrestimin e tij me dështimin e mitingut të Partisë Socialiste në Himarë, kur Edi Rama shkoi aty para zgjedhjeve. Ai përgjigjet gjithashtu edhe për akuzat se ka përdorur zyrtarët grekë për të intimiduar votuesit emigrantë apo për natën kur i vunë prangat “në flagrancë”…

    Emri:  Screenshot_20230810_180008_WhatsApp-687x1024.jpg

Shikime: 114

Madhësia:  39.6 KB

    Lapsi.al- Si e kujtoni momentin e arrestimit dhe a e prisnit atë?

    Fredi Beleri- Nuk e prisja të arrestohesha. Unë isha në fushatë me miqtë e mi dhe ndryshe sa thuhet në media, nuk ka pasur flagrancë në kuptimin e ligjit. Unë isha në një restorant duke darkuar dhe sa dola, bashkë me avokatin dhe një kushuririn tim, që ka biznes në Himarë, na ndaloi policia. Policët që më ndaluan nuk kishin dijeni për arsyen e ndalimit tim.

    Lapsi.al- Në mitingun e PS në Himarë, Rama iu sulmoi egërsisht. A parandjetë ç’do vinte pas kësaj ?

    F.B.- Rama më sulmoi egërsisht nga Himara pasi u acarua kur pa se nga votuesit himariotë nuk kishte pjesëmarrje në mitingun e organizuar nga Partia Socialiste. Mitingu u shty një orë deri sa erdhën autobusa nga Selenica dhe Vlora për të mbushur sheshin. Kryeministri nuk mundi të pranonte që për vjedhjet e pronave , ndërtimiet pa leje, abuzimin me tenderat dhe pronën publike, populli i Himares i kishte kthyer krahët. Kryeministri në atë miting tregoi disa nga komplekset e tij dhe tregoi gjithashtu që nuk e pranon demokracinë, mendimin ndryshe dhe as ka respekt për kundërshtarin.

    Lapsi.al- Në qarqet pranë qeverisë thuhej se ju përdornit influencën tuaj tek autoritetet greke për të intimiduar emigrantët shqiptarë se po të mos vinin të votonin do kishin probleme me dokumentacionin. Madje kryeministri në emisionin “Opinion” përmendi me emër persona që punonin për ju si Napolon Çakalli dhe Spiro Koka…

    F.B.- Eshtë e vërtetë që kam bërë fushatë në qytetet kryesore të Greqisë, ku ka himariotë rezidentë. Kam bërë një fushatë pozitive me program dhe pa sharë apo shantazhuar njeri. Greqia është një shtet demokratik dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë ndaj askujt për asnjë arsye. Në Greqi ka bërë fushatë normale Partia Socialiste e Himarës, psh. z.Klosi , z.Damian Gjiknuri dhe funksionarë të Partisë Socialiste Himarë. Kanë bërë fushatë në situatë krejt normale.

    Problem për ta ishte që në mitingun elektoral tonin u grumbulluan 1000 persona nga Himara, ndërsa në të tyrin kishin jo me shumë se 150 votues himariotë. Historia e presioneve për dokumenta greke janë shpifje të Ramës për të justifikuar veprimin e 12 Maj-it (dita kur u ekzekutua arrestimi i kandidatit të opozitës- shënimi i Lapsi.al).

    Lapsi.al- A ka pasur lidhje pritja që i bëtë kryeministrit Micotaqis në Himarë me sulmet që erdhën më pas?

    F.B.- Nuk besoj se ka pasur lidhje, por siç e thashë Rama nuk e kapërdin dot që për Micotaqis u grumbulluan aq shumë njerëz në Himarë ndërsa në mitingjet e tij vijnë vetëm patronazhistë, administratë dhe të grumbulluar me autobusa nga qytetet e tjera.

    Lapsi.al- Si e njihni Arsen Ramën, prej të cilit ndodheni në qeli, sepse ai iu denoncoi për blerje votash.

    F.B.- E kam njohur si një peshkatar në Himarë, njeri me halle, që kishte pësuar një fatkeqesi familjare. Unë personalisht i jam gjendur pranë, por fatkeqësisht ai është një vegël e manipuluar në duart e pushtetit.

    Lapsi.al- Nga aq sa ka pretenduar policia, ju keni inkurajuar blerjen e votave… Ju e keni nxitur me telefona mikun tuaj Pandeli Kokaveshin t’a takonte peshkatarin Rama, njeriun që donte të shiste votat…

    F.B.- Nuk është absolutisht e vertetë. Nuk ka asnje provë për këtë dhe mesa di dhe kam marrë dijeni edhe me vonë, as për Pandeli Kokaveshin nuk ka provë se ka dhënë lekë.

    Lapsi.al- Ju e mohoni ekzistencën e provave, por pas telefonatës suaj, Pandeli Kokaveshi u takua me Arsen Ramën dhe ky denoncoi 400 mijë lekët e mara për 13 vota. A nuk është kjo një provë e fortë kundër jush?

    F.B.- Jo, nuk ka asnjë provë se është dhënë kjo shumë prej 400 mijë lekësh, e pretenduar nga Arsen Rama. Arsen Rama ka dorëzuar në prokurori një shumë prej 400 mijë lekësh të nesërmen e ditës që ai pretendon se ka ndodhur ngjarja dhe jo në moment. Mbi ato lekë nuk ka gjurmë gishtash as të miat as të z.Kokaveshi.

    Lapsi.al- A fitohej dot Himara duke lujatur pastër? Pra kur dihet që partia në pushtet përdor të gjitha format, a mund të konkurohet ajo pa bërë të njëjtën gjë ?

    F.B.- Ne luajtëm pastër, fituam pastër dhe do të qeverisim pastër. Përballë nesh u rreshtuan gjatë zgjedhjeve, për fat të keq, segmente nga më të korruptuarat e shtetit duke nisur nga policia deri te administrata e Bashkisë Himarë dhe funksionarë publikë nga Tirana, punonjës të ASHK, Ministrisë së Turizmit etj.

    Lapsi.al- A mendoni se Athina ka bërë aq sa duhet apo ndiheni pak i tradhëtuar?

    F.B.- Jo nuk ndihem i tillë. Besoj se Athina ka kërkuar të zbatohen në rastin tim parimet themelore të të drejtës dhe parimet themelore të një shteti anëtar të NATO-s. Jam i bindur se Athina zyrtare do të bejë ç’është e mundur që kjo çështje të zbardhet dhe të gjykohet drejtë. Në çeshtjen time janë shkelur shumë parime bazë të së drejtës dhe ka në mënyrë te përsëritur shkelje të ligjit apo deformim të tij prej gjykatave.

    Lapsi.al- Po cilat janë sipas jush këto shkelje ?

    F.B.- Mund t’iu them pa hyrë në detaje, të cilat do t’i takojnë ndoshta një procesi më të gjatë, se në dosjen time ka të paktën 2 dokumenta të falsifikuara prej Prokurorisë Vlorë, që kanë ndikuar shumë që unë të mbetem në paraburgim. Gjithë procesi penal që nga fillimi, që nga momenti i arrestimit, gjoja në flagrancë, e deri te vendimi për masën e sigurimit të z.Kalaja (Florian Kalaja, gjyqtari që mori vendimin për burgosjen- Shënim Lapsi.al) janë të pabazuar në prova dhe fakte.

    Psh. z.Kalaja ka zbardhur në vendim rrethana të pavërteta dhe ka pasqyruar në të fjalë, që unë as nuk i kam zënë në gojë. Për fat të mire këto seanca janë të rregjistruara audio dhe këto që pretendoj janë të provueshme. Në dosje më kanë depozituar një dëshmi penaliteti të fallsifikuar që gjykatat e morën për të mirëqenë . Ky është një skandal i drejtesisë shqiptare. Mua po më mbajnë në paraburgim me dokumenta të falsifikuara, vetëm e vetëm që të mos marr detyrën e Kryetarit të Bashkisë Himarë.

    Lapsi.al- A mendoni se Fredi Beleri do të betohet një ditë si kryebashkiak, apo sot kjo duket më e largët se para 14 majit?

    F.B.- Po. Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet. Në demokraci të gjitha pushtetet burojnë nga populli dhe janë në shërbim të tij. Nëse do të ndodhte ndryshe, do të vërtetohet se nuk jetojmë në një shtet të së drejteës dhe se drejtesia është e komanduar nga pushteti politik.


    Lapsi

  16. #16
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Protesta ne Himarë, reagon kryeministri Rama..

    Νόμῳ πείθου🇬🇷🤝🇦🇱Bindju ligjit*

    U bënë disa muaj që politikanë dhe media të caktuara në Greqi, kërkojnë nga Shqipëria që të lirojë nga burgu kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Përpara pak javësh, Margaritis Schinas, zëvendës president i Komisionit Europian dhe mik i mirë i Shqipërisë, publikoi një letër drejtuar komisionerit Olivér Várhelyi. Me një ton diplomatikisht paralajmërues për pengimin e ecurisë së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, i kërkoi kolegut të tij të ndërhyjë pranë autoriteteve shqiptare, sepse përndryshe ai, pra zoti Schinas, sheh “një rrezik imediat që kjo çështje të ndikojë negativisht në raportin e progresit të 2023 për Shqipërinë dhe angazhimin e saj në promovimin e rendit ligjor”.

    Në këto terma dhe me bindjen e njëjtë si në letrën e lartëpërmendur, edhe mbi “lidhjen e kësaj çështjeje me respektin e përgjithshëm për të drejtat themelore apo çështjen e mbetur pezull të pronave të minoritetit grek në zonën e bashkisë në fjalë, si edhe me akuzat për shkelje të kufijve të tyre nga ana e shtetit”, siç shkruhej në letrën e zotit Schinas, u zhvillua dje një protestë e organizuar nga politikanë grekë në qendër të Himarës!

    (Ç’është e vërteta kjo bindje e miqve grekë nuk bazohet në as edhe një fakt konkret, që do të mund të provonte se në Shqipëri ka vërtetë një problem specifik të drejtash apo pronash për minoritetin grek, i cili të ndryshojë nga problemi tërësor i trashëguar i Shqipërisë me pronat e gjithë qytetarëve shqiptarë, çka edhe e kemi trajtuar e do ta trajtojmë vijimësisht me respekt, me durim dhe me gjuhën e fakteve me Athinën zyrtare).

    Në memorien time nuk ka një rast tjetër, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti. Jo vetëm kaq, po ku ata shfaqen si protestues kundër vendimeve të gjykatave përkatëse të shtetit në të cilin protestojnë, duke e absolutizuar përkatësinë etnike të subjektit të protestës mbi çdo normë juridike, standard ligjor e logjikë demokratike. Kjo është një nga ato situata tipike, kur shprehja “Jam pa fjalë!” është e para që të vjen në mend dhe do të doje të ndaleshe me aq. Por kjo është edhe një nga ato situata tipike, kur në Ballkan merr jetë ajo shprehja “Digjet jorgani për një plesht!” prandaj edhe duhet folur e bërë çmos, që ky të mos jetë kurrësesi rasti.

    “Lironi Belerin dhe pikë!”.

    Po kush dhe si mund ta lirojë sot nga burgu një qytetar shqiptar me kombësi greke, i cili si kandidat për kryetar bashkie, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, se ka kryer krimin e blerjes së votave - për të cilin Kodi Penal i Shqipërisë është i qartë dhe drastik - ndërsa sipas vendimit të pandryshuar në të treja shkallët e gjykimit, nuk mund ta lerë paraburgimin deri në fund të procesit gjyqësor ndaj tij?!

    Vallë kombësia greke i jep qytetarit shqiptar të akuzuar nga SPAK-u dhe mbajtur në paraburgim nga gjykatat e vendit, një status të ndryshëm nga 48 qytetarë të tjerë shqiptarë me kombësi shqiptare, ndër të cilët edhe disa kryebashkiakë të partisë time, që sot janë të paraburgosur nën akuzat e të njëjtit organ, me vendime identike të të njëjtave gjykata?!

    Unë nuk e kam fshehur mendimin tim shumë pozitiv, e as ndjenjat e mia shumë miqësore për kryeministrin Mitsotakis. Tek ai kam parë qysh në fillim një lider modern europian dhe kam gjetur në vazhdimësi një njeri të admirueshëm. Nuk kam ndërmend t’i fsheh mendimin e ndjenjat e mia as sot, kur kolegut të nderuar e mikut tim të dashur Kyriakos, do t’i duhet të lexojë opinionin tim të mirëformuar dhe të mirëinformuar, i cili nuk përkon gjëkundi me opinionin e miqve protestues.

    Për mua, ky politizim i një çështjeje të drejtësisë shqiptare, deri në pikën që të organizohet një protestë këtu në Shqipëri nga autoritete të zgjedhura në Greqi, ndër të cilët as më shumë e as më pak, po edhe kryebashkiakët e dy qyteteve më të mëdha të Greqisë, mund t’i shkonte skenarit të një filmi sarkastik për marrëdhëniet ndërshtetërore në një Ballkan të denjë për stereotipin e vet të vjetër të përplasjeve “kush jam unë e kush je ti!”, po jo realitetit demokratik të fqinjësisë europiane, mes një vendi anëtar të BE-së dhe një vendi që aktualisht negocion anëtarësimin në BE.

    Unë nuk kam ndërmend ta fsheh në këto radhë as kënaqësinë për progresin e jashtëzakonshëm, që së bashku me kryeministrin grek kemi bërë në vitet e fundit, për t’i shkrirë me frymë europiane akujt ballkanikë që ishin krijuar ndër vite në marrëdhëniet shqiptaro - greke, duke e parë njëri - tjetrin në sy dhe duke i adresuar me mendje të hapur e vullnet të mirë ngërçet e vjetra.

    Por s’kam se si e fsheh edhe keqardhjen e madhe, përballë shfaqjes surreale të ndërhyrjes së palës greke në një çështje të drejtësisë shqiptare, deri në pikën që deklaratat nga Athina dhe përçapjet e miqve tanë grekë në Bruksel, për ta paraqitur këtë çështje të trajtuar gjermëtash nga drejtësia për akuzën e krimit elektoral, si një çështje të të drejtave të minoritetit grek, përshkallëzohen me një protestë të kësaj natyre, të pashoqe në historinë e Europës - të paktën në dijeninë time!

    Jam jo vetëm shumë i keqardhur, por edhe seriozisht i shqetësuar. Sepse ky hap i hedhur si këmba e elefantit në një dyqan qelqurinash, mund të sjellë pasojën regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke që ajo flamë lind në shtresa të keqinformuara e në grupe të caktuara ekstremistësh, të cilët i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë, gjë që as nuk e dyshoj një sekondë se jo vetëm unë dhe qeveria shqiptare, po as kryeministri dhe qeveria greke nuk e dëshirojnë hiç asfare.

    Ngado që rrotullohem për t’u futur “në këpucët e tjetrit”, unë nuk e gjej dot një rrugë që më nxjerr në shtegun e justifikimit të kësaj qasjeje ndaj një çështjeje të drejtësisë dhe nuk e kuptoj dot, se si mund të zgjidhet ky hall “i çuditshëm” i fqinjëve dhe miqve tanë, përveçse duke e lënë drejtësinë të bëjë e patrazuar punën e saj!

    Prandaj nuk e di se çfarë mund të them tjetër, sepse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; ndarja e qartë e pushteteve, e cila falë Reformës në Drejtësi (GREQIA NJËSOJ SI SHTETET E BASHKUARA DHE VENDET E TJERA TË BASHKIMIT EUROPIAN E KA MBËSHTETUR REFORMËN PA ASNJË REZERVË) dhe vullnetit të hekurt të shumicës sonë qeverisëse për ta zbatuar atë, pa bërë asnjëherë komente politike mbi vendimet e gjykatave, po i jep një përmasë të munguar në historinë e shtetit të saj, Shqipërisë demokratike në rrugën drejt Familjes së Bashkuar Europiane; vetë standardi i panegociueshëm i Bashkimit Europian, për të mos u përzier kurrësesi në punët e gjyqësorit për çfarëdo arsyeje politike; po edhe vizioni e vullneti im për të mos i kompromentuar kurrë marrëdhëniet e jashtme strategjike, me fryrjen e ndodhive episodike si kjo, ma bëjnë të pamundur të përsiatem më shumë mbi këtë episod sa banal, aq edhe të rrezikshëm brenda suazës së të menduarit ngushtësisht ballkanik.

    Por miqve grekë, që erdhën në Himarë në mes të pushimeve dhe dhanë shfaqjen e tyre unikale edhe për turistët nga tërë Europa, që këtë vit kanë zbarkuar më të shumtë se kurdoherë në bregdetin shqiptar, u them se janë gjithnjë të mirëseardhur në Shqipëri.

    Edhe për të protestuar po të duan!

    Sepse Shqipëria e sotme është një vend europian, tolerant me çdo protestues bashkëkohor, po edhe historikisht mikpritës për çdo të huaj, pa dallim ngjyre, gjuhe e feje, e për këtë dëshmojnë plot momente të historisë sonë, kur shqiptarët u bënë ëngjëjt mbrojtës të të huajve në luftë për mbijetesë, që nga hebrejtë gjatë Luftës së Dytë e deri tek afganët në ditët tona - përfshirë edhe grekët e goditur nga varfëria ekstreme në veriun e vendit të tyre gjatë luftës së përgjakshme civile, të cilët trokitën të rraskapitur në dyert e familjeve shqiptare në juglindjen e vendit tonë.

    Jo vetëm kaq, po Shqipëria e sotme është një vend europian me një legjislacion të ri shembullor për të gjitha minoritetet, ku minoriteti grek gëzon liri e të drejta të njëjta me bashkësinë shqiptare, ku qytetarët tanë me kombësi greke zgjedhin e zgjidhen lirisht, siç ndodhi edhe në zgjedhjet bashkiake të këtij viti në Dropull e në Finiq, pas një fushate elektorale me mesazhet e dhëna shqip e greqisht (edhe nga unë vetë madje, që fatkeqësisht nuk e flas gjuhën e mrekullueshme greke); ku flamuri grek u valëvit lirisht mes këngëve e valleve tradicionale dropullite dhe kandidatët e minoritetit grek morën mandatet për të vazhduar të qeverisin të patrazuar komunitetet e tyre; ku në periudhën e qeverisjes time, familjeve greke u janë legalizuar masivisht shtëpitë e ndërtuara pa leje në vitet e tranzicionit, e u janë dhënë me mijëra tituj pronësie të mohuar me dekada, ashtu sikundër u janë dhënë kishave, ku besimtarët ortodoksë kryejnë ritualet fetare, titujt e pronave të rrëmbyera nga regjimi komunist, të paregjistruara deri kur unë erdha në qeveri.

    Mediave greke që merren me çështjen që u bë shkak për këta rreshta, u them se janë të mirëpritura ta dëgjojnë edhe këmbanën tjetër nëse dëshirojnë, kur të dëshirojnë, në Tiranë apo edhe në Himarë po të duan, ku i presim gjithnjë me kënaqësi me të vërtetat tona! Sepse Shqipëria sot, ka një qeveri që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, si për çdo gjë tjetër edhe për të drejtat e për pronat e anëtarëve të minoritetit grek. Të cilat, kurrë, në asnjë rast, nuk janë trajtuar nga autoritetet e sotme shqiptare ndryshe nga ato të të gjithë shqiptarëve.

    Lëmshi i titujve të pronësisë në Shqipëri ka qenë një sëmundje e keqe e krijuar nga komunizmi dhe e përkeqësuar deri në agoni nga tranzicioni demokratik, gjatë të cilit pronat u bënë për vite të tëra objekt i një papërgjegjshmërie të neveritshme të legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Prandaj edhe ne kemi pasur një vëmendje të veçantë për të drejtën pronësore dhe procesi i vonuar me dekada i trajtimit të pronave në zona të caktuara, nga fushat e Malësisë së Madhe e malet e gështenjave në Tropojë, deri poshtë në kullotat e ullishtat e brigjeve të Jonit, është vënë në lëvizje me sens të lartë përgjegjësie nga ana e qeverisë sonë dhe rezultatet konkrete, të një pune aspak të lehtë që vazhdon, janë të padiskutueshme.

    Ndërsa popullit grek i them, ejani në Shqipëri dhe do të ndjeheni si në shtëpinë tuaj, sepse pas një izolimi tragjik që na ndau për së gjalli për gjysëm shekulli dhe pas një tranzicioni dramatik me probleme të rënda e halle të mëdha, Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë një vend i mirë për të punuar, investuar, luajtur muzikë ose teatër, ekspozuar artin e kulturën tuaj të admirueshme apo edhe për të pushuar, në detet a në malet tona të magjishme. Po edhe sepse shqiptarët e grekët janë qysh në lindje të kohërave dy popuj miq, që gjeografia i ka bërë gjitonë dhe historia i ka bashkuar për punët e për hallet e përbashkëta, shumë më tepër se sa i kanë ndarë politikanët për epshet e tyre për pushtet e për dallditë e tyre nacionaliste përgjatë rrugës gjarpëruese të historisë, në këtë rajon ku është prodhuar gjithnjë më shumë histori sesa kapacitete për t’i tretur prodhimet e historisë.

    Ndërsa e sotmja na ka riafruar përgjithmonë, qoftë falë qindra mijëra shqiptarëve të dalë kockë e lëkurë nga bunkeri i varfërisë komuniste, që erdhën drejt jush në vitet e mundimshme ‘90 dhe tanimë janë bërë pjesë e jetës suaj në Greqi, qoftë falë gatishmërisë sonë për ta pasur gjithnjë të hapur derën për ju. Sepse ju jeni vëllezërit e motrat tona, me të cilët e ardhmja na bashkon pazgjidhshmërisht, si dy popuj europianë që dallojmë nga gjuha, por që duam s’duam, jemi siç thuhet në atë filmin e famshëm italian të Giuseppe Tornatores, “mia fatsa, mia razza”.

    *Thënie që i atribuohet Shtatë të Urtëve të Greqisë/Edi Rama

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Protesta ne Himarë, reagon kryeministri Rama..

    “Bindju ligjit”- Beleri i përgjigjet Ramës: Drejtësia vonon, por nuk harron

    Emri:  rama-beleri.jpg

Shikime: 135

Madhësia:  35.1 KB

    Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është përgjigjur kryeministrit Rama, në lidhje me reagimin e këtij fundit mbi protestën e mbajtur ditën e djeshme në Himarë.

    Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë kërkoi nga protestuesit por edhe zyrtarët e Athinës që t’i binden ligjit dhe të mos kundërshtojnë vendimet e gjykatave të një shteti demokratik.

    Përmes një reagimi nga burgu, Beleri e akuzon kryeministrin si personin i cili ka kapur drejtësinë e reformuar.

    Ai shton se himarjotët kanë lindur me lirinë e shprehjes dhe se nuk ua ka dhënë kryeministri, por e kanë mbrojtur atë me gjak.

    Gjithashtu Beleri thekson në reagimin e tij se do të presë vendimin e drejtësisë, ku sipas tij “drejtësia vonon por nuk harron”.

    LETRA E FREDI BELERIT NGA BURGU

    Duke falenderuar te paret votuesit e mi dhe me tej miqte e mi per mbeshtetjen e tyre diten e djeshme, dua t’ikthej nje pergjigje te shkurter Kryeministrit te vendit tim qe megjithe angazhimet e tij me miqte mezi priti te zbardhte dita dhe te jepte komentin e tij per protesten e djeshme ne Himare. Vendimet e gjykatave ‘te reformuara’ eshte e vertet qe nuk komentohen, por nuk mund te deklaroje qe keto gjykata e prokurori jane te pavarura prej tij. Ne cdo rast, para se te arrestohej nje prej te tijve, kryeministri e ka ditur para, dhe e ka shkarkuar apo larguar nga karrikja ngjitur tij, gjithe publiku i di rastet, para se te arrestohen te tijte, merret leje dhe i jepet kohe te beje deklaratat justifikuese paraprakisht, pergjegjesia eshte individuale.

    Eshte e vertet qe shume nga te zgjedhurit dhe miqte e tij jane ne burg sot, por asnje prej tyre per krime zgjedhore, por per krime qe kane te bejne me shperdorime fondesh publike ne permasa gjigande, qe cuditerisht i benin pa ditur gje Kryeministri, megjithese ka qene ne karriken ngjitur me ta kur hidheshin firmat. Per krime zgjedhore jam i vetmi i arrestuar ne 33 vjet. Ne 33 vjet qe kemi degjuar per krime zgjedhore, vetem nje grek eshte arrestuar dhe vetem nje grek qe publikisht eshte cilesuar nga kryeministri si armiku i tij personal, mbahet ne burg.

    Te gjithe i kemi degjuar regjistrimet e dosjes se Dibres dhe Durresit, deri ne Gjermani kane shkuar, por asnje prej atyre qe u degjuan nuk eshte arrestuar, por jane ngritur ne detyre, nje minister madje. Edhe Erdogani si ju flet per Drejtesi te Pavarur. Dhe eshte ankuar se Amerika dhe Europa nderhyjne ne punet e gjyqsorit Turk.

    Edhe Erdogani mbahet si kampion demokracie qe nuk nderhyn ne sistemin e drejtesise!! Edhe ne diktature me vendime gjykate perndiqnin kundershtaret politike paraardhesit Tuaj, Z.Kryeminister !

    Sa per pronat e bregut, nuk fshihesh dot pas gishtit, qe ia drejton gjithkujt, vetem nga vetja nuk e kthen z. Kryeminister, punonjesit e tu ne kadaster i detyrojne pronaret e ligjshem t’u shesin pronat qe t’ua regjistrojne. Te te kujtoj nje shokun tend qe shkarkoi 5-6 shefa kadastre ne Vlore qe te mos i regjistronin pronen te zotit se e kishte piketuar ai per investime strategjike.

    Sa per lirine e shprehjes qe himariotet ushtruan dje, nuk na e keni dhene Ju z.Kryeminister, por ka lindur me ne dhe eshte mbrojtur me gjak. Te mburresh ne 2023, kur komunizmi ka rene prej 33 vitesh, se po na lene te shprehemi lirshem, eshte arrogance. Natyrisht neve vetem te shprehemi na ka mbetur, dhe do presim me durim qe drejtesia e “pavarur” nga Ju te flase fjalen e saj, por kjo ceshtje nuk mbaron ketu, tek gjykatat e kryeministrit. Populli ka folur z.Kryeminister, lere te zgjedhurin te beje punen e vet, kaperdije mospelqimin, dhe leri gjykatat te flasin, pa u thene ti qe “provat aty duhet te jene” dhe se “jane ‘te pavarura’. Drejtesia vonon po nuk harron!!!

    Euronews

  18. #18
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Kundërpërgjigjet Rama, “nuk ia kthej Mitsotakisit me të njëjtën monedhë”

    Edi Rama nuk i ka kursyer kunjat për homologun e tij grek Mistotakis, ndonëse është zotuar që të mos ia kthejë me të njëjtën monedhë, duke ftuar presidentin dhe jo atë vetë kut të mbahet samiti ballkanik në Tiranë.


    Një ditë pas takimit të liderëve të Ballkanit në Athinë, kryeministri shqiptar nuk e ka lënë pa e fshikulluar darkën e gabuar të Athinës duke përdorur për të terma të ashpër. Ai ka thënë se ajo i dërgoi Shqipërisë një mesazh kontradiktor me qëllimin e saj që të diskutonte të ardhmen evropiane të Ballkanit përendimor. Këtë lloj qasje greke, Rama e ka quajtur “peng i politikës së brendshme fisnore”.

    Megjithëatë në pak paragrafë, të hedhur në anglisht në Twitter, përpos shkopit shefi i ekzekutivit ka treguar edhe karrotën. Ai e ka etiketuar kryeministrin Kiriako Mitsotakis që nuk e ftoi në takim, si një “mik të dashur dhe koleg shumë të respektuar” dhe është shprehur gjithashtu “i lumtur” që ky tubim u zhvillua. Pra Edi Rama e ka vendosur veten në pozitën e evropianit liberal dhe të moderuar, duke i lënë homologut të tij grek, pa e thënë shprehimisht, pozitën e ekstremistit të varur nga “palë të treta, të etura për të shfrytëzuar çdo rast për të ngritur një mal nga një kodër”. Rama e ka vënë veten në piedestalin e atij që preferon të diskutojë edhe kur ka kontradikta, duke e lënë kryeministrin grek nën dritën e keqe të atij që e refuzon komunikimin.

    “Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët, para së gjithash, është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq” ka shkruar ai.

    Dhe me aftësinë për pirueta që e karakterizon ai është shprehur se nuk do ia kthejë Mitsotakisit me të njëjtën monedhë: “Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh.

    Edi Rama ka sqaruar gjithashtu se përse këtë shpjegim po e bën tani, kur tubimi i Athinës, për përvjetorin e XX-të të samitit të Selanikut përfundoi: “Nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën, para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre” ka shkruar ai.

    Tensionet mes Tiranës dhe Athinës u ashpërsuan shumë pas arrestimit të kandidatit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri që grekët pretendojnë se u bë me urdhër të kryeministrit. Beleri u prangos dy ditë para zgjedhjeve dhe po pengohet të betohet si kryebashkiak i votuar nga qytetarët. Ky kazus ka ngritur në sipërfaqe edhe probleme të tjera që po qëndrojnë pezull mes dy vendeve, si ai i përcaktimit të kufirit detar, të drejtat e minoritetit dhe atë të pronave të qytetarëve me kombësi greke. Dosja “Beleri” u bë shkak që kryeministri Rama të mos ftohej në takimin e liderve ballkanikë të organizuar nga qeveria greke.

    Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis sqaroi para takimit se arsyet e mungesës së një ftese ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama janë bërë qëndrimet e tij për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që vijon të qëndrojë në burg.

    “Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm është e vendosur për shtetin e së drejtës, jo vetëm për Fredi Belerin një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, – ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke.

    ©Lapsi.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 22-08-2023 më 14:00

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Petros Beleris: Politika dhe paratë qëndrojnë pas arrestimit të babait tim

    Eleni Stamatoukou Athinë BIRN 24 gusht 202308:35

    Motivimet politike dhe interesat financiare qëndrojnë pas arrestimit dhe paraburgimit të kryebashkiakut grek të Himarës në Shqipëri, Fredi Beleri [Fredis Beleris në greqisht], thotë në një intervistë për BIRN djali i tij, Petros.

    Fredi Beleri, 51 vjeç, kryebashkiaku etnik grek i Himarës në Shqipërinë e Jugut, është kryebashkiaku i parë i atij vendi që zgjidhet ndërsa ishte në burg.

    Përpara se zgjedhjet bashkiake në Shqipëri të mbaheshin në maj, autoritetet e arrestuan atë me akuza për blerje votash.

    Ai ndodhet në burg që prej datës 12 maj. Deri më tani, gjykatat shqiptare kanë refuzuar kërkesat e avokatëve të tij për lirimin e tij edhe me masa shtrënguese deri në gjyq, duke shkaktuar reagimin e qeverisë greke dhe zëvendëspresidentit grek të Komisionit Europian Margaritis Schinas. , i cili ka ngritur çështjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

    Djali i Belerit, Petros [Petro në shqip], i cili këmbëngul të përdorë shqiptimin greqisht të emrit të tij dhe të babait të tij, ka thënë për BIRN se arrestimi dhe paraburgimi i babait të tij janë të motivuara politikisht. Ai dënon raportet e mediave shqiptare që e kanë paraqitur babain e tij si përpjekje për të "helenizuar Himarën" dhe mohon pjesëmarrjen e babait të tij në një organizatë nacionaliste greke të ekstremit të djathtë, Organizatën Çlirimtare të Vorio Epirote, MAVI.

    “Arrestimi dhe vazhdimi i ndalimit janë të motivuara politikisht. Në 33 vitet që ka rënë komunizmi dhe dëgjojmë për krime elektorale, vetëm një person është arrestuar. Ky është Fredis Beleris dhe është me origjinë greke. Në zgjedhjet komunale të majit janë raportuar 35 raste të parregullsive zgjedhore. Vetëm Beleris është arrestuar dhe lënë në paraburgim,” tha Petros Beleris për BIRN.

    “Ata akuzojnë babanë tim për tentativë për blerje votash për gjithsej 380 euro. Kështu për një akuzë prej 380 eurosh i është caktuar masa e paraburgimit për gati 4 muaj”, shtoi ai.

    Akuza të montuara

    Fredi Beleri u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit duke konkurruar si kandidat për OMONIA, shkurt për Bashkimin Demokratik të minoritetit Kombëtar grek në Shqipëri. Ishte pjesë e bllokut opozitar të Bashkuar për Fitoren, i cili drejtohej nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë së ish-presidentit shqiptar Ilir Meta.

    Dy ditë para zgjedhjeve ai u arrestua me akuzën e blerjes së votës. Petros Beleris i mohon akuzat duke thënë se janë akuza të sajuara: “Nuk kemi mundësi financiare të shpërndajmë para për të blerë vota. Për më tepër, kjo nuk është në kodin tonë të etikës . Gjithçka [akuzat] ishin akuza të sajuara, nga e para.”

    Policia shqiptare ka përgjuar Belerin me ndihmën e një njeriu që zbuloi autoriteteve për blerjen e votave dhe pranoi të ishte i infiltruari në prokurori.

    Por Petros thotë se ky njeri ishte dënuar më parë për mashtrim dhe vjedhje, në vitin 2020, duke shtuar se një prokuror i paaftë dha miratimin për përgjimin e babait të tij dhe se gjyqtarët që nisën procedimin kundër tij ishin të gjithë ish-drejtues apo miq të Partisë Socialiste Shqiptare në pushtet të Edi Ramës. .

    “Babai im dyshohet se është arrestuar në flagrancë, por pa kryer asnjë krim në vepër. Askund në përgjimet e paligjshme ai nuk duket se jep para apo pranon të japë para për të blerë vota. Nuk kishte asnjë urdhër gjykate për kryerjen e një hetimi të fshehtë përpara arrestimit që është parakusht sipas ligjit. Sistemi penal shqiptar ndalon përdorimin e një personi që funksionon si 'agjent provokator', i cili nxit dikë të kryejë një krim që nuk do ta kryente ndryshe. Dëshmitari i akuzës që ka vepruar si “agjent provokator” është një person me precedentë penalë, tashmë i dënuar në vitin 2020 për mashtrim dhe vjedhje. Gjërat janë aq të montuara sa prokurori në gjykatën speciale ka përdorur një dokument të rremë të gjoja dënimit të tij në të kaluarën, ndërsa precedenti i tij penal, siç është lëshuar në mënyrë elektronike, është i pastër”, thotë ai.

    Propaganda mediatike shqiptare

    Emri:  1-e1692799809247.jpg

Shikime: 101

Madhësia:  33.5 KB

    Emisioni televiziv shqiptar Inside Story, i transmetuar në median pro-qeveritare Top Channel, e përshkruante Fredi Belerin si një person që ndihmon njerëzit, përfshirë ata nga fshatrat jo grekofolëse, për të marrë nënshtetësinë dhe pensionet greke nga shteti grek.

    Petros Beleris dënon emisionin televiziv, duke e cilësuar raportimin e tij si joetik dhe të motivuar politikisht. Ai thotë gjithashtu se kanë përdorur aktorë që pretendonin se janë babai i tij duke u dhënë para disa personave.

    “Gazetarët … nuk janë prokurorë për të përcaktuar se çfarë do të përfshihet në dosjen e lëndës. Gjithashtu në emisionin e supozuar investigativ, ata përdorën aktorë. duke u treguar atyre duke u dhënë para në emër të babait tim disa personave, duke lënë të kuptohet se kjo ishte video e regjistruar nga policia. E gjithë kjo është krejtësisht kundër etikës gazetareske”, thotë ai.

    “Sa i përket akuzave që i kanë bërë gazetarët, ato janë padyshim qesharake dhe krejtësisht jashtë realitetit. Procedurat për marrjen e shtetësisë greke janë jashtëzakonisht të rrepta. Kjo vlen edhe për pensionet. E ke parë çfarë ndodh kur shkon të marrësh një pension nga shteti grek dhe të mungojnë disa pulla?” shton ai.

    I njëjti emision televiziv raportoi një plan për “helenizimin e Himarës” dhe pretendonte ekzistencën e një popullsie të lëngshme që është e lidhur me Greqinë, por jo në fakt greke. Emisioni televiziv “riprodhon ideologjitë nacionaliste të shqiptarëve për Himarën. Në emision referohemi si 'popullsi shqiptare e ndikuar nga Greqia', si 'popullsi me vetëdije fluide' ose si 'filohelenë' por jo grekë', thotë Petros Beleris.

    Himara nuk ka shkollë greke që nga viti 1945. Në vitin 2007 u ndërtua një shkollë private greke, vëren Beleris, duke shtuar se shumica e popullsisë së Himarës flet greqisht.

    “Shqipëria nuk e njeh që një minoritet grek jeton në Himarë. Ne po përpiqemi të mbajmë gjallë helenizmin në Himarë. Nuk ka asnjë plan për helenizimin e Himarës, apo diçka tjetër. Si mund të helenizosh dikë që është grek?” ai pyet.

    “Interesat financiare” pas arrestimit

    Emri:  11582217-e1692800174960.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  29.2 KB
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Foto: EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

    Petros Beleris e sheh arsyen kryesore të arrestimit dhe paraburgimit të babait të tij interesat financiare në zonën e Himarës dhe planin e kryeministrit socialist Rama për sekuestrimin e pronave greke.

    Media greke Kathimerini raportoi se njerëz nga rrethi i Fredis Beleris besojnë se një nga arsyet e ndjekjes penale dhe vazhdimit të ndalimit të tij ka të bëjë me ligjshmërinë e investimit në hotel të kompanisë AGTCC, të cilin Beleris si kryetar bashkie u zotua ta rishikojë.

    Petros Beleris flet për riprodhimin e lajmit të sipërpërmendur në mediat e huaja, përfshirë BIRN , duke vënë në dukje lidhjen e AGTCC me Artan Gatsin, bashkëshortin e ministrit të Jashtëm shqiptar.

    Qeveria Rama, thotë ai, i akuzon ata që flasin për “pastrimin” e parave të zeza me tokë në Himarë si tradhtarë që duan të “helenizojnë rajonin”.

    "Kjo kthehet në një të ashtuquajtur çështje kombëtare, një çështje par excellence e ngatërresës dhe interesave të mëdha financiare," thotë ai.

    Mohon të kaluarën e 'djathta ekstreme' të babait

    Në vitin 2006, Fredi Beleri dhe katër të tjerë u dënuan për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe mosrespektim të simboleve kombëtare shqiptare. Ai u dënua me tre vjet në mungesë por nuk kreu dënimin për shkak se ndodhej në Greqi.

    Petros Beleris mohon të kaluarën e ekstremit të djathtë të babait të tij, duke e krahasuar atë me Orhan Pamuk, Hrant Dink dhe Noam Chomsky, të cilët të gjithë u ndoqën penalisht me akuza të dyshimta në Turqi.

    “Në Shqipëri ka një artikull për fyerjen e shqiptarizmit. Një nen i ngjashëm ekzistonte në Turqi: Neni 301 i Kodit Penal Turk për fyerjen e turqizmës. Në bazë të kësaj u dënuan nobelisti turk Orhan Pamuk dhe gazetari i vrarë me origjinë armene Hrant Dink, ndërsa u procedua penalisht edhe Noam Chomsky. Pas ndërhyrjes së BE-së, neni u rishikua në vitin 2008. Babai im u dënua në mungesë në 2006 me një nen përkatës të logjikës dhe mentalitetit. Ky dënim është parashkruar prej vitesh”, shprehet ai.

    Emri:  2-e1692800444734.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  63.0 KB
    Më 13 gusht, banorët e Himarës protestuan kundër paraburgimit të Belerisit, duke thënë se ai është kryebashkiaku i zgjedhur me të drejtë. Foto:Facebook/Omonia Himara.

    Fredi Beleri deklaroi në raportin e medias shqiptare në Inside Story në vitin 2022 se ai vërtet ka bërë deklarata kundër Shqipërisë dhe ka kryer akte të lidhura me të djathtën ekstreme. Djali i tij nuk e komenton këtë, por më tepër flet për qëndrimin e babait të tij për situatën politike në Shqipëri, shtetin ligjor, situatën e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve dhe korrupsionin.

    “Fredis Beleris po lufton për të drejtat tona të pakicave, ne jemi në një luftë të vazhdueshme për t'i arritur ato. Kur i kemi, përjetojmë ankth për t'i mbajtur ato. Gjatë gjithë periudhës parazgjedhore, babai im foli si një qytetar shqiptar, i cili bën thirrje për përparimin dhe prosperitetin e vendit të tij dhe rrugën e tij të anëtarësimit në BE,” tha Petros për BIRN.

    Në vitin 1994, grupi i ekstremit të djathtë MAVI vrau dy ushtarë shqiptarë në kampin Episkopi. Më pas, Beleris u arrestua pranë Delvinakut në Janinë të Greqisë, së bashku me gjashtë të tjerë nga autoritetet greke, pasi mbanin armë dhe materiale të tjera të dyshimta në bagazhin e dy makinave të tyre.

    Një libër, Në plejadën e nacionalizmit, nga gazetari grek Stavros Tzimas shkruante se grupi po planifikonte të sulmonte një objektiv ushtarak dhe se mes tyre kishte njerëz të përfshirë në incidentin e Episkopit të vitit 1994.

    Akuzat ndaj të shtatëve u zvogëluan nga krime në kundërvajtje, dhe atyre iu dha lirimi me kusht dhe përfundimisht iu reduktuan dënimet në 18-20 muaj nga gjykatat greke.

    Por Petros Beleris këmbëngul se babai i tij nuk kishte asnjë lidhje me episodin e Episkopi, apo me MAVI. Ai thotë se në vitin 2019, për dy vite, autoritetet shqiptare e rrahën këtë çështje.

    Për sa i përket përfshirjes së supozuar të babait tim në incidentin e Episkopit, rasti është hetuar nga autoritetet shqiptare në periudhën 2019-2021, thotë ai.

    “Ata nuk gjetën asgjë dhe e dërguan çështjen në arkiv. Veç kësaj, kur ndodhi episodi i Episkopit, babai im ndiqte kurse të formimit profesional në Qipro”, shton Petros.

    “Ai është një shtetas shqiptar me origjinë greke që kontribuon në marrëdhëniet mes minoritetit grek dhe qeverisë shqiptare dhe i jep mundësinë shtetit shqiptar të bindë komunitetin ndërkombëtar se shteti i së drejtës dhe demokracia liberale funksionojnë në të gjithë territorin e tij.

    “Djathtas të ndryshëm ekstremë dhe nacionalistë në Shqipëri i interpretojnë deklaratat e tij për nevojën e respektimit të lirisë, egalitarizmit dhe shtetit të së drejtës si deklarata antishqiptare,” përfundon ai.


    BIRN
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-08-2023 më 09:54

  20. #20
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Albo pse vallë Berisha po bën nja ca kohë nuk e ngre zërin fare për këtë jashqitje kombi që kërkon vetëm ti bëj dëm Shqipërise !?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55
  2. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  3. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00
  4. A ka burg për ata që vjedhin dashuri?
    Nga Kinezja në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 12:44
  5. Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2003, 13:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •