Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 87 prej 87
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,048
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    VIDEO/ Meta takon babanë e Fredi Belerit dhe akuzon: PS don të rrëmbejë pronat e himariotëve

    Emri:  Capture-236.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  31.4 KB

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Petro Belerin, babanë e Fredi Belerit. Meta shkruan se shumë shpejt do e vizitojë në burg, pasi e konsideron atë “të rrëmbyerin politik nga banda në pushtet”. Sipas tij, e gjitha është e orkestruar për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

    “Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

    Himara do ia tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve.

    Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia.

    Përshëndetje të gjithë himariotëve trima dhe guximtarë që u kanë dhënë shembull të gjithë shqiptarëve se si duhet sfiduar ky regjim grabitës dhe intimidues”, shkruan Meta.



    Koha Jone

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,048
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    “Bashkitë e kapura nga krimi duhen shkrirë”, Lubonja: Blerina Bala u zgjodh kryebashkiake që “mos zbulohen kartat”

    Emri:  Lubonja11.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  33.0 KB

    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News24, komentoi situatën politike në Himarë.

    Lubonja theksoi se bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë. Ai shtoi se Blerina Bala u zgjodh si kryebashkiake e Himarës, pasi ajo ishte zëvendësuese e Goros dhe për rrjedhojë, me të në krye të bashkisë, maxhoranca bën të mundur “që të mos hapen kartat” në Himarë.

    “Nuk është e drejtë moralisht zgjedhja e Blerina Balës. Zgjedhja e saj është e padrejtë moralisht, sepse është zgjedhur nga Jorgo Goro. Në Itali ka një ligj, që nëse dyshohet se bashkia funksionon si organizatë kriminale, shkrihet. U vendos zonja, që mos t’ua zbulojmë kartat. Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim me krimin e organizuar.

    Është sistematike në Shqipëri që bashkitë funksionojnë si organizata kriminale, grabisin toka dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe të gjithë mbahemi nga këta para. Bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë”, deklaroi Lubonja.

    (Balkanweb)

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,048
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

    U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

    GJL vendosi mospranimjn e rekursit të Fredi Belerit

    Ky i fundit ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.

    Syri

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,048
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Media greke: Ramës iu kërkua të mos e vizitojë Athinën!

    Emri:  fredi-beleri.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  34.1 KB

    Media greke Kathimerini ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori përgjigje negative në kërkesën e tij për të vizituar Greqinë nëpërmjet zëdhënësit të tij, Endri Fuga, por ai sërish ka këmbëngulur ta zhvillojë vizitën e tij siç e kishte planifikuar. Bëhet fjalë një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi, të raportuar më herët në një shkrim të Lapsi.al, që njoftoi se Rama po nis një tur takimesh me emigrantë në të gjithë Europën.

    Por grekët nuk janë shumë entuziastë. Të paktën nga sa shkruan Ekathimerini duket se nuk e gëlltisin dot burgosjen e Fredi Belerit, për me tepër që vizita po bëhet gjatë fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Që Rama është i padëshiruar, ia kanë bërë të qartë duke ia ndryshuar vendin e takimit.

    “Vlen të theksohet se fillimisht tubimi ishte planifikuar të mbahej në stadiumin e mbyllur të Galatsit, por së fundmi Bashkia hoqi lejen që kishte dhënë fillimisht, për shkak të aktiviteteve të tjera që janë planifikuar. Ndaj, mbetet për t’u parë nëse dhe ku do të zhvendoset për zotin Rama ngjarja e emigrantëve shqiptarë” shkruan Ekathimerini.

    Pala greke ende nuk ka një protokoll. Sipas Ekathimerini, Ministria e Jashtme është informuar për vizitën e Ramës, por ka refuzuar përgatitjet për një pritje të kryeministrit shqiptar.

    “Z. Rama njoftoi jozyrtarisht synimin e tij për të vizituar Athinën nëpërmjet të besuarit të tij Endri Fuga, i cili ishte në Greqi disa ditë më parë. Ministria e Jashtme i bëri me dije të besuarit të zotit Rama se nisur nga faza parazgjedhore që po kalon Greqia për shkak të zgjedhjeve europiane, do të ishte e preferueshme të shtyhej për pas datës 9 qershor. Që atëherë, ftesa e Athinës është shpërfillur dhe kryeministri shqiptar thuhet se është i vendosur për të realizuar vizitën” vazhdon Ekathimerini.

    Kuptohet se në sfond të vizitës është ajo që ndodhi në fushatën e 14 Majit në Shqipëri, kur kandidati i mbështetur nga Greqia në Himarë, Fredi Beleri u burgos dy ditë para votimit për blerje votash. Media greke thotë se me fjalët e tij, Rama mund të nxisë më tej konfliktin e brendshëm politik dhe të ndikojë në votën e emigrantëve shqiptarë.

    “Nisur nga atmosfera e ngarkuar me ngjarje të Himarës, udhëtimi i Ramës mund të nxisë konfliktin e brendshëm politik, duke e ngritur lart çështjen Beleri në axhendën e debatit publik. Apo edhe të provokojë reagime nga elementi verior kontinental në Athinë, gjë që qeveria definitivisht nuk e dëshiron.

    Burime diplomatike në Tiranë dhe Athinë theksuan se vizita e planifikuar mund të ketë objektivisht elementin e shfaqjes së forcës, ku Rama tenton të instrumentalizojë votën në zgjedhjet europiane të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë të drejtën ligjore për të votuar si shtetas grekë, në përgjigje të kandidaturës së Beleris. Megjithatë, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet për zgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces” shkruan Ekathimerini.

    Në analizën e Ekathimerini, shkruhet se Rama vjen në Athinë si fitues i betejës për Himarën, ndaj gazeta i druhet një lloj “ndjenje (arrogante)” që mund ta shoqërojë fjalën e tij në Athinë.

    Është e qartë se njoftimi i Ramës për një vizitë i ka turbulluar grekët. Të pamësuar me ushtrime të tilla “ndërhyrjes nga jashtë” në mesin e një fushate elektorale, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një axhendë zyrtare të pritjes për kryeministrin shqiptar apo ai do të refuzohet për shkak të Fredi Belerit.

    Duhet thënë se një vit më parë, kur grekët e mbështetën hapur Fredi Belerin në fushatë dhe kur kryeministri Micotakis udhëtoi drejt Himarës për të folur për helenizmën, Rama heshti dhe u duk se do ta pranonte në qetësi këtë ndërhyrje në zgjedhje. Vetëm kur kuptoi se Himara ishte e humbur për socialistët dhe se Beleri do të zgjidhej kryetar bashkie me ndihmën e Greqisë, policia ndërhyri duke e arrestuar.

    Tani situata është përmbysur. Micotakis ka vënë një bast të rrezikshëm duke e futur Belerin në listat e kandidave për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Rama po kërkon t’i kthejë borxhin duke e vënë në provë Micotakisin me një lojë nervash që nis nga vizita e tij në Athinë.

    Në këtë lojë nervash, mediat greke vënë në pah edhe një simbolikë domethënëse. Në 12 Maj, kur Rama ka thënë se do të jetë në Athinë, bëhet fiks një vit nga arrestimi i Fredi Belerit.

    Lapsi.al

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,048
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Beleri flet nga burgu për mediat greke: Ndaj meje u bë grusht shteti

    Emri:  dsdsdsdsd.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  38.4 KB

    “Marr forcë dhe kurajë nga mbështetja e banorëve të Himarës dhe të gjithë grekëve”. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe tashmë edhe kandidat për në Parlamentin Europian me “Demokracinë e Re”, Fredi Beleri foli nga burgu për gazetarin grek Antonis Schroiter të televizionit Alpha. Beleri tha se qëllimi i tij ishte të merrte detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës.

    “Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata nuk më lejuan, në një grusht shteti, të merrja përsipër detyrat që më besoi populli i Himarës” – tha ai.

    Në lidhje me kandidimin e tij, ai tha se “është një detyrim i madh, një nder i madh që i është bërë nga kryeministri grek. Më jep forcë dhe kurajë të vazhdoj luftën time për mbrojtjen e të drejtave të himarjotëve, por edhe të gjithë diasporës (greke) në Shqipëri”. Ai e quajti “padrejtësi” burgosjen e tij prej 1 viti, por shtoi se këto i kishte marrë parasysh kur hyri në betejën për kryebashkiak të Himarës.

    “Nuk mund ta imagjinoni se sa mesazhe mbështetëse marr nga shumë bashkatdhetarë të mi nga të gjitha trevat e Greqisë”, – shtoi ai. “Në asnjë moment nuk kam menduar të bëj një kompromis me regjimin shqiptar apo të pranoj një zbritje për atë që besoj Lufta jonë është e drejtë dhe në fund do të fitojmë”, – tha ai prerazi.

    LAPSI

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,048
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Beleri bën rekurs në Gjykatën e Lartë kundër SPAK: Nuk hetoi kallëzimin tim

    Emri:  auto_beleri1709714288.jpg

Shikime: 1

Madhësia:  17.2 KB

    Teksa Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë një vendim përfundimtar për Fredi Belerin, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka hapur një tjetër betejë në Gjykatën e Lartë.

    Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin e Belerit kundër një vendimi të SPAK për të mos hetuar një kallëzim të bërë prej tij.

    Bëhet fjalë për vendimin e 3 gushtit 2023 të SPAK për "mosfillim procedimi penal", për kallëzimin e bërë nga Beleri për "falsifikim" dhe "shpërdorim të detyrës".

    Në kallëzimin e tij, kryebashkiaku i zgjedhur pretendonte falsifikim të dy akteve që ndodheshin në dosjen hetimore ndaj tij, dëshminë e penalitetit dhe regjistrin e procedimeve penale të Prokurorisë së Vlorës.

    Vendimmarrjen e SPAK për të mos nisur hetim penal, Beleri e kundërshtoi fillimisht në Gjykatën e Posaçme e në Apel dhe së fundmi në Gjykatën e Lartë.

    Provat e falsifikuara në dosje dhe ato të pavlefshme ligjërisht u pretenduan nga Beleri edhe në seancën e së enjtes në Apelin e Posaçëm, ku kundërshtoi dënimin e Shkallës së Parë me 2 vjet burg për akuzën e "korrupsionit në zgjedhje".

    Vendimi përfundimtar në Apel do të shpallet me 25 qershor.

    Syri

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,048
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Apeli cakton 25 qershorin si datë për vendimin e Fredi Belerit

    Gjykata e Apelit dëgjoi palët të premten mbi çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 25 qershor. Beleri kërkoi pafajësi duke e përshkruar akuzën kundër tij si të motivuar politikisht.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Fredi-Beleri.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  33.3 KB
    Fredi Beleri në seancë në Gjykatën e Apelit më 14 qershor 2024. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

    Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dëgjoi të premten më 14 qershor çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili aktualisht është deputet i Parlamentit Evropian për Greqinë dhe njoftoi shpalljen e vendimit më 25 qershor, ora 13. Bashkë me Belerin në gjyq është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

    Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë pafajësi për akuzën për blerje votash pasi janë dënuar në shkallën e parë, me 2 dhe 1 vit e gjashtë muaj burg respektivisht. Vendimi i Kokaveshit është i pezulluar me shërbim prove për tre vjet.

    Pala e akuzuar kërkoi fillimisht ndryshimin e trupit gjykues nën pretendimin për njëanshmëri dhe zgjedhje përmes manipulimit të shortit, pretendime që u hodhën poshtë.

    Gjatë seancës, mbrojtja përsëriti pretendimet se provat me të cilat Beleri është dënuar në shkallë të parë janë të pavlefshme apo të mbledhura në kundërshti me ligjin ndërsa vetë Beleri e përsëriti pretendimin se operacioni policor që solli arrestimin e tij ishte i porositur politikisht nga kryeministri Edi Rama.

    Pas rifillimit të seancës, avokatja Gjyzari u ndal në ato prova, në të cilat tha se ishte bazuar vendimi i shkallës së parë. Ajo tha se po ndalej fillimisht në dëshminë e dëshmitarit Arsen Rama. Ajo solli në vëmendje se besueshmëria e dëshmitarit të prokurorisë, Arsen rama ishte e cënuar, pasi ai kishte qenë i dënuar më parë për mashtrimin e një të mituri, si dhe për vjedhje. Ajo shtoi se Rama kishte probleme me kujetesën, pasi vetëm ai ishte shprehur gjatë dhënies së deklarimeve se ishte i stresuar dhe se nuk arrinte të kujtonte apo të përcaktonte orën dhe datën e ngjarjeve apo rrethanave për të cilat ishte pyetur.

    Gjyzari këmbënguli se në asnjë nga ditët e pretenduara nga prokuroria, nuk rezultonte që dëshmitari Rama të kishte takuar Belerin. Po ashtu, ajo theksoi se Arsen Rama nuk ka qenë në Vlorë në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së simulimit.

    Në vijim, avokatja solli në vëmendje të trupit gjykues, se deklarimet e dëshmitarit Arsen Rama janë kundështuar si nga të pandehurit të përfaqësuesit e tyre ligjorë, ashtu edhe prej prokurorisë.

    Sipas Gjyzarit, Arsen Rama ka përfituar pagesë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Pagesa e dëshmitarit është vepër penale”, tha ajo dhe shtoi se dhe punonjësi i policisë, Ermal Hajdini që ka mundësuar kryerjen e këtyre veprimeve të Ramës, është shpërblyer me transferimin nga Saranda në Vlorë, duke u rritur në detyrë. Gjyzari argumentoi se dhe kjo rritje në detyrë, ka sjellë përfitime monetare për Hajdinin. “Policia paguan informatorë të fshehtë dhe jo dëshmitarët e prokurorisë”, vërejti Gjyzari duke e cilësuar të falsifikuar marrëveshjen e lidhur me dëshmitarin Arsen Rama.

    Ajo i cilësoi procesverbalet me rrethana të rreme dhe këmbënguli se duke qenë se provat janë të paligjshme, atëherë dhe vendimarrja e shkallës së parë nuk qëndron.

    Gjyzari parashtroi qëndrimin e të pandehurit Beleri edhe lidhur me dëshminë e penalitetit të përdorur nga Prokuroria e Vlorës për të kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Sipas avokates, vetëm në dëshminë e penalitetit e shkarkuar më datë 12 maj, Beleri rezulton i dënuar. Gjyzari solli në vëmendje se specialistja e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kishte sqaruar se kishte një çelës për institucionet për të aksesuar sistemin lidhur me dëshmitë e penalitetit, nga në çdo rast kishte rezultuar se Beleri figuronte i rehabilituar, ndërsa vetëm më datë 12 maj shfaqej si i dënuar.

    Ajo pohoi se prokuroria refuzonte të vendoste në dispozicion CD-të origjinale të përgjigmeve dhe se shkalla e parë i kishte kufizuar Belerit të gjitha të drejtat e tij për t'u mbrojtur. Në përfundim, Gjyzari kërkoi që Beleri të deklarohet i pafajshëm.

    Beleri deklaroi se u qëndronte gjithë parashtrimeve të avokates. Ai pretendoi se provat ndaj tij ishin manipuluar 15 ditë pasi e kishin arrestuar.

    Edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi kërkoi të deklarohet i pafajshëm.

    Prokurori i çështjes, Adnand Xholi kundërshtoi qëndrimet e Belerit dhe avokates së tij. Ai theksoi se nuk qëndronin pretendimet për mosvendosjen e provave në dispozicion të gjykimit. Sipas Xholit, i pandehuri mund ti kishte dispnuar dhe dëgjuar CD-të edhe gjatë gjykimit.

    “Kanë deklaruar se nuk kishin pretendime për përmbajtjen, por për mënyrën e marrjes së provave”, vërejti Xholi.

    Avokatja Gjyzari ndërhyri duke u shprehur se provat e marrë jo në përputhje me procedurën, janë të paligjshme. Ajo ngriti pretendime dhe mbi veprimet e sekretarisë së prokurorisë.

    Prokurori Xholi parashtroi në vijim se vendimarrja e Gjykatës së Vlorës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Belerit ishte gjetur e drejtë nga Apeli.

    Lidhur me pretendimin se Arsen Rama dhe Beleri nuk kishin rezultuar asnjëherë së bashku, Xholi tha se dëshmitari kishte qenë pikërisht në Himarë dhe në asnjë vend tjhetër.

    Për vërtetimin e gjendjes gjyqësore të shkarkuar nga sistemi më 12 maj, Xholi u shpreh se ishte për përdorim të brendshëm. Ai shtoi se Beleri rezulton të ketë qenë dy herë i dënuar më parë.

    Për një kallëzim penal të kryer nga Beleri për falsifikim, Xholi tha se SPAK kishte vendosur mosfillimin e hetimeve, që ishte lënë në fuqi nga të dy shkallët e gjyqësorit të juridiksionit të posaçëm.

    Sipas Xholit, të pandehurit dhe avokatët e tyre kanë qenë të njohur që në fillim me provat dhe se nuk kanë ngritur pretendime për takimin me dëshmitarin Arsen Rama.

    Ai kundërshtoi dhe një pretendim lidhur me sekuestrimin e apartatit celular të të pandehurit Kokoneshi, që nuk pranohet nga mbrojtja. Xholi tha se seskuestrimi ishte kryer sipas rregullave dhe se nuk ishte konkluduar që celulari të mos ishte i këtij të pandehuri. Prokurori Xholi parashtroi gjithë rrethanat e hetimit dhe këmbëguli se provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se dy të pandehurit kanë kryer korrupsion.

    Në përfundim, avokatja Gjyzari kërkoi fjalën duke pretenduar se prokuroria shprehej gabim lidhur me disa prej qëndrimeve të mbrojtjes. Ajo theksoi se për Arsen Ramën kanë deklaruar se nuk gjendej në Vlorë për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit. Ajo tha se disa prova nuk janë përdorur në vendimarrjen e shkallës së parë dhe theksoi se vendimi duhej të ishte marrë mbi prova të paanshme.

    Në përfundim, trupi gjykues vendosi të shtyjë shpalljen e vendimit për më datë 25 qershor, në orën 13:00.

    Çështja Beleri krijoi një konflikt shqetësues mes Tiranës dhe Athinës, ku qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e konsideroi arrestimin e tij si një cënim të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri ndërsa Tirana zyrtare pretendon se çështja është thjeshtë gjyqësore dhe se është jashtë funksionit të saj të ndërhyjë.

    Beleri u zgjodh eurodeputet të dielën nga listat e partisë Nea Democratia të Mitsotakisit.


    BIRN

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55
  2. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  3. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00
  4. A ka burg për ata që vjedhin dashuri?
    Nga Kinezja në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 12:44
  5. Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2003, 13:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •