Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 103
  1. #31
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Çështja ‘Beleri’, DASH: Shqipëria e trajton çështjen sipas ligjeve të vendit

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar një tjetër mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili mbetet në paraburgim.

    Sipas Departamentit të Shtetit, qeveria amerikane pret që çështja të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar.

    Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i DASH-it theksoi se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit”.

    Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

    Beleri akuzohet se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.

    Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po e mban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak./sarandanews.com

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

    Beleri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, teksa në Gjykatën e Posaçme ishte dhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

    Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhje'.

    NJOFTIMI ZYRTAR

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 18.09.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 139 akti, datë 11.09.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimitnr. 323 Akti, datë 21.08.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

    - Lënien në fuqi të vendimit nr. 323 Akti, datë 21.08.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Syri

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Zbardhet kallëzimi/ ‘I dha tokë në Himarë Olta Xhaçkës', Beleri paditi në SPAK Jorgo Goron dhe ish-ministren

    Emri:  auto_Screenshot_2_11696505615.jpg

Shikime: 915

Madhësia:  31.2 KB

    Zbardhen detaje nga kallëzimi i Fredi Belerit, i cili fitoi zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Himarës, ndërkohë që ndodhet pas hekurave. Syri Tv ka siguruar kallëzimin e depozituar nga Beleri, i cili ka bërë një padi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe ish-kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

    Në dokumente thuhet se Beleri ka hartuar një dosje që sipas tij përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë Himarë. Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

    “Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mehilli figuron e ndarë një parcelë në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht në referim dhe kuptim të Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Për Token”, ndarja e sipërfaqeve tokë truall. Një ndarje e tillë është absolutisht e paligjshme, e pavërtetë dhe një nga provat se jemi përpara një AMTP-je të falsifikuar. Komisioni i Tokës në Fshat në kohë, nuk mund te dispononte kurrsesi mbi një sipërfaqe toke truall, sikundër nga ana tjetër, kjo sipërfaqe ku është regjistruar AMTP në fjale në vitin 1994, momenti që gjoja është ndare me AMTP, kjo parcelë nuk ka qenë kurrë tokë truall,” thuhet në kallëzim. Po ashtu sqarohet se Jorgo Goro e ka nënshkruar këtë planvendosje.

    Emri:  auto_283cd03d-7b26-4238-99e8-dede557cb4211696505015.jpg

Shikime: 915

Madhësia:  37.7 KB

    “Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi. Të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme. Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi etj. Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaxhka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj,” -thuhet në padi.

    Syri

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Vangjel Dule flet pas seancës për Belerin: Është i burgosur politik i Edi Ramës

    Emri:  dulja-750x375-1.jpg

Shikime: 918

Madhësia:  30.0 KB

    Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i pranishëm sot në seancën që u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës për Fredi Belerin. Ky i fundit kërkoi nga gjykata të lejohet të bëjë betimin si kreu i bashkisë së Himarës.

    Mirëpo gjykata shpalli mos-kompetencën për këtë çështje dhe ia kaloi Gjykatës së Lartë në Tiranë. Dule u shpreh se gjitha kjo është një proces politik dhe se nuk asnjë ligj që mund ta pengojë Belerin të betohet.

    Sipas tij Beleri është një i burgosur politik i Ramës për interesat e tij okulte që lidhen me pronat në Himarë.

    Vangjel Dule: Topi hidhet në shkallët e stadiumit, në vend që loja të luhet me norma juridike me norma dhe me rregulla. Kompetenca e mos-kompetencës.

    Ishte i zgjedhur nga komuniteti i Himarës për të qenë kreu i bashkisë së tyre. Me çfarë ligji pengohet që të shoqërohet minimalisht për të marrë detyrën duke u nisur nga kryerja e betimit. Nuk ka asnjë ligj që e mban larg betimit dhe marrjes së detyrës përveç arbitraritetit. Është një çështje kryekëput politike. Zoti Beleri vazhdon të mbetet një i burgosur politik personalisht i zotit Rama në shërbim të interesave të tij okulte në bashkinë e Himarës që lidhen me pronën, me respektimin e identitetit dhe me shumë elemente të tjera që nuk ka vullnet politik për t’u përmbajtur.

    KOHA JONE

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Zoti Mitsotakis, si do ta zgjidhësh “në mënyrë paqësore me Ramën”, punën e Fredi Belerit?!

    Emri:  g2-1.jpg

Shikime: 944

Madhësia:  37.3 KB

    Mes Greqisë dhe Shqipërisë ka një moment krize marrëdhëniesh për shkakun e kryebashkiakut të Himarës.

    Sot Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pasi u takua me homologun e tij, Edi Rama, u ndal në një prononcim për mediat.

    Ai tha se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.

    “Po, do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.

    Kaq tha kryeministri grek me një buzëqeshje tipike greke, ku nënkuptonte se “nëse nuk pranon Rama, do ta shikojë procesin e negociatave me BE”! Por sipas kryeministrit shqiptar kjo mbetet çështje e drejtësisë dhe ai nuk ka fuqi të ndërhyjë te SPAK e gjykatat shqiptare.

    Pra si do ta zgjidhin “në mënyrë miqësore”, kur do të jetë drejtësia shqiptare ajo që do të vendosë?!

    Nëse Fredi Beleri lirohet së shpejti atëhere ka ndërhyrë Edi Rama, por kjo e zhbën pavarësinë e drejtësisë shqiptare, sikurse flet BE dhe SHBA.

    Në të vertetë Fredi Beleri mbahet politikisht dhe me urdhër që të mos lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës. Ai të hetohet nga drejtësia, por të shkojë në detyrë si i zgjedhur nga populli dhe nëse gjykatat e dënojnë me vendim të formës së prerë, ai le të vuajë dënimin si çdo qytetar shqiptar apo europian, kur shkel ligjet.

    Por kjo shprehja “Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore” e thënë nga kryeministri grek në sheshin para kryeministrisë dhe pas shpinës së shefit të qeverisë shqiptare, nuk tregon seriozitet europian, ku na japin leksione për demokracinë.

    Sido të jetë, pa e zgjatur, Fredi Beleri duhet të betohet.

    Emri:  Capture-98.jpg

Shikime: 884

Madhësia:  40.0 KB


    Koha Jone

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Gjykata i njeh si të vlefshme provat kundër Fredi Belerit

    Gjykata rrëzoi si të pabazuara kërkesat e avokatëve të Alfred Belerit dhe Pandeli Kokaveshit të akuzuar për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 majit, të cilët pretenduan pavlefshmëri të kërkesës për gjykim të SPAK, akteve në dosje, si dhe të urdhërit të Prokurorisë së Vlorës për hetimet e kryera.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  fredi-beleri-1280x718-2.jpg

Shikime: 898

Madhësia:  41.6 KB
    Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri gjatë një takimi në Athinë. Foto: Facebook.

    Përfaqësuesit ligjorë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Alfred Beleri, i arrestuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, paraqitën të martën më 24 tetor dy kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues dhe kërkuan shtyrjen e seancës, por procesi vijoi dhe ata paraqitën pas prokurorisë, parashtrimet e tyre dhe kërkime të reja.

    Kërkesat e tyre për përjashtim u paraqitën pasi gjykata u shpreh lidhur me kërkime të paraqitura në seancat parardhëse për pavlefshmëri të kërkesës për gjykim të prokurorisë dhe të akteve të hetimit, duke pretenduar se nuk është zbatuar afati që u jep të drejtën të pandehurve të paraqesin memorie, prova, etj. Po ashtu, është kërkuar pavlefshmëri absolute e urdhërit të Prokurorisë së Vlorës lidhur me hetimin e kryer si dhe akteve që rrodhën nga ky procedim, me argumentin se është nxjerrë në kundërshtim me ligjin pasi vepra penale e regjistruar është jashtë kompetencës lëndore.

    Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Erjon Çela deklaroi se gjykata me vendim të ndërmjetëm ka vendosur të mos i pranojë këto kërkesa, duke i konsideruar të pabazuara. Gjykata konstaton se kur Prokuroria e Posaçme i ka marrë të pandehur Alfred Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, u ka komunikuar atyre të drejtën se brenda 10 ditëve mund të paraqisnin memorien apo prova.

    Në vijim gjykata vërejti se me afatin 10 ditor, i pandehuri nuk humbet përfundimisht të drejtën për të dorëzuar prova, si dhe u theksua se ato të drejta u janë garantuar.

    Lidhur me kërkesën ndaj urdhërit të Prokurorisë së Vlorës, gjykata vlerëson se ky institucion i akuzës ka të drejtën për të kryer hetime, edhe pse vepra penale është pjesë e kompetencave së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

    Gjykata gjeti të pambështetur edhe pretendimin e të pandehurve për pavlefshmërinë e akteve të prodhuara pas urdhërit të Prokurorisë së Vlorës. Sipas gjykatës, përgjimet e kryera në funksion të hetimit janë realizuar bazuar në autorizimin e gjykatës dhe se pretendimet për mospërputhjen e datave në akte me ato në sistem, nuk mund të sjellin papërpdorshmëri.

    Avokatët e të pandehurve deklaruan se kishin kërkuar pavlefshmërinë e akteve dhe jo papërdorshmërinë e tyre, pasi këtë do ta kërkonin në një moment të dytë.

    Ata kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, por kryesuesi Çela vërejti se gjykimi do të vijonte, pasi gjyqtarja për të cilën është kërkuar përjashtimi nuk mund të marrë pjesë vetëm në vendimarrjen përfundimtare të çështjes penale.

    Pas këtij qëndrimi të gjykatës, përfaqësuesit e Belerit dhe Kokaveshit u shprehën se mjaftonte fakti se gjykata u shpreh në këtë moment procedural lidhur me papërdorshmërinë e akteve, si shkak i mjaftueshëm për kërkimin e përjashtimit të trupit gjykues. Ata kërkuan kohë që të njoftonin të përfaqësuarit prej tyre dhe shtyrjen e seancës.

    Kryesuesi Çela e cilësoi si të drejtë të palëve kërkimin për përjashtimin e gjyqtarëve, por ai ripërsëriti se dhe në këtë rast nuk kishte shkak për ndërprerjen e gjykimit. Sipas tij, gjykimi duhet të vijonte, por gjyqtarët nuk mund të marrin pjesë në vendimarrjen e themelit të çështjes deri në momentin e shqyrimit të këtyre kërkesave.

    Në vijim, gjykata e deklaroi të hapur gjykimin e çështjes ndaj Belerit dhe përfaqësuesja e SPAK paraqiti parashtrimet lidhur me akuzën e ngritur ndaj dy të pandehurve dhe provave të siguruara gjatë hetimit. Sipas prokurorisë, është provuar tej çdo dyshimi se Beleri i ka ofruar një personi që bashkëpunoi me policinë, 50 euro për për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Prokurorja renditi një sërë përgjimesh ku diskutohej për blerjen e votave në favor të Belerit, ku dhe ky i fundit dhe Kokaveshi rezultojnë të përfshirë.

    Prokuroria kërkoi që në seancën e radhës të pyeten 11 dëshmitarë, mes tyre edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Arsen Rama.

    Alfred Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

    Mbrojtësit e të pandehurve e cilësuan procedimin të filluar pas trysninë së kryeministrit Edi Rama. Ata theksuan se paligjshmëria e procesit ndaj Belerit duket dhe nga qëndrimi i gjykatës që u shpreh për papërdorshmërinë e provave, duke paragjykuar se çfarë do të kërkonte mbrojtja.

    Në vijim, ata i cilësuan provat e prokurorisë si të siguruara në mënyrë të paligjshme dhe se nuk munden të provojnë faktin penal. Sipas tyre, rezultatet e vëzhgimit janë të papërdorshme pasi janë kryer para se të regjistrohej procedimi penal. Ndër të tjera, u vërejt se përgjimet e vëzhgimet janë kryer nga policia duke pasur bindjen se prokuroria do t'u jepte autorizim. “Përgjimi lejohet ndaj personit nën hetim, kur ka dyshime të arsyeshme,” theksuan mbrojtësit e të pandehurve.

    Ata theksuan se autorizimi nuk mund të merret në telefon, por me shkrim dhe për rrjedhojë i cilësuan të papërdorshme provat ndaj dy të pandehurve. Mbrojtësit kërkuan që pas konstatimit të papërdorshëm të provave të prokurorisë, të mos merren në konsideratë në kundërshtim me ligjin.

    Në përfundim, avokatët i kërkuan gjykatës që të administrojë një sërë provash të reja, mes tyre dhe vërtetim nga Ministria e Brendshme nëse Arsen Rama është paguar nga fondi për bashkëpunëtorët sekret. Po ashtu, u kërkuan të thirren rreth 32 dëshmitarë, mes tyre dhe deputeti e kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, me anë të të cilëve u pretendua se do të provohet e kundërta e asaj që parashtron prokuroria.

    Kryesuesi Çela u kërkoi avokatëve që paraprakisht të vërtetojnë pamundësinë e tyre për të siguruar provat dhe atëherë mund të kërkojnë investimin e gjykatës.

    Seanca e radhës u shty për më datë 7 nëntor, në orën 12:00.

    BIRN

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Denoncimi i fortë i Berishës/ SPAK dhe policia inskenuan arrestimin e Belerit dhe paguan simulantin 7 milionë lek nga fondi sekret

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV, ku është diskutuar për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, ka folur edhe për çështjen ‘Beleri’.

    Berisha ka publikuar një fakt të rëndë, që tregon se si Policia e Shtetit dhe SPAK kanë inskenuar arrestimin e Fredi Belerit.

    Berisha ka denoncuar në studion e Pekës inskenimin që çoi në burg Belerin, pa prova, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.



    ‘’Rama po degradon në shkallë ekstreme organin e akuzës, SKAP-in. Unë dua të informoj shqiptarët sonte për disa të vërteta lidhur me problemin e Belerit. ‘Zoti Berisha dua t’u njoftoj se personi që është përdorur nga Policia e Shtetit për të kryer veprimin stimulues ndaj tij (Belerit), të aktit korruptiv ndaj Fredi Blerit është paguar me 700 mijë lek (7-milionë lek të vjetra). Pagesa është bërë nga Fondi i Posaçëm Sekret i Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit të SPAK, për dërgimin për gjykim të procedimit penal numër 111 të vitit 2023, në ngarkim të Belerit… dhe ky person quhet Arsen Rama. Është kryer një skandal nga drejtuesit vendorë dhe qendrorë të policisë. Drejtori i Vlorës, Ermal Muçaj dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe udhëzimin e Ministrisë së Brendshme për administrimin e fondit sekret. Shtetasi Arsen Rama është trajtuar si burim konfidencial dhe e ka marrë këtë shpërblim duke u paguar me mandat pagese nga arka e policisë sipas një procedure, e cila është klasifikuar sekret shtetëror. Dëshmia e tij para gjykatës është e pavlefshme dhe kjo provë duhet të deklarohet e papërdorshme. Ka dy mënyra për t’u njohur me këtë praktikë shpërblimi të klasifikuar si sekret shtetëror. Disponimi nga gjykata me kërkesë të mbrojtjes sipas parashikimit të dispozitave të kodit të procedurëa penale, njëra, tjetra nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar në përbërje të të cilit duhet të ketë deputetë të pajisur me çertifikatën e sigurisë. Mënyra se si ka vepruar burimi konfidencia i policisë, duke e provokuar ai vetë aktin korruptiv, dhe shpërblimi prej 7 milionë lekësh i provokatorit që ka marrë nga plicia, e bën të pavlefshme dëshminë e tij para gjykatës. Në paragrafin 3 të nenit 294 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet stimuluese parashikohen se, nuk duhet provokuar një akt kriminal duke shtyrë një person të kryejë një krim të cilin nuk do ta kishte krye po të mos ishte ndërhyrjë e policisë (provokatori). Ky vërtetohet si provokim dhe rezultati nuk mund të përdoret. Ky është Edi Rama. Ai qëndron pas këtij kurthi që na fut në konflikt me një fqinj’’, - u shpreh Berisha.

    Syri

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Incizimi audio/ Dyshimet se policia futi në kurth Belerin

    Emri:  IMG-20231110-WA0003.jpg

Shikime: 916

Madhësia:  25.2 KB

    Sa më shumë kohë kalon, aq më të forta bëhen dyshimet se kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, iu ngrit kurth nga policia, për ta burgosur. Ato po bëhen edhe më të besueshme pas dëshmive të fundit në procesin që po zhvillohet në gjykatën e posatshme. Lapsi Videos ka arritur të sigurojë incizimin audio të dëshmisë të ish shefit të komisariatit të Policisë Himarë, Ermal Ajdini dhe Arsen Ramës, njeriut që futi në kurth Fredi Belerin (shiko videon poshtë).



    Nga versioni që ata kanë shpalosur në sallë të gjyqit shihet se midis kryepolicit të Himarës dhe të infiltruarit, që i ofroi 13 vota për shitje Belerit, ekziston një lidhje e fortë. Në mbi një orë e gjysëm incizim audio të dëshmive, del se policia e kishte përdorur peshkatarin Arsen Rama edhe për çështje të tjera si psh denoncimi i trafikantave të narkotikëve. Rezulton gjithashtu se vetë shefi i komisariatit, Ermal Ajdini e kishte atë një kontakt që e takonte shpesh, madje e ka shoqëruar me makinën e tij, kur ka shkuar të bëjë denoncimin e parë në prokurori kundër Belerit.

    Të dy edhe Ajdini edhe denoncuesi Arsen Rama, dëgjohen në audio të pohojnë gjithashtu, se i infiltruari është paguar për denoncimin e bërë. Po të ndiqet me vëmendje deponimi i tyre, duket se ata kanë ngurim ta tregojnë këtë gjë madje dredhojnë dhe përpëliten të tregojnë edhe shumën e shpërblimit që ka përfituar denoncuesi i Belerit.

    Pra hipoteza e një procesi politik, ku ka ndikuar një kurth policor, bëhet më e fortë. Deri më tani, kjo hipotezë mbështetej vetëm në përkimin e arrestimit, me sulmet politike që kryeministri Rama bëri sistematikisht ndaj kandidatit të Bashkisë Himarë. Tani, nën dritën e fakteve të reja që po dalin në sallën e gjyqit shtohen dyshimet për ngritjen e një kurthi të organizuar duke përdorur policinë për të provokuar kandidatin minoritar të opozitës.

    Në incizim dëgjohet zëri i kryepolicit Ermal Ajdini që i pyetur nga avokatët në sallën e gjyqit, pranon se e ka pasur kontigjent Ramën.

    Ai pohon se e ka përdorur edhe herë të tjera si bashkëpunëtor atë…

    Në dialogun që ka shkëputur Lapsi.al nga biseda mbi një orëshe, dëgjohet shefi i komisariatit Ajdini të pohojë se ai e ka përdorur Arsen Rzmën dhe më parë

    “Avokati: A keni evidentuar ndonjë rast tjetër të vetëofrimit ku shtetasi Arsen Rama te ketë denoncuar fakte kriminale?

    Shefi i komisariatit: Po kam pasur edhe disa raste për trafik narkotikësh”…

    Ai pranon edhe se Arsen Rama është paguar për të çuar pas hekurave Belerin. Po të dëgjohet incizimi audio, edhe i infiltruari edhe kryepolici kanë vështirësi ta pranojnë këtë fakt para gjykatës. Ata pasi pranojnë faktin kalojnë në pohime qesharake duke thanë se nuk mbajnë mend se sa ka qenë shuma e shpërblimit dhe se cili ka qenë motivi i tij.

    Avokati: A jeni ne djeni që Arsen Ramës i është bërë shpërblim në të holla?

    Prokurorja kundërshton

    Gjykatësi: A ka marrë shpërblim?

    Drejtori i policisë: Po ka marrë

    -Për çfarë e ka marrë pagesën?

    -Kjo është sekret hetimor, pyesni policinë e Vlorës për informacion

    Dëshmia e Arsen Ramës

    Avokati -A jeni paguar me bankë për këtë denoncim?

    Arsen Rama-Kur kam qenë në procedura nuk më ka premtuar njeri që do shpërblehem?

    -Po më pas a jeni paguar, a keni marrë pagesë?

    -Po mu bë një shpërblim pasi kjo punë qe mbaruar?

    -Sa ishte shpërblimi?

    -Nuk më kujtohet shuma”.

    Denoncimin se Arsen Rama është paguar për të provokuar e hodhi për herë të parë Sali Berisha. “Ai ka marrë 7 milionë lekë për të provokuar kandidatin minoritar. Pagesa është bërë nga Fondi i Posaçëm Sekret i Policisë së Shtetit”, ka deklaruar në 25 tetor lideri i opozitës, duke iu referuar një burimi brenda policisë.

    “Shtetasi Arsen Rama është trajtuar si burim konfidencial dhe e ka marrë këtë shpërblim duke u paguar me mandat pagese nga arka e policisë sipas një procedure, e cila është klasifikuar sekret shtetëror. Dëshmia e tij para gjykatës është e pavlefshme dhe kjo provë duhet të deklarohet e papërdorshme”, pati pretenduar burimi i Berishës.

    Dyshimet se njeriu që denoncoi Belerin mund të ketë qenë i infiltruari i policisë kanë qenë të forta që kur ndodhi arrestimi. Këto pandehma vinin së pari se Arsen Rama, që iu afrua vetë Belerit duke pretenduar se kishte 8 vota dhe kërkonte nga 50 euro për secilën prej tyre, ishte një i njohur i kandidatit të opozitës për Himarën, të cilit i shiste peshkun për restorantin e tij. E dyta qe gjendja e tij e mjere financiare dhe fakti se kishte qenë më parë kontigjent i policisë. E treta se arrestimi i Belerit ishte paraprirë nga një fushatë e egër personale e kryeministrit Rama kundër tij.

    Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

    Athina zyrtare ka ushtruar presion të madh mbi këtë çështje mbi Tiranën duke kërcënuar edhe me bllokimin e integrimit të vendit në BE. Gjatë samitit të fundit BE -Ballkani Perendimor kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se vendi i tij mund të vinte veton për hapjen e kapitujve të Brukselit me Shqipërinë.

    ©Lapsi.al

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Athina: Beleri, pronat dhe regjistrimi i popullsisë pengojnë rrugën drejt BE

    Emri:  euractiv.jpg

Shikime: 892

Madhësia:  55.4 KB

    Parajajmëri që bëri kryeministri grek Mitsotakis dha gjatë samitit të BE-së në Tiranë, kur tha se Athina mund të pengonte përparimin e Shqipërisë drejt BE-së për shkak të çështjes Beleri, me sa duket po bëhet realitet. Pas gazetës greke Kathemirini (lexo linkun poshtë) është media me qendër në Bruksel Euractiv që e bën të ditur këtë fakt.

    “Greqia po bllokon një letër të 27 vendeve anëtare të BE drejtuar Komisionit Evropian për hapjen e pesë kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit, konfirmoi një burim për Euractiv, duke shtuar se Athina po i bën presion Tiranës të tregojë kreativitet për të zgjidhur një krizë të vazhdueshme dypalëshe” shkruhej sot në një artikull që qendrontë në ballinën e këtij portali (foto lart).

    Më tej aty thuhet: “Gjatë fundjavës, u qarkulluan fjalë se Athina kishte refuzuar të mbështeste një letër që i kërkonte Komisionit të hapte pesë kapitujt e parë të negociatave. Një burim i Këshillit të BE-së, i afërt me këtë çështje konfirmoi për Euractiv se kjo është e vërtetë.

    Athina, sipas burimit, thekson se ka disa probleme në lidhje me shtetin et së drejtës, siç është rasti i zotit Beleri, si dhe zbatimi i disa ligjeve që kanë të bejnë me minoritetin grek në Shqipëri, si të drejtat e pronës. I njëjti burim theksoi se problem ka pasur edhe në regjistrimin e popullsisë, pasi janë raportuar raste kur pjesëtarët e minoritetit grek nuk janë pyetur për fenë apo gjuhën e tyre” shkruan kjo media.

    Por ashtu siç njoftonte edhe e përditshmja greke kathimerini edhe në artikullin e nënshkruar nga Alice Taylor dhe Sarantis Michalopolous lihet të kuptohet se greqia nuk e ka mbyllur përfundimisht derën.

    “Athina nuk po e mbyll derën [për anëtarësimin në BE], por disa çështje duhet të zgjidhen…. Burimi theksoi se pala shqiptare duhet të tregojë “kreativitet” në zgjidhjen e krizës me Belerin”.



    Tensionet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë ndezur që nga muaji maj, kur kandidati për kryetar bashkie, Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale, si i dyshuar për blerje votash. Ai fitoi zgjedhjet në Himarë, por nuk ka mundur të betohet si kryetar bashkie për shkak të burgosjes së tij, pavarësisht apeleve për ta liruar.

    Athina i ka bërë vazhdimisht thirrje Shqipërisë që ta lejojë atë të bëjë betimin, duke e cilësuar arrestimin si politik dhe duke paralajmëruar se kjo do të pengojë rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

    Por i ndodhur përballë këtyre kërcënimeve kryeministri Rama ka bërë indiferentin. Madje i pyetur në Real Story nëse mund të pengoheshin negociatat ai u përgjigj me ironi: “Po u penguan për Belerin, nami u bëftë”.


    Lapsi

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Çështja Beleri/ Greqia ngrin negociatat e Shqipërisë

    Emri:  InCollage_20231111_130353432-2048x1151.jpg

Shikime: 928

Madhësia:  33.3 KB

    Greqia ka ngrirë hapjen e kapitujve të parë të negociatave Be-Shqipëri për shkak të çështjes Beleri. Ndërsa përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare duhet të nënshkruanin një letër për fillimin e procesit, Athina zyrtare ka refuzuar të bëkë këtë, njofton gazeta e madhe greke Kathimerini.

    “Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, një gjë e tillë u bë e pamundur për Shqipërinë” thuhet në artikullin e gazetarit Vasilis Nedos.

    “Përtej efektit që ka qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës për çështjen Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare, ky qëndrim krijon një ingranazh të ndryshëm për çiftin e dy kandidatëve të Ballkanit perendimor drejt anëtarësimit në BE.

    Kujtojmë se fatet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave” vazhdon artikulli. E përditshmja konservatore greke tregon edhe ce cilët ishin kapitujt që do të hapte vendi ynë nëse qeveria Mitsotakis nuk do ta kishte ndalur këtë proces. “Vlen të theksohet se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:

    Së pari, gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

    Së dyti, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

    Së treti, prokurimin publik.

    Së katërti, statistikat.

    Dhe së pesti, kontrollin financiar”.

    Kathimerini nuk harron të theksojë se procesi Beleri, ndonëse nuk përmendej nominalisht, zuri vend edhe në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian. “Greqia mban qëndrime aspak ekstreme, por me respekt të plotë për mjetet që ka çdo vend anëtar i BE-së. Ajo ka mundësinë, edhe në këtë rast, t’i përdorë mjetet që ka në dorë” shkruhet më tejë në artikull ku gjithashtu lihet një dritë jeshile. “Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana jep shenja se ka vend për diskutim dhe nuk demostron shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë”.

    Gjatë samitit të fundit BE -Ballkani Perendimor në Tiranë kryeministri grek Mitsotakis paralajmëroi se vendi i tij mund të vinte veton për hapjen e kapitujve të negociatave mes Brukselit dhe Shqipërisë. Ky ka qenë qëndrimi i pandryshueshëm i Athinës që kur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar bashkëpunëtorit të policisë, Arsen Rama, 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. I ndodhur përballë këtyre kërcënimeve kryeministri Rama ka bërë indiferentin. Madje i pyetur në Real Story nëse mund të pengoheshin negociatat ai u përgjigj me ironi: “Po u penguan për Belerin nami u bëftë”.

    Gazeta Kathimerini rrëfen se Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që zotit Beleri t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare.

    Më 22 nëntor do të zhvillohet mbledhja e radhës e gjykatës antikorrupsion, ku Beleri po gjykohet, por ndërkohë pritet të caktohet një seancë e re për lejen e posaçme që ai kërkon për të bërë betimin. Është vendosur që të mblidhet sërish gjykata speciale (GJKKO), e cila u caktua nga Gjykata e Lartë Shqiptare si kompetente për të vendosur nëse Beleris do të lirohet nga burgu sa për të bërë betimin apo jo.

    Hera e fundit që gjykatat shqiptare refuzuan një kërkesë të tillë ishte më 26 qershor, ndërkohë që kërkesat e shumta të avokatëve të z. Beleris për kryerjen e betimit u refuzuan nga autoritetet shqiptare.


    Lapsi

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55
  2. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  3. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00
  4. A ka burg për ata që vjedhin dashuri?
    Nga Kinezja në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 12:44
  5. Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2003, 13:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •