Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 103
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg, GJKKO merr sot vendimin për Belerin

    Ditën e sotme GJKKO pritet të marrë vendim për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

    Beleri akuzohet për blerje votash dhe u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë SPAK ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për të.

    Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi.

    Ndërkohë bëhet me dije se trupi gjykues është tërhequr për dhënien e vendimit për Belerin.

    Të pranishëm në seancë do të jenë edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke.

    Po ashtu edhe shumë media greke janë në GJKKO, për të ndjekur nga afër procesin ndaj Belerit.

    Kujtojmë se çështja e Belerit ka sjellë përplasje dhe mes Greqisë dhe shtetit shqiptar.

    Emri:  beleri.jpg

Shikime: 601

Madhësia:  35.0 KB

    Emri:  vangjel-dule8.jpg

Shikime: 613

Madhësia:  55.0 KB

    Emri:  dule3.jpg

Shikime: 597

Madhësia:  33.9 KB

    Euronews

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    GJKKO jep vendimin për Fredi Belerin

    Emri:  Beleri-1.jpg

Shikime: 586

Madhësia:  12.8 KB

    GJKKO ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

    Vendimi u mor nga trupi gjykues pas një seancë që zgjati për disa orë me radhë.

    Beleri akuzohet për blerje votash dhe u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë SPAK kishte kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për të.

    Po ashtu Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore u dënua me 6 vjet burg e konvertuar me 3 vite shërbim prove.

    Të pranishëm në seancë ishin edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke.

    Euronews

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Beleri u dënua me 2 vite burg, avokati i tij: Vendim politik, siç e porositi kryeministri

    Video

    Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka folur për mediat pas dënimit me 2 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, duke e konsideruar këtë si një vendim politik i porositur nga vetë kryeministri Edi Rama.

    Ai akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit.

    “Kryetari i seancës i cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke i ndërprerë fjalën Belerin.

    Tensioni i tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite.
    Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpriste fjalën Belerit.

    Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”- tha avokati.

    Në fund ai u shpreh se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO.

    Syri

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    “Beleri” si simbol i debilizimit të debatit publik

    Nga Andi Bushati

    Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoftë shkatërrimi i drejtësisë, qoftë normalizimi i proceseve me prova të manipuluara, qoftë banalizimi i gjykimit me urdhër politik janë, të gjitha së bashku, dëmi më i vogël i asaj që na dëshmoi çështja Beleri. Kostoja më e madhe është debilizimi i debatit publik, në një shkallë të paimagjinueshme dhjëtë muaj më parë, kur kandidati minoritar i opozitës për bashkinë e Himarës, u burgos me akuzën për blerje votash.

    Që nga ajo ditë e 12 majit e deri më sot, pesonalisht, kam marrë pjesë në dhjetra debate televizive, në emisione të ndryshme, por në asnjë, absolutisht në asnjë, nuk kam arritur të zhvilloj një bisedë normale, ku faktet konkrete që janë në dëm të akuzuarit të krahasohen me provat që ai ka në favor.

    Në vend të këtij diskutimi racional jam gjendur gjithmonë përballë klithmash nacionaliste, përballë konspiracioneve me kuaj troje, përballë sfilatave me flamur kombëtar.

    Pyetjet e thjeshta: a është burgosja e nxitur nga kërcënimi personal i Edi Ramës; a ishte dëshmitari, spiuni i paguar i policisë; a janë fallcifikuar procesverbalet e lejimit të përgjimit; a kanë vlerë provat e marra ilegalisht; pse mungojnë gjurmët e gishtave në lekët e korrupsionit; pse gjykata nuk lejoi ballafaqimin e dëshmitarëve, apo pse, tashmë i dënuari, nuk pati mundësi as ti dëgjojë, as ti shikojë në sallën e gjyqit, regjistrimet për të cilat ndodhet në burg, merrnin gjithnjë përgjigje haluçinante.

    Ato përmblidheshin kryesisht në tre mjegullnaja idioteske.

    E para, se Fredi Beleri ishte një maskara, që ka qenë i dënuar, që ka vrarë njerëz, që na ka djegur flamurin, që i shërben rrëmbimit të trojeve të Vorio Epirit nga Greqia.

    E dyta, se ka ardhur momenti që ti thyejmë hundët Athinës, se jemi bërë tashmë një shtet i fortë i NATO-s, që s’kemi pse pyetsim as për presionet e kryeministrit grek, as për mitingjet e kryebashkiakëve fqinjë në tokën tonë e as për vetot e Athinës për integrimin në BE.

    E treta, se ne nuk e harrojmë genocidin ndaj çamëve, rrëmbimin akoma dhe sot të pronave të tyre, dhunimet e panumërta ndaj emigrantëve tanë, ndryshimet e detyruara të emrave, madje as faktin se Janina dhe Preveza janë tonat.

    Ishte e kotë që në këtë delir dikush të thoshte se Beleri duhej të gjykohej për të gjitha akuzat e mëparshme, se e dënonte sjelljen arrogante të qeverisë helene, se e denonconte sjelljen e shtetit grek ndaj emigrantëve dhe pronave të çameve, por se asnjëra prej tyre nuk ishte pjesë e çështjes në fjalë: burgosjes, me apo pa prova, të kandidatit minoritar të opozitës.

    Deliri i studiove televizive, ku atij që mendonte ndryshe i gjuhej me shishe uji kokës, u përhap si epidemi edhe në rrjetet sociale ku masakroheshin ata që konsumonin sufllaqe lëmoshë nga Athina, apo në biseda kafenesh, ku shoku i thoshte plot siguri shokut: “Emo mir ia bënë grekut të *****”.

    Në harkun e disa muajve, një koalicion laraman, mes rilindasish të thekur, grekofobësh të vendosur dhe mbështetësish pro amerikanë të drejtësisë së re, arritën të vrasin çdo debat racional për procedurën gjyqësore.

    Në mënyrë të orkestruar, fakteve ata i mbivendosën emocionet, realitetit paranojën, debatit mbi provat histerinë nacionaliste.

    Prandaj e them me bindje, nga ajo që kam përjetuar si dëshmitar në studiot televizive dhe nga ajo që kam ndjekur nga ekrani, si spektator i thjeshtë, se dëmi real i procesit Beleri nuk është drama që u zhvillua pas kafazit të xhamtë ku mbahej i akuzuari, në sallën e gjyqit, por ajo që ndodhi jashtë atyre mureve.

    Masakra e vërtetë është se strategjia për të debilizuar debatin publik ia doli të fitonte. Çoroditja e mundi mendimin e lirë. Kakofonia e mposhti etjen për të vërtetën.

    Cilido që ka lexuar sa do pak për rënien dhe asgjesimin e demokracive e kupton lehtë se këto janë sinjale të dukshme të asaj që po ndodh. Pikërisht për këtë unë këmbëngul në faktin se “procesi Beleri”, qoftë edhe nëse dënimi i tij është 200% i padrejtë, përbën një dëm shumë më të vogël sesa ajo që ndodhi përreth tij. Pasi në një atmosferë të tillë, ku paranoja i mbivendoset realitetit edhe gjykatësit do ta kenë më të lehtë, në të ardhmen, të japin vendime pa prova. Po ashtu edhe gazetaria do të shkojë drejt anomalisë, ku opinionet do të vrasin faktet. Pra në situata ku publiku e humb orientimin, të gjitha kundër pushtetet, mund të bien më lehtë në zgjedhën e atij politik. Kjo është drama reale e gjyqit Beleri dhe prandaj, ai mund të konsiderohet si një provë gjernerale për fazën e rrezikshme ku po hymë.

    Lapsi

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Meta: Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye. Burgimi i tij politik

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për median greke, Open Tv.

    Gjatë bisedës me gazetaren, Meta është pyetur në lidhje me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.

    Sipas Metës, Beleri nuk është arrestuar, por rrëmbyer.

    ‘Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye. Burgimi i tij politik. Kjo çështje dëshmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama’, ka thënë Meta për median greke.

    Pyetje: Si e komentoni vendimin e Gjykatës Speciale për Fredi Belerin?

    Ilir Meta: Nuk është Gjykata Speciale, është Gjykata e Ramës, është gjykatë politike.Beleri nuk u arrestua, ai u rrëmbye dhe të gjithë e dinë se gjithçka ishte e parafabrikuar.

    Kryeministri në një intervistë televizive, disa orë përpara se Policia ta rrëmbente Belerin, kryeministri pra e paralajmëroi Belerin se do merrej personalisht me të.

    Pyetje: A mendoni se Beleri është i pafajshëm?

    Ilir Meta: Unë besoj se Beleri është kryetari legjitim i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga njerëzit, i konfirmuar nga KQZ dhe sipas Kushtetutës sonë, asgjë nuk mund ta ndalojë që të bëjë betimin.

    Pyetje: A është gjyqtarja Irena Gjoka e urdhëruar nga Rama?

    Ilir Meta: Drejtësia këtu është totalisht e kontrolluar nga Rama. Kjo çështje është vetëm politike, dhe nuk ka aspak të bëjë me respektin ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës dhe ndaj vullnetit të njerëzve.

    Pyetje: A mendoni se çështja Beleri po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

    Ilir Meta: Unë mendoj se çështja Beleri është një çështje e qartë, në të cilën gjithë bota mund të shohë që në Shqipëri sundimi i ligjit nuk ekziston. Grupet kriminale mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke dhunuar hapur vullnetin e njerëzve.

    Syri

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Media greke: Belerin e dënoi Rama me mbështetje ndërkombëtare

    Emri:  rama-beleri-kathimirini.jpg

Shikime: 575

Madhësia:  23.0 KB

    Guximi i Edi Ramës për të montuar burgosjen e kandidatit të zgjedhur të bashkisë Himarë buron nga mbyllja e syve që aleatët perendimorë po tregojnë ndaj kryeministrit shqiptar që ka ditur të jetë i dobishëm për ta. Kështu shkruan në një koment në gazetën “Kathimerini”, Sakis Moumtzis. Thelbi i artikullit të tij të titulluar “Dënimi i Belerit një çështje prestigji”, i mëshon faktit se i gjithë procesi ka qenë i pilotuar nga kryeministri shqiptar. “Çështja Beleri u montua hapur që në fillim. Ishte një komplot i stilit ballkanik i kryeministrit shqiptar Edi Rama kundër helenizmit në Himarë.

    Duhet theksuar se qeveria në Shqipëri është kthyer prej kohësh drejt një regjimi autoritar, me kryeministrin qe ka në kontroll të plotë të gjithë sistemin gjyqësor, me liderin e opozitës Sali Berisha në arrest shtëpie. Aleatët dhe partnerët tanë mbyllin sytë para kësaj situate sepse Rama është i dobishëm për ta dhe ai duke shkelur këtë tolerancë vendos regjimin e tij. Në këtë regjim, minoriteti grek, si subjekt politik, ekonomik dhe social, nuk ka vend”.

    Duke bërë këtë pasqyrë të përgjithshme autori shtron pyetjen si duhet të sillet pas kësaj Greqia, e prekur në dinjitetin e saj. “Greqia është fuqia kryesore në Ballkan. Dorashka që iu hodh asaj me paraburgimin dhe dënimin e mëpasshëm të Fredi Belerit nuk mund të mbetet pa përgjigje”, nënvizon ai. Autori nuk ka dyshime se “Edi Rama, siç dëshmohet nga një sërë veprimesh të tij, zgjodhi strategjikisht të qëndrojë kundër Greqisë. Në këtë ai inkurajohet nga mbështetja që i kanë dhënë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia dhe Turqia, në mënyrë që të ndihet i sigurt se ne do të reagojmë me delikatesë ndaj sfidave që na bën”.

    Në fakt, kjo çështje se si duhet të sillet Athina zyrtare ndaj situatës së re të krijuar ka qenë këto ditë temë e shumë analistëve të vendit fqinjë.

    Në një koment të Stavros Tzimas, një analist mjaft i njohur dhe me peshë në Greqi, thuhej se dënimi i Belerit nga gjykata në Tiranë “nuk ka habitur askënd” dhe nuk vihet në dyshim se pas këtij akti qëndron Edi Rama. “Do të jetë interesante të shohim se cilat do të jenë lëvizjet e radhës të politikës së jashtme greke dhe si do të reagojnë aleatët europianë dhe amerikanë, të cilët deri më tani kanë mbyllur sytë ndaj Ramës.

    Historiani dhe filozofi grek, Constantinos Filis, i cili ka bërë një koment në gazetën “Kathimerini” mbron tezen se Shqipëria në arenën ndërkombëtare është forcuar, se ajo nuk është më ajo e para disa viteve dhe për këtë arsye procesi i Belerit duhet të shërbejë si një pikë kthese që Athina të rishikojë qasjen e saj diplomatike. “Shqipëria, është ndikuar prej disa vitesh nga vende të veçanta, padyshim që i përket sferës së influencës së Shteteve të Bashkuara, por edhe shteteve evropiane, si Gjermania dhe Italia, por edhe Turqia kanë një ndikim të fortë në Tiranë. Me sa duket është Berlini dhe Roma që i japin Ramës besimin se nëse është e nevojshme, ai do të anashkalojë çdo veto greke, ose më mirë, për ta thënë më troç, se Greqisë do t’i bëhet presion që të mos bllokojë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” – shkruan Filis.

    Analisti grek vëzhgon se “Shqipëria po krijon në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive mburoja mbrojtëse përmes partneriteteve dhe bashkëpunimeve me aktorë të fuqishëm brenda Perëndimit, madje duke shitur teza antiruse dhe duke u bërë më simpatike ndaj lidershipeve dhe qarqeve të caktuara.

    Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

    Në fund të fundit, çështja Beleri është një alarm zgjimi për diplomacinë greke në raport me Ballkanin Perëndimor dhe ekuilibrat dinamikë dhe të rinj që mbizotërojnë. Ne duhet të kemi një plan dhe një vizion për të rikuperuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe universale në rajon, sepse konkurrentët tanë tashmë janë vendosur strategjikisht në tabelën e shahut dhe jo vetëm nga Lindja” – mbyllet shkrimi tij.

    Të martën kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 2 vite burg. Ai u shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet e majit të kaluar.

    Marrë nga Kathimirini/ Lapsi.al

  7. #67
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Pse cfare eshte Rama prokuror apo gjyqtar, qe te denoje njerez???? Mentaliteti i fqinjeve tane eshte i shekullit 19
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Futja e Rames ne zgjedhjen e Bejlerit qe nje budallik i Rames por futja dhe insistisimi i Greqise e kthyen budallikun e Rames ne nje ngjarje patriotike ne favor te Rames .Budalliku i Rames u be budalliku i Greqise.

    Rama jo vetem qe doli patriot por edhe doli i pari politikan shqiptar i 30 viteve te fundit qe nuk ju perkul Greqise.

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Futja e Rames ne zgjedhjen e Bejlerit qe nje budallik i Rames por futja dhe insistisimi i Greqise e kthyen budallikun e Rames ne nje ngjarje patriotike ne favor te Rames .Budalliku i Rames u be budalliku i Greqise.

    Rama jo vetem qe doli patriot por edhe doli i pari politikan shqiptar i 30 viteve te fundit qe nuk ju perkul Greqise.
    Të kam thënë edhe më parë që Rama nuk është budalla, është "shejtan budalla" siç thonë turqit. Ai nuk bën budallëqe, ai bën detyrat që i kanë caktuar klientët. Klientët e tij janë disa prej njerëzve më të pasur në botë, dhe e bënë Ramën kryeministër pasi e dinë se ai është gati të shesi edhe fëmijët e tij për lekë. Ai është kryeministër i Shqipërisë që këta klientë të shtien në duar pronat e trojet më të mira të vendit, që ti kthejnë në biznese fitimprurëse të tyre, duke mbushur xhepat e tyre dhe duke u vjedhur shqiptarëve që jetojnë në atë vend të ardhmen e fëmijëve e nipërve të tyre.

    Rama ka nxjerrë në shitje gjithë Shqipërinë tani që e zbrazi nga shqiptarët. Dhe ai ndërhyri në zgjedhjet në Himarë pasi pas atyre tokave në Himarë janë qindra miliona euro investime që klientët e Ramës duan të investojnë. Dhe këta klientë e kanë bërë pagesën tek Rama. Nëse Rama nuk e mbaron porosinë e tij, ata e vrasin Ramën siç vranë Santon në mes të Tiranës. Planet e pazaret e Ramës u prishën kur në garë hyri një himariot që u premtoi fshatarëve të tij që do t'ua mbronte pronat nga hijenat e Tiranës.

    Kjo ngjarje do të bëhet interesante kur të mësojmë se kush është klienti i Ramës që ia ka vënë syrin Himarës e rivierës shqiptare. Kur e gjen veten mes dy zjarreve, Rama frikë ka vetëm ato organizata kriminale që të vrasin në mes të Tiranës. Nuk ka frikë diplomacinë greke pasi ajo nuk të vret, ajo vetëm të rrëzon nga pushteti.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-03-2024 më 02:10

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Të kam thënë edhe më parë që Rama nuk është budalla, është "shejtan budalla" siç thonë turqit. Ai nuk bën budallëqe, ai bën detyrat që i kanë caktuar klientët. Klientët e tij janë disa prej njerëzve më të pasur në botë, dhe e bënë Ramën kryeministër pasi e dinë se ai është gati të shesi edhe fëmijët e tij për lekë. Ai është kryeministër i Shqipërisë që këta klientë të shtien në duar pronat e trojet më të mira të vendit, që ti kthejnë në biznese fitimprurëse të tyre, duke mbushur xhepat e tyre dhe duke u vjedhur shqiptarëve që jetojnë në atë vend të ardhmen e fëmijëve e nipërve të tyre.

    Rama ka nxjerrë në shitje gjithë Shqipërinë tani që e zbrazi nga shqiptarët. Dhe ai ndërhyri në zgjedhjet në Himarë pasi pas atyre tokave në Himarë janë qindra miliona euro investime që klientët e Ramës duan të investojnë. Dhe këta klientë e kanë bërë pagesën tek Rama. Nëse Rama nuk e mbaron porosinë e tij, ata e vrasin Ramën siç vranë Santon në mes të Tiranës. Planet e pazaret e Ramës u prishën kur në garë hyri një himariot që u premtoi fshatarëve të tij që do t'ua mbronte pronat nga hijenat e Tiranës.

    Kjo ngjarje do të bëhet interesante kur të mësojmë se kush është klienti i Ramës që ia ka vënë syrin Himarës e rivierës shqiptare. Kur e gjen veten mes dy zjarreve, Rama frikë ka vetëm ato organizata kriminale që të vrasin në mes të Tiranës. Nuk ka frikë diplomacinë greke pasi ajo nuk të vret, ajo vetëm të rrëzon nga pushteti.

    Albo
    Rama eshte nje cop idioti por fati i tije eshte se nga krahu tjeter ka idiot me te medhenj se Rama. Nuk ke çfare ti besh eshte fati i tije. Ceshtja e tokave eshte dytsore,jo vetem sepse shumica e tokave jane zene por edhe se Bejleri nuk eshte tipi qe i mbrom dot...
    Beri president Meten,Meta u çmend ne Presidenc... Kishte Lulzim Bashen ne Opozite,Lulja u shiste per dy Lek. Tani ne opozite i ka ardhur idioti tjeter i radhes shoku Sali. Shoku Sali ka muaj qe thote me ka arrestuar Rama ! Po si eshte ky muhabet edhe te arreston Rama edhe ti ben marveshje me Ramen ?!.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55
  2. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  3. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00
  4. A ka burg për ata që vjedhin dashuri?
    Nga Kinezja në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 12:44
  5. Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2003, 13:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •