Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 103
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit. Akuza në sallë: Turp, poshtë diktatura!

    Emri:  1702313007_vangjeldule.jpg

Shikime: 1051

Madhësia:  31.3 KB

    Kërkoi leje të betohet si kryebashkiak i Himarës, por në seancën e kësaj të hëne që nisi në orët e drekës, në fund GJKKO rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit. Pas vendimi në sallë u dëgjuan akuzat ”Turp, poshtë dikatura”. Për mediat foli edhe kreu i PBDNJ-së. Ai tha se çështja ndaj Belerit është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama i cili sipas tij ka interesa të mbajë Jorgo Goron si kryetar bashkie të Himarës me qëllim tjetërsimin e pronave pasurore për intereat e tij.

    “Është për të shprehur keqardhjen për republikën tonë, demokracinë tonë. Çështja Beleri nuk është asgjë më tepër sesa një kakofoni drejtësie ku tekstin, muzikën dhe orkestrimin e realizon një autor ekskluziv, Edi Rama.

    Belerit prej muajsh i privohet e drejta themelore, ndërsa qytetarëve u privohet e drejta për të zgjedhur. Kryetari ne bashkisë e kanë zgjedhur dhe kryetar nuk kanë. Çështja është një dhe e vetme. Rama kërkon me çdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët me qëllim që të vazhdojë aferat korruptive që kanë qëllim tjetërsimit e statusit pasuror.

    Kjo nuk është një ndërhyrje në punët e drejtësisë por një mendim që mund të shprehim për një vendim. Ndërhyrje në drejtësi është ajo që dëgjuat në intervistën e kryeministrit Rama. Janë momente shumë të vështira që krijojnë precedent të rrezikshëm që cënon shtetin e së drejtës, prezumimin e pavarësisë”,-u shpreh Dule.


    Koha Jone

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Media ”Protothema”: Vetoja greke do të mbetet në fuqi deri në lirimin e Belerit

    Emri:  Mitsotakis_rama_PMs_office-scaled-1-1536x1025.jpg

Shikime: 1037

Madhësia:  34.8 KB

    Gazeta greke ”Protothema”, shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama po udhëheq një rikthim të tensioneve në marrëdhëniet greko-shqiptare, ku sipas tyre ky i fundit tenton të shfaqet si nderues i “autoritetet evropiane” për të kapërcyer veton greke për çështjen Beleri.

    Qeveria greke dhe vetë kryeministri Mitsotakis megjithatë dërguan mesazhin në çdo mënyrë se qëndrimi grek do të mbetet i vendosur dhe nuk do të ketë hapa të mëtejshëm në drejtimi europian i vendit për sa kohë që rezultati i zgjedhjeve në Himarë nuk njihet dhe nuk jepet leja për të betuar Belerin si kryebashkiak i ri.

    Rama duket i vendosur për ta çuar në ekstrem përballjen me Greqinë dhe këtë po e bën jo vetëm në përpjekje për të treguar forcë për të mbajtur një diskurs nacionalist që dështimet e Shqipërisë do t’ia atribuojë qëndrimit të Greqisë, por kryesisht sepse ai nuk dëshiron që kryebashkiaku i ri i Himarës të jetë dikush që nuk e kontrollon dhe do të mund t’i krijojë probleme në planin e shfrytëzimit të supozuar turistik të zonës bregdetare të Himarës.

    Koha Jone

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Seanca për Belerin, SPAK publikon prova: Çfarë u zbulua nga “zbërthimi” i telefonave

    Emri:  640-0-1683893213xfredi-belerijpg-698.jpg

Shikime: 1023

Madhësia:  29.8 KB

    Gjatë seances së radhës në procesin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Belerit, SPAK gjatë leximit të provave shkresore, i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit të bashkë të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi, është zbuluar një grup në aplikacionin Ëhats Up i quajtur “Himara ime je ti”.

    Në këtë grup sipas Prokurorisë, ka biseda rreth ndihmës që do ti ofrohej qytetarve të Himares dhe zonave përreth, ndër to edhe për sigurimin e “letrave greke”.

    Madje në një bisede, Beleri i ka terhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: Çfare janë keto biseda, nga këto do të digjesh ti!

    Por avoketët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK dhe sipas tyre, ato nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer me herët se sa te kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi te nënës së Pandeli Kokaveshit.

    Po ashtu bëhet me dije se Fredi Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria ne seancën e sotme, ku u paraqitën provat shkresore. Nisur nga ky fakt prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij, por të Arsen Ramës (bashkëpunëtorit) ku janë gjetur thirrjet dhe kominikimet me të.

    Euronews

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Rama për Himarën: Goro të ndërpresë mandatin. Vendimi i GJKKO për Belerin, i qartë

    Emri:  Rama.jpg

Shikime: 1054

Madhësia:  31.6 KB

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me situatën në Himarë. Ai shprehet se kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri do të mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak.

    Kryeministri shprehet gjithashtu se ndërkohë që kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, Jorgo Goro, i cili ende po funksionon si kryebashkiak duhet të ndërpresë mandatin.

    Sipas Ramës vendimi i i GJKKO për mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm. Megjithatë ai mbetet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ndërsa Jorgo Goro, nuk ka më legjitimitet për të drejtuar bashkinë.

    Postimi i kryeministrit Rama

    Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:

    Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton përfundimisht një qëndrim korrekt ligjor, ashtu sikundër edhe refuzimi i gjykatës speciale ndaj kërkesës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
    Fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
    Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës. Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur.




    Euronews

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Greqia e kënaqur me lëvizjen e Tiranës: Hap pozitiv, Rama pranoi Belerin si kryetar të zgjedhur të Himarës

    Emri:  640-0-385391180-877237763771886-945727623414865682-n-100.jpg

Shikime: 1037

Madhësia:  32.4 KB

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë për rastin e Fredi Belerit. Në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, Gerapetritis tha se është hap pozitiv fakti që kryeministri Edi Rama pranoi Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

    “Në të vërtetë, ka pasur një hap pozitiv nga ana e kryeministrit shqiptar, i cili në parim pranoi që kemi një kryetar të ri dhe ish-kryetari Goro duhet të largohet patjetër. Më pas do të vlerësojmë nëse veprimet e radhës janë të përputhshme me ato që kemi vënë si kusht”, tha Gerapetritis.

    Duke komentuar postimin e kryeministrit të Shqipërisë në rrjetet sociale, Gerapetritis theksoi se “për herë të parë Edi Rama pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe e quajti shprehimisht Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur”.

    Ai shtoi se “kryeministri shqiptar madje pranoi që ish-kryetari i bashkisë nuk mund të mbajë detyrën dhe nënvizoi: “Për momentin ajo që duhet bërë është zëvendësimi i menjëhershëm i ushtruesit të detyrës, zotit Goro”.

    Duke iu referuar vendimit të gjykatës shqiptare për korrupsionin dhe krimin e organizuar, ai vuri në dukje se ka marrë disa konsiderata, duke përfshirë se Fredi Beleri është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe se për momentin mbajtja në paraburgim të përkohshëm e pengon të bëjë betimin dhe të marrë detyrën dhe se ish-kryetari Goro nuk mund të shërbejë si kryetar bashkie.

    Lapsi

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Ekskluzive/ Dorëhiqet kryebashkiaku i Himarës, Gjergj Goro

    Emri:  jorgo-goro-edi-rama.jpg

Shikime: 1043

Madhësia:  55.6 KB

    Dy ditë pas reagimit të Edi Ramës, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Gjergji Goro, ka dhënë dorëheqjen. Burime të Lapsi.al mësojnë se dorëheqja është depozituar pasditen e djeshme te Prefekti i Vlorës.

    Rama në reagimin e tij tha se “kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit” dhe paralajmëroi “nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”. Ky reagim i kryeministrit kënaqi edhe Athinën zyrtare. Ministri i Jashtëm grek, Gerapetridis e përshëndeti qëndrimin e Ramës si një akt për kapërcimin e tensionit të krijuar pas arrestimit të Belerit.

    Himara pas dorëheqjes së Goros do të drejtohet ose nga një prej dy nënkryetarëve nga prefekti i qarkut ose nga një administrator i caktuar përkohësisht prej qeverisë. Pasi të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata do të vendoset edhe për fatin e Fredi Belerit, nëse do të betohet ose jo si kryebashkiak i Himarës apo do të shkohet në zgjedhje të reja.

    Gjergj Goro ngjan të jetë një “kokë turku” e Edi Ramës për të balancuar krizën që ai shkaktoi me Athinën zyrtare pas arrestimit të Fredi Belerit.

    Kujtojmë se presioni i Greqisë ndaj Shqipërisë për ta lejuar së paku të betohet si kryebashkiak, arriti kulmin me vendimin e Mitsotakis për të vendosur veto ndaj vijimit të negociatave të Shqipërisë me BE-në.

    Më herët Edi Rama ishte përjashtuar edhe nga një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor që kryeministri i Greqisë kishte thirrur në Athinë.

    Aktualisht duket se janë ezauruar të gjitha vendimet e gjykatave shqiptare për të lejuar Belerin të betohet si kryebashkiak i zgjedhur. Ndërkohë që vijon procesi penal ndaj tij për akuzën e blerjes së votave.


    LAPSI

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Fredi Beleri konteston provat e Prokurorisë me dëshmitarë

    Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri pretendoi në gjykatë se hetimi ndaj tij për korrupsion aktiv në zgjedhje ishte i montuar dhe akuzoi prokurorinë e Vlorës se kishte falsifikuar provat.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  fredi-beleri-1280x718-2.jpg

Shikime: 1025

Madhësia:  41.6 KB
    Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri gjatë një takimi në Athinë. Foto: Facebook.

    Pesë dëshmitarë të kërkuar nga kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u pyetën të premten më 29 dhjetor nga avokatët e tij dhe nga Prokuroria. Pasi gjykata bëri me dije se ishte rrëzuar kërkesa për përjashtimin e dy anëtarëve të trupës, kryesuesit Erjon Çela dhe gjyqtares Irena Gjoka, I pandehuri Beleri parashtroi një deklaratë duke theksuar se kishte lidhje me kërkesat e tij për marrjen e provave dhe pyetjen e dëshmitarëve.

    Ai e cilësoi hetimin ndaj tij të montuar dhe pretendoi se Prokuroria e Vlorës ka falsifikuar provat. Po ashtu, Beleri akuzoi gjykatën se po shërbente si mburojë për Prokurorinë.

    Në seancën e 19 dhjetorit, aktet e prokurorisë u kontestuan si të paligjshme dhe të papërdorshme nga i pandehuri Beleri dhe mbrojtësit e tij me argumentin se nuk janë siguruar sipas procedurës. Megjithatë, ata nuk kundërshtuan përmbajtjen e tyre.

    Ndërkohë të premten, një prej provave të prokurorisë u kundërshtua me anë të deklarimeve të një dëshmitari, duke u pretenduar se në foto me Belerin nuk ishte bashkëpunëtori i prokurorisë, Arsen Rama.

    Dëshmitari Thoma Bogdani deklaroi gjatë seancës nën betim, se e ka mik Fredi Belerin dhe se e ka takuar një ditë para arrestimit në Potam. I pyetur nga avokatët lidhur me një foto për të cilën dhe vetë dëshmitari tha se kiste marrë dijeni se qarkullonte prej rreth një muaji në rrjetin e aplikacionit WhatsApp, ai deklaroi se në foto ishte së bashku me Belerin. Dëshmitari Bogdani vërejti se kishte veshur në seancën e të premtes, të njëjtat rroba që ka pasur në atë foto.

    Prokurorja Dorina Bejko i drejtoi dëshmitarit një seri pyetjesh për detaje rreth itinerarit që kishte pasur ditën kur është kryer fotoja. Dëshmitari Bogdani deklaroi se Belerin e ka mik dhe atë ditë kur ishte duke u kthyer nga Tirana për në Himarë, e kishte telefonuar dhe ishin takuar.

    Pas dëshmisë së Bogdanit, Beleri pohoi se vijohej me falsifikime ndaj tij dhe se duan ta dënojnë në çdo mënyrë. Po ashtu, Beleri u shpreh se ndihej i diskriminuar.

    Një tjetër dëshmitar, Edi Ruçi, që tha se ushtron profesionin e gazetarit, sqaroi para gjykatës se kishte intervistuar vëllanë e Arsen Ramës, Avdyl Ramën, të cilin e kishte pyetur nëse familjarët e tij kishin marrë përfitim financiar nga Beleri. Sipas Ruçit, Rama kishte deklaruar në intervistë se nuk kishin marrë para nga Beleri.

    Avokatët e Belerit theksuan se intervista e Ramës dhënë për gazetarin tregonte të vërtetën, pasi ishte dhënë në momentet e para. Sipas tyre, nuk qëndronin as pretendimet e mëvonshme se intervista ishte marrë nën trysni. Edhe dëshmitari Ruçi deklaroi se Avdyli kishte shkuar për të dhënë intervistën me kushëririn e tij dhe se kishin qenë të vetëm në breg të detit.

    Ruçi sqaroi se fillimisht kur kishte komunikuar me Avdyl Ramën, ai nuk kishte pranuar për intervistë, ndërsa në ditët në vijim e kishte kontaktuar vetë duke i thënë se i kishte rënduar në moral situata, prandaj donte të fliste publikisht. Dëshmitari deklaroi se me Arsen Ramën vetëm ishte shkëmbyer, por nuk kishte pasur komunikime.

    Të premten paraqitën dëshminë e tyre edhe dy të afërm të Belerit, të cilët u prezantuan si kushërinj të largët, si dhe një tjetër person që pretendoi se vëllezërit Arsen dhe Avdyl Rama kishin sajuar dy vjet më parë një çështje penale kundër tij, megjithëse ai i kishte ndihmuar në momente të vështira duke u dhënë mundësinë të peshkonin së bashku me skafin e tij.

    Gjykata në përfundim pranoi kërkesën e avokatëve të të pandehurve për heqjen dorë nga pyetja e disa dëshmitarëve. Ndërkohë, u rrëzua një kërkesë për ripyetjen e Arsen dhe Avdyl Ramës, kërkesë që është rrëzuar dhe më parë nga gjykata.

    Seanca e radhës kur do të pyeten gjashtë dëshmitarë të tjerë të kërkuar nga mbrojtja, u caktua të zhvillohet më datë 10 janar, në orën 11:30.

    Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Ky i fundit nuk është paraqitur në seanca, por ka kërkuar që procesi të vijojë në praninë e avokatit të tij.

    BIRN

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Ekathimerini: Rama takim me Vangjel Tavon, i kërkon të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë

    Emri:  auto_-640-0-tavo-rama-17042912621704295770.jpg

Shikime: 1025

Madhësia:  54.3 KB

    Kryeministri Edi Rama ka nisur bisedimet për gjetur kryebashkiakun që do të drejtojë përkohësisht Bashkinë e Himarës, pas shkarkimit të Jorgo Goros dhe me Fredi Belerin ende në burg. Emri i përzgjedhur prej kreut të qeverisë duket se është ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, i cili i përket minoriteti grek.

    Këtë gjë e ka zbuluar gazeta greke “Kathimerini”, e cila zbulon edhe detajet nga një takimit i zhvilluar mes kryeministrit dhe Vangjel Tavos.

    Sipas medias fqinje, në prag të Krishtlindjes, ish-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjel Tavo, një anëtar i shquar i minoritetit grek dhe mjek privat sot, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për “një kafe” në Tiranë. Tavo e pranoi ftesën, megjithëse marrëdhëniet mes tyre ishte acaruar pasi Tavo ishte larguar nga Partia Socialiste për të bashkuar forcat me Ilir Metën në themelimin e LSI-së. Kësaj telefonate, Rama i kishte paraprirë në mes të dhjetorit me një tjetër telefonatë me Tavon, këtë herë në nivel njerëzor, për një ngjarje të pakëndshme, pikërisht vdekjen e vajzës së tij në një aksident automobilistik.

    “Kathimerini” raporton se Rama dhe Tavo janë takuar në një kafene të njohur në Tirana dhe aty kryeministri shqiptar, pasi i ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën, i ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim që Tavo të marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor të Himarës. Siç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës

    Sipas të njëjtave burime, shkruan “Kathimerini”, Tavo i ka sqaruar Ramës se nuk duhet të harrojë që vjen nga Dropulli dhe jo nga Himara, për të marrë përgjigjen e Ramës se kjo nuk është pengesë. Kryeministri i ka thënë se edhe “anëtarët e tjerë të pakicës greke nuk janë nga Himara, por qeverisin atje”.

    Tavo nuk e ka refuzuar propozimin e Ramës dhe thuhet se i ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në zbutjen e situatës. Megjithatë, ai ia bëri të qartë Ramës se do ta pranonte vetëm në rast se do të pranohej nga pala greke, ndërsa theksoi se nuk do të nënshkruajë asnjë vendim apo dokument që mund të ketë lidhje me pronat e grekët e Himarës.

    “Kathimerini”, thekson më tej se sipas asaj që Tavo u ka treguar bashkëpunëtorëve të tij të afërt, Rama nuk e hodhi poshtë arsyetimin e tij dhe më pas Tavo njoftoi qeverinë greke, ndërsa çështja mbetet e hapur, pasi në Athinë thuhet se kjo kërkesë nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga pala shqiptare.

    Burime qeveritare në Athinë pohuan për median greke në të njëjtën kohë se “padyshim personi që do të zgjidhet nuk mund të jetë nga ambienti Rama, por duhet të jetë sa më afër qëndrimeve të minorancës”, ndërsa nuk përjashtuan që ky person të jetë Tavo, duke theksuar se nuk kanë marrë informacion përkatës nga Tirana.

    Me emrin e Vangjel Tavos në krye të Bashkisë së Himarës, duket se Rama po e bën për ta paraqitur edhe si të minoritet grek, por edhe si opozitar, pasi vlen të theksohet se ai kandidoi për deputet në Qarkun e Gjirokastrës në vitin 2021 nën logon e LSI-së, por nuk arriti dot që të fitonte

    Më herët ishte pikërisht gazeta greke “Kathimerini”, e cila raportoi se përveç Vangjel Tavos, kryeministri Edi Rama kishte dhe dy alternativa të tjera si Ilir Paço dhe Theodhori Çami.

    Me sa duket, Rama po përpiqet t’i gjejë një zgjidhje çështjes Beleri pa Belerin, duke piketuar edhe personalitete të tjera minoritare përtej Tavos, ndërsa pala e kryebashkiakut të paraburgosur përpiqet të djegë çdo skenar në këtë drejtim.

    Syri

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    I kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Vangjel Tavo për News24: Nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmet greke!

    Emri:  800-0-44c13406389cf72d5004b424f3bcc115.jpg

Shikime: 1000

Madhësia:  20.8 KB

    Vangjel Tavo ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që të marrë drejtimin e bashkisë Himarë.

    Në një prononcim për News24, ai u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë dëshirë të angazhohet me politikë. “Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke. S’kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, është shprehur ai.

    Mediat greke shkruajnë se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka takuar Vangjel Tavon dhe se i ka kërkuar këtij të fundit të drejtojë bashkinë e Himarës.

    Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Fredi Beleri, ndodhet në burg, pasi akuzohet për blerje votash.

    (BalkanWeb)

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Skandali/ Për burgosjen e Belerit u përdor një dokument i rremë

    Emri:  fredibeleris_13.jpg

Shikime: 1020

Madhësia:  17.9 KB

    Kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe u la më pas në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Vlorës me argumentin se i akuzuari paraqiste rrezikshmëri pasi “siç rezulton edhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”.

    Por të dhënat e siguruara nga seanca e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme kundër Belerit tregojnë se saga e mbajtjes së tij në masën e “arrestit me burg” u bazua fillimisht mbi një certifikatë të gjendjes gjyqësore me të dhëna të pavërteta.

    I thirrur si dëshmitar në proces, punonjësi i IT-së në Prokurorinë e Vlorës, Ledion Jonuzaj deklaroi të enjten se pas arrestimit të Belerit, prokurorja Matilda Peza i kishte kërkuar atij që të shkarkonte nga sistemi i gjendjes gjyqësore një certifikatë të gjendjes gjyqësore të Belerit, ku ai rezultoi “i dënuar”.

    Por pasi ishte kallëzuar nga Beleri për falsifikim të certifikatës së tij të gjendjes gjyqësore, Jonuzaj tha se kur ishte thërritur në SPAK, i ishte kërkuar që të printonte një certifikatë të dytë të gjendjes gjyqësore të Belerit nga sistemi.

    “Në dëshminë e dytë rezultonte i padënuar,” deklaroi Jonuzaj para gjykatës.

    Sistemi i Gjendjes Gjyqësore menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë dhe aksesohet nga prokuroritë mbi bazën e një memorandumi me Prokurorinë e Përgjithshme.

    Kur u pyet nga kryesuesi i trupit gjykues nëse certifikata e gjendjes gjyqësore mund të dilte ndryshe për të njëjtin individ, Jonuzaj u shpreh se duhej të pyesnin Drejtorinë e Burgjeve për të marrë përgjigje për këtë rrethanë. Dëshmitari pohoi në vijim se certifikata e gjendjes gjyqësore të shfaq “të dënuar ose të padënuar, por jo të rehabilituar”.

    Arrestimi i Belerit për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje nëntë muaj më parë dhe humbja e mundësisë për t’u betuar dhe për të marrë zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut, është kthyer tashmë në problemin kryesor të marrëdhënieve me Greqinë dhe në pengesë për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

    Në samitin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt më 14 dhjetor në Bruksel, kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, përsëriti qëndrimin e prerë të Greqisë për çështjen “Beleri” dhe ndikimin që do të ketë vetoja e saj në hapjen e negociatave me BE-në.

    Ndryshe nga pala greke, kryeministri Edi Rama e cilëson arrestimin e Belerit “një çështje të drejtësisë”.

    Certifikata e gjendjes gjyqësore ishte një ndër dokumentet kyçe që u përdor nga Prokuroria e Vlorës dhe më pas nga gjykata për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Belerit më 13 maj 2023.

    Në vendimin e marrë nga gjyqtarja Dorina Stroka e Gjykatës së Vlorës arsyetohet se kërkesa për të vendosur masën më të ashpër të sigurimit personal duhet domosdoshmërisht të shoqërohet nga një analizë ligjore-faktike e mbështetur në prova dhe argumenta bindës, lidhur me personalitetin dhe rrezikshmërinë që ky person shfaq në jetën e tij sociale.

    “Në rastin konkret u arrit të provohej se shtetasi i arrestuar paraqet një rrezikshmëri të tillë shoqërore sa çdo masë tjetër sigurie do të ishte e papërshtatshme dhe duhet vendosur masa e ‘Arrestit ne burg’, pasi siç rezulton dhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”, thuhet në vendim.

    I pyetur nga BIRN mbi përdorimin e certifikatës gjyqësore me të dhëna të pavërteta në fazën fillestare të arrestimit të Belerit, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka fajësoi sistemin online të gjendjes gjyqësore, i certifikuar sipas tij nga Ministria e Drejtësisë.

    Sipas Zarkës, kërkimet kryhen nga punonjësi IT-së dhe në atë kohë Beleri ka rezultuar i dënuar në sistem. “Ne nuk ndërhyjmë dot në sistem. Kemi akses vetëm që të shikojmë të dhënat dhe të printojmë,” tha Zarka në një bisedë telefonike.

    Megjithatë, ai shtoi se dëshmia e penalitetit kishte qenë një argument shtesë për kërkimin e caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, por kryesore ishte mundësia e largimit dhe vijimi i blerjes së votave.

    Në seancën e së enjtes në Gjykatën e Posaçme, prokurori i SPAK, Adnan Xholi kërkoi që të administroheshin në funksion të gjykimit fashikujt e çështjes lidhur me kallëzimin penal të kryer ndaj Jonuzajt për falsifikim, të konkluduar nga SPAK me vendim mosfillimi.

    Sipas Xholit, në atë hetim janë sqaruar gjithë rrethanat lidhur me dëshmitë e ndryshme të penalitetit të gjeneruara nga sistemi për Belerin. Po ashtu, ai kërkoi që të merren si prova deklarimet e nëpunëses së Ministrisë së Drejtësisë, Anila Paçi, e cila sipas tij, ka shpjeguar se si është ndryshuar sistemi.

    Avokatët e Belerit kërkuan që të mos administroheshin aktet e kërkuara nga prokuroria, duke pretenduar se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për lënien në fuqi të mosfillimit të hetimit ishte rrëzuar nga Apeli, që e kishte dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për intepretim. Sipas tyre, kallëzimi ndaj Jonuzajt konsiderohet ende nën hetim dhe nuk mund të bëhej pjesë e gjykimit të një çështje tjetër që po gjykohet në themel.

    Pasi gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë, avokatët e Belerit kërkuan që të thirret si dëshmitare punonjësja e Ministrisë së Drejtësisë, Anila Paçi – kërkesë që dhe kjo u pranua nga trupi gjykues.

    Avokati Eugen Gjyzari pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik të enjten pas seancës gjyqësore se Beleri ishte i rehabilituar dhe rezultonte i padënuar në kohën kur është caktuar ndaj tij masa e sigurisë “arrest në burg”.

    Sipas Gjyzarit, kjo rrethanë ishte konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ që e kishte lejuar të kandidonte në zgjedhjet vendore të majit 2023, ndryshe nga sa kishte ndodhur në 2019-ën, kur nuk ishte lejuar. Duke iu referuar nenit 69 të Kodit Penal, Gjyzari tha se është e ndaluar me ligj që “një i rehabilituar të konsiderohet i dënuar”.

    Në vendimin e KQZ për verifikimin e të dhënave të formularit të vetëdeklarimit të Belerit, rezulton se ky i fundit i ka deklaruar dy dënimet e tij në vitin 1999 me 18 muaj burgim dhe në vitin 2006 me 3 vjet heqje lirie. Megjithatë, është lejuar të kandidojë për kryetar të Bashkisë Himarë.

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi lidhur me sistemin që kishte gjeneruar të dhëna të kundërta në dëshminë e penalitetit të Belerit.

    Përveç problemeve me certifikatën e gjendjes penale, avokatët e Belerit kërkuan sërish të enjten thirrjen për t’u pyetur si dëshmitar të bashkëpunëtorit të policisë, Arsen Rama, me pretendimin se gjatë gjykimit kishin dalë rrethana të reja. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata me argumentin se ishte ezauruar më parë.

    Gjykata bëri me dije se Drejtoria e Policisë kishte refuzuar të jepte përgjigje lidhur me kërkesën e avokatëve të Belerit për pagesat e pretenduara të dëshmitarit dhe bashkëpunëtorit Arsen Rama. Policia është shprehur se të dhënat përbëjnë “sekret” dhe nuk mund të jepen, edhe pse për marrjen e këtyre të dhënave u investua Gjykata e Posaçme.

    Pasi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë refuzoi të informojë edhe gjykatën me justifikimin se të dhënat ishin sekrete, kjo e fundit vendosi ta ripërsërisë kërkesën.

    Seanca e radhës u shty për më datë 1 shkurt, në orën 12:00.

    BIRN
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-01-2024 më 15:33

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55
  2. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  3. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00
  4. A ka burg për ata që vjedhin dashuri?
    Nga Kinezja në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 12:44
  5. Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2003, 13:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •