Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 103
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    VOA: Shumica nxitoi të ribënte zgjedhjet në Himarë! Presidenti caktoi me urgjencë datën e re

    Emri:  Screenshot 2024-07-05 at 1.24.21 PM.jpg

Shikime: 875

Madhësia:  25.1 KB

    Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Zoti Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas zotit Celibashi, vendimi mbështetet në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

    “Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë”, bëri të ditur zoti Celibashi, në përfundim të mbledhjes së thirrur për këtë çështje. Vendimin për humbjen e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, zoti Beleri e dëgjoi në sallë, ku ai kishte ardhur i shoqëruar me punonjës të policisë.

    Mbledhja e cila zgjati afro 1 orë u përqëndrua në debatin mbi bazën ligjore të rastit të tij. Përfaqësuesi i Partisë socialiste Eridan Salinji u shpreh se vendimi duhet të merret në bazë të ligjit të dekriminalizimit: “Ky është një proces automatik. Nuk mund të diskutojmë, kur ka një vendim të Gjykatës së Apelit. Këtu jemi thejsht për konstatimin e faktit. Ka një vendim të Apelit, po apo jo? Kjo është pyetja e vetme që duhet të bëhet”

    Por për zotin Ivi Kaso, përfaqësuesin e koalicionit opozitar, nën siglën e të cilit zoti Beleri kandidoi në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, qeveria po kërkon të përdorë KQZ për të zhvilluar sa më parë zgjedhjet në Himarë, sepse sipas tij duhet të ishte ajo që duhet ta shkarkonte atë: "Këtë gjë, shumica nuk do që ta bëjë, se nuk do që ta fusë në afatet kohore dhe ankimore që parashikon ligji 139, Neni 62, pra që pasi ta shkarkojnë, vendimi të bëhet përfundimtar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pra kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë."

    Këtë qëndrim mbrojti dhe vetë zoti Beleri në fjalën e tij: “Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Eshtë e qartë, jam i qartë dhe unë, që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës, ka mbaruar. Unë po flas, sepse këta do e bëjnë rrugë, do ketë vazhdim. Duket qartë arroganca e tyre, dëshira e tyre t’i bëjnë zjedhjet, kur ata duan, t’i bëjnë në mes të ngushtit”

    Por Komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, u shpreh se ishte i bindur që në këtë rast zbatohej ligji për dekriminalizimin, pasi në të kundërt, ky ligj “nuk do të kishte pikën e kuptimit, në gjykimin dhe vlerësimin tim, nëse ne ndalojmë dikë të kandidojë, kur janë disa kushte që ligji i konsideron si ndaluese, dhe i themi personit, ti vazhdo, qëndro në detyrë, edhe pse ke kryer një prej atyre veprave penale, për të cilat ligji, ty të ndalon të kandidosh”.

    Frika e zotit Beleri dhe përfaqësuesve të tij, se shumica po nxitonte të ribënte zgjedhjet në Himarë, rezultoi se nuk ishte e pavend. Menjëherë pas mbylljes së seancës në KQZ, Qeveria iu drejtua këtij institucioni për të patur njoftimin për vendimin. Dhe sapo mori përgjigjen, iu drejtua Presidentit Bajram Begaj, duke e vënë në dijeni për krijimin e vakancës, e duke kërkuar prej tij shpalljen e zgjedhjeve të reja. Shumë shpejt, ndonëse kishte një afat 48 orësh, Kreu i Shtetit dekretoi datën 4 gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve. Lëvizjet urgjente të qeverisë, duket se ngrejnë pikëpyetje nga pikëpamja ligjore, përsa kohë vendimi i sotëm, është i apelueshëm, në Komisionin e Ankimimeve, siç e përcakton dhe vetë vendimi i zotit Celibashi. Për momentin nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë.

    Zyra e Kreut të Shtetit, nga ana e saj, në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, vuri në dukje, se “Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ. Në sistemin ligjor shqiptar, ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Keshilli i Ministrave”. Sipas Kreut të Shtetit “procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative, janë që të dyja ligjore, dhe bashkëjetojnë me njera-tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje – vijon shpjegimi - atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen. Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme, nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve”, theksoi zyra e Shtypit e presidentit Begaj.

    Syri

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    KQZ i hoqi mandatin Belerit, Dule: Proces politik nga rrëmbyesi i Bashkisë së Himarës, Edi Rama

    Emri:  Screenshot 2024-07-05 at 1.24.21 PM.jpg

Shikime: 903

Madhësia:  25.1 KB

    Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën, për vendimin ndaj Fredi Belerit, të cilit KQZ i hoqi mandatin.

    Deklarata e Dules u bënë teksa komentoi vendimin e KQZ.

    Dule theksoi se ka pasur disa shkelje, ndërsa akuzoi KQZ se ka shkelur disa të drejta. Sipas tij Beleri nuk i është dhënë e drejta që të zgjedhë siç ia përcakton ligji, duke mos iu dhënë e drejta e votës apo në rastin e betimit të tij.

    "Jemi përpjekur të evidentojmë shkeljet e Konventës Europiane.

    Fatkeqësisht për këto shkelje autori e frymëzuesi i këtij procesi politik të rrëmbimit të bashkisë së Himarës për të vijuar procesin e tjetërsimit të pronës në favor të klientelës së tij, Rama përdori institucione që s’duhet të kishin rënë re e këtyre qëllimeve.

    Përdori segmente të Policisë së Shtetit,.

    Më lejoni t’ju përmend shkeljen e disa të drejtave themelore, nuk iu dha e drejta të zgjedhë më 14 maj, nuk iu dha e drejta e votës.

    Nuk u përmbush e drejta edhe për pengimin e betimit të tij. U shkel prezumimi i pafajësisë.

    U shkel e drejta e komunitetit himarjot për të zgjedhur. Flasim për situata dhe shkelje që duhet të vëmë alarmin për çdo situatë, për atë që ndodh, në procesin e zgjedhjeve, me votën e lirë dhe shtetin e së drejtës.

    Ajo që ndodhi me Fredi Belerin dhe Himarën është jetike që mos të ndodhë me Tiranën dhe Kukësin, apo Dropullin. Po ju them a dozën më të vogël të ekzagjerimit. Po ju bëj një thirrje, nëse e konsiderojmë mision për vendin tonë, që të realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do ju ftoja që të shikoni këtë proces.

    Ju them me siguri se cilindo nga qytetarët e regjistruar si zgjedhës në bashkinë e Himarës, këdo që të zgjedhë koalicioni jonë, do të jetë fitues ndaj Ramës. Kemi dy gjëra të sakta; kundër grabitjes së pronës. Nuk ka socialistë dhe qytetarë të ndershëm që të mbështesin Ramën’, tha Vangjel Dule gjatë deklaratës së tij.

    Syri

  3. #93
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Beleri, i gjithë shteti në shërbim të Kryerilindësit

    Nga Artan Hoxha

    Emri:  Screenshot 2024-07-06 at 2.15.51 PM.jpg

Shikime: 907

Madhësia:  39.6 KB
    Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur, por i pabetuar i Himarës, u dënua me vendim gjyqësor të Apelit të GJKKO. Mbi këtë bazë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, konstatoi dhe shpalli pavlefshmërinë e mandatit bazuar në ligjin për dekriminalizimin.

    Brenda të njëjtës ditë, 5 korrik, kërkoi nga Celibashi e mori njoftim prej tij për këtë pavlefshmëri, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, e në emër të këtij këshilli njoftoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, ndërsa Shkëlqesia e Tij, po brenda ditës, shpalli zgjedhjet në Himarë për në datën 4 gusht.

    Strumbullari i gjithë ‘meselesë Beleri’, Kryerilindësi Rama, vijon qetësisht dhënien e certifikatave të pronave në Himarë.

    Ligji 139/2015 për Qeverisjen vendore, neni 62, përcakton se: ‘Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:…..b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;’ duke qenë ky një nga rastet e përfundimit përpara kohe të mandatit, sipas nenit 61, pika 1, germa ‘ç’ e këtij ligji.

    Situata ligjore ishte fare e qartë: Fredi Beleri kishte marrë mandatit e Kryetarit të Bashkisë Himarë, me fitoren e tij në zgjedhjet e vitit të kaluar, verifikuar dhe shpallur ky mandat me vendim të të gjitha organeve kompetente në kësi rastesh.

    Fredi Beleri nuk u lejua (padrejtësisht) të kryente betimin dhe pra nuk e filloi ushtrimin e mandatit, por vetë mandati ekzistonte gjatë gjithë kohës dhe ishte i vlefshëm. Ai dhe vetëm ai ishte Kryetari i Bashkisë. Të tjerët, të emëruar, ushtronin detyrën në vend të tij.

    Ne këto rrethana baza ligjore e drejtpërdrejte dhe e vetme për t’u zbatuar pas vendimit te apelit gjyqësor ishte ajo e sipërcituar, pra qe Këshilli i Ministrave duhej te merrte vendim formal për shkarkimin e Fredi Belerit.

    Edi Rama nuk ndërmori një vendim te Këshillit te Ministrave dhe e ‘nxori pataten e nxehtë me duart’ e zotërinjve të sipër përmendur. Arsyet mund të kenë qenë disa: vetë Kryerilindësi nuk donte të përfshihej as vetë as si Këshill Ministrash; vendimi i Këshillit të Ministrave mund të ishte i ankimueshëm në Gjykatën Kushtetuese e në këtë rast, sipas Kushtetutës, shkarkimi pezullohet deri në vendimin e kësaj gjykate ndërkohë që duket se regjimi Rama ka urgjencë në kryerjen e zgjedhjeve në Himarë, e nuk pret as mbarimin e sezonit veror.

    Komisioneri Celibashi ‘e nxori pataten me duart e tij’, duke marre vendim me një baze ligjore që nuk vlen fare, po fare-fare, për rastin Beleri. Ligji i dekriminalizimit ndalon kandidimin për disa shkaqe që kanë ndodhur përpara fitimit të mandatit, jo mbas fitimit të tij nga personi. Natyrisht, nëse pas fitimit të mandatit rezultojnë se janë fshehur ato shkaqe që do ta kishin penguar personit të ishte kandiduar atëherë mandati i tij bëhet automatikisht i pavlefshëm. Por, pas fitimit të mandatit, për të gjitha llojet e mandateve përfshirë ato vendore, ka zgjidhje të tjera ligjore, siç edhe në këtë rast, ai sipas nenit 62 germa ‘b’ e ligjit 139/2015.

    Qofte edhe tërësisht i gabuar, ky vendim i Komisionerit Celibashi, si akt administrativ, ka afat ankimi dhe s’mund të prodhojë efekte deri në shqyrtimin e ankimit dhe marrjen e një vendimi përfundimtar, së pari nga KAS-komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve i KQZ, së fundmi në Kolegjin Zgjedhor.

    As sekretari Agaçi, as Presidenti Begaj nuk priten, përkundrazi, me urgjencë e padurim, brenda ditës, vijuan procedurën për caktimin e datës së zgjedhjeve duke e kaluar kështu dorë më dorë, në shërbim të Kryerilindësit, ‘pataten e nxehtë’ Beleri.

    Natyrisht qe ‘Çeta nuk mund të presë sa të mblidhet fshati’.

    Në pararendje Fredi Beleri nuk u lejua asnjëherë, as nga Drejtoria e Burgjeve as nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) as nga Gjykata e Posaçme (GjKKO) e as nga vete Gjykata e Lartë të shkonte 2 a 3 orë në Himarë për të bërë betimin me pretekstin që ligji për të drejtat e të burgosurit (edhe të paraburgosurit) nuk e parashikon shprehimisht këtë rast (ligji njeh lejen e posaçme për fatkeqësi e gëzime familjare apo provim shkollor), por Beleri fare bukur shkoi në mbledhjen e KQZ-së ndonëse edhe një rast i këtillë nuk përmendet shprehimisht në ligj.

    Të gjitha organet e përfshira zbatuan pra direktivën e Kryerilindësit, thënë kjo direktive publikisht që para një viti: ‘Fredi Beleri as nuk betohet, as nuk shkarkohet deri në një vendim gjyqësor përfundimtar’. Këshu e tha Kryerilindësi, kështu ia zbatuan shërbëtorët, me pikë e presje.

    Nëse gjithë këtij zinxhiri veprimesh i shtojmë edhe dyshimet e rënda për procesin provokativ, në formë kurthi ndaj Fredi Belerit, që u ekzekutua fillimisht me zell nga policia, prokuroria dhe gjykata e Vlorës, fill pas akuzave e kërcënimeve të vetë Kryerilindësit gjatë fushatës zgjedhore prill-maj 2023, pasuar me arrestimin e Belerit, vijuar më tej nga SPAK e GjKKO me të njëjtin zell shërbëtor e inkuizitor, del fare e qartë se si i gjithë shteti ishte në shërbimin e plotë të Kryerilindësit, pa kushte e pa kundërshti. E Beleri nuk është i vetmi rast.

    Bëje zot ëndërr, nënshtrohu, emigro ose ngrihu ta ndalojmë.

    Zgjidh.

    Syri

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Zgjedhjet në Himarë në 4 gusht, Beleri i drejtohet Gjykatës Administrative: Pezulloni dekretin e Begajt

    Emri:  Fredi-Beleri-brenda-ne-KQZ-2-1536x1152.jpg

Shikime: 847

Madhësia:  35.3 KB

    Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ndaj të cilit KQZ tre ditë më parë vendosi zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që e dënoi me dy vite heqje lirie për korrupsion zgjedhor, ka kërkuar në Gjykatën Administrative pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës për dekretimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Himarës.

    Emri:  fredi-beleri.gif

Shikime: 886

Madhësia:  108.3 KB

    Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditur për Balkanweb se Beleri ka depozituar në Gjykatë një kërkesë, përmes të cilës kërkon pezullimin e zbatimit të dekretit. Beleri kërkon pezullimin e zbatimit të dekretit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për Himarën.

    Presidenti i Republikës dekretoi 4 gushtin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa socialistët kanë caktuar Vangjel Tavon si kandidatin e PS-së për Kryebashkiak të Himarës.

    Opozita në anën tjetër ka akuzuar Presidentin se nuk respektoi asnjë procedurë ligjore për dekretimin e zgjedhjeve në Himarë, duke mos respektuar afatet që përcaktohen në ligj.

    Balkanweb

  5. #95
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Si po përpiqet PS ta ‘kthejë’ në kampin socialist bashkinë Himarë

    Partia Socialiste zgjodhi Vangjel Tavon si kandidat për kryebashkiak të Himarës, ndërsa dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve u kontestua në gjykatë nga ish-kryetari i dënuar Fredi Beleri – një garë zgjedhore të cilën e ekspertët e shohin të lidhur me interesat e mëdha financiare dhe pronat në bregdet

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  441406631_1006524737509854_9084178917216438829_n.jpg

Shikime: 841

Madhësia:  20.2 KB
    Kryeministri Edi Rama shpërndan certifikata pronësie në Himarë

    Partia Socialiste bëri zyrtare të hënën kandidatin e saj për bashkinë Himarë, prefektin e qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, pasi presidenti shpalli zgjedhjet e pjesshme vendore më 4 gusht.

    Ishte kryesia e kësaj partie që vendosi për Tavon, një ish-deputet i Gjirokastrës, por emri i tij nuk ishte surprizë pasi kryeministri Edi Rama e lajmëroi gjatë një vizite në Himarë një javë më parë ku shpërndau personalisht certifikata pronësia për banorët e zonës.

    Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, e cilësoi Tavon një “kandidaturë përfaqësuese e këtij komuniteti”, gjatë deklaratës për mediat pas mbledhjes së kryesisë, duke iu referuar përkatësisë së tij etnike si minoritar grek.

    Zgjedhjet e reja u shpallën nga presidenti Bajram Begaj brenda pak orëve pasi Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vendosi të premten ndërprerjen e mandatit të kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit 2023, Fredi Beleri.

    Beleri, një kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor.

    Ai nuk e ushtroi asnjë ditë detyrën e kryetarit dhe të hënën ai ka ankimuar dekretin e presidentit për zgjedhjet e pjesshme, me një kërkesë për pezullim drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me argumentin se është “në kundërshtim flagrant” me procedurat e Kodit Zgjedhor.

    Gjatë kohës që Beleri priste verdiktin e drejtësisë drejtimi i kësaj bashkie ndryshoi disa herë me kryetarë të komanduar nga këshilli bashkiak i kontrolluar nga socialistët, ndërsa dy prej tyre Jorgo Goro dhe Vasil Bollano janë nën hetim për falsifikim apo abuzime me pronat.

    Arrestimi i Belerit, pjesë e minoritetit grek në zonë, u bë shkak e përplasjeve politike mes Tiranës dhe Athinës duke çuar deri në kërcënime të shtetit fqinj se do të bllokonte bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

    Opozita nuk ka bërë zyrtare akoma një kandidat për këtë bashki, ndërsa Skerdian Dhuli, një aktivist i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ e cila kishte propozuar Belerin, i tha BIRN-it se kandidat pritet të shpallet djali i kryebashkiakut të dënuar, Petro Beleri.

    Por, kryetari i kësaj partie Vangjel Dule, nuk e konfirmoi menjëherë kandidaturën e Petro Belerit. Ai i tha BIRN-it se po diskutohen kandidaturat dhe nuk donte “të paragjykonte vendimmarrjen”.

    Edhe pse kandidatët e dy palëve pritet të jenë pjesë e minoritetit grek, ekspertët e politikës nuk e shohin këtë garë si çështje kombësie, por se cila forcë politike do të ketë në dorë menaxhimin e kësaj bashkie bregdetare, ku ka një lakmi për investime turistike, për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

    Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës, duke analizuar zgjedhjen e Tavos si kandidat, i tha BIRN-it se prejardhja etnike greke e tij është një tentativë e Ramës për të shuar konfliktin me Greqinë, por nga tjetër synimi kryesor është të ketë një njeri që të zbatojë kërkesat e tij për zhvillimin e turizmit.

    Sipas tij, Himara është një nga zonat ku luhen interesa të mëdha ekonomike, investime të mëdha priten të bëhen dhe Rama “kërkon të ketë në pushtetin lokal një kryetar bashkie që thjesht të zbatojë shijet e tij personale për turizmin”.

    “Në atë zonë luhen interesa të mëdha financiare dhe politike, sidomos në fushën e turizmit që Rama kërkon ta kthejë në markën e tij personale, pasi dihet që vitet e fundit investimet më të mëdha financiare janë në këtë fushë, sidomos në atë zonë, të cilat kryhen shpesh nga sipërmarrës që janë shumë afër me qeverinë”, theksoi Iljazaj.

    Zgjedhjet e gushtit pritet të jenë konfliktuale pikërisht për shkakt të interesave financiare dhe konfliktit diplomatik me vendin fqinj.

    “Çështjet e pronave, korrupsioni apo investimet, besoj do te jenë kryefjala e zgjedhjeve të 4 gushtit”, parashikoi Iljazaj, duke shtuar se “problemet me pronat në Himare marrin një vëmendje të veçantë pikërisht për vlerën e lartë që ato kanë dhe lidhjet që krijojnë midis pushtetit dhe klientëve të tij”.

    Po, ashtu sipas tij, konflikti diplomatik me Greqinë pritet të vijojë edhe pse Rama ka zgjedhur një minoritar grek për të shuar mosmarrëveshjet.

    “Fatkeqësia është se këto zgjedhje po kthehen në zgjedhje të interesave financiare, politike dhe diplomatike, dhe jo zgjedhje për hallet dhe problemet e qytetarëve të Himarës”, përfundon ai.

    BIRN

  6. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Beleri kërkon të drejtën për vetëvendosje në Himarë

    Emri:  beleris-arthrou.jpg

Shikime: 872

Madhësia:  26.5 KB

    Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për ANT1 në Greqi një ditë pasi u lirua nga burgu në Shqipëri. Ai ka folur për betimin si eurodeputet në Strasburg, ndërsa ka falenderuar Kiriakos Micotakis për kandidimin.

    Ndërkohë, duke folur për Himarën, Beleri ka kërkuar të drejtën për vetëvendosje. “Ne duhet të kemi të drejta civile. Duhet të kemi të drejtën për vetëvendosje” tha ai.

    Duke folur për dënimin ai tha se do të kthehet në burg së shpejti. “Kam bërë një kërkesë për lirimin nga burgu. Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Nuk do të largohem. Do të përballem me dënimin tim, cilidoqoftë ai” tha Beleri. Sipas gazetës, Beleri ka thënë se Himara është e banuar nga grekë dhe shqiptarë që kanë bashkëjetuar për shumë vite dhe se kështu duhet të vazhdojë të jetë.

    “Shumë raste kanë treguar se drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë. Shqipëria është një vend europian gjeografikisht dhe unë dua të besoj se është ashtu edhe kulturalisht. Por lidershipi atje nuk ka bërë përpjekje për t’u afruar me Bashkimin Europian” ka thënë ai.

  7. #97
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Kryetari legjitim i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, lirohet me kusht nga burgu i Edi Ramës

    SYRI TV/ Lirohet nga qelia, Fredi Beleri: Do të kërkoj të drejtën në Strasburg

    Lirohet nga qelia Fredi Beleri. Pasi iu dogj mandati i kryebashkiakut, dhe Partia Socialiste rimori Himarën, sot gjykata ka vendosur lirimin e Belerit, i cili gëzon edhe mandatin e eurodeputetit. Vendimi i Gjyktës së Fierit erdhi pas zvarritjes që iu bënë 3 seancave të shkuara. Avokati Geni Gjyzari, ironizoi pas procesit, se ai që mban çelsat e burgut, vendosi lirimin, ndërsa Fredi Beleri u shpreh se do të vijoj kërkimin e drejtësisë deri në Strasburg.

    VIDEO

    Fredi Berleri është liruar me kusht sot nga burgu, edhe pse për 1 vit me rradhë, nuk iu dha leja as për tu betuar dhe marrë detyrën e besuar nga qytetarët si kryebashkiak. Pas djegies së mandatit të kryebashkiakut dhe zgjedhjeve të parakohëshme ku socialistët morën mandatin, sot Prokuroria dhe Gjykata kanë vendosur lirimin nga qelia të Belerit, i cili mori edhe mandatin e eurodeputetit me votat e qytetarëve grek. Pas seancës, avokati geni Gjyzari, ironizoi për mbajtjen në qeli të Belerit për qëllime politike, duke i lidhur me zgjedhjet në Himarë.

    Pas lirimit nga Qelia, Beleri u shpreh se mandati i tij i kryebashkiakut iu hoq padrejtësisht nga EdI Rama dhe se do të vijojë kërkimin e drejtësisë deri në Strasburg.

    Procesi për lirimin nga qelia të Fredi Belerit u zvarrit në tre seancan e kaluara me argumentin se kishte mungesë dokumentacioni, dhe fill pas përfundimit të zgjedhjeve në Himarë, u mor edhe vendimi për lirim. Fredi Beleri u arrestua një ditë para zgjedhjeve në mënyrë të dyshimtë, ndërsa u dënua për blerje votash, me dëshmi, që avokatët mbrotjtës i kanë cilësuar si inskenim nga ana e Policisë. Pak javë më parë, Belerit iu dha leje e posatshme për tu betuar si eurodeputet në respekt të votës së qytetarëve grek, por i njëjti standard nuk u respektua nga qeveria shqiptare për respektimin e votës së qytetarëve shqiptarë, duke i djegur Belerit mandatin e kryebashkiakut.

    Syri

  8. #98
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryetari legjitim i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, lirohet me kusht nga burgu i Edi Ramës

    VIDEO/ Beleri: U burgosa dhe u lirova me vendim politik, beteja ime do të vazhdojë në PE

    VIDEO

    Eurodeputeti, Fredi Beleri i cili sapo la ambientet e burgut pas vendimit të gjykatës për ta liruar para kohe është shprehur se në Shqipëri vendimet janë politike ashtu si burgosja por edhe liri im nga burgimi.

    Beleri ka theksuar se beteja e tij do të vazhdojë në Strasburg dhe do ta ngrejë zërin e tij për padrejtësitë që bëhen në Shqipëri nga pushteti.

    "Në Shqipëri nuk ka zgjedhje sepse pushteti ka vendosur që këtu të mos ketë zgejdhje. Unë fitova në 14 maj dhe këto që zhvilluan tani në gusht ishin të paligjshme dhe kryeministri implikoi të gjithë mafien për të fituar në Himarë.

    Dueht të dini që liria është e shenjtë për çdo njeri de një ditë në burg nuk ja vlen nëse je padrejtësisht, do të luftoj nga një pozicion tjetër për këtë padrejtësi.

    Unë bëj pjesë në partitë popullore të PE-së dhe me mundësinë që kam do të ngre zërin për padrejtësitë që bëhen në Shqipëri. Vendimi sot ishte politik ashtu si janë vendimet në Shqipëri.

    Për mua kjo çështje do të mbyllet në Strasburg dhe atje do të kërkoj të drejtën time dhe do të vërtetoj se jam burgosur padrejtësisht."

    Syri

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryetari legjitim i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, lirohet me kusht nga burgu i Edi Ramës

    VIDEOLAJM/ Fredi Beleri lirohet nga burgu politik, qindra banorë të Himarës dalin në shesh për ta pritur

    VIDEO

    Pasi lirimit nga burgu i Fierit, Fredi Beleri është ka mbërritur në Himarë ku është pritur nga qindra banorë.

    Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohen banorët e Himarës të cilët janë mbeldhur në sheshin pëballle zyrës së Omonias.

    Eurodeputeti Fredi Beleri do te mbaj një fjalim përpara mbështetësve të tij dhe më pas është organizuar dhe një festë.

    Syri

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryetari legjitim i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, lirohet me kusht nga burgu i Edi Ramës

    Intervista e Fredi Belerin me Syri TV:


    Emri:  Screenshot 2024-09-06 at 10.11.11 PM.jpg

Shikime: 708

Madhësia:  34.2 KB


    VIDEO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-09-2024 më 22:18

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55
  2. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  3. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00
  4. A ka burg për ata që vjedhin dashuri?
    Nga Kinezja në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 12:44
  5. Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2003, 13:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •