Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Mafia blen votat e shqiptarëve një javë para zgjedhjeve, bie kursi i euros karshi lekut

    Po hyn shumë euro cash/Euro bie përsëri poshtë 111 lekëve, në një rekord të ri historik

    Emri:  Capture-47.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  20.5 KB

    Leku e ka nisur këtë javë me një vrull të ri forcimi në kursin e këmbimit ndaj euros.

    Ditën e martë euro ka rënë përsëri poshtë kufirit të 111 lekëve, madje duke prekur një minimum të ri historik.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 110.94 lekë, nivel lehtësisht më i ulët se ai i mëparshmi prej 110.98 lekësh, që ishte shënuar në datën 26 prill. Sipas burimeve nga tregu i këmbimeve valutore, situata në tregu vazhdon të karakterizohet nga prurje të mëdha të euros.

    Këto prurje kanë tendencën të shtohen veçanërisht pas fundjavave, që shoqërohen me një numër të konsiderueshme vizitorësh sidomos nga Kosova dhe vendet fqinje. Tendencat e kursit të këmbimit në vija të përgjithshme ngelen të ngjashme me pjesën e dytë të muajit prill.

    Në ditët e para të majit, euro shënoi një rritje të lehtë, duke arritur deri në nivelin e 113.32 lekëve. Burimet bëjnë të ditur se rritja e përkohshme e euros erdhi kryesisht si rezultat i blerjeve të realizuara nga njëra prej bankave tregtare.

    Por, me tërheqjen e bankës në fjalë nga pozicioni në blerje, kursi i këmbimit të euros u është kthyer tendencave të mëparshme. Afrimi i sezonit veror, rritja e rolit të turizmit në prurjet valutore, por ndoshta edhe fushata zgjedhore kanë shtuar ofertën e monedhës europiane dhe kanë sjellë zhvlerësimin e saj në nivelet më të ulëta historike.

    Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Ky forcim ka amortizuar një pjesë të presioneve të jashtme inflacioniste dhe i ka lejuar Bankës së Shqipërisë të mbajë një ritëm më të ngadaltë të rritjes së normave të interesit në gjashtë muajt e fundit.

    Leku i fortë po ndihmon edhe një numër të konsiderueshëm të huamarrësve shqiptarë që kanë hua në euro, por që të ardhurat e tyre i sigurojnë kryesisht në lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, stoku i kredisë së pambrojtur në valutë (kredia në valutë të ndryshme nga ajo në të cilën huamarrësi siguron të ardhurat) arriti në rreth 130 miliardë lekë ose rreth 1.15 miliardë euro. Rënia në kursin e këmbimit të euros ka ulur vlerën e këstit të shprehur në monedhën vendase.

    Vetë qeveria shqiptare ka pasur përfitime të konsiderueshme nga forcimi i lekut, në pjesën e portofolit të borxhit në valutë të huaj. Sipas Ministrisë së Financave, në fund të 2022 stoku i borxhit në valutë të huaj ra në rreth 646 miliardë lekë, 5.1% më ka krahasuar me një vit më parë, kryesisht si rezultat i mbiçmimit në lekut në kursin e këmbimit ndaj euros.

    Por, forcimi i lekut po jep efekte negative në atë segment të ekonomisë që i ka të ardhurat në euro dhe shpenzimet në lekë, ku përfshihen sektorët eksportues të mallrave, shërbimeve apo familjet që përfitojnë remitanca.

    Bizneset eksportuese në muajt e fundit janë shprehur gjithnjë e më të shqetësuara për efektet e zhvlerësimit të euros në biznesin e tyre dhe për këtë qëllim kanë zhvilluar në ditët e fundit takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë.

    Banka e Shqipërisë ka bërë të qartë se nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit, për sa kohë që Shqipëria adopton një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe vlerat e kursit reflektojnë faktorët thelbësore të kërkesës dhe ofertës në treg. Banka qendrore u ka sugjeruar eksportuesve të bashkëpunojnë sa më ngushtë me industrinë financiare, duke përdorur instrumentin e kontratave të së ardhmes, të cilat ofrojnë mbrojtje ndaj lëvizjeve të forta dhe të padëshirueshëm të kursit të kursit të këmbimit.

    Monitor

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mafia blen votat e shqiptarëve një javë para zgjedhjeve, bie kursi i euros karshi lekut

    Kim: Ka raportime për shit-blerje votash, të ndërmerren veprime ndaj partive

    Emri:  yuri-kim.jpg

Shikime: 219

Madhësia:  25.2 KB

    Me rastin e 110-vjetorit të themelimit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë “Praktikat gjyqësore të Gjykatave të Larta, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, e organizuar me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës.

    Në takim ishte e pranishme dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në përfundim të takimit zgjodhi të jepte një mesazh për votuesit shqiptarë dhe partitë politike.

    Kim nënvizoi se ka raportime për shit-blerje votash dhe nxiti ndërmarrjen e veprimve ndaj partive që kryejnë akte të tilla.

    “Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim.


    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mafia blen votat e shqiptarëve një javë para zgjedhjeve, bie kursi i euros karshi lekut

    Lulëzon pazari i blerjes së votave: 100 mijë lekë, plus 50 naftë, pazari i fundit



    Kristo Agalliu, 52 vjeç, banues në Tiranë u vu në pranga dhe Agron Duraj, 61 vjeç, banues në Tiranë u vu nën hetim pas publikimit të një videoje ku komunikonin për shit-blerje votash.

    Euronews Albania ka siguruar videon ku shihet 61-vjeçari Duraj teksa komunikon në telefon me shtetasin Kristo Agalliu.

    “100 mijë lekë është turp. Ja marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, dëgjohet teksa thotë Duraj.

    Sipas burimeve nga policia e Tiranës, bëhet fjalë për shit-blerje votash për koalicionin “Bashkë fitojmë”. Ndaj shtetasi Agron Duraj ka nisur procedimi në gjendje të lirë.


    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mafia blen votat e shqiptarëve një javë para zgjedhjeve, bie kursi i euros karshi lekut

    Kamioni me ushqime në Has, gazetari skanon ngjarjen: E pastër për blerje votash



    Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se fugoni i kapur në Has me kuti ndihmash për familjet e varfëra mund të jetë një tentativë e pastër për të vlerë vota.

    Megjithatë gazetari tha se do të jetë prokuroria ajo që do ngrejë një akuzë konkrete ndaj kësaj ngjarje.

    “Ka qenë një prej djemve që është ndaluar, sipas njoftimit zyrtar të policisë i cili ka ardhur shumë vonë ditën e sotme, është ndaluar dhe është pyetur edhe një magazinier i bashkisë sipas njoftimit zyrtar të policisë i cili ka bërë ngarkimin e fugonit, me 21 pako, me mbishkrimin rezervat e shtetit ku brenda tyre kishte ushqime të ndryshme, miell sheqer.

    Janë pako që e përdorën për familjet në nevojë. Ajo që unë pash me shqetësim, është që policia e Hasit, e cila ka kryer veprimet e para procedurale, nuk ka arritur të ketë një akuzë apo dyshim konkret dhe materialet ia kaloi për vlerësim Prokurorisë së rrethit.

    Ku do jetë Prokuroria që do vendosë se çfarë akuze do ngrejë, pra jemi para faktit që këto materiale do përdoren për të blerë vota apo jemi në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Nisur nga interpretimi që ka bërë kandidati i “Bashkë fitojmë”, është një tentativë e pastër për të blerë vota duke shfrytëzuar familjet e varfëra”,-tha gazetari Eni Ferhati.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mafia blen votat e shqiptarëve një javë para zgjedhjeve, bie kursi i euros karshi lekut

    Denoncoi blerje votash në Has-Dauti: Nuk justifikohen, nata e Kadrit kishte mbaruar

    Emri:  Screenshot_20-2.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  35.0 KB

    Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Hasin, Miftar Dauti ka ndaluar një fugon ku dy djemtë e kandidatit të PS, Halit Mulaj po shpërndanin pako ushqimesh.

    Në një intervistë për Euronews Albania Dauti tregoi se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe prezent ka qenë edhe magazinieri që disponon zyrat e bashkisë.

    “Ndihmat ishin të rezervave të shtetit, me atë logo, ndihmat për emergjencat civile. Unë shkova në vendngjarje, fotografova gjithçka, tashmë është publikuar dhe në media. Ata mbushën fugonin, donin të largoheshin, njoftova shefin e komisariatit dhe policinë,” – u shpreh Dauti, i cili sqaroi se bëhej fjalë për 21 pako.

    Kandidati për kryebashkiak në Has tregoi se deri në 2 të mëngjesit ka qenë i pranishëm dhe më pas bëri një kallëzim penal.

    Ndërsa Mulaj argumentoi se ka një listë me 21 familje që çdo natë Kadri marrin ndihma ushqimore, Dauti nuk u bind me këtë përgjigje.

    “Zoti Mulaj ashtu do thotë se nuk ka çfarë thotë tjetër gjë. Aty ishin dy çunat e zotit Mulaj dhe magazinieri në orën 10 të darkës ku do i çonin ato ndihma?! Nata e Kadrit kishte mbaruar. Ato ishin pako të rezervave të shtetit, nuk ishin pako për natën e Kadrit,” – u shpreh Dauti.


    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Bie vlera e euros karshi dollarit amerikan
    Nga Albo në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2022, 08:49
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-01-2016, 13:24
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-06-2015, 11:54
  4. Pak javë para zgjedhjeve, "privatizohet" Karaburuni
    Nga _AuLoNa_ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 07:27
  5. Qeveria urdhër: Drita 24 orë, 1 javë para zgjedhjeve
    Nga brooklyn në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 18:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •