BE paralajmëron sanksione ndaj kompanive kineze, Pekini kërcënon me prishje të marrëdhënieve

Emri:  ffffffffff.jpg

Shikime: 116

Madhësia:  54.4 KB

Kina do të mbrojë interesat e saj në rast të sanksioneve të BE-së kundër shtatë kompanive kineze të teknologjisë për shkak të furnizimit të tyre me pajisje në Rusi, njoftoi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

“Nëse raportet e medias dalin të vërteta, veprime të tilla nga pala evropiane do të dëmtojnë seriozisht besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis BE-së dhe Kinës,” theksoi ai në një konferencë.

Kur u pyet mbi informacionin se shtatë kompani kineze së shpejti mund të binin nën sanksionet e BE-së për shkak të furnizimit me pajisje në Rusi, ai u përgjigj: “Pala evropiane nuk duhet të bëjë një gabim, përndryshe Pekini do të detyrohet të mbrojë me vendosmëri ligjin e tij”.

(BalkanWeb)