Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Sali Berisha: "Erion Veliaj ka udhëtuar drejt Iranit në vitin 2008. Partnerët tanë më njoftuan."

    Emri:  mnmnmnn.jpg

Shikime: 480

Madhësia:  24.8 KB

    Sali Berisha ka akuzuar Erion Veliajn se ka bërë udhëtime të dyshimta në Iran. Në studion e emisionit “Opinion”, Berisha tha se Veliaj ka lidhje të hershme me Iranin të cilin e ka vizituar fshehurazi që në vitet 2007 – 2008. Berisha tha se në atë kohë e kanë njoftuar shërbimet partnere.

    “Ai ka qenë në 2008-ën në Iran në një vizitë të dyshimtë. Unë isha kryeministër dhe informacionin ma sollën shërbimet partnere. Kjo bëri shqetësim për ta në atë kohë. Veliaj është pyetur për vizitën e tij në Iran. Kjo vizitë shkaktoi shqetësim tek partnerët të cilët erdhën dhe më thanë. Veliaj ka shkuar strikt për qëllime personale. Të dalë t’u thotë shqiptarëve. Ky kishte bërë disa udhëtime në 2007-2008 dhe erdhën dhe na thanë. Ka pasur një lidhje të fortë që e ka çuar atë në Teheran në mënyrë të përsëritur” – tha Berisha.

    Sipas tij Veliajn dhe Iranin tani po i lidh çështja e inceneratorëve.

    “Lidhjet e Veliajt me Iranin dhe inceneratorët dolën. Mund t’ju them se paratë e Iranit po hyjnë në Shqipëri. Këta që kanë ndërmarrë të ndërtojnë djegësat po marrin para nga Irani sepse nuk kanë para. Veliaj ka shumë histori me Teheranin. Pronari aktual i inceneratorit të Tiranës ka lidhje me kompaninë iraniane, MABNA që është nën sanksione.

    Ka të dhëna se para të Iranit po hyjnë në Shqipëri. Këta që kanë inceneratorët nuk kanë para të mbyllin investimin sepse nuk u japin kredi bankat. Ndaj ata po shkojnë në Iran. Ka shkuar edhe Rama një herë në Iran kur Ahmadinejad bëri kongresin e Internacionales. Para një jave u angazhuan të falsifikonin një lajm” – tha Berisha.

    ©LAPSI.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: "Erion Veliaj ka udhëtuar drejt Iranit në vitin 2008. Partnerët tanë më njoftuan.

    Veliaj: Në 19 maj Berisha do sillet forcërisht me policë në gjykatë

    Emri:  Velia.jpg

Shikime: 362

Madhësia:  32.6 KB

    Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha për mediat se GJKKO kishte vendosur që Sali Berisha në 19 maj do sillet forcërisht me policë në gjykatë për t’u përballur me akuzën për shpifje.

    Veliaj u shpreh se historitë me iranianë dhe gardë republikane Berisha duhet t’i provojë në Gjykatë.

    “Sot isha unë nismëtari i një akuze ndaj Berishës, i cili ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon, por çdo gjë ka një limit. Historitë me iranianë, Berisha duhet t’i provojë në gjykatë, me shpifje dhe akuza të paqena. Ka kohë që më fton në debat, sot ishte koha, por ai nuk erdhi se është frikacaku më i madh në këtë vend. Berisha nuk është i rroitur, është i lig, ka promovuar kulturën hidh baltë pa pikë përgjegjësie. Sot u vendos që në 19 maj në orën 11:00 Berisha do shoqërohet me detyrim me policë në gjykatë”, tha Veliaj.

    Në një deklaratë për mediat disa kohë më parë, Berisha tha se Veliaj është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.

    “Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë edhe Edi Rama. Në atë rast, sipas disa informacioneve jo të plota, ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë lidhje biznesin, apo lidhje të tjera, këto nuk i di. Di që bënte udhëtime frekuente në Teheran”, theksoi Berisha.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: "Erion Veliaj ka udhëtuar drejt Iranit në vitin 2008. Partnerët tanë më njoftuan.

    KASTRIOT MYFTARAJ: ERION VELIJAJ, DJALI I PALIGJERUAR I PRESIDENTIT IRANIAN, MAHMOUD AHMADINEJAD!

    Tiranë, 20. 06. 2015 – Erion Veliaj, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kur debatohej për çështjen “Pango” shprehu pikëpamjen se edhe pse përgjimi është dhunim i privatësisë nga ana ligjore, ai (Erioni), kur është fjala për interesa publike, e pranon këtë shkelje të ligjit, se siç tha Erioni, me një buzëqeshje ironike, një frazë të manualeve sorosiane të imazhit: “Po nuk shkele ligjin, nuk merr Çmimin Pulitzer”.

    Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad. Në ëebsite të opozitës iraniane jashtë vendit, është dhënë lajmi se Presidenti Ahmadinejad, i cili e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik në Iran, ka në Shqipëri një fëmijë ilegal që është bërë një figurë e shquar politike në Shqipëri. Sa e vërtetë është kjo gjë nuk dihet, por duhet investiguar. Të dhënat e ëebsiteve të opozitës iraniane jashtë vendit, duhen marrë po aq të vërteta sa ç’ u morën të dhënat e disa ëebsiteve të huaja në rastin e Damir Fazlliç, i cili mbi bazën e të dhënave me një prejardhje të tillë u shpall serbo-boshnjak dhe nipi i ish- shefit të shërbimit sekret të Serbisë, Stanisiç.

    Emri:  mahmoud-ahmadinejad-erion-velijaj-babe-e-bire.jpg

Shikime: 363

Madhësia:  54.4 KB

    – Mahmoud Ahmadinejad dhe Erion Velijaj –

    Pra, precedenti ekziston dhe duhet ndjekur edhe në rastin e ëebsiteve iraniane. Të dhënat që jepen në ëebsitet e opozitës iraniane nuk duken apriori të pabesueshme se dihet se regjimi komunist shqiptar kishte marrëdhënie të mira me regjimin islamik që erdhi në fuqi në Iran pas revolucionit të vitit 1979. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella. Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër.
    Nuk mund të mos ndihet krenar njeriu gjithsesi, kur një femër shqiptare ka stërvitur një njeri si Ahmedinexhad, i cili pavarësisht nga të tjerat, nuk mund të mohohet se është një burrë trim. Kjo femër shqiptare të shëmbëllen me një amazonë, një Shqiponjë. Sigurisht që ekzistenca e një fëmije të Presidentit iranian në Shqipëri, është një gjë që e justifikon një investigim, duke dhunuar dhe privatësinë e këtij iraniano-shqiptari enigmatik, aq më tepër që supozohet që ai të jetë dhe një figurë e njohur politike në Shqipëri. Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës.
    Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA. Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad.
    Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot. E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin.
    Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta. Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës. Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare.

    (Tiranë, 9 Prill 2015)

    Burimi: Pashtriku

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: "Erion Veliaj ka udhëtuar drejt Iranit në vitin 2008. Partnerët tanë më njoftuan.

    Polemikë me të vdekurin/ Kunja e Veliajt për hedhjen nga ballkoni të Kastriot Myftarajt

    Emri:  myftaraj.jpg

Shikime: 347

Madhësia:  24.2 KB

    Tendencën për të goditur nën brez, Erjon Veliaj e shfaqi sot përmes një komenti në lidhje me vetëvrasjen e Kastriot Myftarajt. Kur kryebashkiaku po fliste para Këshillit Bashkiak të Tiranës për gjoba, që sipas tij i vinin nga portalet, ai lëshoi “helmin” për vdekjen e Kastriot Myftarajt, që pak ditë më parë i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ballkoni.

    “Do të hapësh lokal te plehrat? Hape! Po nuk do ikin plehrat se ke hap ti lokal dhe paguan ti gjoba lokalesh. Dhe ke gjet bashkinë e gabuar se ne te kjo e gjobave, bëj ça të duash, hidhuni edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këtë gazetarinë e lajmeve të rreme” – u shpreh Veliaj.



    Kush e ka ndjekur në vijimësi fjalorin politik të kryebashkiakut, e ka të qartë profilin e politikanit që nuk ka një kod nderi përballë më të dobëtit. Mjafton një status në rrjetet sociale, që Veliaj t’i kthehet kujtdo qytetari të thjeshtë të Tiranës nga ekranet e mediave më të mëdha të vendit, mjafton një protestë qytetare dhe Veliaj me vartësit e tij përdorin çdo mjet të mundshëm që të denigrojnë çdo zë kundër, por komenti për vdekjen e një personi tjetër qe një qëndrim që haset rrallë nga një politikan.

    Kastriot Myftaraj në fakt, ka qenë po kaq i hidhur në të gjallët e tij përkundrejt Veliajt. Madje në vitin 2016-të ai botoi disa shkrime duke hedhur dyshime se Veliaj mund të ishte djali i paligjshëm i presidentit të asaj kohe të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.

    “Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat.

    Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër” – shkruante në atë kohë Myftaraj në një shkrim që gjendet edhe sot në portale.


    Emri:  vvvvvvvvvvvvv-1024x496.jpg

Shikime: 347

Madhësia:  25.8 KB

    Të njëtën teori të tij e trajtoi edhe më vonë në emisionin e tij të famshëm “Ju flet Moska”.

    “Mahmoud Ahmadinejad në Shqipëri ka hyrë me emrin Kajan Ahmedi? Siç e dini Veliaj i ka vënë emrin Kajan të birit. Është marrë media shumë. Ai ka dhënë shpjegime. Thotë se ka një fshat në Elbasan me këtë emër. Kajan është emër fshati dhe jo personi. Mahmoud Ahmadinejad ka qenë në Shqipëri në vitin që ka lindur Erion Veliaj” – thoshte Myftaraj.

    Armiqësia e Myftarajt me socialistët ishte e fortë duke përfunduar edhe në dyert e gjykatave. Ylli Manjani zbuloi pas vdekjes së tij se kishte marrë një telefonatë nga Myftaraj për t’a përfaqësuar në një gjyq përballë Edi Ramës.

    Deklarata e Veliajt që bën ironi me vdekjen tragjike të një njeriu (qoftë edhe kundërshtar) ka ngjallur jo pak reagime. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të gjatë ku e cilëson atë të papranueshme.

    “Në një akt amoral dhe cinizmi ekstrem tipik për njerëz shpirtkërmë, Erion Veliaj shpreh gëzim për vdekjen e Kastriotit. Por gëzimi i Erion Velisë dhe padia e Edi Ramës ndaj një njeriu, që thuhet se ka pasur në të shkuarën probleme depresioni, ka ngjallur dyshime për shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, shkak të cilin i ndjeri Kastriot e merr me vete në varr. Dënoj me ashpersinë më të madhe persekutimin e Kastriot Myftarajt për së gjalli dhe për së vdekuri, si një akt amoral çnjerëzor të dyshes Rama-Veliaj” – shkruan ndër të tjera Berisha.

    Po pse ky mllef i Veliajt për kundërshtarët e tij qoftë edhe kur ata largohen nga kjo jetë. Ajo që bie në sy është mungesa e respektimit të Kodit të Vdekjes që shqiptarët e kanë ruajtur me shekuj.

    Për gjatë gjithë karrierës së tij politike, Veliaj është përdorur shpesh nga shefi i tij si “kamikaz” përballë kundërshtarëve. Ishte ai i pari që fliste kundër opozitës, ishte ai që shpërndante i pari mesazhin e shefit kundër Ilir Metës.

    Është po ai që përdorej madje edhe për të sulmuar kreun e FSHF-së, Armand Duka të cilit u detyrua më pas t’i jepte dorën, kur shefi e urdhëroi. I njëjti shef e urdhëron të lyejë edhe shkallët e pallatit në Shkozë në 3 mëngjesit apo edhe t’i gjente lopën fshatares së Farkës.

    Duke sulmuar Kastriot Myftarajn, Veliaj ka bërë ndoshta një tjetër detyrë duke goditur një tjetër që kishte guxuar t’i prishte terezinë shefit.


    Burimi: ©LAPSI.al

Tema të Ngjashme

  1. Cilën kompani do të zgjidhnit për të udhëtuar drejt USA-s ?
    Nga Wordless në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-07-2014, 17:37
  2. Mero Baze: Berisha po me persekuton mua dhe partneret e mi ne biznes
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-11-2012, 16:47
  3. Erion Veliaj: Berisha e Meta, të falimentuar moralisht
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-12-2011, 17:29
  4. Erion Veliaj: G99 do të shkrihet me PS-së
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 11:27
  5. Erion Veliaj per zerin e Amerikes
    Nga DJAL_BERATI në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 15:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •