Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet nė Bllog
    17

    Pashka: Krishti u ngjall! Vėrtet u ngjall!

    Emri:  52819769611_6e59e29ed5_b.jpg

Shikime: 2901

Madhėsia:  30.0 KB

    Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht.

    Nė shoqėrinė njerėzore zėnė njė vend tė veēantė festimet. Kjo vjen si njė nevojė e brendshme e njeriut pėr tu shkėputur nga puna, angazhimet dhe rutina e pėrditshme, por nė tė njėjtėn kohė dhe pėr tė krijuar njė marrėdhėnie me tė shkuarėn, duke e sjellė atė nė pėrjetimin e sė tashmes, duke aspiruar dhe synuar tė ardhmen. Festat tė cilat shoqėria njerėzore feston mbėshteten nė ngjarje e persona dhe mbi tė gjitha mbi mesazhin qė ato transmetojnė. E tillė ėshtė dhe festa e Pashkės.

    Zanafillėn e saj do ta gjejmė nė zemrėn e historisė fetare dhe kombėtare tė popullit judaik. Gjendet nė kalimin e Detit tė Kuq, nė kohėn kur populli i Izraelit nėn udhėheqjen e Moisiut (rreth shek. XIV para Krishtit) u ēlirua nga robėria egjiptiane dhe marshoi drejt tokės sė premtuar. Pikėrisht “Pashka” e gjen rrėnjėn e vetė nė fjalėn aramaishte “pasha” apo hebraishte “pesah”, ku mė e mundshme ėshtė e para. Kjo fjalė shpreh nė mėnyrė metaforike kėtė kalim tė popullit tė Izraelit nga robėria egjiptiane drejt tokės sė premtuar (Eksodi 12:13,23,27), por njėkohėsisht shpreh dhe ceremoninė teleturgjikale me kėngė dhe lutje rreth flijimit (III Mbretėrit 18:21,26).

    Kjo festohej gjithmonė nė mbrėmje, mė 14 tė muajit Abib ose Nisan (Eksodi 12:14, Levitiku 23:5). Festimi i Pashkės judaike kremtohej nėpėrmjet njė simbolike tė trefishtė: Flijimi i qengjit, mė 14 ose 15 tė muajit Nisan; ngrėnia e bukės pa maja, sepse nuk kishin mundėsi tė merrnin maja apo brumė tė ardhur, kur u nisėn nga Egjipti; si dhe ngrėnia e barishteve tė hidhura, duke kujtuar nė kėtė mėnyrė hidhėrimet qė kishin kaluar nė tokėn e Egjiptit.

    Pashka ėshtė njė festė qė vazhdon tė festohet nga tė krishterėt, por qė nuk i referohet kalimit tė popullit izraelit nga robėria egjiptiane nė tokėn e premtuar. Pėr tė krishterėt Pashkė ėshtė momenti i kalimit nga vdekja nė jetė dhe ky moment lidhet me personin e Jisu Krishtit, i cili ndryshoi rrėnjėsisht historinė njerėzore. Pashka e krishterė lidhet me Krishtin, i cili “u ngjall sė vdekurish, me vdekje, vdekjen shkeli dhe tė varrosurve jetėn u fali” – psalet nė pėrlėshoren e Ngjalljes. Gjatė shekullit II-III lindi problemi i festimit tė Pashkės, pasi njė pjesė e kishave tė Azisė sė Vogėl e festonin mė 14 tė muajit Nisan, pavarėsisht nga dita e javės. Ndėrsa njė pjesė tjetėr e kishave e festonte Pashkėn tė Dielėn e parė pas Ekuinoksit pranveror.

    Nė Sinodin e I-rė Ekumenik (325, nė Nikea tė Azisė sė Vogėl) u vendos qė Pashka tė festohej tė Dielėn e parė pas Ekuinoksit pranveror, qė bie nga 22 Marsi – 25 Prill, sipas kalendarit Julian (pėr nder tė emrit Perandorit romak Jul Ēezarit, fillimet rreth vitit 44 para Krishtit). Por futja e kalendarit tė ri, Gregorian (pėr nder tė papa Grigorit tė Romės, fillimet nė vitin 1582 pas Krishtit) bėn qė koha e festimit tė Pashkės tė shkojė nga 3 Prilli – 8 Maj, pėr shkak tė njė diference 13 ditėsh midis tyre. Duhet thėnė se tė krishterėt orthodhoksė asnjėherė nuk e festojnė Pashkėn e tyre para ose tė njėjtėn ditė me Pashkėn Judaike. Gjithashtu duhet thėnė se kishat orthodhokse ecin njė pjesė me kalendarin Gregorian, ku njė prej tyre ėshtė dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė dhe njė pjesė me kalendarin Julian, e megjithatė tė gjitha kishat orthodhokse e festojnė Pashkėn nė tė njėjtėn ditė, por nė data kalendarike fetare tė ndryshme.

    Pashka pėr tė krishterėt do tė thotė kalimi nga vdekja nė jetė, festė kjo qė lidhet me shumė ngjarje tė rėndėsishme, ku mė thelbėsore janė Kryqėzimi, Vdekja dhe Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. Janė kėto ngjarje, tė cilat janė tė ngarkuara me njė ngarkesė emocionale, pasi pėrballen mohimi, mėkatėsia dhe kundėrvėnia e qenies njerėzore me dashurinė, faljen dhe sakrificėn e Krishtit. Duke pasur kėto ngarkesa emocionale duhet qė besimtarėt tė jenė pėrgatitur shpirtėrisht, pėr tė kuptuar dhe pėrjetuar kėto ngjarje. Ky ėshtė njė nga qėllimet qė besimtarėt orthodhoksė tė kreshmojnė plot 7 javė para Pashkės. Kreshmimi ėshtė nga njėra anė heqja dorė nga konsumi i mishit dhe nėnprodukteve tė tij, qumėshtit dhe nėnprodukteve tė tij, vezės dhe peshkut dhe nga ana tjetėr lutje mė tė gjata, njė reflektim dhe njė dedikim mė tė madh ndaj Zotit.

    Mėnjanimi i pėrkohshėm nga produktet ushqimore qė pėrmendėm mė sipėr nuk konsiderohet si njė pėrbuzje ndaj kėtyre produkteve, pasi ato janė tė mira tė dhuruara nga Perėndia dhe pėr besimtarėt orthodhoksė asgjė nuk ėshtė e papastėr. Por ky veprim bėhet qė besimtarėt tė ushtrojnė vetveten e tyre, tė kuptojnė dhe tė ndėrgjegjėsohen pėr urinė qė kanė tė uriturit e kėsaj bote, tė kuptojnė vuajtjet e tė vuajturve tė kėsaj bote. Gjithashtu me anė tė kreshmimit t’i lėnė mė shumė hapėsirė pėrkujdesjes dhe angazhimit shpirtėror. Besimtarėt, duke kreshmuar dhe lutur mė shumė gjatė kėsaj periudhe, pėrpiqen tė rregullojnė balancėn midis angazhimit trupor dhe atij shpirtėror, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do arrijnė tė kuptojnė ngjarjet e rėndėsishme tė Pashkės, ngjarje tė cilat shtrihen si nė botėn shpirtėrore edhe nė atė materiale.

    Kreshma e Pashkės nuk ėshtė vėnė asnjėherė nė diskutim, pavarėsisht se nė fillim tė shekullit tė III-tė filloi tė mbahej gjatė gjithė javės para Pashkės nė njė pjesė tė kishave tė krishtera dhe nga shekulli IV-ėt zbatohej nga tė gjitha kishat. Mė pas Kreshmės njė javore iu shtuan plot dhe gjashtė javė tė tjera dhe arsyet ishin: Parapėrgatitja mė e madhe pėr katikumenėt, ata qė do pagėzoheshin ditėn e Pashkės dhe njė “ripajtim” i besimtarėve me Kishėn, pasi shpesh shikohej njė lloj ftohje nė marrėdhėniet e tyre me Perėndinė. Megjithė shtimin e gjashtė javėve kreshmė, Java e Madhe, pra java para Pashkės nuk e humbi ritmin dhe rolin e saj parapėrgatitor. Nė fakt ajo fillon 8 ditė para Pashkės nga mbrėmja e dielės paraardhėse, nga e Diela e Dafinave ose Palmave ku kremtohet Hyrja e Zotit Jisu Krisht nė Jerusalem. Java e Madhe e arrin kulmin nė tre ditėt para Pashkės sepse nė ato ditė kremtojmė ngjarjet mė prekėse, ngjarje ku hidhėrimi dhe gėzimi, frika dhe guximi, mėkati dhe shenjtėria, errėsira dhe drita, vdekja dhe jeta ndeshen midis tyre nė fund tė fundit triumfon Ngjallja qė pėrmban brenda saj gėzimin, shenjtėrinė, dritėn dhe jetėn.

    Nė kėto ditė Kisha me anė tė lutjeve, psaljes sė tropareve, leximeve nga Shkrimi i Shenjtė, veprimeve simbolike kuptimplotė, litania dhe nderimi i Kryqit dhe Epitafit tė Zotin Jisu Krisht, na fut nė njė botė tjetėr nė njė botė, e cila i kapėrcen kufijtė e saj. Nė kėto ditė do na vijnė nė mendje dhe do na jepet mė shumė mundėsia pėr tė kuptuar Darkėn e fundit, Darkėn mistike, qė Jisu Krishti ndau me apostujt e vet, qė kremtohet tė Enjten nė mėngjes, arrestimin, gjykimin, kryqėzimin tė Enjten nė mbrėmje, varrosjen nė varr tė Premten nė mbrėmje, zbritjen nė Hadh dhe mbi tė gjitha Ngjalljen e Tij nė mesnatė midis sė Shtunės dhe sė Dielės.

    Duke qenė se Pashka pėr tė krishterėt orthodhoksė do tė thotė kalim nga vdekja nė jetė ėshtė e lidhur me Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht. Kėshtu qė Ngjallja e Jisu Krishtit ėshtė ngjarja qendrore e jetės shpirtėrore tė Kishės Orthodhokse. Ky qėndrim vjen nga fakti se mėkati pėr teologjinė dhe besimtarėt orthodhoksė nuk ėshtė njė thyerje rregulli apo ofendim ndaj Perėndisė, por njė tronditje e marrėdhėnies sė njeriut me Perėndinė, ėshtė njė errėsim i “imazhit” (“ikonės”) e me pasojė vdekjen e njeriut.

    Kėto elementė na tregojnė se mėkati kishte pasoja ontologjike dhe jo thjesht morale apo ligjore te njeriu, prandaj dhe ēlirimi i njeriut nga kjo situatė mund tė ndodhte me anė tė njė veprimi po aq ontologjik siē ėshtė Ngjallja. Gėzimi dhe hareja, qė ofron Ngjallja e Krishtit, dhe qė besimtarėt e pėrjetojnė duke marrė pjesė nė lutjet dhe jetėn adhuruese tė Kishės, zbukurohet dhe me respektimin e disa traditave tė cilat u formuan me pėrjetimin pėr njė kohė tė gjatė.

    Kur i referohemi traditave nė lidhje me Pashkėn, nė mendje na vjen veza e kuqe. Ajo ėshtė njė veēori karakteristike e ditės sė Pashkės dhe mė tepėr ēukitja e vezėve. Veza simbolizon jetėn, qė ėshtė e mbyllur dhe e pėrgjumur brenda lėvozhgės sė saj, qė nė momentin qė shpėrthen del nė dritė. Ngjyra e kuqe e vezėve simbolizon flijimin dhe nė rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikė e fitores, gėzimit dhe jetės. Kėshtu lėvozhga e vezės simbolizon varrin e Krishtit, qė u hap dhe dha jetė. Po pėr vezėn e kuqe ekziston dhe njė gojėdhėnė e Kishės: Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes sė Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratė njė shportė me vezė tė bardha, sipas zakonit tė atėhershėm, ai i tha: Sa mund tė bėhen tė kuqe vezėt qė solle, aq mund tė jetė ngjallur Krishti. Dhe pėr ēudi, vezėt u bėnė menjėherė tė kuqe.

    Atmosferėn e Pashkės besimtarėt e shprehin, duke uruar “Gėzuar pėr shumė vjet Pashkėt”, por ajo qė shpreh mė shumė frymėn e periudhės sė Pashkės ėshtė pėrshėndetja “Krishtit u ngjall” dhe si pėrgjigje jepet “Vėrtet u ngjall”.

    KOASH
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-04-2023 mė 21:04

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Pashka: Krishti u ngjall! Vėrtet u ngjall!

    Emri:  SherbesaNgjalljes1.jpg

Shikime: 21

Madhėsia:  39.6 KB

    Emri:  SherbesaNgjalljes2.jpg

Shikime: 22

Madhėsia:  37.7 KB

Tema tė Ngjashme

  1. Jeruzalem: Krishti u Ngjall!
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-05-2021, 14:42
  2. Krishti u ngjall!
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-05-2016, 15:10
  3. Krishti u ngjall!
    Nga YaSmiN nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 20-04-2014, 20:43
  4. Gėzuar Pashkėn - Krishti u ngjall
    Nga YaSmiN nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 01:16
  5. Krishti u ngjall se vdekuresh!
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 11:48

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •