Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Miku i Edi Ramës Aleksandër Vuçiç, shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

    Emri:  Capture-87.jpg

Shikime: 467

Madhësia:  34.3 KB

    Partia Përparimtare serbe e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, pretendon një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të së dielës që u përcollën me me raporte për parregullsi të mëdha si gjatë fushatës së tensionuar po ashtu edhe në ditën e votimit.

    Presidenti serb tha se lista “Serbia nuk guxon të ndalet”, e udhëhequr prej tij ka fituar 46.5 për qind të votave e pasuar nga lista “Serbia kundër dhunës” e partive opozitare me 23.5 për qind.

    Nënkryetarja e Partisë Përparimtare Serbe, Ana Bërnabiç, kryeministre në detyrë, tha se në bazë të rezultateve paraprake lista e drejtuar nga partia e saj do të ketë shumicën absolute me mbi 125 deputetë në parlamentin 250 vendesh të Serbisë.

    Vëzhgues të partive opozitare raportuan për parregullsi të mëdha si gjatë fushatës së tensionuar ashtu edhe përgjatë ditës së votimit.

    Mediat e pavarura thanë se serbë nga Bosnja fqinje u mblodhën për të votuar në një sallë sportesh në Beograd që nuk ishte një qendër votimi zyrtar. Një ekip monitorues u sulmua dhe makina e tyre u godit me shkopinj bejsbolli në një qytet në veri të Serbisë.

    Vëzhguesit nga Qendra e Pavarur për Kërkime, Transparencë dhe Përgjegjësi, (CRTA) shprehën “shqetësimin më të thellë ” për rastet e transferimit të organizuar të votuesve të paligjshëm të dielën nga vendet e tjera në Beograd.

    “Përqendrimi i autobusëve, furgonëve dhe makinave u vu re në disa pika në Beograd, duke transferuar votuesit në qendrat e votimit në të gjithë qytetin për të votuar,” tha grupi, ndërsa autoritetet hodhën poshtë çdo keqbërje.

    CRTA raportoi gjithashtu raste kur votuesve u jepeshin para për të votuar për partinë në pushtet dhe për praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimit.

    Gjithsej 18 parti dhe koalicione u vunë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e rreth 6.5 milionë votuesve. Pragu për të hyrë në parlamentin prej 250 vendesh është 3 për qind. Vendvotimet që u hapën në orën 7 të mëngjesit, u mbyllën në orën 20:00.

    Dy sulme masive në muajin maj që lanë pas vetes 17 të vrarë, përfshirë nëntë nxënës të një shkolle fillore, çuan në protesta që tronditën pushtetin e presidentit serb Vuçiç dhe partisë së tij. Pakënaqësitë u thelluan nga rritja e inflacionit, i cili arriti ne 8 për qind në muajin nëntor.

    Partitë opozitare dhe grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë gjithashtu presidentin serb dhe partinë e tij për blerje votash, mbytje të lirisë së medias, dhunë ndaj kundërshtarëve, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç dhe aleatët e tij i mohojnë këto akuza.

    Zgjedhjet në Serbi përkuan me një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën, mes tensioneve të larta që pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator.

    (marrë me shkurtime nga VOA)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Miku i Edi Ramës Aleksandër Vuçiç, shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

    “Vota me fotokopje në Serbi”- Kreu i delegacionit të KiE: E vërteta është shokuese

    Emri:  Vucic-5.jpg

Shikime: 400

Madhësia:  29.4 KB

    Stefan Schennach, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi, tha se e vërteta për procesin elektoral në Serbi është shokuese.

    Në një intervistë për median në Beograd, ai tha se ka pasur manipulime votash në mënyrë masive.

    Ai shtoi se gjatë numërimit të votave ka parë se në kuti kishte fletë votimi që ishin bërë në fotokopje në dyqan dhe që kishin një vulë të komision të votimit.

    Sipas tij, fushata u dominua nga presidenti Aleksandar Vuçiç në shkelje të plotë ligjore.

    “Ajo që pamë ishte një fushatë e tërë e dominuar nga presidenti. Kjo nuk është punë e presidentit. Presidenti është një person neutral që duhet të garantojë për vendin dhe për të gjithë njerëzit. Por presidenti aktual i menaxhoi zgjedhjet dhe ishte kandidat në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse ishte fshat apo e gjithë republika”,- tha Stefan Schennach.

    I pyetur për deklaratën e partisë fituese se zgjedhjet kaluan pa probleme, ai tha se proceset elektorale nuk kanë nevojë për fjalë të bukura, por për fakte që tregojnë të vërtetën. Dhe sipas tij, e vërteta është tronditëse për zgjedhjet në Serbi.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Miku i Edi Ramës Aleksandër Vuçiç, shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

    Media britanike kritika Vuçiç: Manipuloi zgjedhjet në Serbi



    Beteja më e madhe mes dy grupimeve politike ishte në Beograd. Ndonëse rezultatet për qeverisjen e Beogradit ende nuk janë shpallur nga autoritetet zgjedhore, sipas parashikimeve të grupeve që vëzhguan zgjedhjet, Partia Progresive e Serbisë e zotit Vuçiç ka fituar 38 për qind të votave në Beograd, ndërsa opozita 35 për qind.

    Siç shkruan Telegrafi britanik, “Lideri i Serbisë shpalli fitoren në zgjedhje, pas akuzave se ka sjellë 40 mijë njerëz në Beograd me autobus”.

    “Kjo është një fitore absolute dhe kjo më bën të lumtur”, tha Vuçiç para rezultateve zyrtare.

    SNS fitoi rreth 47 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, të mjaftueshme për një shumicë absolute në parlamentin prej 250 vendesh.

    Serbia kundër dhunës, një grup partish pro-evropiane, fitoi 23 përqind, sipas rezultateve paraprake. Ata akuzuan SNS-në për mashtrime zgjedhore, paralajmëruan se do të ankohen dhe do të kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve, shkruan Telegrafi.

    “Ne kemi qenë dëshmitarë të tentativave serioze për të vjedhur zgjedhjet”, tha një nga liderët e koalicionit, Miroslav Aleksiç.

    Serbia kundër dhunës pretendon se 40,000 dokumente u janë lëshuar njerëzve që nuk jetojnë në Beograd dhe se “serbët nga BeH u dërguan me autobusë në masë për të votuar në Beograd”.

    Media gjithashtu shkruan se projeksionet tregojnë se SNS ka fituar 38 për qind në kryeqytet, ndërsa SPN ka fituar 35 për qind.

    Kishte pretendime se votuesit paguheshin për të votuar dhe u bëheshin presione, si dhe raporte se një ekip vëzhgimi ishte sulmuar.

    Partitë opozitare akuzuan edhe partinë në pushtet për “ryshfet të votuesve, mbytje të lirisë së mediave, dhunë ndaj kundërshtarëve, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar”, transmeton Telegrafi.

    Presidenti i Serbisë mohon të gjitha akuzat për ndonjë manipulim zgjedhor, transmeton kjo media.

    Siç raporton Telegrafi britanik, “Serbia dhe Rusia kanë lidhje historike dhe Beogradi, i cili varet nga gazi rus, nuk iu bashkua Perëndimit në sanksionimin e Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë”.

    “Ne mirëpresim arritjet e zotit Vuçiç,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

    Ai foli për Serbinë, kandidate për anëtarësim në BE, si një vend “vëllazëror”, duke shtuar se Moska shpreson se rezultati do të çojë në “forcimin e mëtejshëm të miqësisë”, transmeton Telegrafi.

    Një numër i konsiderueshëm i serbëve e përkrahin Moskën në luftën në Ukrainë dhe e urrejnë NATO-n, e cila mbështet Kievin, për shkak të sulmit ndaj Jugosllavisë, shkruan Telegrafi.

    Gjithashtu, ka ende fluturime ndërmjet këtyre dy vendeve.

    Viktor Orban, kryeministri pro-rus i Hungarisë, gjithashtu uroi Vuçiçin për fitoren e tij në zgjedhje.

    Orban bllokoi një paketë ndihme për Ukrainën me vlerë 50 milionë dhe kundërshtoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Kievin.

    Zgjedhjet parlamentare, të pestat që nga viti 2012, përkoi me zgjedhjet lokale në shumicën e komunave, Beograd dhe Vojvodinë.

    Zgjedhjet nuk kanë përfshirë zgjedhjet presidenciale, por partia në pushtet, siç shkruan Telegrafi, “së bashku me mediat pro-qeveritare, bënë fushatë si referendum për Vuçiçin”.

    Serbia kundër dhunës me prirje perëndimore ka qenë me ndikim gjatë muajve të protestave pas ngjarjeve tragjike të majit, kur u vranë 18 persona.

    Kjo tronditi, siç shkruan Telegrafi, “mbytjen prej një dekade në pushtetin e SNS-së dhe pakënaqësia ishte më e madhe për shkak të rritjes së inflacionit, i cili arriti në tetë për qind në nëntor”.

    Gjithsej 18 parti dhe koalicione luftuan për mbështetjen e 6.5 milionë votuesve.


    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Miku i Edi Ramës Aleksandër Vuçiç, shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

    Rusia përshëndet fitoren e Vuçiç në zgjedhje

    Emri:  Rusia-2.jpg

Shikime: 399

Madhësia:  20.4 KB

    Kremlini ka mirëpritur fitoren në zgjedhjet parlamentare të shpallur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

    Serbia dhe Rusia historikisht kanë raporte të ngushta dhe Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

    Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

    Vuçiqç ka deklaruar se partia e tij, Partia Progresive Serbe (SNS), ka fituar zgjedhjet e 17 dhjetorit, përderisa autoritetet zgjedhore deri më tani kanë publikuar rezultate preliminare me 35 për qind e votave të numëruara.

    “Ne mirëpresim këtë arritje nga zoti Vuçiç”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Ai shtoi se Moska shpreson që rezultati do të çojë “në forcimin e mëtejmë të miqësisë” mes dy shteteve.

    Peskov po ashtu iu referua Serbisë si shtet “vëllazëror”.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Beograd: Serbët në protesta në mbrojtje të votave të vjedhura nga miku i Edi Ramës

    Opozita dhe studentët, thirrje për protesta masive për anulimin e zgjedhjeve në Beograd

    Aktivistët e opozitës dhe studentë u përplasën me policinë gjatë protestës së re anti-qeveritare në kryeqytetin serb, ku më shumë se 30 veta u ndaluan.

    Nga BIRN

    Emri:  Protesta-para-bashkise.jpg

Shikime: 443

Madhësia:  30.9 KB
    Mbështetës të opozitës dhe studentë protestuan të dielën në Beograd. Foto: BIRN.

    Më shumë se 35 protestues u arrestuan në Beograd, ndërsa dy punonjës policie u lënduan gjatë një proteste anti-qeveritare që u kthye e dhunshme të dielën në mbrëmje në Beograd. Partitë e opozitës dhe një nismë studentore jo-formale, që qëndrojnë pas protestive prej javës së kaluar kërkuan anulimin e zgjedhjeve lokale në Breograd si dhe bënë thirrje për një protestë të re, edhe më masive të hënën si dhe bllokimin e rrugëve kryesore të qytetit.

    Dimitrije Dimiç, një përfaqësues i studentëve që u mblodhën nën emrin “Lufto” tha të dielën se Beogradi do të bllokohet nga e hëna, nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk bie dakord që të anulojë zgjedhjet të hënën për të rishikuar parregullsitë e raportuara.

    Të dielën, mbështetësit e koalicionit opozitar “Serbia kundër Dhunës”, i cili nisi një seri tubimesh pranë godinës së Komisionit të Zgjedhjeve në qendër të Beogradit mbrëmjen e 18 dhjetorit, u përpoq të sulmonte godinën administrative të qytetit.

    Protestuesit thërritën “Hapni dyert” dhe “Hajdutë”, ndërsa e godisnin godinën me vezë. Të tjerë thërritën “Vuçiç është Putin”, duke e krahasuar presidentin serb me liderin rus. Opozita pretendoi për përdorim të gjerë të forcës nga policia serve dhe një njësi speciale e xhandarmërisë, të cilën autoritetet serbe e mohuan. Ndërkohë, presidenti serb, Vuçiç pretendoi se protestat ishin “planifikuar më parë” dhe se qeveria e tij kishte “prova të qëndrueshme”. Vuçiç sugjeroi gjithashtu se trazirat ishin nxitur nga jashtë.

    Duke iu drejtuar kombit gjatë protestës jashtë bashkisë së Beogradit, Vuçiç i quajti protestuesit “banditë”, të cilët nuk do t'ia dilnin të destabilizonin vendin.

    “Ky nuk është një revolucion,” tha Vuçiç ndërsa shtoi se “ata nuk do të kishin sukses”.

    Raporti paraprak i ODHIR-it thekson se zgjedhjet parlamentare serbe u shënuan nga “mangësi të shumta procedural, duke përfshirë aplikimin e paqëndrueshëm të masave mbrojtëse gjatë votimit dhe numërimit, raste të mbipopullimit të qendrave, shkelje të fshehtësisë së votës dhe votime në grup”.

    BIRN

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Miku i Edi Ramës Aleksandër Vuçiç, shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

    Parregullsitë në zgjedhje, Vuçiç refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar: Janë çështje e institucioneve shtetërore

    Emri:  Screenshot 2024-01-02 at 2.02.56 PM.jpg

Shikime: 365

Madhësia:  19.1 KB

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë e supozuara në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të organizuara nga opozita, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve.

    Demonstruesit po protestojnë në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në Serbi që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të cilat sipas rezultateve preliminare i ka fituar Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit.

    Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar SNS-në për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë.

    Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave.

    Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiq tha më 2 janar se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore [serbe]”.

    Vuçiq sugjeroi se koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, kundërshton rezultatin zgjedhor, veçmas zgjedhjet lokale në Beograd, sepse sipas tij, kjo parti nuk doli aq mirë në zgjedhje ashtu siç priste.

    Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind.

    Sërish protestë në Beograd, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

    Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen gjatë këtij muaji. Mijëra persona protestuan në Beograd më 30 dhjetor të vitit 2023, në atë që u cilësua si protesta më e madhe deri më tani lidhur me zgjedhjet, përderisa protestuesit brohoritën “Hajna”.

    Ajo protestë ishte organizuar nga iniciativa e pavarur qytetare, ProGlas, që para zgjedhjeve bëri fushatë për dalje më të lartë në votime.

    Më 17 dhjetor, Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, lokale dhe krahinore. Opozita ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar, pasi përfaqësuesit e disa organizatave të huaja që kanë monitoruar procesin raportuar për parregullsi, përfshirë mbushjen e kutive dhe blerjen e votave.

    Monitoruesit lokalë të zgjedhjeve po ashtu kanë thënë se votues nga e mbarë Serbia dhe nga shtetet fqinje ishin regjistruar në Beograd për të votuar në zgjedhjet lokale./REL


    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Miku i Edi Ramës Aleksandër Vuçiç, shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

    The Guardian: Kapja e shtetit në Serbi, një problem për Ballkanin dhe BE

    Emri:  Serbi.jpg

Shikime: 368

Madhësia:  51.4 KB

    Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, zgjedhjet e fundit parlamentare të vendit ishin “më të pastrat dhe më të ndershmet” në historinë e tij. Ato ishin gjithashtu një triumf për partinë e tij Progresive Serbe (SNS), e cila fitoi me shumicë. Por Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kishte një qëndrim tjetër.

    Zgjedhjet e 17 dhjetorit, thuhet një deklaratë nga ekipi i tij ndërkombëtar i vëzhguesve, u zhvillua në “kushte të padrejta”, të dëmtuara nga “anshmëria në media, presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”. U vunë re raste të frikësimit dhe “parregullsive serioze” duke përfshirë blerjen e votave. Janë bërë akuza të tjera se serbët e Bosnjës u futën me autobus në masë për të votuar Beograd.

    Shkelja e normave demokratike dhe e shtetit të së drejtës në Serbi është përshpejtuar gradualisht që kur SNS mori pushtetin mbi një dekadë më parë – një proces tekstual i kapjes së shtetit, i mbikëqyrur nga presidenti që nga viti 2017. Një nacionalist autokratik, instinktet politike të të cilit u farkëtuan në epokën e Millosheviçit, Vuçiç përdor gjithashtu fuqinë dhe ndikimin e tij për të nxitur mosmarrëveshje në Ballkanin Perëndimor, ku fushatat secesioniste serbe etnike mbështeten nga Beogradi. Por ambicia për ta tërhequr Serbinë brenda orbitës së BE-së – dhe larg ndikimit rus – ka zbutur kritikat perëndimore në një shkallë komprometuese, veçanërisht që nga pushtimi i Ukrainës.

    Kjo qasje zbutëse mund të mbarojë së shpejti. Ditë me demonstrata pasuan zgjedhjet e diskutueshme, duke u mbështetur në një lëvizje proteste në rritje kundër Vuçiçit që filloi në verë. Fundjavën e kaluar, dhjetëra mijëra u mblodhën në një shesh të Beogradit, gjithashtu, për të kundërshtuar sundimin e Slobodan Millosheviçit dhe bënë thirrje për një Evropë kryesisht të heshtur për të mbështetur kauzën e tyre. Si për të treguar se ku qëndrojnë simpatitë instiktive të qeverisë, kryeministrja e zotit Vuçiç, Ana Bnrabiq, falënderoi Rusinë për sigurimin e provave të supozuara se protestat ishin të orkestruara në perëndim.

    Intimacionet e konfliktit të rinovuar rajonal premtojnë të detyrojnë një linjë më të ashpër në Bruksel dhe Uashington. Në nëntor, zoti Vuçiç parashikoi në mënyrë ogurzezë se viti 2024 do të sjellë “shumë më shumë konflikte dhe trazira” si në Kosovë ashtu edhe në Republikën Srpska – entitetin etnik serb në Bosnje-Hercegovinë. Në këtë të fundit, udhëheqësi separatist serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ka kërcënuar se do të prishë marrëveshjen e paqes të Dejtonit të vitit 1995 në emër të bashkimit kombëtar serb. Në Kosovë – pavarësinë e së cilës Beogradi vazhdon të refuzojë ta njohë – shpërthimet serioze të konfliktit në veriun etnik serb kanë ngritur frikën për një përpjekje të ardhshme shkëputjeje.

    Shpresat se perspektiva e anëtarësimit në BE do të bindë qeverinë e Serbisë që të respektojë normat demokratike në vend dhe të përmbahet nga minimi i shteteve fqinje, kanë rezultuar të pabaza. Por qëllimi strategjik i izolimit të Rusisë – gjithashtu i paplotësuar – do të thotë se perëndimi vazhdon t’i lejojë zotit Vuçiç shumë licencë për të ndjekur axhendën e tij autoritare, etno-nacionaliste .

    Si një nga investitorët kryesorë në ekonominë në rritje të Serbisë, BE-ja shihet në mënyrë të favorshme nga pjesa më e madhe e popullsisë dhe ka fuqi ekonomike dhe diplomatike për të vendosur nëse dëshiron. Deri më tani, ajo ka zgjedhur të mos e bëjë këtë, përmes një frike të kuptueshme – të ndarë nga administrata e Joe Biden-it – për ta lënë Ballkanin edhe më të hapur ndaj ndikimit të Moskës dhe Pekinit. Por ndërsa ai ngulitet akoma më tej në oborrin e shtëpisë lindore të BE-së, trajtimi i zotit Vuçiç si një lloj djali plangprishës që përfundimisht do të rregullojë rrugën e tij, nuk funksionon.

    The Guardian

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:31
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-07-2022, 12:39
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2022, 01:04
  4. Një shkrim i presidentit serb Aleksander Vuçiç
    Nga Neteorm në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-07-2017, 05:56
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-01-2015, 14:58

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •