Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,308

    Të huajt që flasin shqip

    Të huajt që flasin shqip! Si po e mësojnë të ardhurit nga Afrika e Jugut deri në Australi

    E njohur si një nga gjuhët më të vjetra dhe më të rralla në botë, gjuha shqipe tërheq gjithnjë e më shumë të huajt që vijnë në Shqipëri.

    Në Durrës, Oriola përpiqet t’u mësojë sekretet për ta mësuar shpejt e mirë gjuhën tonë, po pa lënë pas dore gramatikën dhe shqiptimin që mbeten sfidë për “nxënësit” e saj.
    “Ngaqë këta janë studentë nga kultura të ndryshme, patjetër përballja është shumë e vështirë, duke qenë se ka dhe nga Koreja e Jugut që ka një gjuhë krejt të ndryshme nga gjuhët indoevropiane ku përfshihemi ne. Po ajo që i bën ata të ecin përpara me gjuhën shqipe është dhe një dhunti që ata mund të kenë. Falë saj mund ta kapin gjuhën më shpejt.”- tha Oriola Tufa.

    “Në fillim ishte shumë e vështirë se gramatika ishte e ndryshme nga spanjishtja, po tani kam 3 vjet dhe jam më e mirë në shqip.”
    “Është e vështirë por është shumë qejf dhe njerëzit në Shqipëri janë shumë të mirë.”

    “Dua të kuptoj njerëzit këtu, ndaj kam nisur të mësoj shqip. Jam nga Finlanda dhe prej dy muajsh ndodhem këtu. Gjuha ime finlandishtja është e vështirë, ndaj mund ta kuptoj më lehtë gramatikën tuaj.”

    Edhe pse e vështirë, gramatika e shqipes nuk i step të huajtë që vijnë nga vende të ndryshme dhe përballen me kulturën shqiptare përmes gjuhës së saj. Me pak ore studimi dhe shumë biseda shoqërore me vendasit, ata po e mësojnë gjithnjë e më mirë gjuhën tonë. Shajen (Cheyenne) është nga Karolina e Jugut dhe ka vetëm 2 muaj që ka ardhur në Shqipëri si misionare.

    “Është e vështirë, por është shumë qejf me njërëz në Shqipëri që janë shumë të mirë dhe duan të flasin me mua. Njerëzit janë shumë të dashur.”

    Përmes gjuhës ata mësojnë më shumë dhe për kulturën, historinë dhe zakonet e shqiptarëve. Mateo nga Afrika e Jugut mbërriti në Shqipëri 16 vite më parë bashkë me familjen.

    “Ne kishim dëgjuar më parë ca gjëra për Shqipërinë, për Skënderbeun dhe komunizmin dhe nisëm të studionim pak gjuhën. Kishim një CD po ca gjëra aty nuk ishin të drejta. Kam shumë qejf për të folur me njerëzit dhe çdo ditë jam në lokal me burrat e lagjes duke biseduar.

    – Edhe ndonjë gotë raki?

    – Jo, nuk pi raki, po kafe dhe çaj. Ata kanë qejf të pinë raki.”

    Laki, një 26 vjeçar australian, që është martuar me dashuri thotë se ende nuk e kupton mirë konceptin e mblesërisë shqiptare.

    “Për mua nuk shkon mirë dhe nuk e kuptoj bazën e kësaj në praktikë, po kjo vjen nga kultura ime. Më mirë me dashuri se është i vullnetshëm dhe të dy anët përkushtohen dhe ka një themel më të mirë për një marrëdhënie.”

    Mësimi i gjuhës shqipe mbetet një sfidë e bukur në emër të bashkëjetesës me banorët dhe kulturën e vendit ku këta të huaj kanë zgjedhur të jetojnë përkohësisht, a përgjithmonë.


    / TCH / JavaNews.al

    https://javanews.al/te-huajt-qe-flas...i-ne-australi/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,308

    Për: Të huajt që flasin shqip

    https://www.youtube.com/watch?v=cF6ZliLZFqM

    Opinion - Të huaj që flasin shqip!

    RTV KLAN - Tetor 2022

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,939

    Për: Të huajt që flasin shqip

    Në Shqipëri ka një numër të rritur të të huajve që flasin shqip, si studentë të huaj që studiojnë në universitete të Shqipërisë, personale diplomatikë që punojnë në ambasadat e huaja dhe një numër i vogël i turistëve që kanë mësuar gjuhën shqipe. Të huajt që mësojnë shqipën zakonisht përdorin shkolla gjuhësore, libra, programe kompjuterike dhe aplikacione për të mësuar gjuhën shqipe. Një numër i konsiderueshëm i universiteteve në Shqipëri ofrojnë leksione të gjuhës shqipe për studentët e huaj, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për ata që janë të interesuar të mësojnë gjuhën shqipe. Të huajt që jetojnë në Shqipëri mund të mësojnë shqipen edhe përmes kontakteve me komunitetin vendas dhe përdorimit të gjuhës së përditshme. Shqipëria është gjithashtu e njohur për një shkallë të lartë të mikpritjes dhe ndjekjeje të kulturës dhe traditave të saj, duke e bërë kështu më të lehtë për të huajt të integrohen në kulturën shqiptare dhe të mësojnë gjuhën në mënyra të ndryshme.

    mësimi i gjuhës shqipe për të huajt është një proces i cili mund të jetë sfidues në fillim, pasi shqipja është një gjuhë e cila ka një gramatikë të ndërlikuar dhe shumë shprehje unike. Megjithatë, shqipja është një gjuhë e bukur dhe vlerësohet nga ata që e mësojnë për shumë arsye të ndryshme, si pasuri kulturore, marrëdhëniet biznesore dhe miqësore, dhe shumë të tjera.

    Në Shqipëri, ekziston një komunitet i madh i personave të huaj që flasin shqip, dhe kjo e bën gjuhën shqipe më të lehtë për të mësuar, pasi ka mundësi për praktikë dhe kontakte me njerëzit vendas. Përveç kësaj, Shqipëria është një vend i bukur dhe i çuditshëm, dhe mësimi i gjuhës shqipe mund të jep një perspektivë më të thellë dhe më të plotë rreth kulturës dhe historisë së vendit. Gjithashtu, shqipja është një gjuhë zyrtare në Ballkan dhe një gjuhë e rëndësishme për negociatat ndërkombëtare dhe marrëdhëniet diplomatike.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,308

    Për: Të huajt që flasin shqip

    https://www.youtube.com/watch?v=lEdbJBmbuck

    Artistët e huaj këndojnë shqip në “Kënga Magjike”, ngrenë në këmbë publikun

    Nëntor 2022

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,308

    Për: Të huajt që flasin shqip



    TË HUAJ QË JETOJNË NË VLORË

    One TV Vlora

Tema të Ngjashme

  1. Fetë flasin shqip
    Nga sulioti në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 29-12-2012, 18:07
  2. Te huajt duke kenduar shqip.
    Nga Milkway në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-08-2011, 12:30
  3. Gazetat greke “flasin” shqip
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2006, 20:47
  4. Pellazget Flasin Shqip
    Nga Jonian në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-06-2004, 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •