Qeveria Rama njoftoi tė hėnėn se ka marrė vendim pėr ta shpallur Park Kombėtar, lumin Vjosa, i cili konsiderohet si lumi i fundit i egėr i Europės.
Ky vendim ofron njė mbrojtje shumė mė tė lartė se ajo aktuale si Park Natyror. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro bėri tė ditur se sipėrfaqja e mbrojur shkon nė mbi 12700 hektarė duke pėrfshirė jo vetėm sipėrfaqen ujore, por dhe tre degėt e lumit, Drinosin, Bėnēėn dhe Shushicėn, si dhe sipėrfaqe tė tjera tokėsore.
Sipas zonjės Kumbaro, pas kėtij akti do tė nisė njė tjetėr fazė, ajo e hartimit tė planit tė menaxhimit dhe tė gjithė masterplanit tė zonės, pėr tė parė se ku mund tė zhvillohen ekonomi tradicionale, ekoturizėm, apo dhe se ku do tė jetė pjesa e mbrojtjes strikte e ku nuk do mund tė ndėrhyhet fare.
Pėr shumė vite me radhė shoqata tė ndryshme mjedisore, jo vetėm vendase, kanė ngritur zėrin pėr mbrojtjen e Vjosės. Pėrgjatė rrjedhės sė lumit ishte parashikuar ndėrtimi i disa dhjetra hidrocentraleve, tė cilat nuk do mund tė realizohen me pėrfshirjen e Vjosės nė kategorinė e njė Parku Kombėtar.
Vjosa, e cila buron nė Greqi, ka njė gjatėsi prej 272 kilometrash, nga tė cilat 192 nė territorin shqiptar. Ajo shėrben si habitat i mbi 1100 specieve, ndėr tė cilat 13 janė gjallesa nė rrezik zhdukje nė rang global.
Koha Jone
Krijoni Kontakt