SEVASTI QIRIAZI
Mėsuesja e Parė e vajzave dhe grave shqiptare
Mė 24 Shkurt 1871 lindi Sevasti Dako Qiriazi, arsimtare, veprimtare e ēėshtjes kombėtare.
Ishte atdhetare dhe nismėtare e organizimit tė arsimit shqiptar pėr vajza dhe gra. Ishte Naim Frashėri ai qė i dha mundėsi Sevasti Qiriazit tė studionte nė kolegjin me emėr Robert Kolegj nė Stamboll e tė luante njė rol aktiv nė arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare qė studioi nė kėtė institucion amerikan, tė cilin e kreu nė Qershor 1891.
Me tu kthyer nė Shqipėri ajo mori pjesė nė ngritjen e shkollės sė vashave nė Korēė mė 1891. Kjo shkollė ėshtė edhe fillimi i njė shkolle mbi bazėn laike. Pas Luftės sė Parė Botėrore kjo shkollė njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesė edhe nė Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me pėrgatitjen e teksteve shkollore.
Me tė shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako e me tė motrėn Parashqevi ajo vajti nė Rumani e prej andej emigroi nė Shtetet e Bashkuara, ku bashkėpunoi me tė pėrdyjavshmen Yll i mėngjesit.
Motrat Qiriazi ishin mėsueset dhe edukatoret e para tė shkollės sė vashave qė u hap mė 1891 nė Korēė. Nga kjo shkollė dolėn shumė emra tė njohur tė grave tė cilat kontribuuan, jo vetėm nė fushėn e arsimit, por u bėnė edhe luftėtare tė njohura tė ēėshtjes kombėtare.
Vdiq mė 30 Gusht tė vitit 1949.
Konica.al
https://konica.al/2023/02/nismetarja...ate-shqiptare/
Krijoni Kontakt