Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 102
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Prejudikimet e paqena dhe racionaliteti indvidual e kolektiv

    Citim Postuar më parë nga Fiona
    Sa me shume shqip. aq me mir them un, pastaj kush do ti punesoj, te rriten, etc...e din vet ato.
    Nëse i referoheni shkrimit tim, unë nuk prejudikova as politikat stimuluese e as ato destimuluese për natalitetin në pamundësi për të kuantifikuar resurset e Atdheut tonë por mendoj që ekspertët janë ata më të thirrurit për të hartuar strategji zhvillimi.... Sidoqoftë, personalisht mendoj se njeriu është edhe qenje racionale dhe nganjëherë pos ndjenjave personale e patosit nacional nuk i bën keq ta aplikojë edhe arësyen e shëndoshë dhe ta fusë edhe shkencën në përdorim, sidomos matematikën...

  2. #22
    Kalimtare e rastit... Maska e AMERIKANJA06
    Anëtarësuar
    03-06-2006
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    168

    Question

    Ok, do shtoj dhe une nje mendim timin.
    "Shqiperia po lind shume bij(a) me nenshtetesi te huaj(si americane,canadeze,dhe angleze me duket ne mos qofsha gabim)."
    Gra deputetesh, ministrash,prokuroresh, avokatesh, etj etj-po vijne nga Shqiperia
    te lindin ne SHBA.
    Perse?Te marin nje nenshtetesi americane apo s`kane maternitet ku te lindin keto gra te kamura?
    -Lirine kerkon?!-Pushka s`ka cark!Fluturimin do?por krahet s`i hap.Me rraso je veshur.Zotin e tall!Kush je ti?!-Perendi a djall?!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865

    shume mire bejne

    Do zoti o befshim sa me shpejt 30 milion.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #24
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Lindni sa me shume femije.Kjo eshte fuqia e familjes qe i siguron dhe te ardhmen dhe trashegimine.

    Kur nje familje ben 2 femije,psh vajze dhe djale...... tendenca eshte qe te behen njerez te dobet nga karakteri,ne kundershtim me femijet qe kane shume vellezer dhe motra (4 ose 5 femije),te cilet mbrojne njeri tjetrin dhe krijojne nje siguri shume me te madhe per familjen,per jeten e tyre dhe per prinderit.

    eshte vene re se familjet me shume femije,i kalojne shume me lehte problemet qe hasin gjate jetes.te njejtat probleme duket shume te veshira atje ku ka vetem 2 femije.ana ekonomike nuk miret parasysh ketu se kerkimet behen ne familje me pasuri te perafert.

    Morali: Beni sa me shume femije qe keni mundesi,dhe ata do tju japin jeten,gjallerine,dashurine dhe ju sigurojne pjeqerine e lumtur.
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ka vetem nje zgjidhje kunder natalitetit te larte: ngritja e mireqenies.

    Robt fillojne te bejne divorce e te jetojne si qyqe, e nuk bejne me as kalamaja. Ne vend qe te ngrofen ne krevat e ngrejne termosifonin, .

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Ne ate krah flini se do arrijme 30.milione.Tani qejfin e mesuan dhe shqipot dhe o nuk martohen fare o me zor bejne nje femije.Iku ai brezi qe bente 2 femije,tani u beme dhe ne evropiane (mos te them qe ja kaluam dhe Evropes dhe Usa)
    Plus qe keta te brezit te ri as do duan tja dine fare qe e kane prejardhjen shqiptare,Fatkeqesisht.....Perderisa jane lindur ne tjeter shtet ,kane tjeter kombesi ,prinderit nuk kane kohe dhe as interes tju mesojne gjuhen shqipe etj.etj.
    Do me thuash qe eshte injorance (dakort ) po shumica keshtu do beje ,fatkeqesisht.
    Keshtu qe edhe ne do kemi avash-avsh fatin e shteteve fqinje me lindjet ne pakesim...
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  7. #27
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Familja e madhe.

    Mua per vete me pelqen nje gje e tille, mjaft biles.

    Familja e madhe nuk mund te egzistoje ne qytet. Per dy arsyje, njera eshte se disa familje qe e kan deshiren dhe mbase edhe nevojen te rrisin numrin e femijeve, nuk kan ku ti len, a flihet 8 veta ne apartament nje dhome e nje guzhine?
    Tjetra arsye, per ata qe kan mundesi ekonomike per te mbajt nje familje te madhe, nuk e bejne nje gje te tille, ngaqe shofin MTV pas lajmeve ne TVSh edhe ju duket vetja te Europianizum.


    Kurse ne fshat nderrojne gjerat, cdo familje ne fshat ka nje numer te madh femijesh, kjo mund te jete per faktin qe skan pune shume pasi traktori u then aren, dhe me dicka duhet hum dita. Por eshte edhe fakti tjeter qe ne fshat duhet gjallni, dmth duhet kallabllek per te mbijetu, andaj edhe ndodh qe fshati ka me shume lindje se vdekje.
    Shpernguljet drejt asfaltit demtojne rende ne rritjen e familjes. Une per vete e shof veten ne fshat me nja 7 femi, qejfi do ma kishte 6 djem dhe nje cike, raft ne vesh te Zotit.

    Rritja e popullates eshte shume e dobishme, per rrolin ton ekonomik, politik, sical dhe kulturor ne ballakan. ehh sa qef do kisha sikur te ishim te pakten 10 milion shqiptar ne shqiperi e kosov, pa llogarit diasporen.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Jo mo shupi ,ne fshat lindin shume se nuk kane televizor ne dhome te gjumit dhe ne dimer nuk kane as ngrohje keshtu qe gjithe diten nuk kane c te bejne.Nje ne dore...
    E dyta po gjete di ate ciken per ta martu qe ka me te ba 7 kalamoja une ca te te them ty.....
    Etreta,ca kujton se nuk jemi na 10 milion .Ohuuuu dyfishi ,po ,pa frike....
    Ne c do gur qe te ngresh
    nje shqipo do ta gjesh..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Çështje efikasiteti

    Gjallëria e një kombi kujtoj se nuk matet nga numri i banorëve sa nga organizimi i tyre kombëtar e shtetëror. Ndaj në vend të shumë shqiptarëve që ngrejnë kazma në Perëndim apo kujdesen për pleqtë e botës, kisha dashur të shihja profesionistë që punojnë në Atdheun e tyre të lirë dhe që u rrinë familjeve të tyre sa më afër...po të ishim një çikë më të organizuar boll jemi dhe kaq...

    Sa për ilustrim: përvoja e luftës në Kosovë e bëri organizimin luftarak shqiptar në Maqedoni shumë më efikas..

    Hebrenjtë pasi u formuan si shtet më 1948 (pas Shqipërisë) po u bëjnë ballë të gjitha sfidave të kohës...

    Boni pra fëmijë por bëni për vehte së pari, aq sa keni nevojë e mundësi e pastaj për Atdheun tonë...po ama të jenë të mirë, të edukuar, e të shkolluar. Ata nuk janë simite që nxirren nga furra e hudhen në vitrinën botërore për tu shitur...

  10. #30
    Kalimtare e rastit... Maska e AMERIKANJA06
    Anëtarësuar
    03-06-2006
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    168

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga dizer7
    Lindni sa me shume femije.Kjo eshte fuqia e familjes qe i siguron dhe te ardhmen dhe trashegimine.

    Morali: Beni sa me shume femije qe keni mundesi,dhe ata do tju japin jeten,gjallerine,dashurine dhe ju sigurojne pjeqerine e lumtur.
    Ok.Po analizoj dicka,te me falni.
    Femija , nese do jete i zoti te krijoje te ardhmen e tij(saj-apo te tyre), pa ndihmen e prinderve,-atehere vertet qe mund te perkufizohet ne Fuqi Familjare.
    Nuk ndikon numeri i femijeve, por ndikon edukimi i ketyre femijeve per t`i pergatitur te luftojne cdo veshtiresi apo kenaqesi te se ardhmes.

    2-Ku t`i cosh femijet me shumice?Me cfare do ua perballosh Universitet Perendimore?Te ardhurat nga vijne?Apo nga qielli?
    Jete vertet qe te jep femija, sepse te mbush jeten nga cdo boshllek qe mund te ndjesh ti si prind,
    por nese mendoni pleqerine,-harrojeni!
    As mos pretendoni te kaloni pleqerine me femijen tuaj, Azili na pret te gjitheve,
    si ate prind qe ka nje Femije si ate Prind qe ka 10 femije.
    Sot gjithkush mundohet te ndertoje te ardhmen e tij, mbi forcat e tij.
    Edhe vellai te jete,-shikon interesat vetjake(mire ja ben) pastaj qeshen me ty nese punet s`te ecin mbare.-Jeta keshtu po verteton.
    Po ku do te ja dije vellai per moter apo motra per vellane, sidomos ne kete bote te ftohte americane?!-Pra ky eshte rezultati i Familjes numeroze.
    Ndaj,Femija si frut dashurie qe eshte, urojme te mos na kthehet ne frut urrejtjeje karshi nesh.
    Sepaku nje "Miremengjesi", shpresojme te na e thote,-nese do i mjaftoje koha.

    Veshtiresite e se ardhmes, i perballon me mire vetem sesa ne compani(grup vellezer apo motra)
    Vjen nje dite qe secili martohet,iken ne hesap te vet, krijon familjen e vet,
    dhe askush si do jarget e pleqve neper shtepi.Ky eshte opinioni i jashtem.

    Une kam nje femije, deshira eshte e madhe te kem tjeter femije
    por kushtet e rrethanat sna lejojne tani per tani te krijojme numer me te madh ne familje.
    Kam vjehrin dhe vjehren qe jetojne me mua.Ndihemi vertet Familje e madhe,e forte sic jeni shprehur juve,
    por vjen nje cast qe pleqeria cuditet nga sjellja jone dhe serish cuditerisht merziten.
    Perse?-Djalin me vete e kane,nusen, femijen e djalit.
    Cfare ju mungon valle?-pyesim veten shpesh!
    Dhe ajo qe u mungon eshte ambjentimi me jeten americane.Ftohtesia qe krijon njeriu ne kete shtet.E shohin djalin e tyre nje here ne shtate ditet e javes.
    Askujt s`i intereson me askush-pervec se puna dhe paraja.
    Koha iken shume shpejt per ate qe punon.Askush ska mundesi te dale cdo dite
    me vjehrine,vetem ajo qe genjen.Pra lindin pakenaqesi dhe ne familje,
    dashur padashur behemi skllever te deshirave personale-vetem te kalojme pak kohe me prinderit tane.
    Po deri neser, ne nuk pretendojme qe vajza jone do kujdeset per ne sic po kujdesemi ne per prinderit tane.
    As qe pretendojme.
    Mjafton te kete jeten e gjate,ta ndihmojme psikologjikisht, ekonomikisht derisa
    te behet e zonja e vetes dhe te siguroje jetesen per hesap te saj.
    Pa jeta jone, s`eshte planifikuar kurre ne Duart e Femijes.

    Mbase u tregova pak e ashper,-por une jetoj me realitetin e jo me enderrat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga AMERIKANJA06 : 11-07-2006 më 13:29
    -Lirine kerkon?!-Pushka s`ka cark!Fluturimin do?por krahet s`i hap.Me rraso je veshur.Zotin e tall!Kush je ti?!-Perendi a djall?!

  11. #31
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Amerikane lexoje kete ketu e ka thene shume mire, ti po flet per kulturen amerikane kurse ne po flasim per shqiptare gje qe ka dallim te madh se te shqiptaret familja eshte e shenjte, nqs ke vella, moter, femije...jeta eshte shume me harmoni se sa po pretendon ti, atje amerikanet ose perendimoret vet per nga natyre jane te ftohte kurse fale zotit nuk jemi te tille ne jemi shume te lidhur...kurse ato gjera tjera paraja, shkollimi ato behen gjitha kur i mbush femija 18 vjeq do jete edhe vet ne gjendje te pakten per vete etj.

    Dhe askush nuk po thote me i be 10 femi se kjo eshte diqka absurde por maksimumi 4 ose 5 qe eshte diqka normale.


    Citim Postuar më parë nga dizer7
    Lindni sa me shume femije.Kjo eshte fuqia e familjes qe i siguron dhe te ardhmen dhe trashegimine.

    Kur nje familje ben 2 femije,psh vajze dhe djale...... tendenca eshte qe te behen njerez te dobet nga karakteri,ne kundershtim me femijet qe kane shume vellezer dhe motra (4 ose 5 femije),te cilet mbrojne njeri tjetrin dhe krijojne nje siguri shume me te madhe per familjen,per jeten e tyre dhe per prinderit.

    eshte vene re se familjet me shume femije,i kalojne shume me lehte problemet qe hasin gjate jetes.te njejtat probleme duket shume te veshira atje ku ka vetem 2 femije.ana ekonomike nuk miret parasysh ketu se kerkimet behen ne familje me pasuri te perafert.

    Morali: Beni sa me shume femije qe keni mundesi,dhe ata do tju japin jeten,gjallerine,dashurine dhe ju sigurojne pjeqerine e lumtur.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    shqiperia mund te ket natalitet me te lart se europa por rendsi ka te shofesh ndryshim e lindjeve si funksion i viteve dhe do shofesh qe shqiperia nuk ka dhe aq natalitet te lart

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Dëshira të lira...

    Jeta e një populli nuk mund të organizohet e planifikohet me fermane forumiane shkruar nga njerëz që në rradhe të parë do të duhej të jenë demograf dhe ekonomistë të shquar. Ajo ka dinamikën e saj dhe secili prej nesh zgjedh më së miri rrugën e tij për të plotësuar nevojat. Ama do më vinte keq, vërtetë keq, sikur një çift të vendosi të lindë shumë fëmijë vetëm nga egoizmi i tij për të mos u plakur në vetmi... Thënë sinqerisht kisha preferuar që fëmija im të jetë fryt i emocioneve me të dashurën time pa asnje interes tjetër në mes, qoftë ai edhe patriotik...dhe të rritet si një kurrizor vertikal e jo si një rrëshqanës permanent, në një shoqëri gjithnjë e më eksplicite në kërkesat e saja...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 11-07-2006 më 17:56

  14. #34
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    shqiperia mund te ket natalitet me te lart se europa por rendsi ka te shofesh ndryshim e lindjeve si funksion i viteve dhe do shofesh qe shqiperia nuk ka dhe aq natalitet te lart
    Kjo ndodh ngaqe me perpara Shqiperia ka qene shum pak e urbanizuar dmth shumica e popullsise ka qene ne fshat, tani qe ka dyndje drejt qyteteve do-e'sdo numri i lindjeve ka per te rene.

  15. #35
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    the shume gjera ketu dhe do me duhet kohe ti analizoja te gjitha.
    me duken si pretekste keto.ka shume femra qe i thone,po e verteta eshte se ne ate moment me teper mendojne per veten e tyre,kane frike se mos u prishet trupi nga lindjet,se po moren ca kile,nuk o ti doje me burri.... ti je femer dhe i di me mire keto,dhe do preferoja ti thoshje vete.


    Citim Postuar më parë nga AMERIKANJA06
    2-Ku t`i cosh femijet me shumice?Me cfare do ua perballosh Universitet Perendimore?Te ardhurat nga vijne?Apo nga qielli?

    Femijte skane nevoje per transport,fale zotit natyra u jep kembe dhe shkojne ku te duan.cdo te thote "me shumice"?term i keq ky kur flet per qenie njerezore,sidomos per femije.
    per universitetet mos u shqeteso shume.femija e krijon vete rrugen,ti po je nene e sakte,i jep kurajo,dhe me eksperiencen qe ke i tregon te mirat dhe te keqijat e zgjedhjeve qe ka perpara.duhet te ishte ender te benit me shume femije qe te shkojne ne universitet dhe jo pengese.


    Citim Postuar më parë nga AMERIKANJA06
    As mos pretendoni te kaloni pleqerine me femijen tuaj, Azili na pret te gjitheve..

    Po e pe keshtu pleqerine,fatekeqsisht i ke vene vulen,i je dorezuar fatit dhe jo vetem qe i je nenshtruar po kam frike se mund ta cosh ne kete rruge te ardhmen.
    mendoje pak,pse femijte ishin me te ndergjegjshem ndaj prinderve ne kohet e kaluara?sepse prinderit dhe shoqeria u mesonin traditat dhe zakonet.sidomos ne shqiptaret ashtu si familjet e bashkuara italjane dhe israelite,jemi mesuar se familja eshte gjeja me shtrenjte qe kemi.nqf femija te con ne azil,mos thuaj qe nuk te do,ti je prindi dhe ja meson keto gjera,as sholla,as gjitoni.



    Citim Postuar më parë nga AMERIKANJA06
    Edhe vellai te jete,-shikon interesat vetjake(mire ja ben) pastaj qeshen me ty nese punet s`te ecin mbare.-Jeta keshtu po verteton..

    pervec kesaj jeta ka vertetuar se kur femija ritet ne ambjent ku te gjithe trajtohen me respekt dhe dashuria shprehet njesoj per te gjithe,femijte behen shume te dashur me njeri tjetrin dhe luftojne bashke per hallet qe kalojne ne jete.
    (po nqf djali i vogel behet dobesia e mamase kurse i madhi "eshte i madh" dhe nuk mer te njejtat ndjenja,mos te te bej cudi qe hyn konkurimi ne mes tyre.keto gjera i mbjellin prinderit nga padituria ne mendjet e femijve.atje ne USA keni dhe shkolla per prinder,po i doni femijte,mos tu vije turp te veni,do mesoni shume gjera te reja.


    Citim Postuar më parë nga AMERIKANJA06
    Kam vjehrin dhe vjehren. cuditerisht merziten . ajo qe u mungon eshte ambjentimi me jeten americane..
    ky eshte problemi i tyre.kane dituri dhe zgjuarsi ti zgjidhin vete problemet.sidomos ti ske pse lodhesh shume per vjerin dhe per vjeren,u ve nje pjate gjell,dhe je ne rregull....


    Citim Postuar më parë nga AMERIKANJA06
    Mbase u tregova pak e ashper,-por une jetoj me realitetin e jo me enderrat...
    ti dhe burri jot e keni jeten tuaj ne dore.kete jete krijuat dhe ky eshte realiteti I JETES TUAJ.
    po jeta ka rruge te panumerta,mjafton te hapim syte.
    jeta jote nuk eshte dhe jeta ime,ndryshon ne shume gjera.
    por kemi pergjegjesine e plote per zgjedhjet qe bejme.

    pershendetje...
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  16. #36
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Dje Dita Botërore e Popullsisë, në fokus të rinjtë. Parashikimet flasin për ngadalësim të ritmeve të rritjes së botës dhe kështu do të ndodhë edhe në Shqipëri, sipas INSTAT-it. Shqipëria, më pak të rinj pas njëzet vjetësh dhe moshë mesatare më të madhe

    Shqiptarët, më të plakur pas 20 vjetësh

    Të rinjtë do të përbëjnë vetëm 18,7% të popullsisë. Deri tani 29%


    Belina Budini

    TIRANË - Në Ditën Botërore të Popullsisë, 11 korrik, të dhënat flasin se bota po ngadalëson ritmet e shtimit të popullsisë dhe po ashtu, edhe Shqipëria, sipas shifrave. Të gjitha gjasat janë që në Shqipëri të rritet kësisoj edhe mosha mesatare, duke mos u karakterizuar më si një vend me popullsi shumë të re. Të paktën sipas parashikimeve statistikore të Institutit të Statistikave. Numri i përgjithshëm i banorëve të Shqipërisë është ulur me 113 000 banorë në periudhën midis dy regjistrimeve të fundit 1989 dhe 2001 dhe, sipas parashikimeve të INSTAT-it, kështu do të vazhdojë. Ndërsa deri në fund të këtij viti Toka do të banohet nga 75 milionë banorë më shumë, Shqipëria do të marrë pjesë në këtë shtim me 40 mijë banorë të rinj, pasi kaq fëmijë lindin mesatarisht çdo vit në Shqipëri, sipas Institutit të Shëndetit Publik.
    Shkaku i rënies së ritmeve të shtimit të popullsisë në botë, sipas të dhënave të UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, është kontrolli i lindjeve nëpërmjet përdorimit të metodave kontraceptive nga gratë, gjithnjë e më shumë edhe në vendet më të varfra ose në zhvillim. Ndërsa deri tani në Shqipëri shkaku kryesor për rënien e popullsisë, sipas analizës së INSTAT-it, ka qenë emigracioni i jashtëm, që i ka kaluar 600 mijë vetët, veçanërisht pas vitit 1995 dhe në vitet në vazhdim shkak kryesor ka shumë të ngjarë të bëhet ulja e lindjeve.
    Madje, ulje të vazhdueshme të lindshmërisë ka pasur që pas viteve ’60. Kështu, shkalla e lindjeve vitet e fundit është 2,3 fëmijë për grua, pra tri herë më pak se përpara dyzet vjetësh. “Gjatë njëzet viteve të ardhshme pesha specifike e të rinjve do të bjerë në mënyrë të dukshme dhe ajo e personave me moshë më të madhe do të rritet”, - thuhet në botimin e INSTAT-it, “Parashikimet për rritjen e popullsisë për vitet 2001-2021”. Gjatë njëzet viteve të ardhshme, përqindja e fëmijëve të rinj në Shqipëri do të ulet në mënyrë të dukshme në 21,9%, në rast se lindshmëria ulet në mënyrë të moderuar dhe në 18,7% në rast se kjo lëvizje përshpejtohet.
    Këtë vit dita botërore e popullsisë është fokusuar tek të rinjtë dhe sipas statistikave sot miliona të rinj në botë kërcënohen nga varfëria, analfabetizmi, risqet e shtatzënë dhe lindjes së fëmijës dhe HIV/AIDS. Në Ditën Botërore të Popullsisë UNFPA ka organizuar edhe në Shqipëri veprimtari informuese si një rrugëtim sensibilizues Tiranë-Fushë-Krujë-Mamurras-Shënkoll-Lezhë-Shëngjin me të rinjtë shqiptarë të këtyre zonave.

    SHIFRAT

    Të rinjtë në botë

    2 $ në ditë
    500 milionë të rinj të moshave 14 deri në 24 vjeç jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë

    96 milionë analfabete
    96 milionë gra të reja në vendet në zhvillim nuk dinë të lexojnë apo të shkruajnë

    14 milionë nëna adoleshente
    14 milionë vajza adoleshente nga mosha 15 në 19, bëhen nënë çdo vit

    6 mijë me HIV çdo ditë
    Çdo ditë 6 mijë të rinj infektohen me HIV

    Të rinjtë në Shqipëri

    SIDA
    20-35 vjeç, grupmoshat më të infektuara me HIV/AIDS. 11 raste të infektimit me HIV-AIDS tek fëmijët

    NËNAT-FËMIJË
    Shtatzënia në moshat e reja, sidomos ato adoleshente, llogaritet, sipas INSTAT-it, në 16,6% të të gjitha lindjeve

    KONTRACEPTIVËT
    Metodat moderne të kontraceptivëve janë të përdorura vetëm nga 11%

    JETA MESATARE
    Jetëgjatësia mesatare e jetës në vend është 73,8 vjeç

    JETA MESATARE (BURRAT)
    Burrat shqiptarë jetojnë mesatarisht 72 vjet

    JETA MESATARE (GRATË)
    Gratë shqiptare jetojnë mesatarisht 77 vjet

    ANALFABETËT
    1,3% e popullsisë është analfabete

    12/07/2006 (Shekulli)

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Nataliteti ka ren dukshem , nese ne vitin 1950 ne Kosov nataliteti ishte 51 promila ,ne vitin 1990 ishte 30 promila, sot eshte 15-18 promila. Ne Shqiperi nuk e di si esht , sepse me duket nuk ka ndonje statistik zyrtare , biles as nuk dihet numri i sakt i popullsis , dikund thon 3,1 milion , dikund 3,5. Mirpo mendoj se esht rretj 12-14 promila.
    Ne FYROM nataliteti ne vitin 2007 ishte 11 promila , supozoj se nataliteti tek shqiptaret esht me i lart ne krahasim me sllavet , supozoj rreth 14 promila dhe me mortalitet rreth 5-6 promila. Ndersa te sllavet nataliteti esht 9 promila me mortalitet 11 promila.
    Mirpo nataliteti ka ren edhe te shqiptaret dukshem pas luftes se 2001 , para 2001 ka qen ne rreth 20.

  18. #38
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Familja e madhe ka ngrohtësi, ka gëzim etj

    Familja e vetmuar jeton si qyqe.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Te lindim aq sa na lejon mundesia dhe sa na jep Zoti , mirpo mir esht qe cdo familje te ket nga 3 femij , nese dojm te ngelim gjall, 1 per baben , 1 per nenen dhe 1 per atdheun . Pra kto 2 i zavendesojn prinderit ndersa 1 i ngel atdheut .
    Mendoj se 3 femij nuk jan dicka e rende per tu mbajt , secili me kismetin e vet .

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Si e dijme te gjithe nese populli shqiptare don te jet i forte ne ballkan nuk guxojme te kemi me pak se 4 femije pra me kete numer do jemi te qete per egzistence.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 11:09
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-02-2018, 14:55
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2017, 08:29
  4. Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-09-2015, 08:34
  5. Rritja dhe plakja e popullsisë së botës
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 07-04-2005, 07:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •