
Postuar më parë nga
Albo
Nuk të vjen mirë kur përballesh me të vërtetën?
Unë nuk po të bëj moral, pasi nga ky "fenomen" nuk vuan vetëm Shqipëria, vuajnë sot gjithë popujt e botës Perëndimore. Dhe ana ekonomike, siç e ngre ti shqetësimin, nuk është aspak arsyeja përse njerëzit nuk sjellin fëmijë në jetë. Ana ekonomike ndikon, nuk ndihmon, por nuk është ajo arsyeja përse njerëzit nuk lindin ashtu siç lindnin një apo dy breza më parë. Ta solla shembullin e gjyshërve tanë, për të kujtuar se ata nga ana ekonomike ishin 100 herë më keq se unë e se ti sot. Por ja që bënin fëmijë plot, donin ta shihnin shtëpinë plot, edhe pse nuk kishin kushtet ekonomike për t'i rritur e arsimuar. Gjyshi im bëri 11 fëmijë, vetëm 4 i mbijetuan nga sëmundjet dhe uria. Edhe pse një tragjedi e vërtetë u ndodhi me fëmijët që nuk u rronin, ata nuk ndaluan së bëri fëmijë derisa u bekuan me 4 djem. Unë nuk do të isha sot duke diskutuar me ty, nëse ai gjyshi im nuk do të kish zgjedhur që të sillte fëmijë në jetë. Po të mendonte siç mendon ti e unë sot, ku shikojmë "rehatin tonë", pasi fëmijët janë "kokëçarje e madhe".
Fenomeni i vdekjes natyrale, ku më shumë njerëz vdesin se sa lindin, filloi me "shtetin social". Eksperimentin e madh të pas Luftës së II Botërore ku shteti dado të ofron ty çdo gjë, bukën, ujin, punën, asistencën, pensionin, mjekësinë. Kujdeset për ty nga "djepi në varr" dhe nga ty pret vetëm që të bëhesh djalë i mirë dhe i bindur i sistemit. Të mos e kafshosh dorën që të ushqen. Dhe sa herë që mbahen zgjedhje, të votosh për ta. Ky fenomen i "shtetit social" që njihet si socializëm dhe është motra e vogël e komunizmit, solli edhe një fenomen tjetër. Njerëzit nuk janë më sovranë e të pavarur në vendin e tyre. Si the ti më lart? Gjyshi im dinte si të mbijetonte në fshatin në majë të malit. Po unë si të mbijetoj në mes të Tiranës të mbushur me beton e njerëz?! Edhe pse të varfër, gjyshërit tanë zgjidhnin të jetonin majë malesh, pasi zgjidhnin lirinë para rehatit. Gjyshërit e mi ishin njerëz të kurbetit dhe të shkolluar e me kulturë që para 100 vjetësh, e po të donin e tërhiqnin familjen në Stamboll apo në Amerikë. Nuk e bënë një gjë të tillë, pasi e kishin të qartë që në këmbim të rehatllëkut duhet të paguanin me lirinë e tyre. Fëmijët nuk do të rriteshin me traditat e trashëguara të të parëve të tyre, do të rriteshin me traditat e huaja për ta.
Gjyshërit tanë kishin edhe diçka tjetër që ne kemi humbur. Kishin besim në Zot! Çfarë po ndodh në gjithë Evropën dhe Amerikën në keto 70 vjetët e fundit? Shteti Dado ka zëvendësuar Zotin! Njerëzit e kanë humbur besimin në Zot. Pse? Sepse u duket sikur nuk kanë më nevojë për Zotin. Kanë nevojë për shtetin dado që t'i ushqejë e ti shërrojë kur sëmuren. Përse u duhet Zoti? Jo më larg se dy breza, fatkeqësia më e madhe që mund t'i binte një familje shqiptare ishte të mos kishin fëmijë. Sot, edhe pse njerëzit janë në gjendje të sjellin fëmijë në jetë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Pse ndodh kështu? Pasi janë të dashuruar me vetveten. Nuk janë në gjendje që të japin dashuri, duan vetëm të marrin dashuri. Janë njerëz të sëmurë shpirtërisht. Jetojnë për të vdekur. Kush gëzon më shumë nga të gjithë kur shikon vetëshkatërrimin e njeriut dhe të popujve të tërë? E keqja që shqiptarët nuk duan t'i zënë në gojë as emrin dhe i thonë Qoftëlargu! Qoftëlargu fatkeqësisht nuk është larg, është afër.
Njeriu pa Zotin është i destinuar të vetëshkatërrohet. Dhe ky shpopullim është vetëshkatërrim. E keqja mbjell vdekje, Zoti mbjell jetë!
Edhe pse realiteti i numrave është i frikshëm, ti mos u dëshpëro Ilia. Jemi duke jetuar në fundin e epokës së komunizmit e socializmit. Shteti social po falimenton sot para syve tanë në mbarë botën. E ke vënë re se si të gjithë burrat e shtetit flasin për luftë dhe provokojnë konflikt të hapur botëror? E di pse e bëjnë këtë gjë? Pasi e ndjejnë që fundi është afër. Premtimet që u kanë bërë njerëzve nuk i mbajnë dot më. Janë mbytur në borxh, nuk u jep më njeri para borxh. Dhe për të larguar vëmendjen e njerëzve nga vetërënimi i sistemit të kalbur social, duan me çdo kush luftën. Vetëm lufta i shfajëson nga flagma që u sollën popujve të tyre për 75 vjet! Dhe në një realitet të tillë, ke nga një anë hijenat e së keqes që duan të shpopullojnë jo vetëm Shqipërinë por gjithë popullsinë e botës, ke edhe njerëzit që Zoti ka zgjedhur për të përmbushur planet e veta për njerëzimin. Dhe lajmi i mirë është që Zoti gjithmonë fiton në fund pasi Ai është njeridashës dhe asnjëherë nuk e braktis krijesën e vetë, pavarësisht se sa lehtë mashtrohemi ne nga e keqja që nuk ka pushtet, por ka perfeksionuar artin e mashtrimit mbi njeriun.
Bota është në prag të çlirimit nga e keqja dhe do të përjetojë një bum të madh lindjesh!
Krijoni Kontakt