Shqiptarja qė krijon aplikacionet e Inteligjencės Artificiale, Mira Murati: Kur rritesh nė Shqipėri s'ke mundėsi pėr praktikė
Inxhinieria shqiptare qė jeton dhe punon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Mira Murati, ka qenė gjatė kėsaj kohe nė qendėr tė vėmendjes pėr shkak tė sukseseve qė ka arritur sė fundmi.
Ajo udhėheq operacionet teknologjike tė kompanisė OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E.
Nė njė konferencė tė mbajtur muaj mė parė, Murati tregoi se ka lindur dhe ėshtė rritur deri nė njė moshė tė caktuar nė Shqipėri.
Mirėpo, ajo thotė se pasioni qė kishte qysh nė moshė tė herėt pėr matematikėn nuk mund tė praktikohej nė Shqipėri, pasi s'ka shumė mundėsi. Mė pas, ajo shton se kur u zhvendos nė SHBA, nisi studimet pėr inxhinjeri mekanike.
'Isha shumė e interesuar pėr fushėn e matematikės. Por, kur rritesh nė Shqipėri nuk ke shumė mundėsi ta praktikosh, kur erdha nė SHBA studiova inxhinieri mekanike ne Dartmouth College'- dėgjohet tė thotė nė video shqiptarja.
Mira Murati ėshtė shqiptarja qė po udhėheqė operacionet teknologjike tė kompanisė OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E. 35-vjeēarja e nisi rrugėtimin e saj nė OpenAI si zėvendėspresidente e Inteligjencės Artificiale tė Aplikuar dhe Partneriteteve pėr tu zhvendosur mė pas si zėvendėspresidente e Kėrkimit, Produktit dhe Partneriteteve.
Gjatė periudhės 2013-2016 Murati punoi pranė Tesla si Menaxhere e Lartė Produkti pėr seritė Model X pėrpara se tė punonte pėr dy vite tė tjera pėr Leap Motion si zėvendėspresidente e produktit dhe inxhinierisė.
Sot OpenAI mbėshtetet nga Microsoft dhe ka njė histori tė gjatė me disa prej emrave mė tė shquar tė Silicon Valley. Vitin e kaluar kompania publikoi njė sistem me inteligjencė artificiale qė mund tė krijonte imazhe reale tė veprave tė artit falė Dall-E.
Nė intervistat e mėparshme, Murati shpjegonte sesi Dall-E funksiononte.
Syri
Krijoni Kontakt