Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 65
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha: FBI të hetojë ambasadoren Yuri Kim, qëndron pas heshtjes së Ramës

    SYRI TV/ Berisha: FBI të hetojë ambasadoren Yuri Kim, qëndron pas heshtjes së Ramës



    Kreu i PD-së Sali Berisha i kërkon FBI-së të hetojë rolin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim në skandalin e korruptimit të ish kryeagjentit Carls Mcgonigal. Berisha e akuzon Yuri Kim se po hesht për atë që konsiderohet si afera më skandaloze e gatuar nga Edi Rama, i cili ka korruptuar një zyrtar të lartë të SHBA-së. Berisha i dejtoi disa pyetje ambasadores, për dijeninë e saj mbi takimet e Mcgonigal në Shqipëri dhe nëse ka informuar për ato Departamentin e Shtetit. Duke publikuar dokumentin e Jurisë së Madhe, Berisha hodhi poshtë aludimet duket përmenduar faktet ligjore qe konfirmojnë se Edi Rama është në hetim në SHBA.

    Video: https://youtu.be/TcuRd2U2xQ8

    Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi heshtjen e kreut të qeverisë Edi Rama për skandalin me Charles Mc Gonigal. Nga selia blu, ish-kryeministri Berisha deklaroi se pas heshtjes së Edi Ramës që ka korruptuar ish zyrtarin e lartë të FBI-së, qëndron ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila sipas tij ka detyruar edhe Lulzim Bashën që mos të shprehet për këtë çështje.

    Berisha iu bëri thirrje autoriteve në SHBA që të hetojnë edhe lidhjet e Yuri Kim, me ish-zyrtarin e lartë të FBI.

    Për dosjen McGongial, Berisha tregoi dokumente të cilat bëjne me dije se Edi Rama edhe qeveria e tij janë nën hetim.

    Për këtë skandal, Berisha deklaroi se kanë dhënë dorëheqjen disa ministra socialist, për të cilët theksoi se ka edhe prova të pakundërshtueshme.

    Sali Berisha akuzoi edhe Erion Veliajn se është i implikuar në këtë skandal.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-01-2023 më 11:30

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    Balla: Edhe unë e kam takuar McGonigal, ja për çfarë kemi biseduar



    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha këtë të hënë se edhe ai personalisht e ka takuar Charles McGonigal.

    Gjatë një deklarate të mbajtur nga selia e Kuvendit këtë të hënë, Balla tha se takimi mes tij dhe ish-zyrtarit të FBI-së ka qenë një takim institucional në kohën që ky i fundit ka qenë në detyrë.

    Ai tha se biseda ishte e fokusuar në funksionin e marrëdhënieve të shkëlyera mes FBI-së dhe autoriteteve shqiptare.

    “Shikoni e para është që zyrtari ka ardhur në cilësinë e tij si zyrtar i shtetit Amerikan dhe patjetër që edhe unë e kam takuar, ku kemi diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera mes strukturave të SHBA-ve dhe Shqipërisë. Dhe kur të vjen një kërkesë për të takuar një zyrtarë të këtij niveli, askush nuk do t’i thoshte jo.

    Kanë qenë takime të një niveli bashkëpunimi sa kohë ka qenë në detyrë. Nuk e kam takuar kur nuk ka qenë në detyrë.

    I them çdo qytetari shqiptar që në këtë histori nuk ka çështje. Është një bisedë që lidhet në kuadrin e një takimi njohës apo ndarje eksperience, pasi nuk ka sot një strukturë më të organizuar në botë në lidhje me korrupsionin, sulmet kibernetike dhe çdo krim tjetër se FBI”, tha Balla.

    Euronews

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gazetari amerikan: Agjenti i FBI McGonigal ka përzier detyrën për përfitime personale me Edi Ra

    Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

    Charles McGonigal kishte një karrierë 20 vjeçare në Byronë Federale të Investigimit, duke arritur pozicionin e shefit të kundërzbulimit në Nju Jork, qytetit ku kundërzbuluesit zakonisht janë shumë të zënë me punë. Por në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, ai udhëtoi disa herë në Shqipëri, pati dy takime dhe dy darka me kryeministrin shqiptar Edi Rama si dhe inicioi një hetim për një lobist amerikan. Ai duket se fitoi edhe shumë para e shpërblime, por se nga dolën këto para, dosja hetimore amerikane nuk jep ende sqarime.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  mcgonigal_neza_dekorimi.jpg

Shikime: 611

Madhësia:  60.2 KB
    Ish-agjenti i FBI, Charles McGonical gjatë dekorimit në Tiranë nga kryebashkiaku i Tropojës në shtator 2021. Foto: Facebook.

    Ka shumë gjasa që së shpejti, një thriller spiunazhi apo një serial televiziv do të bëhet bazuar në historinë e Charles McGonigal, një ish-zyrtari të lartë të FBI-së, gjuetar spiunësh, i kthyer në ryshfetmarrës dhe punonjës i një oligarku rus.

    Amerikanët e kanë hetuar zyrtarin që kishte një karrierë të suksesshme 20 vjeçare në FBI, i cili, mes të tjerash, kishte një rol në hetimin e ndërhyrjes së aluduar ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 që u fituan nga Donald Trump, duke hartuar dy dosje të veçanta dhe duke e akuzuar në dy gjykata të ndryshme.

    Njëra dosje lidhet me punën e tij në shërbim të oligarkut rus Oleg Deripaska, i sanksionuar në SHBA nga viti 2018 dhe në Evropë nga viti 2022, për të cilin McGonigal ka punuar nga viti 2021 e më pas. Dosja tjetër lidhet me “aventurën e tij shqiptare”, një aventurë që nisi që kur ai punonte si zyrtar i lartë i FBI-së në gusht 2017 dhe që përfundoi afro një vit pas largimit të tij nga detyra në FBI, në nëntor 2019, kur ai dhe bashkëpunëtorë të tij i dhanë fund një biznesi ligjor në Tiranë, biznes që financiarisht doli i pasuksesshëm.

    Aktakuza e McGonigal në Uashington DC thotë se ai përdori pozicionin e tij publik si zyrtar i FBI-së për përfitime private, ndërhyri dy herë për të hapur hetime në interes të bashkëpunëtorëve të tij në biznes, me gjasë kundër opozitës shqiptare, si dhe mori udhëtime me shpenzime të mbuluara në Shqipëri, Austri e Kosovë.

    Ai akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga një individ i quajtur Personi A, i cili gjerësisht besohet se është Agron Neza, një emigrant shqiptar në Amerikë, i përshkruar edhe si person që “dekada më parë ka punuar në shërbimin sekret shqiptar”. Sipas një deklarate të mëpasme të Nezës për media, ai ka punuar për Shërbimin Informativ Kombëtar në vitet 1991-1992.

    Një rast, një prej hetimeve të FBI ndaj lobuesit të “partisë së ndryshme” nga ajo e kryeministrit Edi Rama, duket se u financua nga një shqiptar tjetër, i quajtur Personi B. Gjerësisht besohet se Personi B është Dorjan Duçka, një ish-zëvendës-ministër, për të cilin, kryeministri Edi Rama pranoi se “ka punuar si këshilltar pa pagesë për të”. Se për çfarë arsye, dikush mund të punojë si këshilltar pa pagesë për një kryeministër, kjo nuk u sqarua nga Rama. McGonigal është deklaruar para gjykatës i pafajshëm.

    Përmes një reagimi për mediat, Neza i konsideroi paratë që i kishte dhënë McGonigal një borxh dhe çështje personale, ndërsa hodhi poshtë akuzat për biznes apo afera në këtë histori.

    Personi B ka refuzuar të komentojnë për median në Shqipëri, ndërsa Rama deklaron se akuzat ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

    Kronologjia

    Dosja e Uashingtonit, dosja hetimore që lidhet me marrëdhëniet e McGonigal me Shqipërinë, paraqet një zyrtar që në mënyrë aktive kërkon para nga shqiptario-amerikani i raportuar si Personi A, ndërsa udhëton në Shqipëri në mënyrë të përsëritur, udhëtime për të cilat, nuk paguan. Sipas aktakuzës [Link], “jo më vonë se gushti 2017-ës, i akuzuari McGonigal u takua me personin A dhe pyeti nëse Personi A mund t’i siguronte atij para”.

    Më 5 shtator 2017, McGonigal i raportoi FBI-së se do të kryente një vizitë “jozyrtare” në Shqipëri. Hetuesit zbuluan më vonë se ai nuk kishte treguar se do të ishte në këtë vizitë nën shoqërinë e Personit A, se shpenzimet e udhëtimit nuk po paguheshin prej tij, se ai do të udhëtonte edhe në Kosovë dhe se ai do të takohej edhe me Personin B. Më 7 shtator, i akuzuari dhe Personi A diskutuan për paratë dhe ai i tha se do t’ia siguronte gradualisht.

    Më 9 shtator ai takohet me kryeministrin Edi Rama dhe diskuton mes të tjerave edhe licenca kërkimi për naftë.

    Më 5 tetor 2017, ai mori 80 mijë dollarë nga Personi A në Nju Jork. Dy pagesa të tjera prej 80 mijë dhe 65 mijë dollarë pasuan më vonë atë vjeshtë.

    Në 16 tetor 2017, McGonigal njoftoi FBI-në për një udhëtim tjetër në Shqipëri, ku sërish nuk deklaroi se do të takohej me kryeministrin shqiptar. Ai gjithashtu nuk pagoi për udhëtimin. Se kush ia mbuloi shpenzimet, kjo mund të merret me mend, por nuk dihet.

    Më 20 nëntor 2017, ai është në Shqipëri ku takohet me Ramën. Sërish, as ai dhe as FBI nuk paguan për hotel e për ushqime.

    Më 25 nëntor 2017, McGonigal informon Departamentin e Drejtësisë për një hetim të ri potencial në lidhje me lobimin e një “partie politike të ndryshme nga ajo në të cilën kryeministri është pjesë”. Kjo është pjesa për të cilën, Partia Demokratike (grupi i Berishës) akuzon se ka të bëjë me të. Sipas PD-së, Rama korruptoi zyrtarin e FBI në mënyrë që ky i fundit të hetonte lobuesin e PD në SHBA.

    Në dhjetor 2017, McGonigal, Personi A dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare, përfshirë kryeministrin Edi Rama, hëngrën darkë në Uashington D.C.

    Në 22 janar 2018, McGonigal mori informacion “mbi një shtetas amerikan lobist” nga Personi A dhe ia kaloi këtë informacion një agjenti special në varësi të tij. Sipas aktakuzës, “Personi A e mori informacionin nga Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.”

    Personi B ndihmoi në lehtësimin e hetimit të FBI-së, mes të tjerash, duke paguar shpenzimet e udhëtimit të një dëshmitari që u intervistua në Evropë.

    Më 26 shkurt 2018, zyra e FBI në Nju Jork hapi zyrtarisht një hetim penal të fokusuar te lobisti amerikan me kërkesë të të akuzuarit McGonigal dhe nën udhëzimin e tij.

    Në 4 Mars 2018, McGonigal pati një darkë e dytë në Uashington me Ramën, Personin A dhe zyrtarë të tjerë.

    Aktakuza vijon më poshtë me udhëtimet e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Në qershor 2018, ai plotësoi deklaratën financiare, të njohur si OGE-278, në të cilën “nuk raportoi marrjen e 225 mijë dollarëve nga Personi A.”

    Në 14 shtator 2018, McGonigal tërhiqet nga puna e tij në FBI.

    Pas kësaj, suksesi i tij duket se fillon të pakësohet. Ai bëhet aksionet në një kompani investiguesish privatë në Tiranë, e cila pati zero të ardhura.

    Në prill 2019, Charles McGonigal blen një paketë aksionesh në një kompani shqiptare të quajtur: LAWOFFICE & INVESTIGATION. Sipas dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ai pagoi 2 milionë lekë kapital themeltar dhe mori 25% të aksioneve. Bashkëaksionerët e tjerë të kompanisë: Mark Thomas Rossini, një ish punonjës i FBI-së, Shefqet Dizdari dhe Agron Neza. Ky i fundit raportohet gjerësisht se është personi që aktakuza e Uashingtonit i referohet si Personi A. Shefqet Dizdari njihet mes të tjerash si përfaqësues i një kompanie nafte të lidhur me Gazprom. Aksioneri tjetër, Mark Thomas Rossini, nuk është gjithashtu i panjohur. Ai shfaqet në një intervistë në Top Channel në prill 2019 duke komentuar mbi interesat e Rusisë në Shqipëri.

    Kompania e pati jetën e shkurtër. Ajo u pezullua në tetor 2019. Bilanci i dorëzuar më vonë tregon se kompania kishte zero të ardhura, pra nuk kishte aktivitet.

    Intervistë me “politikanin biznesmen”

    Si një histori anësore, aktakuza e Uashingtonit ndaj McGonigal raporton se si ky i fundit, u takua me një person të përshkruar si “politikan dhe biznesmen shqiptar”. Personi në fjalë i kërkoi McGonigal që ai të hetojë një tentativë vrasjeje ndaj tij.

    Personi A e prezantoi zyrtarin e FBI-së me “politikanin biznesmen” në shtator 2017. Në 18 nëntor 2017, të dy udhëtuan për në Austri. Aktakuza vëren se Personi A punoi si përkthyes gjatë intervistës, e cila u krye në prani të një prokurori të Departamentit të Drejtësisë, por McGonigal “nuk plotësoi dokumente në lidhje me autorizimin apo financimin e shërbimit të përkthimit.” Aktakuza vëren gjithashtu se FBI “nuk disponon regjistrim zyrtar të invervistës”.

    Pas intervistës në Austri, të tre duket se udhëtuan drejt Shqipërisë. Kësaj here, në Tiranë, “biznesmeni politikan” dhe McGonigal “diskutuan oportunitete biznesi”.

    Lidhja ruse

    Dosja me lidhjen ruse të Charles McGonigal është e veçantë dhe për këtë akuza është ngritur në Nju Jork. Sipas akuzës [Link] historia nis në vitin 2021, gati dy vjet pas mbylljes së aventurës shqiptare dhe zhvillohet e gjitha në Nju Jork. Në të nuk ka shqiptarë. Akuza thotë se oligarku rus Oleg Deripaska, i vendosur nën sanksione nga Departamenti i Thesarit të SHBA që nga viti 2018 për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin, pagoi përmes një ndërmjetësi McGonigalin si jurist, në mënyrë që ky të punonte me objektivin final, delistimin e Deripaskës nga lista e oligarkëve rusë të sanksionuar. McGonigal punoi për Deripaskën pas tërheqjes nga FBI. Punësimi klasifikohet si i paligjshëm nga akuza për shkak se oligarku ishte nën sanksione.

    Deripaska dhe Shqipëria

    Deripaska rezulton përfitues fundor indirekt në dy kompani shqiptare, TREMA ENGINEERING 2 dhe Shushica Hydropower. Deripaska bleu 30% të aksioneve të kompanisë austriake “Strabag” në vitin 2007. Në atë kohë, Deripaska nuk ishte subjekt sanksionesh. Ai u vendos nën sanksione amerikane më 2018 dhe në BE e Britaninë e Madhe më 2022, pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Strabag është përpjekur ta largojë atë si aksioner. Trema Engeneering është një kompani historike shqiptare, e cila iu shit nga pronari i vet kompanisë austriake në masën 100% në vitin 2020. Trema është pronare e 25% Shushica Hydropower. Kjo e bën Deripaskën përfitues fundor të këtyre dy kompanive përmes paketës së aksioneve që ai ka në Strabag. Deripaska është formalisht nën sanksione edhe në Shqipëri që nga prilli i vitit 2022, kur Shqipëria vendosi të zbatojë kundër Rusisë dhe shtetasve rusë të njëjtat sanksione që zbaton Bashkimi Evropian. Deripaska u sanksionua më 8 prill nga Këshilli Evropian. [Link] Të dhënat e prokurimit publik në Shqipëri tregojnë se Trema Engeneering nuk ka fituar tendera përgjatë vitit 2022. Tenderi i fundit i fituar prej saj është në vitin 2021, kohë kur Deripaska ishte subjekt i sanksioneve amerikane, por jo i atyre Evropiane, të cilat i zbaton edhe Shqipëria.

    BIRN

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Frank Shkreli: Thikë m’u në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

    Emri:  Frank-Shkreli-1.jpg

Shikime: 657

Madhësia:  15.9 KB

    Nga Frank Shkreli

    Let them fly high and undisturbed, please!-Lëri të fluturojnë lartë! Mos ua prishni qetësinë, ju lutem!-Si dy Shqiponja motra të pandara!

    E veçanta e këtyre marrëdhënieve u shit kohët e fundit, në parkingun e një restoranti në Nju Jork për 225-mijë dollarë… Drejtimi që do marrin marrëdhëniet shqiptaro-amerikano në të ardhmen e afërt dhe afatgjatë do të varen nga fakti se si drejtësia shqiptare do e trajtojë atë skandal, pa marrë parasysh se kush është i përzier në të… komuniteti shqiptaro-amerikan do të lejojë që këto marrëdhënie të nëpërkëmben në këtë mënyrë duke rënë viktimë e krimeve për interesa personale e partiake të disa personave të paskrupuj, që nuk ndalohen para asnjë veprimi sado i paligjshëm të jetë ai.

    Në fillim të muajit të kaluar, pikërisht me 9, dhjetor, 2022 kisha shkruar një artikull modest, me pikëllim në zemër, në përmbyllje të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare –Ja linku për lexuesit, të cilëve mund t’u ketë shpëtuar pa lexuar. Frank Shkreli: 100-vjetori i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane mbyllet për faqe të zezë, pothuaj me një ‘non-grata’ | Gazeta Telegraf

    Por, sot 6-7 javë pas botimit të këtij artikulli dhe pas shumë shkrimeve të tjera kritike, në të cilat kam shprehur zhgënjimin tim personal se si janë trajtuar këto marrëdhënie, sidomos, gjatë viteve të fundit. Thënja e famshme e Ibrahim Rugovës: ‘Marrëdhënie të përjetshme midis shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara…’, po testohet rëndë. Sa më përket mua dhe shumë shqiptaro-amerikanëve, që i konsiderojmë ato si të shënjta dhe të paprekshme. Ditët e fundit, bota shqiptare, bota amerikane dhe pothuaj mbarë bota mësoi nga mediat amerikane, shqiptare dhe botërore se në përfundimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ato na qenkan në një gjëndje shumë më të rëndë se ç’mendonim, megjithë propagandën nga zëdhënës të dy palëve, që u munduan gjatë gjithë vitit të kaluar t’i paraqisnin ato si më të mirat në botë, midis dy shteteve; bazuar në ‘vlera të përbashkëta’ dhe ‘krah për krah’.

    ‘Unë nuk kam asnjë dyshim se drejtësia amerikane do t’i dalë deri në fund kësaj afere fatzezë për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Për këtë unë nuk kam asnjë dyshim. Vetëm durim se mund të jetë një proces i gjatë. Por si do të trajtohen nga sistemi shqiptar i drejtësisë shtetasit shqiptarë, deri në nivelet më të larta të politikës atje, që mund të jenë të përzier në këtë skandal të marrëdhënieve dy-palëshe. Kjo është një pyetje tjetër…?!’

    Unë nuk dua të futem në procesin gjyqësor të rastit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së – Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara – Charles McGonigal, i arrestuar të shtunën që kaloi nga autoritetet amerikane, se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare, si dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri. Unë nuk kam asnjë dyshim se drejtësia amerikane do t’i dalë deri në fund kësaj afere fatzezë për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Për këtë unë nuk kam asnjë dyshim. Vetëm durim se mund të jetë një proces i gjatë. Por si do të trajtohen nga sistemi shqiptar i drejtësisë – shtetasit shqiptarë, deri në nivelet më të larta të politikës atje, që mund të jenë të përzier në këtë skandal të marrëdhënieve dy-palëshe? – Kjo është një pyetje tjetër.

    Sidoqoftë, mua nuk më intereson aspak fati i cilitdo qoftë person – amerikan ose, të cilët mund të jenë përzier në këto vepra penale, qoftë në Amerikë ose në territorin shqiptar. Këta do korrin, çfarë kanë mbjellur për veten e tyre. Shoh se media shqiptare po e trajton këtë skandal si një ‘soap opera’, si një serial televiziv me karaktere melodramtaike, pa marrë parasysh dëmet që mund të ketë shkaktuar në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por edhe në perspektivat e antarësimit të Shqipërisë në organet euro-atlantike.

    ‘Megjithëse është herët në procesin e zhvillimeve gjyqësore, ky skandal ka implikime politike, gjeostratagjike dhe ekonomike ndërkombëtare, por mbi të gjitha prek në zemër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në 100-vjeçarin e vendosjes së tyre!’

    Megjithëse është herët në procesin e zhvillimeve gjyqësore, ky skandal ka implikime politike, gjeostratagjike dhe ekonomike ndërkombëtare – por mbi të gjitha prek në zemër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në 100-vjeçarin e vendosjes së tyre! Varësisht se cili do jetë përfundimi i këtij procesi gjyqësor, ky skandal ka mundësi të jetë një thikë në zemër të këtyre marrëdhënieve prej një shekulli, për një kohë afatgjatë. Ndonëse unë besoj se këto marrëdhënie, siç jam shprehur shpeshherë janë marrëdhënie, të cilat janë çimentuar popull me popull, për një shekull dhe nuk varen nga individë, as organizata, të cilësdo palë qoftë që vendosin interesat e tyre personale e politike mbi këto marrëdhënie. Unë jam i bindur se pas këtij skandali, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, të cilat i kemi konsideruar si të veçanta, të paktën fillimisht, nuk do jenë më të tilla në Kongresin amerikan as në Washingtonin zyrtar dhe as në radhët e popullit amerikan.

    Marrëdhëniet historike midis dy kombeve tona, si përfundim i këtij skandali sot për sot sidomos që prej shembjes së Murit të Berlinit dhe çlirimit të Kosovës mund të konsiderohet si në nivelin më të ultë, në një krizë serioze të paparë këto 30-vitet e fundit. Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë, por edhe të gjithë shqiptarëve, përshirë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara nuk do jenë më si ishin deri më tani. Kam drojë se sot për sot, marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan janë në pikën më të ulët, që mund të imagjinohet : në pikën ku i duan armiqtë shekullor të Kombit shqiptar ‘në mos jo armiqësore, atëherë të pakën të ngrira dhe jo miqësore’. E veçanta e këtyre marrëdhënieve u shit kohët e fundit, në parkingun e një restoranti në Nju Jork për 225-mijë dollarë. Uroj që të gjithë, nga të dy palët, pjesëmarrës në këtë skandal, të marrin përgjegjësitë, që u takojnë për gjëndjen e krijuar në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, si pasojë e këtij krimi. Por edhe elementë të politikës shqiptare në përgjithësi, pozitë ashtu edhe opozitë të marrin përgjegjësitë, që i takojnë kësaj klase politike për situatën e krijuar nga ky skandal dhe jo vetëm, në marrëdhëniet midis dy vendeve. Këto marrëdhënie të vendosen në nivelin që meritojnë ato dhe që kërkon miqësia historike midis dy kombeve tona. Skandali i kohëve të fundit, nënkupton një mosmirënjohje të thellë, një ligështi shpirtërore.

    ‘Pas këtij skandali, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, të cilat i kemi konsideruar si të veçanta, nuk do jenë më të tilla në Kongresin amerikan, as në Washingtonin zyrtar dhe as në radhët e popullit amerikan. Marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan janë në pikën më të ulët.’

    Ndërkohë që liderët shqiptarë në Tiranë argumentojnë me njëri tjetrin se kush është më ‘pro-amerikani’ dhe kush është i shpallur ‘non-grata’, bota shkon përpara. Por për fat të keq, tani e tutje, çdo gjë shqiptare do të konsiderohet me dyshim në Washingtonin zyrtar. Se si Shqipëria do merret me këtë skandal në zhvillimin e marrëdhënieve dy palëshe në të ardhshmen dhe si drejtësia shqiptare do e trajtojë atë skandal, pa marrë parasysh se kush është i përzier në të, sigurisht që do të vendosë se ç’drejtim marrin marrëdhëniet shqiptaro-amerikano në të ardhmen e afërt dhe afatgjatë. Arrestimi, javën që kaloi nga autoritetet amerikane, i ish zyrtarit të lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i akuzuar se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri, është një vepër penale e paprecedencë, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por edhe më gjerë. Mediat amerikane thonë se Charles McGonigal mund të jetë zyrtari më i lartë në historinë e FBI-së që përballet me akuza të tilla aq serioze, penale.

    Të gjithë e dimë se sa mirënjohës janë shqiptarët ndaj ndihmës së Shteteve të Bashkuara, jo vetëm për mbështetjen e pakursyer amerikane në tavolinat e diplomacisë ndërkombëtare, por edhe në fushë-betejën e luftës për çlirimin e Kosovës. Shqiptarët kurrë nuk do e harrojnë këtë ndihmë, pa marrë parasysh se individë nga cilado palë qofshin, mund të pengojnë përkohësisht zhvillimin normal të këtyre marrëdhënieve dhe madje t’i kërcënojnë ato seriozisht në favor të kauzave të ulta personale e partiake. Duke besuar me shumicën e shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve kudo se, marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan, janë të pazëvendësueshme për mbijetesën dhe përparimin e Kombit shqiptar! Unë megjithë këto ditë të vështira, mbetem optimist se marrëdhëniet, historikisht miqësore shqiptaro-amerikane midis dy kombeve tona, të cilat i kanë mbijetuar, për pothuaj një gjysëm shekulli, njërit prej regjimeve më të egra e më barbare në botë ‘diktaturës komuniste’ të Enver Hoxhës, do e tejkalojnë edhe këtë krizë. Besoj gjithashtu me optimizëm se pasi të ketë folur drejtësia amerikane në lidhje me këtë çështje, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të dy popujve tanë dhe të paqës në Ballkan dhe në botë!

    ‘Do të këshilloja që pjesa tjetër e këtij akti kriminal, ndonëse mund të jetë e pashmangshme, të mos trajtohet si një ‘soap opera’, me karakter melodramatike, sepse nuk është e tillë, por t’i lihet në dorë drejtësisë! E kam fjalën për drejtësinë amerikane!’

    Këto marrëdhënie midis dy kombeve tona, që deri më sot ishin ndër më të mirat në botë midis dy kombesh janë produkt i punës së rëndë prej dekadash e 4-5 brezave shqiptaro-amerikane, të cilët për më shumë se 100-vjet i kanë kultivuar, i kanë ruajtur si sytë e ballit e i kanë promovuar ato në Washington dhe anë e mbanë Amerikës ku jetojnë shqiptarë, duke siguruar mbështetjen e patundur dhe të sinqertë të Washingtonit zyrtar dhe politikës amerikane, në përgjithësi, për interesat, të drejtat dhe liritë kombëtare të shqiptarëve. Si rrjedhim, nuk besoj se komuniteti shqiptaro-amerikan do të lejojë që këto marrëdhënie të nëpërkëmben në këtë mënyrë duke rënë viktimë e krimeve për interesa personale e partiake të disa personave të paskrupuj, që nuk ndalohen para asnjë veprimi sado i paligjshëm të jetë ai. Besoj se komuniteti shqiptaro-amerikan do të gjejë mbështetjen edhe të Washingtonit zyrtar, ashtu si gjithmonë në të kaluarën, për t’i sjellë marrëdhëniet e shënjta dhe të pazëvendësueshme amerikano-shqiptare në vendin që u takon – në ‘Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara’, siç është shprehur dikur i ndjeri Ibrahim Rugova.

    Jo se në të kaluarën nuk ka pasur probleme në marrëdhëniet dy palëshe, disa prej të cilave i kam venë në dukje, nga koha në kohë, por skandali i ditëve të fundit është vërtetë një kërcënim serioz, jo vetëm ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, pasi në të diktohen edhe ndërlikime ndërkombëtare, por përbën kërcënim edhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga influencat e huaja, sidomos ruso-kineze, në trojet shqiptare, për të cilat kam paralajmëruar vite më parë. Mbetet për t’u parë, por në këndvështrimin tim, me një keqardhje të thellë, më duhet të konstatoj se ky skandal, që drejtësia amerikane po e trajton tani si vepër penale serioze, përbën një thikë në zemër të këtyre marrëdhënieve miqësore një-shekullore midis dy vendeve tona. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kudo që janë. Do të këshilloja që pjesa tjetër e këtij akti kriminal, ndonëse mund të jetë e pashmangshme, të mos trajtohet si një ‘soap opera’, me karakter melodramatike, sepse nuk është e tillë, por t’i lihet në dorë drejtësisë! E kam fjalën për drejtësinë amerikane!

    Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin shqiptar në këtë kohë të vështirë!

    Botuar në Gazetën Telegraf

    *Autori është ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe pjesëtar i delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në mars/prill të vitit 1991, me ç’rast u hap ambasada amerikane pas pothuaj 50-vjetësh si dhe vëzhgues në zgjedhjet e atij viti.

  5. #35
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha: FBI të hetojë ambasadoren Yuri Kim, qëndron pas heshtjes së Ramës

    https://youtu.be/P5LOYX0pr5g?t=28

    ja kush punon per Shqiperine dhe njerezit, lerini tifozlleqet se jane thjesht pasione
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #36
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha: FBI të hetojë ambasadoren Yuri Kim, qëndron pas heshtjes së Ramës

    Dhe keto akuza na i ben nje non grata ne USA, por faji nuk eshte i tij por i spak dhe organizmavee te tjere ligjore qe kane lene pa hetuar gerdecin, 21 janarin, rrugen e kombit,..etj., etj., dhe nese kthehemi ne origjine pse te mos hetohet viti 1997,...ku ky monster antishqiptar ka rolin kryesor,
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,758

    Për: Gazetari amerikan: Agjenti i FBI McGonigal ka përzier detyrën për përfitime personale me Edi Ra

    Ne nje vend tjeter; shume te korruptuar,shume te varfer dhe shume injorant...populli i atij vendi do ta detyronte kryeministrin te jepte dorheqjen. Me nje skandal te tille ne çdo vend te botes do kishe dorheqjen e kryeministrit dhe shkuarjen drejt zgjedhjeve.

    Dhe pyetja qe behet duhet te jete gjithmon kjo: Pse ne kete vend kryeministri nuk jep kurre dorheqjen ? Pse populli nuk del e proteston edhe per gjithe keto leke qe ikin kot per lobime e prpagande korruptive ? Dhe per ti dhene pergjigje dy pyetjeve te para po bej edhe pyetjen e trete : Pse shoku Sali Berisha sa here qe ka skandale te tilla e hedh gjithmon topin jashte stadjumit ? Kaq shume i ka sherbyer ky Rama !

  8. #38
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gazetari amerikan: Agjenti i FBI McGonigal ka përzier detyrën për përfitime personale me Edi Ra

    O Albo, po pse ngaterron Ramen ketu mo burre. Po sa njerez ka takuar sala dhe meqe ky u be non grata do behen dhe qindra mijra qe e kane takuar????
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Ish e dashura e agjentit të FBI nën akuzë: "Komunikonte me Edi Ramën me një app sekret Viasat"

    Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania, të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.

    Emri:  IMG-20230205-WA0002.jpg

Shikime: 574

Madhësia:  21.5 KB

    Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit.

    Duke u ndalur te çantat me para, ajo tha se Mcgonigal i kishte justifikuar duke thënë se i fitoi në një bast në një ndeshje bejsbolli.

    Për sa i përket marrëdhënies së ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama, ajo e cilëson si një miqësi të pazakontë.

    Sipas saj McGonigal ka udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe Kosovë pa ia raportuar takimet që ka pasur FBI-së.




    Intervista e plotë e Allison Guerriero e dhënë për emisionin Review në Euronews Albania:


    Jonida Shehu: Si ndiheni në këtë perjudhë?

    Allison Guerrero: Ndihem mirë. E dija që kjo ngjarje do të dilte dhe jam e lumtur që bashkëpunova me Insider që ka shkruar një artikull fantastik. Nuk doja që të ishte një thashethem, doja të jepja një intervistë që çdo gjë që thuhet për mua të vinte nga unë.

    Si ju ka trajtuar media pas publikimit të aferës McGonigal?

    Allison Guerrero: Ndihem mirë, nuk kisha idenë që Charlie po bënte atë që po bënte. Jam e shokuar që ai po punonte me Rusët dhe po merrte rryshfet nga ata. Jam e kënaqur që po mbulohet nga media kjo ngjarje sepse ai duhet të shkoj në burg për një kohë të gjatë.

    Në shkrimin e Bussness Insider thuhet se ju i keni dërguar një e-mail shefit të FBI-së ku i shkruani se duhet të shoh me kujdes marrdhënjet jashtë martesore të McGonigal dhe marrveshjet me Shqipërinë. Për çfarë marrëveshjesh e kishit fjalën?

    Allison Guerriero: Nuk e di cilat ishin marrëveshjet, nuk e mbaj mend çfarë kishte në atë email sepse kam qenë e dehur kur e kam dërguar. Më kujtohet që e kam dërguar atë email dhe dija që ai do të shkonte në Shqipëri dhe Kosovë pa i treguar FBI-së dhe kjo është e gjitha që unë di. Nuk di më tepër detaje në lidhje me këtë.

    Kë do të takonte në Shqipëri McGonigal? Në djeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?

    Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.

    Çfarë raporti ka pasur McGonigal me kryeministrin Edi Rama?

    Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.

    Sa shpesh flisnin në telefon?

    Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

    A e njihni Agron Nezën? Një person bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit tuaj, a kishit dëgjuar për të?

    Allison Guerriero: Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria.

    Kishte besim tek ju McGonigal?

    Allison Guerriero: Ne të dy kishim besim tek njëri-tjetri shumë por nuk diskutonim gjëra për punën tonë në mënyrë të detajuar. Unë thjeshtë merrja informacionet bazike se ku ai do të shkonte dhe kë do të takonte, por nuk dija dhe nuk më thoshte që kishte gjëra të paligjëshme në këto aktivitete.

    Nuk ju kishte lindur ndonjë dyshim?

    Allison Guerriero: Jo sepse unë e besoja shumë atë.

    Si ishte momenti kur vendosët të dërgonit e-mailin? Pse e bëtë?

    Allison Guerriero: E kisha shumë mik William F. Sweeney, ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoi dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë.

    A jeni penduar që e keni dërguar e-malin dhe ke denoncuar McGonigal?

    Allison Guerriero: Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë email.

    Çfarë përgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigal? Çfarë ndodhi pas atij emali?

    Allison Guerriero: Asgjë nuk ndodhi, ai më injoroi. Dhe nuk besoj që ky hetim është nxitur nga ai email. Besoj që hetimi për McGonigal ka nisur dy vite më pas, pra nuk kam qenë unë burimi i asnjë informacioni që ishte bazë për të nisur një hetim. Asgjë nuk erdhi nga ai email.

    Kur daton ai email?

    Allison Guerriero: Në 2019

    FBI ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe ju ka treguar disa foto?

    Allison Guerriero: Po më bën një thirrje për tu paraqitur dhe për të përcaktuar nëse do të isha një dëshmitare e mirë kundër McGonigal. Më intervistuan dhe më pas vendosën që unë nuk kisha asgjë për të ofruar si dëshmitare. U vendos nga organi hetimor që të mos kualifikohesha si dëshmitare.

    Çfarë pyetjesh ju bëri FBI në lidhje me Shqipërinë?

    Allison Guerriero: Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charlie në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të riskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vetë dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjjet do të merren në kohën e duhur.

    A ju kanë kontaktuar njerëz të afërt të McGonigal përfshirë edhe njerëz nga Shqipëria?

    Alison Guerriero: Jo dhe këtu unë mbarova nuk ka më përgjigjje.

    Nuk më ka kontaktuar askush.

    Si jeni njohur me Charle McGonigal?

    Allison Guerriero: Ne patëm një marrëdhënie shumë të mirë. Ai u kujdes shumë për mua kam patur shumë përkëdhelje nga ana e tij. Unë kam patur shumë probleme shëndetësore dhe ai më ka trajtuar shumë mirë dhe e vlerësoj atë përkujdesje që ka patur për mua.

    Sa vite qëndruat bashkë?

    Allison Guerriero: Gati 18 muaj? Kishim miq të përbashkët për një farë kohe jetuam bashkë ai e njihte familjen time. Njihte kushërinjtë e mi njihte babain tim, kemi shkuar bashkë në aktivitete, funerale apo festa bashkë. Kemi patur shum miq të përbashkët që kanë qenë kolegët tonë që i kemi njohur përmes punës por edhe njerëz të tjerë.

    Çfarë pune bënit ju në atë kohë kur keni qenë me McGonigal?

    Allison: Unë jam kontraktore e sigurisë por nuk mund të flas sepse është sekret pune. Po punoj si kontraktore për disa kompani dhe bëj analiza të sigurisë midis agjencive të ndryshme federale dhe qeveritare të qeverisë së SHBA.

    Çfarë stili jetese kishte McGonigal?

    Allison Guerriero: Ishte më shumë më materialist se sa unë. Ai pëlqente restorantet e shtrenjta ndërsa unë preferoja të shkoja në një fast-food të zakonshëm. McGonigal pëlqente verërat e shtrenjta, rrobat e shtrenjta dhe më dukej sikur i pëlqente jeta e New York. I pëlqente të ishte afër pushtetit dhe parasë më shumë se sa mund të ishte edhe shija ime. Përpiqej të linte përshtypje tek njerëzit nga ana materiale.

    A bënte McGonigal një stil jetese që përputhej me të ardhurat e tij?

    Allison Guerriero: Nuk e di, sepse nuk shpenzonte shumë për mua, thjesht shkonim në restorante të shtrenjta. Nuk jam një person materialist dhe nuk i kam kërkuar asnjëherë të më blinte gjëra. Gjithmonë shkonte në vende të shtrenjta por më thoshte që ishte për punë. Tani që shoh akuzat, edhe unë pyes veten se nga i kishte marrë ato para?

    Më përshkruaj pak momentet kur keni parë çanta me para në shtëpi?

    Allison Guerriero: Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë, më ra në sy afër këpucëve në dysheme një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin, por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë: OK, shumë bukur! Nuk i kushtova shumë rëndësi veprimeve të tij. Gjatë marrëdhënies tonë në janar të 2017 unë kam patur një ndërhyrje vazektomi e dyfishtë dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time. Nuk kam patur shumë mendjen se çfarë bënte Charlie. Kisha punën dhe një sëmundje të rëndë.

    A ke patur dyshime për të ardhurat e tij?

    Allison Guerriero: Nuk kam patur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madh parash të cilën e vura në pikëpyetje. Në Neë York të kesh para cash 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete.

    Nuk e kam parë herë të tjera të vijë me çanta të mëdha me para në dorë, që të më bënte të dyshojë.

    Kush ishte momenti që ju bëri të dyshonit dhe më pas këto dyshime ti përmblidhnit në një e-mail dhe t’ia dërgonit shefit të FBI?

    Allison Guerriero: Sweeny ishte një mik shumë i mirë i imi. FBI po hetonte një rast tjetër ku unë u mora si dëshmitare dhe më trajtuan jashtëzakonisht keq, mu duk sikur Billi më kishte tradhtuar. Juria e madhe vendosi të mos e hapte hetimin dhe gabimisht u deha një natë dhe i dërgova atë email ku i thoja nëse nuk po gjykoni ketë krim pse nuk shikoni Charlien që ka marrëdhënie jashtëmartesore me mua sepse Bill na njihte. U ndjeva e tradhtuar, isha e zemëruar ndaj Bill që e njihja prej shumë vitesh edhe më përpara se Charlie, kjo është prejardhja e atij emaili.

    Pse i përmendet në email udhëtimet e tij në Shqipëri? Çfarë dyshonit ju për udhëtimet e tij në Shqipëri?

    Allison Guerriero: Nga fundi i marrëdhënies sonë e ndjeva se diçka nuk po shkonte por nuk e dija çfarë. Kurrë nuk imagjinoja që do të tradhtonte SHBA-në. Për ketë jam e zemëruar që nuk më ka tradhtuar vetëm mua, familjen time dhe të tijën, por edhe SHBA-në vendin tonë. Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi, besoj se ai duhet të jetë në burg për gjithë jetën e tij për atë që ka bërë. Jam e sigurtë që mund të ketë shumë më shumë se ato akuza që Charlie mund të ketë bërë si në Shqipëri, me rusët, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Por edhe këtu në SHBA që ka kompromentuar sigurinë kombëtare por edhe të vendeve të tjera të NATO-s.

    Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka patur raporte të rrezikshme?

    Allison Guerriero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.

    A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?

    Allison Guerriero: Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë.

    Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do të thotë që kishte besim tek ju apo jo?

    Allison Guerriero: Në Fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI.

    Jonida: Bënit biseda me të për punën?

    Allison: Jo nuk flisnim për punën. Apo për kolegët e tij apo ato që bënte ai në punë.

    Jonida: A keni qenë ende bashkë kur i ke dërguar emalin FBI?

    Allison: Jo ne ishim të ndarë në atë kohë.

    Jonida: Ai nuk ishte në dijeni të emalit që ju dërguat?

    Allison: Tani është por në atë kohë nuk besoj se e dinte. Por nuk e di sepse nuk kam folur me Charlie prej 2019.

    Jonida: A mendon se ai është mërzitur për këtë?

    Allison: Po besoj se po. Unë shpresoja se emri im të mos dilte asnjëherë. Kur njerëzit më thanë që do të dilja në lajme vendos që meqenëse kam patur më parë probleme me alkolin dhe me gazetarin e Inside kam patur shpesh kontakt të bashkëpunoja me të. Por do të doja që askush të mos e dinte.

    Jonida: Je ndjerë e gënjyer apo e përdorur në mardhënjen me McGonigal?

    Allison: Po, por e kam kaluar tashmë.

    Jonida: A ju kishte premtuar që do të martoheshit bashkë? Çfarë planesh bënit?

    Allison Guerriero: Nuk kemi folur për martesë. Nuk dua të jem aspak e martuar nëse do të doja të isha e martuar do ta kisha bërë vite më parë sepse jam 49 vjeç. Nuk doja fëmijë, më pëlqen të jem beqare më pëlqen shoqëria e një të dashuri dhe Charlie jepte një shoqëri të mirë, ishte sharmant. Ishte tip i dalë dhe njerëzit tërhiqeshin prej tij nga ana shoqërore dhe donin të ishin përreth nesh sepse ne ishim të dy njerëz të tillë, dhe ishim të përfshirë në shoqërinë e lartë të Neë York, është një rrjet i mbyllur por i lartë i forcave të sigurisë. Doja vetëm të isha e dashura e tij.

    Çfarë ju bëri të mërziteshit me McGonigal që më pas dërguar e-mailin?

    Allison Guerriero: U mërzita sepse kur isha e dashura e tij mendoja që ai do të ndahej shpejt por nuk e kisha idenë që martesa e tij ishte paprekshme. Kur më tha që nuk ishte ndarë asnjëherë, nuk do të divorcohej asnjëherë dhe se kishte një jetë tjetër në Maryland ku shkonte një herë ose dy herë në muaj më ra bota sipër, u shkatërrova. Tani po që ndihem mirë sepse është një tradhëtar që ka dëmtuar njerëzit në SHBA dhe Shqipëri.

    Si ishte marrëdhënia me familjen e tij?

    Allison Guerriero: Kishte marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij shpenzonte kohë me ta njëherë apo dy herë në muaj me ta. Unë jam pak e tmerrshme për gruan e tij, për këtë kam shkruar edhe në rrëfimin që kam dhënë për Insider, më vjen keq çfarë i kam shkuar asaj gruaje. Nuk dua që familja e dhe fëmijët e tij të preken.

    Ju i keni dërguar e-mail të vazhdueshme gruas së tij. A është përgjigjur ajo?

    Allison Guerriero: Ajo merrte në telefon babin tim dhe e ngacmonte atë ai asnjëherë nuk reagoi. Të dyja i kemi bërë keq njëra-tjetrës por janë në të kaluarën. Ajo pati edhe një padi kundër meje ku gënjeu që unë mund ti kisha shkaktuar vdekjen. Gruan e tij asnjëherë nuk e kam takuar. Më pas arritëm një marrëveshje dhe është pjesë e gjykatës në Maryland. Sa për telefonatat që I kam bërë, thjeshtë kam qenë e dehur dhe kam shtypur numrin e saj pa pushim.

    A kishte njerëz të tjerë që mund të dinë të fshehtat e McGonigal?

    Allison Guerriero: Kishte një shok të përbashkët që më tha që dinte se Charlie kishte një të dashur dhe unë i thashë se: Jam unë!

    Sipas jush a është i fajshëm McGonigal?

    Allison Guerriero: Po për mua po.

    Cfarë njeriu ishte ai?

    Allison Guerriero: Ishte i sjellshëm shumë i përkushtuar. Njeri i lumtur, bujar, i pëlqente të bënte ndere dhe favore. Nuk ka qenë asnjëherë i egër. Profesionalisht ishte shumë i zoti.

    Po tani çfarë mendon për të?

    Allison Guerriero: Tani e konsideroj tradhtar. Nëse do ta dija nuk do të kisha qëndruar me të. Jam e tej mbushur me zemërim dhe mendoj se e meriton atë që do të marri. Nuk ja kisha idenë që ishte i përfshirë me Rusët mendoja që vetëm kishte shoqëri me Ramën dhe e besoja atë. Tani e konsideroj një njeri të lig, që ka tradhtuar vendin. Është aq djallëzor sa dhe vet Putini sepse ai punonte për FBI-në, ai ndërroi ekipin për para. Jam shumë e habitur pse e ka bërë.

    Si po diskutohet kjo çështje tani atje?

    Allison Guerriero: Nuk po e ndjek shumë sepse jam e zënë me punë. Por e gjithë media jonë dhe të dy krahët politikë janë të zemëruar. Tani është një person i urryer.

    Allison Guerriero: Ai është i lirë me garanci.

    Ka bërë ndonjë tentativë për të komunikuar me ju?

    Allison Guerriero: Jo nuk ka bërë asnjë tentativë.

    A mendon se rrezikon një dënim të rëndë?

    Allison Guerriero: Nuk e di, thjesht di që ka një avokat të shkëlqyer. Duhet të presim vendimin e gjykatës mbase do të bjerë në ujdi që të bëj një dënim më të vogël dhe të vet shpallet fajtor, ose të mos i pranoj dhe të vlerësoj juria nëse do shpallet fajtorë.

    A mendon se do ta takosh një ditë?

    Allison Guerriero: Jo

    A keni frikë?

    Allison Guerriero: Jo nuk kam frikë. Nuk friksohem kolloj, aq më pak nga ai.

    Si ka ndryshuar jeta juaj?

    Allison Guerriero: Nuk më ka prekur as mua, as familjen time, jemi thjesht të habitur dhe të mërzitur pse e ka bërë. Kushërinjtë e mi dhe im atë kanë një lloj pështirosje ndaj tij.

    Me kë jeton?

    Allison Guerriero: Unë jetoj vetëm dhe jam beqare.


    Euronews

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish e dashura e agjentit të FBI nën akuzë: "Komunikonte me Edi Ramën me një app sekret Viasat"

    Bushati: Aplikacioni që Rama fliste me McGonigal është prodhim amerikan, FBI mund…



    Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, zbuloi gjatë një interviste për emisionin Review në Euronews Albania, se kryeministri Rama dhe ish-agjenti i FBI-së komunikonin në një aplikacion të pagjurmueshëm që quhet “Viasat”.

    I ftuar në studio analisti Andi Bushati tha se i kishte ardhur një mesazh që i bënte me dije se ky aplikacion është një prodhim amerikan. Sipas tij FBI ka të gjitha mundësitë që të mund të dekriptojë dhe të zbardhë të gjitha bisedat mes shefit të qeverisë dhe McGonigal.

    “Pse e përmend ajo “Viasatin” si lidhje ose aplikacion komunikimi mes McGonigal dhe Ramës. Mua më thonë që mos harroni që është aplikacion amerikan, dhe si çdo aplikacion tjetër amerikan FBI e ka mundësinë të nxjerrë të gjithë kontekstin e bisedave që janë bërë. Pra mundet nëse do të duhet, të zbardhen bisedat Rama-McGonigal. Në mos i ka marrë dhe i ka provë të hetimit”, tha Bushati.

    Euronews

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 27-12-2017, 08:49
  2. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Beogradin
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-01-2014, 23:32
  3. Nata e Bardhe: Kryeministri Rama kërcen Napolonin ne Kryeministri
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 21:48
  4. Wahabizmi - shpikje e agjentëve të fshehtë britanik
    Nga F.M në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-08-2009, 11:49
  5. Kush do te Jete Kryeministri i Ardheshem i Shqiperise
    Nga alproud në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-08-2008, 16:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •