Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 65
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    “Rama mund të ketë shkuar tek Soros”/ Berisha: Prapaskenat e çështjes “McGonigal”

    Emri:  640-0-1674498843xedi-rama-dhe-charles-mcgonigal-500.png

Shikime: 570

Madhësia:  260.5 KB

    Ndërsa deklaroi se Shqipëria do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare sa i takon çështjes se fundit ‘McGonigal’, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama është zhdukur prej 48 orësh, duke shtuar se nuk dihet nëse ai ka fluturuar jashtë vendit për të kërkuar ndihmë te George Soros.

    “Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë.
    Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur.

    Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë.”, tha ai.

    Berisha deklaroi se Rama rekrutoi me korrupsion Charles Mcgonigal për t’i futur thikë opozitës dhe për të marrë peng kreun e opozitës. Ai shtoi se kjo ngjarje ka revoltuar qytetarët.

    “Por, ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë, është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë korrupsionin ndërkombëtar, në mburojë të pushtetit të tij të korruptuar. Unë kam denoncuar këtu para jush këtë fenomen, ndër më të rrezikshmit, këtë pasojë, këtë fenomen, i cili arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës.

    Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të ndërmarrë veprime, akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj. Kur një akt i tillë kryhet ndaj një zyrtari të atij niveli të një vendi të lirë, përbën krimin më të shëmtuar, të cilët nuk mund të veprojnë kurrë ndaj një vendi tjetër të lirë. SHBA udhëheqin me vlerat, parimet dhe lirinë që ato mbrojnë. Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës, për të çimentosur pushtetin korruptiv të Edi Ramës.”, tha ai.

    Rama ka përdorur edhe paraardhësin e tij kundër opozitës, sipas Sali Berishës.

    “McGonigal jo rastëssiht ka zgjedhur Tiranën. Megjithatë unë i bëj thirrje FBI-së dhe Kongresit të SHBA, të hetojnë me seriozitetin më të madh se cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën me McGonigal. kush e solli, kush e rekomandoi, kush qëndron në mes të këtij akti makabër ndaj një vendi partner, ndaj SHBA.

    Shtoj këtu se në grupin e personave që hetohen nga pala amerikane është edhe parardhësi i McGonigal, Lou Bladel, i cili ka kontrata të firmosura me qeverinë e Edi Ramës, i cili rezulton të jetë i implikuar direkt, sipas të dhënave, në betejat kundër opozitës. I bëj thirrje edhe njëherë Kongresit të SHBA dhe FBI-së, të hetojnë të gjitha veprimtaritë e McGonigal dhe paraardhësit të tij”, tha Berisha.

    Sipas tij, gjykata amerikane e konsideron qeverinë shqiptare një çerdhe korrupsioni.

    “Gjithashtu dua të sjell në vëmendjen e madhe se Juria e Madhe e San Françiskos, që ka urdhëruar hetimin e çdo regjistrimi, materiali, dokumenti, personi, përfshi këtu telefonat, emailin, aplikacionet e enkriptuara, mesazhet zanore, midis Charles McGonigal për pikat që vijojnë: Agron Nezës, Tomas Fitzgerald- bashkëpunëtor i McGonigal, Lou Bladel- i kontraktuar nga Edi Rama për veprimtari me pamje të parë policinë, por në fakt kundër opozitës, qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

    Imagjinoni se çfarë çerdheje, çfarë votre korruptive e konsideron gjykata amerikane qeverinë e Shqipërisë, çdo personi të lidhur me qeverinë këtu, përfshi këtu dhe jo vetëm kryeministrin Edi Rama.

    Çdo lloj dhurate, pagese për Charles McGonigal nga Agron Neza, Dorian Duçka apo person tjetër i lidhur me qeverinë e Shqipërisë”, u shpreh Sali Berisha.

    Lapsi

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    ‘Berisha kukull e Putinit’/ Kreu i PD: Rossini, vartësi dhe ortaku i McGonigal, FOTO me Agron Neza

    Emri:  auto_sdgsdg5sd1674905737.jpg

Shikime: 559

Madhësia:  39.3 KB

    Kryetari i Partisë Demkratike Sali Berisha ka publikuar një foto të Marko Rossinit, me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza.

    ‘Rossini i cili ishte vartës në detyrë, por dhe ortak në biznes i Charls McGonigal të cilit Rama në përpjekjen e tij për të shkatërruar opozitën i dërgoi në Madrit gazetarin e tij për t’i marrë intervistë në të cilën ai e quan Berishën kukull të Putinit’, shkruan Berisha në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Ky është Marko Rossini me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza.

    Rossini i cili ishte vartës në detyrë, por dhe ortak në biznes i Charls McGonigal të cilit Rama në përpjekjen e tij për të shkatërruar opozitën i dërgoi në Madrit gazetarin e tij për t’i marrë intervistë në të cilën ai e quan Berishën kukull të Putinit.

    https://fb.watch/ikKWau9Agu/

    Agron Neza është personi që në 2017 i dha McGonigal 225 mijë dollar. Ai ka shoqëruar Edi Ramën në të gjithë udhëtimet e tij në Shqipëri dhe në të gjitha takimet e tij të fshehta me kreun e kundërzbulimit të FBI. Kurse Rossini është arrestuar nga FBI për korrupsion nga Guvernatori i Porta Rikës.

    In this photo: Marko Rossini with Agron Neza.

    Marco Rossini, is a subordinate of McGonigal but also shareholder in his company in Albania. In his efforts to destroy the opposition Rama sent to Madrid a TV crew close to him to intervieë Rossini. He claimed in that paid for intervieë that Sali Berisha is a puppet of Putin.

    https://fb.watch/ikKWau9Agu/

    McGonigal and Rossini were handsomely paid by Rama to destroy the Albanian oposition.

    Agron Neza is a former Sigurimi operative (intelligence officer of the Albanian Security police), the man who gave 225 K USD to McGonigal.

    Neza accompanied McGonigal in all his secret meetings ëith Prime Minister Rama.

    Emri:  auto_326992627_639326924864288_6407255968279956346_n1674904330.jpg

Shikime: 554

Madhësia:  38.5 KB


    Syri

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    SYRI TV/ Skandali Rama-McGonigal: Agron Neza ishte i ftuar nderi i qeverisë në ngjarjen e rëndësishme

    Video: https://www.youtube.com/watch?v=oxTldDmssy8

    Pavarësisht se kryeministri Edi Rama u mundua ta largonte veten nga kontaktet me ish-agjentin e Sigurimit Agron Neza, ky i fundit ka qenë i ftuar nderi i qeverise shqiptare në momente shumë të rëndësishme, siç ishte edhe ceremonia me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Agron Neza është një ndër personat kyç në aferën që përfshin kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së Charles Mcgonigal. Në aktakuzën e Departamentit të Drejtësisë, Agron Neza përshkruhet si Personi A, i cili i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-drejtuesit të lartë të FBI-së, Charls McGonigal për të lobuar kundër opozitës shqiptare

    Ish-agjenti i Sigurimit të Shtetit, Agron Neza, një shqiptaro-amerikan me banim në Nju Xhersi, është një nder personat kyç në aferën që përfshin kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

    Në aktakuzën e Departamentit të Drejtësisë, Agron Neza përshkruhet si Personi A, i cili i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-drejtuesit të lartë të FBI-së, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”. Agron Neza ka shoqëruar McGonigal në vizitat e tij në Shqipëri dhe Kosovë e po ashtu ka marrë pjesë në takimet që zyrtari i FBI-së ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.

    Në daljen e tij të parë publike për këtë çështje, kryeministri Rama u mundua ta largonte veten nga njohja me Agron Nezën, me të cilin tha se nuk kishte pasur asnjë komunikim, dhe u përpoq që emrin e tij ta atashonte me Partinë Demokratike.

    Por faktet tregojnë të kundërtën e asaj që thotë kryeministri Rama. Ish-sigurimsi Agron Neza, personi që i ka dorëzuar 225 mijë dollarë Charles McGonigal, ka qenë i ftuar nderi i qeverisë shqiptare në momentet nga më të rëndësishme për Shqipërinë.

    Më 15 shkurt të vitit 2022, Agron Neza shfaqet në ceremoninë me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-se, ku folësi kryesor ishte kryeministri Edi Rama. Siç e shihni në pamjet e publikuara nga vetë kryeministri Rama, Agron Neza është në rreshtin e parë të të ftuarve.

    Po kështu Agron Neza është i afërt me zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të kësaj partie në pushtetin vendor. Ai është shfaqur në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe kryetarit socialist të bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi me 23 shtator të vitit 2021, në ceremoninë e dhënies së medaljes “Mirënjohja e Tropojës”, Charles Mcgonigal.

    Agron Neza dhe Charles Mcgonigal shfaqen edhe në një darkë miqësore me kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici, edhe ky përfaqesues i Partisë Socialiste.



    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    Perla e Dylgjerit: ‘Po me Lucën nuk ka ngrënë ky Peshku i Madh i FBI-së?’

    Emri:  auto_luca1674899917.jpg

Shikime: 548

Madhësia:  52.0 KB

    Ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, jo vetëm që kishte lidhje të ngushta me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por ai e kishte Shqipërinë si shtëpinë e tij.

    Dashnorja e tij e zemëruar, e cila e denoncoi te FBI, thotë se ai bënte vizita në mënyrë intensive në Shqipëri.

    Përveçse është dekoruar nga një kryebashkiak i Edi Ramës, ai ishte fotografuar duke ngrënë darkë me kryebashkiakun tjetër të Edi Ramës, Safet Gjicin.

    Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me një ‘perlë’ pas këtij lajmi.

    POSTIMI I PLOTE

    Reforma: U bë në Shqipëri e pëlciti në FBI!

    Po me Lucën nuk e paska ngrënë një peshk ky Peshku i Madh i FBI-së? Vetëm gica ha ky?

    Por gjithsesi duhet vlerësuar. Ishte i planifikuar. Se e filloi "peshkimin" nga lart, Kosovë, Mal i Zi, Tropojë, Kukës, Shkodër... e po zbriste në Jug.

    Po ç’e do?

    Fati i zi. Nuk ishte e thënë. Çfarë të bën dashnorja, nuk ta bën senatorja! Ia theu grepin.

    Thonë se e fillonte darkën me pyetjen: A dini anglisht?

    Gicat në kor përgjigjeshin: Ca me gojë e ca me gisht!

    Ok- u thoshte: Happy New Year!

    Po s’e gëzoi Vitin e Ri... Reforma Kim në drejtësi triumfoi. Reformë vizionare.

    U bë në Shqipëri dhe pëlciti në FBI!

    Big fish! Urime.


    Syri

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    Media e njohur: McGonigal dhe Rossini ortakë biznesi në Shqipëri. Sulmuan Berishën me porosi të Ramës!

    Emri:  auto_rama_mcgonigal_rossini1674932659.jpg

Shikime: 556

Madhësia:  31.4 KB

    Media e njohur amerikane TPM zbardh të tjera detaje nga skandali Rama-McGonigal.

    Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI në Neë York, Charles McGonigal është marrë i pandehur nga drejtësia amerikane për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj oligarkëve rusë, njerëz pranë Vladimir Putin dhe ryshfetin 225 mijë dollarë që ka marrë nga Edi Rama.

    Sipas aktakuzës amerikane janë katër takime të McGonigal me Edi Ramën të cilën ish-shefi i FBI nuk i ka deklaruar. Personi A dhe Personi B, përkatësisht Agron Neza dhe Dorian Duçka kanë qenë sekserët e Edi Ramës të cilët i kanë dorëzuar shumat e dollarëve McGonigal.

    Rama e ka paguar njeriun e rëndësishëm të FBI për të lobuar kundër opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike në SHBA. Ky skandal i përmasave galopante dhe i pangjarë në 32 vite, ka tronditur opinionin publik shqiptar si dhe përbën një minim të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-SHBA. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA e mediat europiane, lajm i ditës është çështja Rama-McGonigal.

    Një ditë më parë, mediat amerikane hodhën dritë duke zbuluar se kishte qenë ish e dashura e McGonigal e cila ishte bërë shkak për nisjen e hetimeve ndaj ish-shefit të FBI. Ajo kishte identifikuar Edi Ramën si të lidhur me McGonigal, duke ndihmuar hetimet amerikane për veprimtarinë e dyshimtë të dyshes në fjalë.

    Ndërsa ditën e sotme, është një tjetër media amerikane, TPM, e cila raporton se McGonigal nuk ka qenë i vetëm në veprimtarinë antiligjore nga Shqipëria në SHBA. Një tjetër ish-agjent gjithashtu i FBI, ka bashkëpunuar me të, teksa hapën biznes në Tiranë, ndërsa në SHBA lobonin të dy kundër Partisë Demokratike.

    Mark Rossini, ortak në biznes i McGonigal, pasi në Tiranë ata kanë patur aksione te LawOffice&Investigation, një fimë ligjore e hapur në vitin 2019 bashkë me Shefqet Dizdarin, në mënyrë të vazhdueshme ka mbajtur qëndrim për çështjet e brendshme politike të vendit, duke i konsideruar kundërshtarët politikë të Edi Ramës si pro-rusë.

    Madje, në një status në Twitter, Rossini e ka quajtur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha si pro-Putin. Sulmet ndaj Sali Berishës janë bërë me porosi direkte nga Edi Rama. Dy ish-agjentët e FBI kanë patur për mision të dëmtojnë politikisht Partinë Demokratike dhe drejtuesit e saj.

    Nuk mungojnë as takimet e Rossinit me Agron Nezën, personi që dyshohet se i ka dhënë McGonigal pagesën cash prej 225 mijë dollarë.

    Edhe kryeministri Edi Rama ka patur takime të rregullta jo vetëm me McGonigal, por edhe me Marko Rossinin, takime të cilat i ka pranuar publikisht, por duke i justifikuar si në kuadrin e bashkëpunimit dhe partneritetit për çështje të ndryshme.

    Mirëpo, ajo që po zbulohet dita-ditës është se vetëm takime në interes të shtetit, luftës kundër krimit, korrupsionit apo fenomeneve të tjera, nuk kanë qenë - por në fakt kemi të bëjmë me pazare korruptive të Edi Ramës ndaj ish-zyrtarëve të FBI, të cilët i shërbenin kryeministrit duke i goditur kundërshtarët politikë.

    Syri

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    Firma shqiptare e lidh McGonagol me një tjetër ish-agjent të diskredituar

    Emri:  auto_mcgonigal_dollaret1674927647.jpg

Shikime: 564

Madhësia:  31.6 KB

    Ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është partner në një firmë shqiptare së bashku me një tjetër ish-agjent të diskredituar të FBI-së, sipas materialeve të siguruara nga siti Talking Points Memo (TPM).

    Dokumentet e një korporate shqiptare lidhin McGonigal me Mark Rossini, një figurë pompoze që u largua nga FBI mes akuzave skandaloze më 2008 dhe që aktualisht përballet me akuza të tjera për ryshfete në një padi federale të gushtit 2022 në Porto Riko.

    Lidhja e biznesit e paraportuar më parë e lidh McGonigal me një tjetër ish-agjent me profil të ngjashëm: një drejtues i lartë në Byro me përvojë në antiterrorizëm dhe kundërzbulim, dhe që duket se është angazhuar në biznes me një sërë klientësh të huaj që i bëjnë me dhimbje koke autoritetet, pas largimit nga agjencia ligjzbatuese.

    Gazetarët shqiptarë kanë publikuar një seri artikujsh që nga shtatori 2022, duke theksuar praninë e McGonigal në kompani, të cilën ata e lidhin me industrinë e naftës në vend.

    Prokurorët e akuzuan McGonigal këtë javë në padi të veçanta federale në Washington e Manhattan për fshehjen e parave që mori nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, gjithsej 225,000 dollarë, dhe për punën që kreu për të ndihmuar në shmangien e sanksioneve amerikane nga oligarku rus Oleg Deripaska, dikur pagues i ish-menaxherit të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort.

    Dokumenti i korporatës shqiptare e lidh McGonigal me botën e errët që e çoi Rossinin në jo vetëm një, por dy përplasje me ligjzbatuesit federalë. Prokurorët federalë akuzuan Rossinin në gusht 2022 për përfshirje në një skemë ryshfeti që përfshin ish-guvernatorin e Porto Rikos. Kjo erdhi 14 vjet pas skandalit të parë të Rossinit, që përfshiu aktoren Linda Fiorentino dhe fiksuesin e famshëm të Hollywoodit, Anthony Pellicano, duke u bërë shpejt pré e tabloidëve.

    “Kjo gjë thjesht shkel parimet bazë se pse i futesh kësaj pune, ose përqendrimin në misionin që ke në shërbim të Qeverisë së SHBA dhe publikut amerikan”, tha për TPM Javed Ali, një analist ekspert në pension i FBI-së dhe ish-drejtor i lartë kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i pyetur për akuzat. “Këto janë ato lloj gjërash që, në një nivel vërtet idealist, duhet të të motivojnë për të bërë punën. Por ajo që po shohim është një nga shembujt më të keq të dikujt që abuzon me postin dhe përpiqet ta shfrytëzojë atë për qëllime të tjera”.

    Ray Batvinis, ish-agjent mbikëqyrës për FBI-në dhe ish-instruktor i kursit të kundërzbulimit në akademinë e FBI-së, tha se Byroja tani me siguri po merret me hetimin e shkallës së dëmit që ka shkaktuar McGonigal.

    “FBI duhet të jetë e shqetësuar për ato çka mund të ketë shitur ai”, tha për TPM. “Ai kishte akses – ai di nga pak për çdo gjë që FBI bën në gjithë vendin, por ai ka shumë informacion për atë që bëjnë edhe agjencitë e tjera të inteligjencës”.

    TPM siguroi dokumentet nga QKB dhe pagoi një përkthyes për përkthimin në anglisht.

    TPM nuk ishte në gjendje të verifikonte se cili ishte qëllimi i Lawoffice & Investigation përtej përshkrimit që ofronte vetë në regjistrin e QKB-së se është një zyrë ligjore që bën edhe investigime.

    Lidhjet e McGonigal me firmën shqiptare nxjerrin në pah një kastë personazhesh që duket se janë të lidhur me serinë e ngjarjeve që mendohet se çuan në paditë e ngritura kundër tij.

    Regjistrimi i Lawoffice & Investigation tregon katër partnerë: McGonigal, Rossini, Agron Neza dhe Shefqet Dizari.

    Postime në median sociale tregojnë Rossinin në një fotografi të vitit 2014 me Nezën, vite përpara përfshirjes së McGonigal, sipas prokurorëve. Rossini ka bërë ‘check’ në Facebook në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, në shkurt 2019.

    Emri:  auto_postim_ne_20191674927347.jpg

Shikime: 545

Madhësia:  30.7 KB

    Gjatë gjithë vitit 2019, Rossini fliste hapur për çështje të brendshme politike në Shqipëri, duke i cilësuar partitë që kundërshtonin kryeministrin e vendit si pro-ruse.

    Rossini, Neza dhe Dizdari nuk përmenden dhe nuk janë akuzuar për ndonjë shkelje në dy aktakuzat e McGonigal. Rossini dhe avokatët e tij nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për koment nga TPM. As Neza e Dizdari nuk u përgjigjën.

    Rekordet e QKB i janë bashkëngjitur artikullit.

    Emri:  auto_Ekstrakti1674927263.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  66.8 KB

    Emri:  auto_Ekstrakti11674927277.jpg

Shikime: 540

Madhësia:  48.5 KB

    Retrospektivë e shpejtë në Hollywood

    Historia e rënies së Rossinit nga FBI fillon në fund të viteve 2000.

    Një agjent yll i FBI-së, i cili ndihmoi në gjurmimin e Al-Kaedës përpara 11 Shtatorit, Rossini kaloi vite duke luajtur një rol të madh në përpjekjen për të reformuar agjencinë për trajtimin e terrorizmin.

    Rossini, i cili ishte i ngarkuar me detyrë përkohësisht në qendrën antiterrorizëm të CIA-s në kohën e sulmeve, nuk ishte pa përvojë me detyra sensitive. Më pas, në vitin 2006, mes një divorci të ashpër, Rossini filloi të takohej me një aktoren e “Men in black”, Linda Fiorentino.

    “Ishte si një flutur nate në shtyllën e dritave”, tha Jeff Stein, kryeredaktor i Spytalk dhe mik i vjetër i Rossinit, për marrëdhënien.

    Fiorentino kishte mik një fiksues të Los Angeles, Anthony Pellicano, të cilin New York Post e quajti “Hollywood Hitman” për aftësitë e tij të çuditshme si dedektiv privat.

    Gjithçka u shemb për Pellicanon më 2006, kur prokurorët federalë e goditën atë me një aktakuzë prej 110 pikash për akses të paligjshëm në dosjet e policisë në Los Angeles e Beverly Hills, dhe për përgjimin e dyshuar të telefonit të Sylvester Stallones.

    Gjërat u bënë më të çuditshme.

    Befas, avokatët e Pellicanos paraqitën materiale të brendshme të FBI-së për të provuar se prokurorët se nuk ia kishin bërë të ditura provat mbrojtjes. Fillimisht, ishte e paqartë se si i kishin siguruar ato materiale.

    Gjurmët të çonin te Rossini. Doli se Rossini ia kishte kaluar të dhënat e FBI-së Fiorentinos, e cila ia dha përcolli mbrojtjes së Pellicanos.

    “Kur dokumenti që ai i dha asaj doli në gjyqin e Pellicanos, Departamenti i Drejtësisë pyeste se si ishte e mundur”, kujton Stein, miku i Rossinit dhe shkrimtari i Spytalk. “Por nuk mund të hysh e të dalësh nga këta skedarë pa rënë në kurth, kështu që mendimi se mund t’ia dilte pa u lagur ishte vërtet budallallëk. Por, nuk thonë kot që dashuria është e verbër”.

    Çështja Pellicano e rrëzoi Rossinin, duke e detyruar të largohej nga FBI mes akuzave për akses të paligjshëm në kompjuterët e Byrosë. Rossini u dënua përfundimisht me një vit provë, por ky ishte fundi i karrierës së tij 17-vjeçare në agjencitë ligjzbatuese federale.

    Pellicano përfundimisht u shpall fajtor në gjyq për më shumë se 70 akuza, përfshirë shantazh, përgjim dhe mashtrim. Ai u dënua me 15 vjet burg, përpara se të lirohej më 2019.

    Stein tha për TPM se pas skandalit Rossinit i duheshin pará për të vazhduar me jetën luksoze.

    “I pëlqente jeta luksoze, por ajo kushton”, thotë Stein. “Ndaj ra pré e përfshirjes me njerëzit e gabuar, për shkak se i duheshin pará”.

    me të cilët said. “So he was prey to getting involved with people he shouldn’t be involved with, because he needed the money.”


    Në Porto Riko
    Ecim me shpejtësi përpara, drejt gushtit 2022.

    Prokurorët federalë e akuzuan Rossinin për konspiracion, marrje ryshfeti për programet federale dhe mashtrim të shërbimeve të ndershme lidhur me përfshirjen në një skemë ryshfeti që përfshin guvernatorin e Porto Rikos.

    Sipas akuzave, drejtuesit e një banke që këshillonte Rossini, premtuan të financonin fushatën e rizgjedhjes së guvernatorit të Porto Rikos më 2020, në këmbim të emërimit nga ana e tyre kreun e komisionit të inspektimit bankar të ishullit, i cili po reviziononte huadhënësin.

    Rossini deklaroi se ishte i pafajshëm.

    Stein e përshkroi atë si një “histori e trishtë”.

    “Ai duhej të siguronte jetesën. Dhe ylli i tij ishte njollosur keq nga ajo që ndodhi në FBI”, tha Stein. “Nuk është se do të pajtohej nga ndonjë nga kompanitë në Fortune 500”.


    Paditja e McGonigal

    Atëherë, si përfundoi Rossini partner në një firmë shqiptare? Dhe si u bë McGonigal nga agjent i lartë i FBI-së partner në të njëjtën firmë me Rossinin?

    Dy aktakuzat përshkruajnë një pjesë të asaj që prokurorët besojnë se është udhëtimi i McGonigal.

    Në gusht 2017, McGonigal dyshohet se i kërkoi para një ish-punonjësi të zbulimit shqiptar, të referuar si Personi A.

    Nga përshkrimi i bërë në aktakuzë sugjerohet se personi është Neza, një nga ortakët në firmën me Rossinin. Në shtator 2022, Business Insider publikoi një fletëthirrje të lëshuar nga hetimi i McGonigal, ku përmendej Neza. Neza u citua këtë javë në median shqiptare të ketë pranuar se i ka dhënë paratë McGonigal-it, por ka mohuar ndonjë shkelje të kryer me të.

    Batvinis, ish-zyrtari i kundërzbulimit të FBI-së, i tha TPM se shumë raste të ngjashme që ka hetuar janë të motivuara “thjesht nga lakmia”.

    “Diçka e shtyu atë ta pranonte këtë ose të kërkonte shqiptarët për të marrë pará”, tha ai për McGonigal. “Nuk do të gjeni asgjë ekzotike këtu – ndoshta është po aq e mërzitshme sa një krizë e moshës së mesme”.

    McGonigal supozohet se udhëtoi në Shqipëri me Nezën në shtator 2017, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe, sipas FBI-së, i kërkoi qeverisë shqiptare “të jetë e kujdesshme në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fusha naftëmbajtëse në Shqipëri kompanive me pronësi ruse”.

    “Personi A dhe personi B kishin të dy interesa financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit në fushat naftëmbajtëse”, thuhet në aktakuzë.

    Lawoffice & Investigation, firma shqiptare në të cilën McGonigal shfaqet si ortak me Nezën dhe Rossinin, liston si ortak edhe një avokat shqiptar të quajtur Shefqet Dizdari.

    Dizdari nuk iu përgjigj kërkesës së TPM për koment. Një firmë me bazë në Zvicër – Terraoil Swiss – që e përshkruan veten si një “prodhues shqiptar i naftës në tokë” thotë në faqen e saj të internetit se Dizdari kontrollon një të tretën e aksioneve të saj.

    Natyra e saktë e skemës në të cilën dyshohet se ishte përfshirë McGonigal mbetet e paqartë nga aktakuza. Lawoffice & Investigation u “pezullua” në nëntor 2019, sipas të dhënave të QKB.

    Prokurorët thanë se McGonigal e fshehu shtrirjen e punës së tij me shqiptarët deri pas daljes në pension nga Byroja në shtator 2018. Para kësaj, personi që përputhej me përshkrimin e Nezës dyshohet se i dha atij 225,000 dollarë cash. Aktakuza e lë të paqartë nëse ishte pagesë apo borxh që McGonigal do ta kthente.

    McGonigal dyshohet edhe se ka hapur një hetim të FBI-së për një lobist që ishte punësuar nga një parti politike e ndryshme nga ajo e kryeministrit të Shqipërisë. Lobisti, sipas prokurorëve, është shtetas amerikan.

    E paqartë është edhe se kur u përfshi Rossini në firmë. Në një postim në Facebook të dhjetorit 2014, Rossini u shfaq në një foto me Nezën.

    Vitet e fundit edhe Rossini ka filluar të flasë për Shqipërinë.

    Më qartë, Rossini ka mbajtur qëndrime për politikën e brendshme të vendit, duke akuzuar kundërshtarët e kryeministrit për lidhje me qeverinë ruse.

    Emri:  auto_postimi_i_rossiont1674927610.jpg

Shikime: 553

Madhësia:  25.4 KB

    Ai ka folur shpesh kundër partive opozitare shqiptare pas vizitës së tij atje në shkurt 2019.

    Nuk është e qartë nëse kjo lidhje me punën e tij me Lawoffice & Investigation.

    Syri

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    “Nuk kam shkëmbyer letra”- Rama flet për njohjen me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën



    Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me njohjet e tij me ish-zyrtarët shqiptarë Agron Neza dhe Dorian Duçka, të cilët implikohen në dosjen e ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

    Rama tha se Agron Nezën e ka takuar vetëm në prani të ish-zyrtarit të FBI-së dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me të apo të ketë shkëmbyer letra.

    Për sa i përket Dorian Duçkës, Rama tha se njeh pasi ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Energjitikës në vitin 2013 dhe më pas ka punuar për të si këshilltar pa pagesë.

    “Fola për zotin AgronN i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar, të cilIn nuk e kam njohur më përpara asnjëherë, nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asnjë gjë tjetër dhe e kam takuar vetëm në prani të zyrtarit të FBI-së. Personi tjetër ka qenë zv.ministër i Energjitikës në koalicionin e vitit 2013 dhe më pas ka punuar për një farë kohe për mua pa pagesë”, tha Rama.

    Kujtojmë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë ish-punonjësi i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, Agron Neza, si dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave. Ndër personat të cilët Mcgonigal akuzohet se ka mbajtur takime të fshehta është dhe kryeministri Rama.

    Euronews

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gazetari amerikan: Agjenti i FBI McGonigal ka përzier detyrën për përfitime personale me Edi Ra

    Investigimi i NY Times për mikun e Ramës/ Si e rekrutoi oligarku rus agjentin që iu vu pas, ndihmoi vajzën e ish-diplomatit sovjetik për…

    Emri:  sadfsadfsadf.jpg

Shikime: 660

Madhësia:  35.7 KB

    FBI është përpjekur të rekrutojë miliarderin Oleg Deripaska, një oligark rus i aluminit, si informator, por në vend të kësaj, një nga agjentët e tyre kryesorë dhe njëherazi mik i kryeministrit Rama, Charles McGonigal përfundoi duke punuar për të.

    Byroja Federale e Hetimit u përpoq të rekrutonte Deripaskën rreth vitit 2014, me shpresën se ai mund të hidhte dritë mbi krimin e organizuar dhe më vonë, ndërhyrje të mundshme në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

    Një dekadë më vonë, Deripaska mund të ketë kthyer situatën ndaj FBI-së, pasi Prokurorët thonë se oligarku rekrutoi një nga agjentët kryesorë të byrosë, pikërisht kur doli në pension, për të kryer një punë që sipas tyre shkelte sanksionet e SHBA. Akuzat e zbuluara këtë javë kundër Charles McGonigal, i cili drejtonte njësinë e kundërzbulimit në zyrën në terren të byrosë në Nju Jork dhe hetonte oligarkët rusë, duke përfshirë Deripaskën, sipas aktakuzës treguan shtrirjen e oligarkut në nivelet më të larta të pushtetit të SHBA.

    Nuk ka asnjë tregues në aktakuzën e Manhattan-it që McGonigal punonte për Deripaska ndërsa ishte ende i punësuar në FBI. Megjithatë, rasti, dhe një padi paralele në Uashington që e akuzoi McGonigal për marrjen e të paktën 225,000 dollarëve pagesa sekrete nga një ish-punonjës i një shërbimi inteligjent shqiptar ndërsa ishte ende në agjenci ka ngritur pikëpyetje se sa i kompromentuar mund të ketë qenë ai.

    Deripaska kishte qenë në radarin e autoriteteve amerikane për vite me radhë dhe mbetet nën sanksione. Ai njihej si aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa Departamenti i Thesarit kishte raportuar se ai kishte lidhje me krimin e organizuar.
    “Deripaska është një person i njohur për këdo që ndjek Rusinë,” tha Daniel Fried, një ish-ambasador i SHBA në Poloni dhe një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit që ndihmoi në krijimin e sanksioneve kundër Rusisë. “Unë nuk do të kisha pranuar një ftesë për drekë nga Deripaska,” shtoi ai. Implikimet e akuzave kundër McGonigal janë alarmante, tha Fried. “Në një kuptim më të gjerë, duket se sugjeron se ndikimi korruptues i oligarkëve rusë, paratë, është real.”

    Në një deklaratë, një zëdhënëse e zotit Deripaska, Larisa Belyaeva, tha se ai nuk e punësoi McGonigal për asnjë qëllim dhe se ai kurrë nuk ka qenë i afërt me presidentin Putin. Për vite me radhë, zoti Deripaska, ka punësuar një ushtri të vogël lobistësh, avokatësh, konsulentësh dhe fiksuesish për të mbrojtur biznesin dhe interesat e tij personale dhe për të lehtësuar aksesin e tij në vendet perëndimore.
    Megjithatë, muajt e fundit, prokurorët federalë në Nju Jork kanë akuzuar disa nga ata përfaqësues në padi që i akuzojnë ata për një sërë shkeljesh të sanksioneve. Deripaska u padit vetë vjeshtën e kaluar, me autoritetet që thanë se ai kishte planifikuar që e dashura e tij të lindte fëmijën e tyre në Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë, autoritetet amerikane thanë se ai nuk ishte arrestuar dhe konsiderohej i arratisur.

    Deripaska u bë i pasur duke mbizotëruar ndaj rivalëve dhe partnerëve në vitet 1990, kur rusët e lidhur mirë konkurruan për kontrollin mbi burimet shtetërore në prag të rënies së Bashkimit Sovjetik. Ai fitoi një reputacion si i pamëshirshëm dhe kontestues. Ai gjithashtu bëri lidhje me figura të fuqishme, veçanërisht në Britani. Ai kaloi vite duke u përpjekur për të blerë respekt dhe besueshmëri në Shtetet e Bashkuara, Londër dhe gjetkë, duke pritur parti në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, duke punësuar ish-zyrtarë të lartë amerikanë si lobistë dhe duke u ballafaquar me figura të fuqishme politike britanike.

    Megjithatë, administratat në Uashington u përpoqën të kufizonin aftësinë e tij për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht ndërmjetësimeve personale nga zoti Putin. FBI kontrolloi shtëpitë miliona dollarëshe të lidhura me Deripaskan në vitin 2021, si pjesë e hetimit nëse ai kishte shkelur sanksionet e vendosura ndaj tij. Deripaska erdhi në vëmendje më të gjerë të publikut në Shtetet e Bashkuara rreth zgjedhjeve të vitit 2016, sepse ai kishte punësuar Paul Manafort, kryetar i dikurshëm i fushatës së Donald Trump, si këshilltar.

    Përafërsisht nga viti 2014 deri në vitin 2016, FBI u përpoq ta gjykonte Deripaska si një informator potencial, duke kërkuar informacion mbi krimin e organizuar rus dhe për ndihmën e mundshme ruse për fushatën e Trump, raportoi The New York Times në 2018. Në një moment, raportoi The Times, agjentët u shfaqën në dhomën e zotit Deripaska në shtëpi në Nju Jork dhe i bëri presion për zotin Manafort dhe nëse ai kishte shërbyer si një lidhje midis fushatës së Trump dhe Kremlinit. Sipas aktakuzës, në vitin 2018, McGonigal shqyrtoi një “listë të klasifikuar në atë kohë të oligarkëve me lidhje të ngushta me Kremlinin”, të cilët po konsideroheshin për sanksione.

    “Që të paktën që nga viti 2016, Rusia ka qenë fokusi qendror i kundërzbulimit të FBI dhe qeveria e SHBA-së”, tha Brandon L. Van Grack, një avokat në praktikën private, i cili ishte prokuror për hetimin e Robert S. Mueller për përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. “Ky ish-agjent ishte po aq i vetëdijshëm për këtë shqetësim sa çdokush në FBI”
    Në prill 2018, administrata Trump njoftoi sanksione ndaj shtatë oligarkëve dhe kompanive që ata zotëronin ose kontrollonin si ndëshkim për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, aneksimin e Krimesë në 2014 dhe akte të tjera.

    Deripaska dhe kompania e tij, Rusal, ishin mes tyre. Në njoftimin e sanksioneve, zyrtarët e Thesarit të SHBA cituan lidhjet e zotit Deripaska me një zyrtar të lartë rus dhe punën e tij në sektorin energjetik të Rusisë. Autoritetet thanë se ai ishte hetuar për pastrim parash dhe ishte akuzuar për kërcënimin e rivalëve të biznesit, përgjimin e paligjshëm të një zyrtari qeveritar dhe pjesëmarrjen në zhvatje dhe shantazh. Ata cituan gjithashtu akuza se zoti Deripaska kishte korruptuar një zyrtar qeveritar, kishte urdhëruar vrasjen e një biznesmeni dhe kishte lidhje me krimin e organizuar rus.

    Deripaska mohoi akuzat, të cilat aleatët e tij kanë thënë se janë ndëshkim për refuzimin e bashkëpunimit me autoritetet amerikane. Në vitin 2019, administrata Trump hoqi sanksionet kundër kompanive të zotit Deripaska sipas një marrëveshjeje që synonte të zvogëlonte kontrollin dhe pronësinë e tij, megjithëse një dokument konfidencial tregoi se marrëveshja mund të ketë qenë më pak ndëshkuese sesa reklamohej.
    Për zotin Deripaska, sanksionet përfaqësonin jo vetëm një kërcënim ekzistencial për biznesin e tij, por një refuzim të imazhit të ndërmjetësit të pushtetit kozmopolit që ai kishte kërkuar prej kohësh të projektonte në Perëndim.

    Deripaska u kundërpërgjigj, duke kërkuar të zhbëjë sanksionet ose të pakësojë efektin e tyre potencialisht vdekjeprurës në bizneset e tij. The Times raportoi në fund të 2018 se një përpjekje e fshehtë lobimi nga ekipi i tij i avokatëve, konsulentëve, bankierëve dhe aleatëve të lidhur mirë kishte bërë “përparim të konsiderueshëm”, duke përfshirë shtyrjet fituese të sanksioneve.
    “Një nga rreziqet e sanksionimit të njerëzve të pasur është se ata janë më të pozicionuar për të luftuar”, tha Carlton Greene, një ekspert ndërkombëtar për sanksionet dhe pastrimin e parave. Nuk është e qartë nga aktakuza se si McGonigal hyri në radarin e Deripaskas.

    Sipas aktakuzës kundër McGonigal, ndërsa ai ishte ende duke punuar për byronë në vitin 2018, Sergey Shestakov, një ish-diplomat sovjetik dhe rus dhe përkthyes i cili gjithashtu u akuzua në këtë rast e prezantoi McGonigal me email me një punonjës të Deripaska. Ai person u identifikua në akuza si Agjenti-1 dhe u përshkrua si një ish-diplomat sovjetik dhe i Federatës Ruse.

    Sipas aktakuzës, Shestakov i kërkoi McGonigal të ndihmonte vajzën e Agentit-1, një studente kolegji, të merrte një stazh në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në fushën e antiterrorizmit, mbledhjes së inteligjencës ose “ndërlidhjes ndërkombëtare”. McGonigal i tha një vartësi të FBI se ai donte të rekrutonte agjentin-1, të cilin ai e përshkroi si një oficer të inteligjencës ruse, thuhet në aktakuzë. Aktakuza thotë se McGonigal pranoi ta ndihmonte vajzën dhe me ndihmën e një kontakti në Departamentin e Policisë ai siguroi një takim për të me një rreshter policie.

    Në vitin 2019, pas daljes në pension, McGonigal prezantoi agjentin e zotit Deripaska në një firmë ligjore ndërkombëtare në Manhatan për të ndihmuar Deripaska që të hiqeshin sanksionet, sipas aktakuzës. Gjatë negociatave, McGonigal u takua me Deripaska në Londër dhe Vjenë, thanë prokurorët. Kur Deripaska nënshkroi me firmën, ajo solli McGonigal si konsulent dhe hetues. Në pranverën e vitit 2021, Agent-1 filloi negociatat me McGonigal për të punuar drejtpërdrejt për Deripaskan, pa firmën ligjore. Ai donte që McGonigal të hetonte një rival biznesi, sipas aktakuzës.

    Midis gushtit dhe nëntorit 2021, sipas prokurorëve, Deripaska bëri pagesa për Shestakov dhe McGonigal nga një bankë ruse përmes llogarive në Qipro dhe Nju Xhersi. Në tetor të atij viti, agjentë e FBI kontrolluan shtëpitë e lidhura me zotin Deripaska në New York City dhe Washington. Më 21 nëntor 2021, agjentë e FBI sekuestruan pajisjet elektronike të Shestakov dhe McGonigal.

    Balkanweb

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    “Kam qenë me grip, kujdes nga flama”, Rama paralajmëron politika të reja mbështetëse: Rishikim të pagës minimale

    Emri:  Rama-5.jpg

Shikime: 557

Madhësia:  13.9 KB

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me një komunikim me qytetarët në ‘Facebook’ ku ka njoftuar se do të ndërmerren disa hapa nga qeveria sa i takon pagës minimale, sidomos të punonjësve në sektorin privat. Po ashtu ai ka treguar se ka qenë me grip, ndërsa e cilëson ‘flamë’.

    “Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit. Se kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakeve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 mln përfituesit e saj, çka vihet re dhe nga rritja e konsumit. Por duhet akoma, duke nisur nga paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Se shpejti do e vendosim me qeverinë dhe më pas do jua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeveri që është e shumicës dhe jo e disave. Edhe një herë, javë të mbarë dhe më të mirat për ju.”, tha ai.

    Balkanweb

  10. #30

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    Super. Korrupsion kudo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga пеперутка16 : 30-01-2023 më 08:27

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 27-12-2017, 08:49
  2. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Beogradin
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-01-2014, 23:32
  3. Nata e Bardhe: Kryeministri Rama kërcen Napolonin ne Kryeministri
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 21:48
  4. Wahabizmi - shpikje e agjentëve të fshehtë britanik
    Nga F.M në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-08-2009, 11:49
  5. Kush do te Jete Kryeministri i Ardheshem i Shqiperise
    Nga alproud në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-08-2008, 16:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •